Shpeshtësia e ushqyerjes me gji

Foshnjat e dinë instiktiv-isht se çfarë duan, qumësht! Por dalja e tij nga ju dhe në barkun e tij është një aftësi që duhet mësuar. Po ashtu edhe për ju, synimet tuaja janë më të mirat (ta ushqeni këtë fëmijë sa të ngopet, dhe sa më shpejt), por teknika juaj e ushqyerjes me gji, kjo ka nevojë për njëfarë shkundje. Në fillim, asnjë nga ju nuk e ka fare idenë se çfarë duhet bërë. Kjo është normale, dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kushtojuni kësaj dhe që të dy do të bëheni shumë shpejt profesionistë në ushqyerjen me gji.

Sa shpesh duhet të ushqej me gji?

Gjatë dy deri tre ditëve të para pas lindjes, rregulla e shpeshtësisë së ushqyerjes me gji është ta ushqeni sa më shpesh foshnjën tuaj (tetë deri 12 ushqyerje në ditë, rreth 30 minuta mesatarisht për çdo seancë, megjithëse seancat mund të jenë më të shkurtra apo më të gjata në varësi të foshnjës), por mos prisni që të ngopet. Në të vërtetë ai apo ajo nuk do të kenë edhe shumë oreks, dhe qumështi juaj nuk ka arritur ende. Substanca e hollë, në ngjyrë si të verdhë që ju prodhoni është kulloshtra (e njëjta lëndë rridhte nga gjinjtë tuaj gjatë shtatzënisë dhe ju shqetësonte që makineria juaj prodhuese e qumështit nuk funksiononte mirë), ajo është një përzierje jetësore faktorësh imunë dhe proteinash që e fut foshnjën tuaj në një jetë të re të shëndetshme jashtë mitrës. Ju do të bëni shumë pak, por foshnjës do t’i nevojiten jo më shumë se afërsisht një lugë çaji  për t’u ushqyer gjatë këtyre ditëve të hershme.

Si do ta di unë që po prodhoj qumësht të mjaftueshëm

Udhëheqës Vizual: Stërvitja 20 minutëshe e një nëne të zënë me punë

[ssba_hide]
Një studim i ri ka zbuluar se përdoruesit e statinave për kolesterolin, po konsumojnë më shumë ushqime jo të shëndetshme se më parë

Një studim i ri ka zbuluar se përdoruesit e statinave (medikamenteve që bllokojnë procesimin e kolesterol-it), po konsumojnë më shumë ushqime jo të shëndetshme se një dekadë më parë.

Një studim i ri ka zbuluar se shumë amerikanë, të cilët përdorin statina për të ulur kolesterolin, duket se besojnë që ata mund të hanë shumë ushqime jo të shëndetshme, pa patur asnjë pasojë.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që përdorën statina në vitet 2009-2010 konsumuan më shumë yndyra dhe kalori, se ata që i morën këto medikamente 10 vjet më parë. Kjo rritje e konsumit të kolarive dhe yndyrave nuk u vu re mes njerëzve që nuk i përdornin këto medikamente, u shprehën kërkuesit e Universitetit të Los Anxhelos-it në Kaliforni.

Analizat e të dhënave nga Vëzhguesit e Institutit të Shëndetit dhe Ushqyerjes, treguan se përdoruesit e statinave në vitet 2009-2010 kishin konsumuar 9.6% më shumë kalori dhe më shumë yndyrë se 14.4% e përdoruesve të statinave në vitet 1999-2000.

Përdoruesit e statinave në vitet 1999-2000 konsumonin më pak kalori dhe yndyrë se njerëzit të cilët nuk i kishin përdorur fare këto medikamnete, por ky raport nuk është më i njëjti, sipas studimit i cili u botua në internet në 24 prill në numrin e revistës Jama: Mjekësia e Brendshme dhe në të njëjtën kohë, u prezantua në takimin vjetor të Shoqërisë së Përgjithshme të Mjekësisë së Brendshme në Denver.

“Ne besojmë se ky është studimi i parë për të treguar se njerëzit që përdorin statina konsumojnë më shumë kalori dhe yndyra se njerëzit që i përdornin të njëjtat medikamente dhjetë vjet më parë”, u shpreh autori i studimit Takehiro Sugiyama, një klinicist trajnues në Qendrën Kombëtare për Shëndetin dhe Mjekësinë Globale në Japoni, në një deklaratë për shtyp nga UCLA (Universiteti i Los Anxhelos-it në Kaliforni).

“Statinat janë përdorur nga rreth një e gjashta e të rriturve. Ne mund të kemi nevojë të ritheksojmë rëndësinë e modifikimeve dietike për ata që janë duke i përdorur këto barna, tani që obezitet-i dhe diabet-it janë probleme të mëdha në shoqëri”, tha Sugiyama, i cili udhëhoqi hulumtimin.