9 Ndryshime pas lindjes për të cilat askush nuk ju tregon

Pas lindjes së fëmijës, ju mund të zbuloni disa gjëra të çuditshme në trupin tuaj, për të cilat askush nuk ju ka paralajmëruar. “Përse askush nuk më tha që do të pikoj urinë?” mund të pyesni. Ose “Si nuk më tha njeri që këmbët e mia do të duken si barka?” Është koha për t’i thënë këto gjëra.

Mospërmbajtja

Është tërësisht e padrejtë, përveç pelenave të ndotura të foshnjës tuaj, ju duhet të merreni edhe me të brendshmet e lagura tuajat.

Si t’ia bëni: Kjo nuk i ndodh kujtdo, por mospërmbajtja e paslindjes është edhe normale, edhe e përkohshme për shumë nëna. Gjatë dhimbjeve të lindjes, koka e foshnjës pengohet tek vagina (pareti anësor i saj). Si rezultat, nervat bëhen përkohësisht të mpira. Për shkak të kësaj mpirje, nervat nuk veprojnë me korrektësi, kështu që ju jo gjithmonë e merrni mesazhin për të urinuar dhe muskujt që ju bëjnë të përmbaheni jo gjithmonë e marrin mesazhin për ta mbajtur urinën.

“Për 16 muaj pasi linda vajzën, m’u desh të mbathja një pecetë sanitar-e dhe në qoftë se ecja shpejt apo bëja ushtrime fizike, fshikza ime do të zbrazej plotësisht”, thotë një nënë e re. “Ishte shumë e sikletshme”.

Një prerje cezariane mund të shkaktojë të njëjtën gjë, sepse ndërhyrja kirurgjik-ale mund të çojë në ndërprerje të përkohshme të fibrave nervore rreth fshikëzës.

Lajmi i mirë është që në të dy rastet, nervat rigjenerohen shpejt. Brenda disa ditësh e deri disa javësh, ju ka të ngjarë që do t’i keni përsëri të thata të brendshmet tuaja. Ndërkohë përdorini pecetat sanitare (të cilat do t’ju nevojiten sidoqoftë për hemorragji-në e paslindjes) dhe shkoni shpesh në banjë edhe nëse nuk e ndjeni nevojën për të shkuar atje. Në qoftë se urinim-i nuk zgjidhet pas disa javësh, bisedoni me mjekun tuaj. Mund të keni një sëmundje të quajtur mospërmbajtja e urinimit nga stresi, të shkaktuar nga muskujt e dyshemesë së pelvisi-t të cilat rrethojnë ureter-in. Në raste të rënda ky problem zgjidhet me një procedurë të thjeshtë kirurgjikale. Më pas çdo gjë është 100% më mirë.

Hemorragjia

Sheqernat e shtuara në dietë: Të lidhura me vdekjet nga sëmundjet e zemrës

Konsumimi i tepërt i sheqernave mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga një sëmundje e zemrës; një zbulim ky që ka bërë të vërshojnë telefonatat drejt qeverive kanadeze dhe amerikane, duke iu kërkuar të vendosin një kufi për sheqernat në dietat e ndryshme.

Për një të rritur, konsumimi i 2000 kalorive në ditë (që do të thotë të pish një pije me gaz në ditë), do ta kalonte nivelin e dhënë nga një studim i fundit amerikan, në lidhje me rritjen e rrezikut për sëmundjet kardiovaskular-e. Autori kryesor i studimit si dhe kryetari dhe themeluesi i Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Atlanta, Quanche Yang, shpjegon se përqindja shtesë e kalorive nga sheqeri i tepërt e rrit rrezikun e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët analizuan vëzhgimet kombëtare mbi shëndetin dhe dietat nga 1988 deri në 2012 të më shumë se 30000 amerikanëve me moshë mesatare 44 vjeç. Ata vunë re se risku fatal për zemrën rritej në momentin që konsumi i sheqerit të shtuar kalonte 15% të kalorive të marra në total.

Laura Schmidt, një specialiste e programeve shëndetësore në Universitetin e San Franaciskos në Kaliforni (e cila ka shtuar dhe një koment mbi studimin në fjalë), thotë se sheqeri i tepërt jo vetëm na shëndosh por dhe na sëmur.

Më parë sheqeri i përdorur në ushqimet e përpunuara (ëmbëlsira, pije me sheqer etj), ka qenë i lidhur vetëm me risqet për sëmundjet jo fatale të zemrës dhe obezitet-in. Natyrisht këtu nuk përfshihet sheqeri që gjendet tek frutat.

Michael Moss, një gazetar në Nju Jork, shton se sheqeri është mjaft i rëndësishëm për industrinë miliona dollarëshe të ushqimeve të përpunuara.

Dëshira për ushqime e projektuar nga industria

” Industria e ushqimeve është një lob shumë i fuqishëm”, shton Moss. “Kjo është tepër frustruese për konsumatorët, sidomos kur në etiketat e mallrave, vendi  në krah të treguesit të sheqerit është bosh. Nuk ka një tregues nga qeveria që të thotë sa është sasia e sheqerit që duhet të konsumojmë në ditë”.

Udhëheqës vizual: 24 mënyra për të humbur peshë pa bërë dietë

[ssba_hide]

Përfitimet shëndetësore të puthjes

Thonë se gjithmonë do të mbani mend puthjen tuaj të parë dhe meqë puthja është aktivitet që njerëzve u pëlqen, ato e shijojnë së tepërmi. Imagjinoni sikur nëpërmjet puthjes të gjeni rrugën drejt shëndetit më të mirë. Nga përmirësimi i dhëmbëve e deri tek djegia e kalorive, puthjet ju sjellin më shumë se një kënaqësi. Pra, gjeni një person të veçantë dhe nëpërmjet puthjeve, ecni në rrugën tuaj, drejt një shëndeti më të mirë.

1. Puthjet përmirësojnë dhëmbët

Hulumtimet shkencore tregojnë se pështyma e prodhuar nga puthjet e shpeshta mund të përmirësojë dhëmbët tuaj. Pështyma mund të parandalojë dhe zvogëlojë formimin e pllakëzave. Puthjet mund t’ju kursejnë takimet me dentist-in dhe tingullin e atij gërmimi të tmerrshëm.

2. Jepini vetes një jetë më të gjatë nëpërmjet puthjeve

Individët që puthin më shumë, jetojnë më gjatë. Hulumtimet theksojnë se të puthurit e gjysmës tuaj çdo mëngjes, mund t’i shtojë vite jetës suaj. Një puthje e thjeshtë mirëmëngjesi mund të shtojë pesë vjet në jetën tuaj.

3. Digjni kalori ndërkohë që puthni

Një puthje e thjeshtë, e ëmbël mund të djegë gjashtë deri në dymbëdhjetë kalori. Puthjet më të nxehta, djegin më shumë kalori. Imagjinoni që mund të digjni deri në 300 kalori ndërsa jeni duke bërë dashuri me gjysmën tuaj? Dashuria, nuk ka qenë kurrë kaq e mirë .

4. Puthjet janë të mrekullueshme për zemrën tuaj

Puthja është një aktivitet që prodhon adrenalinë. Adrenalina e bën zemrën të pompojë më shumë gjak dhe të përmirësojë qarkullimin e tij. Efektet që puthja shkakton në zemrën tuaj janë shumë të ngjashme me ato të ushtrimeve aerobike, si vrapi apo çiklizmi.

5. Largoni stresin me një puthje

Një moment i shkurtër puthjeje me të dashurin/dashurën tuaj, do të reduktojë stresin, tensionin dhe do ju japë një ndjesi mirëqenieje. Një nga hormonet që shkakton stres (krotikal), në fakt, gjatë një puthjeje pasionante, ulet ndjeshëm. Nëse keni kaluar një ditë të lodhshme në zyrë ose kudo, harrojeni atë me një puthje.

6. Puthjet ju bëjnë të dukeni gjithmonë mirë

9 mënyra të lehta për të humbur peshën e shtuar gjatë shtatzënisë

Bonus! Këto detyra të përditshme të një nëne mund t’ju ndihmojnë që të hiqni nga vetja peshën që keni shtuar gjatë shtatzënisë.

Në qoftë se jeni si shumica e nënave të reja, pakoja e vogël e gëzimit ka mbërritur tek ju së bashku me peshën që foshnja juaj ka lënë tek ju. Dhe në gjendjen tuaj të privimit nga gjumi dhe të ngarkuar nga ana hormonale, ju mund të shqetësoheni se kurrë nuk do të keni kohë dhe energji për të humbur peshën e tepërt pas lindjes. Këtë merak mund ta eliminoni menjëherë, ju mund të jeni në gjendje të humbisni një pjesë të madhe të peshës pa shpenzuar orë të tëra duke u djersitur në palestër dhe duke numëruar kaloritë. Si një nënë e re e ngarkuar shumë me punë, ngarkesa nga detyrat që keni çdo ditë, djeg një sasi të konsiderueshme kalorish që ju ndihmojnë të humbisni në peshë, madje pa e kuptuar as vetë. Nuk bindeni? Kontrolloni sa kalori do të digjni gjatë këtyre aktiviteteve rutinë. Kaloritë që digjen varen nga pesha juaj. Sa më e madhe të jetë ajo, aq më shumë kalori digjni. Në qoftë se peshoni më pak, do të digjni më pak.

Aktivitetet e fokusuara tek foshnja juaj

Ushqyerja me gji

Në qoftë se e ushqeni ekskluzivisht me gji fëmijën tuaj, mund të llogarisni që keni djegur një mesatare prej 500 kalorish, e gjitha duke qëndruar ulur. Mos harroni të qëndroni e hidratuar dhe të ushqeheni me përzierje frutash, perimesh, bulmetrash dhe proteinash pa yndyrë për të siguruar që t’i ruani nivelet e lëndëve ushqyese të larta, gjë që është e rëndësishme për shëndetin tuaj dhe të foshnjës.

Ecja duke e mbajtur në krah foshnjën

Dieta për nënat që ushqejnë me gji

Ju ende nuk keni përfunduar së ngrëni sa për dy vetë. Në vijim do të tregohet se si të merrni lëndët e duhura ushqimore për t’i dhënë foshnjës një drekë të lëngshme (edhe vaktet e tjera për të cilat ajo ka nevojë).

Ëndrra është realiteti juaj tashmë që ju ushqeni me gji fëmijën tuaj. Është e vërtetë, prodhimi i qumështit djeg 500 kalori në ditë, që do të thotë se kur ju ushqeni me gji, ju do të merrni 500 kalori shtesë në ditë (më shumë se para shtatzënisë) për të plotësuar këtë nevojë, dhe kjo është një nga shumë dobitë e ushqyerjes me gji.

Hej patatina? Jo saktësisht. Cilësia ka të bëjë po aq shumë sa dhe sasia, veçanërisht në qoftë se ju prisni të qëndroni vertikalisht gjatë këtyre ditëve të gjata të pas lindjes (madje edhe netëve edhe më të gjata). Lajmi i mirë është se ju jeni mësuar të ushqeheni mirë me gjithë atë praktikë që keni bërë për gjithë nëntë muajt e shtatzënisë. Lajm edhe më i mirë është se ngrënia mirë gjatë periudhës së ushqyerjes me gji është shumë  e ngjashme me atë të ngrënies ndërsa ju prisni një fëmijë (lajmi më i mirë nga të gjithë) me rregulla paksa më të lirshme. Ju ende duhet të synoni një shumicë ushqimesh të shëndetshme dhe duhet të eliminoni nga ato më pak të shëndetshme. Përveç kësaj, ndërsa numri i kalorive ka rëndësi, ju ende nuk do të keni nevojë që t’i numëroni ato. Ju mbetet vetëm të respektoni dietën e ushqyerjes me gji sa më mirë që të mundeni.

Çfarë duhet ngrënë

Ashtu sikurse ngrënia mirë gjatë shtatzënisë, edhe ajo gjatë ushqyerjes me gji sjell balancën e duhur të ushqimit të mirë (dhe të mirë për ju vetë). Përpiquni të merrni sa më poshtë për çdo ditë:

  • Proteina: tre racione;
  • Kalcium: pesë racione (një rritje nga kërkesa juaj e shtatzënisë për katër);
  • Ushqime të pasura me hekur: një a më shumë racione;
  • Vitamina C: dy racione;
  • Perime me gjethe të gjelbra dhe të verdha, fruta të verdha: tre deri katër racione;
  • Drithëra integrale dhe karbohidrate të tjera komplekse të përqendruara: tre ose më shumë racione;
E vërteta rreth vajit të arrave të kokosit

Vaj i kokosit, sipas raporteve të fundit, është ushqimi që i kuron të gjitha. Pretendimet shprehin me forcë se vaji i kokosit është një ushqim i shëndetshëm që mund të shërojë gjithçka, duke filluar nga funksioni i dobët imunitar, sëmundja e tiroideve deri tek sëmundjet e zemrës, obezitet-i, kancer-i dhe HIV (human immunodeficiency virus).

Kjo do të thotë që ju duhet të investoni tek vaji i kokosit? Jo kaq shpejt.

Provat se vaji i kokosit është super i shëndetshëm nuk janë bindëse dhe këto pretendime duket të jenë më tepër dëshmi njerëzore sasa prova klinik-e.

Dariush Mozaffarian, Dr.Prof. në Fakultetin e Mjekësisë – Departamenti i  Shëndetit Publik të Harvardit, thotë se provat rreth ecurisë së sëmundjeve (duke marrë vaj kokosi) janë shumë të cekëta. “E vetmja gjë që është studiuar mirë është ndikimi i vajit të kokosit në nivelin e kolesterolit dhe rezultatet janë intriguese, por ende nuk e dimë nëse kjo është e dëmshme apo e dobishme”, thotë Mozaffarian.

As Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) e as udhëzuesi dietik i 2010-tës i Qeverisë së SHBA nuk këshillojnë se vaji i kokosit është më i mirë apo i preferueshëm se sa yndyrnat e tjera të ngopura. Vaji i kokosit, si të gjitha yndyrnat e ngopura, duhet të kufizohen në 7%-10% të kalorive të marra për shkak se ai mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sipas AHA dhe Udhëzuesit Dietik të vitit 2010.

Çfarë është vaji i kokosit?

Vaji i pastër, i virgjër i kokosit, që nuk përmban asnjë hidrogjenezë (procesi i shtimit të hidrogjenit për ta kthyer një yndyrë të lëngshme në të ngurtë ), përmban 92 % yndyrna të ngopura, shumën më të lartë të yndyrave të ngopura nga çdo yndyrë tjetër.

Udhëheqës vizual: Përfitimet befasuese shëndetësore të seksit

[ssba_hide]

Bëhuni gati për një vrull rritjeje. Në javët e ardhshme, foshnja juaj do ta dyfishojë peshën e vet dhe do të shtojë centimetra në gjatësi. Pikërisht tani, ajo është afërsisht sa madhësia e një avokado-je: 11.5 cm nga maja e kokës në të ndenjurat dhe peshon 85 gram. Këmbët i ka shumë më tepër të zhvilluara, koka i rri më drejt se më parë dhe sytë janë zhvendosur më pranë ballit. Veshët janë edhe ata pranë pozicionit të tyre.2 Ka filluar modelimi i lëkurës së kokës megjithëse tufat e flokëve të saj ende nuk njihen dot. Madje dhe thonjtë e këmbëve kanë filluar të rriten. Po ashtu, shumë gjëra po i ndodhin përbrenda saj. P.sh. 22.5 litra gjak për çdo ditë dhe kjo sasi do të vazhdojë të rritet ndërkohë që foshnja juaj vazhdon të zhvillohet.

Si po ndryshon jeta juaj:

Maja e mitrës tuaj është afërsisht në gjysmë të rrugës midis kockës pubik-e dhe kërthizës dhe ligament-et rrumbullake që e mbështesin atë po trashen dhe po zgjaten me rritjen e saj. Pa ashtu, ju ndoshta po ndjeheni shumë më mirë se sa në fillimin e shtatzënisë. Pakësimi i të përzierave dhe ndryshimeve të befta të humorit, si edhe lëkura që shkëlqen, kontribuojnë në një ndjesi totale të mbarëvajtjes.

Së shpejti do të përjetoni një nga momentet më të mrekullueshme të shtatzënisë, ndjesinë e lëvizjes së foshnjës. Ndërsa disa gra e vënë re “gjallërimin” qysh herët në javën e 16-të, shumë prej tyre nuk e ndjejnë foshnjën deri afër javës së 18-të. (Dhe në qoftë se kjo është foshnja juaj e parë, mos jini e padurueshme, ju mund të mos jeni e ndërgjegjshme për lëvizjet e saj deri nga java e 20-të). Lëvizjet më të hershme mund të ndihen si dridhje të vogla, flluska gazi, apo edhe si kërcime kokoshkash. Pas javës pasuese, ju do të bëheni më e fortë dhe do të jeni në gjendje t’i ndjeni ato shumë më shpesh.

3 Pyetje rreth … shtimit në peshë

1-Sa duhet të shtohem në peshë tani?

Një studim që përfshiu 280 të rritur që ishin obez-ë dhe 100 njerëz me peshë të shëndetshme, zbuloi se ngrënia e një mëngjesi të konsiderueshëm vetëm shton numrin e kalorive të konsumuara në një ditë (Revista e të ushqyerit 2011; 10:5).

Bazuar në modelet e vetëraportuara mbi një periudhë prej 2 javësh, u tregua se marrja e kalorive pas mëngjesit mbetet e njëjtë, pavarësisht faktit nëse pjesëmarrësit kishin konsumuar një mëngjes të vogël ose të konsiderueshëm ose e kishin kaluar ngrënien e mëngjesit.

Marrja ditore e kalorive të larta ishte e lidhur me konsumimin e ushqimeve, shpesh të listuara në menutë e mëngjesit, duke përfshirë bukën, vezët, kosin, djathin, salsiçet, reçelin dhe gjalpin. Autori Dr. Volker Schusdziarra, Profesor i mjekësisë intern-e në Universitetin Teknik të Mynihut, tha se kërkuesit kundërshtuan këshillën e zakonshme të dietologëve, për të konsumuar një mëngjes të konsiderueshëm, në mënyrë që të ulej marrja ditore e kalorive.