Buzëqeshja është universale. Buzëqeshja e parë e një foshnje ndodh pothuaj në të njëjtën kohë në të gjitha kulturat, kështu që bëhuni gati që foshnja juaj ta shpërblejë të gjithë kujdesin tuaj të dashur me një buzëqeshje rrezatuese, pa dhëmbë, vetëm për ju. Kjo do ta bëjë zemrën tuaj të shkrijë, edhe nëse sapo keni kaluar natën më të keqe tuajën.

Kontrolli i paslindjes

Së shpejti ju do të keni serinë e fundit të kontrolleve që ka filluar me udhëtimin tuaj të parë të paralindjes tek mjeku ose mamia juaj. Mjeku do të dojë të jetë i sigurt që ju po ia dilni mbanë mirë emocionalisht dhe fizikisht, pas streseve të shtatzënisë, dhimbjeve të lindjes, lindjes dhe shndërrimit në një prind të ri.

Gjatë ekzaminimit të legenit, mjeku ose mamia do të duan të shohin që çdo grisje, gërvishtje ose e mavijosur tek vagina apo në qafën e mitrës është shëruar. Në qoftë se qafa e mitrës është shëruar, mund të bëni edhe një Pap test. Mjeku ose mamia do t’iu ekzaminojë perineum-in në qoftë se keni pasur epiziotomi ose shqyerje. Po ashtu, do të prekë barkun për t’u siguruar që nuk ka zbutje dhe në qoftë se i jeni nënshtruar një prerje cezariane, do të kontrollojë se si po shërohet mbresa.

Po ashtu, do të kontrollohen edhe gjinjtë. Në qoftë se po ushqeni me gji, mjeku do t’ju ekzaminoj për të gjetur nëse keni ndonjë gyp të bllokuar që mund të çojë në një infeksion si mastit-i. Në qoftë se nuk po e ushqeni fëmijën me gji, do të sigurohet që nuk keni zona të forta ose të lënduara që mund të tregojnë për ndonjë infeksion. Gjithashtu, do të dojë të shohë se mos qumështi po thahet.

Ndoshta do t’ju thuhet se është mirë të filloni të bëni seks, megjithëse shumë nëna të reja nuk e ndjejnë shtysën për të bërë seks ose fillimin e energjisë edhe për disa javë ose edhe muaj. Pavarësisht nga niveli i interesit tuaj ju duhet të diskutoni kontrollin e paslindjes, sepse ka mundësi të mbeteni shtatzënë para se t’ju kthehen periodat, edhe në qoftë se jeni duke ushqyer me gji.

Thellë në mitër, embrion-i rritet me shpejtësi të madhe. Tani, ai është me madhësinë e një fare susami dhe duket më shumë si një fulterëz se si njeri. Embrioni përbëhet nga tre shtresa: ektodermë, mezodermë dhe endodermë, të cilat më pas do të formojnë të gjitha organ-et dhe indet e tij.

Gypi nervor nga i cili do të shpërhapen truri i foshnjës, palca e kurrizit, nervat dhe kolona vertebrore, fillon të krijohet në shtresën e sipërme të quajtur ektodermë. Kjo shtresë do të fillojë rritjen edhe të lëkurës, flokëve, thonjve, gjëndrave të qumështit e të djersës dhe smalti-t të dhëmbëve.2

Zemra dhe sistemi i qarkullimit të gjaku-t fillojnë të formohen në shtresën e mesme ose në mezodermë. Në fakt, këtë javë zemra e vogël fillon të ndahet në dhomëza dhe të rrahë e të pompojë gjak. Mezoderma do të formojë edhe muskujt, kërc-et, eshtrat dhe indet e nënlëkurës.

Shtresa e tretë ose endoderma, do të strehojë mushkëritë, zorrët dhe sistemin rudimentar të urinimit, si dhe tiroidet, mëlçinë, dhe pankreas-in. Ndërkohë, fillojnë të funksionojnë placenta primitiv-e dhe kordoni i kërthizës (kordoni umbilikal), i cili i dërgon foshnjës ushqim dhe oksigjen.

Si ndryshon jeta juaj:

Ju mund të vini re tashmë disa shqetësime që lidhen me shtatzëninë. Shumë gra tregojnë për gjinj të pezmatuar, lodhje dhe urinim të shpeshtë duke filluar që në javët e para. Gjithashtu, mund të keni të përziera, megjithëse më shumë ka të ngjarë që këto të shfaqen gjatë javëve të ardhshme.

Bota jashtë nuk do të shohë ndonjë shenjë të zhvillimeve dramatike që ndodhin brenda jush, përveçse ndoshta që ju refuzoni ndonjë gotë verë gjatë darkës. Është e rëndësishme ta shmangni alkool-in gjatë shtatzënisë, meqenëse askush nuk e di saktësisht se sa mund ta dëmtojë ai një foshnjë në zhvillim e sipër.