Tani që foshnja juaj rri zgjuar për periudha më të gjata gjatë ditës, ju mund ta përdorni këtë kohë për të ndihmuar zhvillimin e tij ndijor. Provoni të këndoni ninullat tuaja të preferuara apo vini muzikë.

Ju nuk duhet të kufizoheni në këngë fëmijësh. Mbusheni shtëpinë me tinguj të muzikës që pëlqeni dhe shikoni se si foshnja juaj e shpreh kënaqësinë e tij me anë gugatjesh, përplasjesh të buzëve dhe lëvizjesh të shpejta të krahëve dhe këmbëve.

Jeni e lodhur sa s’ka. Dëshira juaj seksuale është zero (në saje të korrigjimit të niveleve të hormoneve, veçanërisht në qoftë se e ushqeni me gji foshnjën). Jeta e përditshme me një foshnjë është kaq e ndryshme nga jeta që bënit kur ai u ngjiz, saqë ato ditë duken si një kujtim i largët. Vetëm se mjeku ju shpall fizikisht të gatshme për marrëdhënie, kjo nuk do të thotë që pjesa tjetër juaja është e gatshme, edhe nëse partneri juaj është.

Ndjeni apo jo që duhet të bëni dashuri, ju dhe partneri juaj ende mund të fokusoheni në dashurinë për njëri-tjetrin. Sipas një studimi të Universitetit të Uiskonsinit, 65% e grave kishin kryer disa prekje seksuale gjatë muajit të parë pas lindjes së fëmijës, 34% kishin kryer seks gojor dhe vetëm 17% kishin pasur marrëdhënie.

Më poshtë janë rreshtuar disa shqetësime të zakonshme të paslindjes në lidhje me seksin.

A do të më lëndojë marrëdhënia?

Në qoftë se keni pasur të qepura për shkak të një shqyerje në perineum-in tuaj, një epiziotomi ose një lindje të vështirë, vagina juaj ende mund të ndihet e butë dhe mund të duhen muaj që lëndimi të largohet.

Në qoftë se po rigjeneroheni nga një prerje cezariane, ju mund të ndjeni ende lëndim në pjesën e poshtme të abdomen-it ku keni një shenjë. Pozicioni i misionarit mund të ushtrojë presion atje ku jeni më e lënduar, pra merrni në konsideratë pozicione të tjera. Në qoftë se po ushqeni foshnjën me gji, ndryshimet në nivelet e hormoneve tuaja mund të çojnë në tharje vaginale. Në qoftë kështu, përpiquni të përdorni një prezervativ të lubrifikuar ose një lubrifikues me bazë ujore.

A ka qenë e tendosur vagina ime?

Zhvillimet kryesore të kësaj jave: Hunda, goja dhe veshët, të cilët ju do të shpenzoni kaq shumë kohë duke i puthur pas tetë muajsh, fillojnë të marrin formë. Në qoftë se do të mund të shihnit brenda në mitrën tuaj, do të gjeni një kokë me përmasa të mëdha dhe njolla të errëta atje ku po fillojnë të formohen sytë dhe flegrat e hundës së foshnjës. Veshët që po dalin janë shënjuar nga gropëza të vogla në anët e kokës dhe duart e këmbët, nga “sythe” të zgjatur. 2Zemra i rreh rreth 100 deri 160 herë në minutë, pothuaj dy herë më shpejt se juaja dhe gjaku po fillon të udhëtojë nëpër trup. Po zhvillohen zorrët dhe ka dalë në pah sythi i indeve, nga i cili do të lindin mushkëritë. Po i formohet gjëndra e hipofizës dhe pjesa tjetër e trurit, muskujve dhe kockave. Në këtë moment embrion-i është gati 6 mm i gjatë, afërsisht sa madhësia e një thjerrëze.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ju mund ta gjeni veten që po zhvilloni një personalitet paksa të ndarë. Ndiheni në humor të ndryshueshëm një ditë dhe ditën tjetër e gëzuar. Megjithëse ju duket vetja e çekuilibruar (veçanërisht në qoftë jeni krenuar që e keni veten nën kontroll), ajo që po kaloni është normale. “Emocionet e ndryshueshme” shkaktohen pjesërisht nga luhatja e hormoneve. Por po të lëmë mënjanë hormonet, jeta juaj po ndryshon shumë, e kush nuk do të kishte plot emocione për këtë?

Rrjedhjet (njollat e gjakut në të mbathura e ose në letrën higjienike pas urinim-it) ose gjakderdhja, është relativisht e zakonshme në një shtatzëni të hershme dhe prek deri çerekun e grave shtatzëna. Ajo mund të ndodhë në një shtatzëni normale, por disa herë mund të jetë shenja e parë e një abort-i apo e një barre ektopik-e (shtatzënia ektopike). Në qoftë se keni ndonjë rrjedhje apo gjakderdhje, kontaktoni me mjekun tuaj.

A mund të jenë binjakë?

Sigurisht në shumë familje ka binjakë dhe ju ka më shumë të ngjarë që të mbani më shumë se një foshnjë në qoftë se u jeni nënshtruar trajtimeve për pjellorinë, por çdo grua mund të mbetet shtatzënë me më shumë se një foshnjë. A mundet që ju të jeni një prej tyre?