kujdesi-gjirit

Diagnostikimi i hershëm është shansi më i madh i një mbijetese afatgjatë të kancer-it të gjirit. Mjekët tani janë duke rekomanduar tri hapa shqyrtimi të kancerit të gjirit, përpara se të përhapet në pjesë të tjera të trupit.

Hapat e planit të shqyrtimit

1. Vetë-ekzaminimi i gjirit (BSE)

Duhet ta bëni çdo muaj këtë ekzaminim, menjëherë pas periodave tuaja. Nëse nuk jeni të sigurt sesi ta bëni, pyesni mjekun ose infermieren tuaj për t’ju mësuar për të kryer vetë-ekzaminimin. Shikoni gjithashtu udhëzimin “Sesi të bëni vetë-ekzaminimin e gjirit” nga Instituti i Kancerit të Gjirit NSW.

Ndërkohë që familjarizoheni më shumë me pamjen dhe me të ndjerit e gjinjve tuaj, do të jeni më në gjendje që të vini re ndryshimet dhe parregullsitë. Por mbani mend, ndryshimi nuk nënkupton domosdoshmërisht që diçka është gabim–periodat tuaja, ndryshimet e peshës dhe mosha, ndërmjet shumë faktorëve të tjerë, mund të shkaktojnë ndryshim në indet e gjinjve. Kontrolloni me mjekun tuaj nëse keni ndonjë shqetësim.

2. Ekzaminimi klinik i gjirit

Mjeku juaj mund t’ju bëjë një sërë pyetjesh rreth vetë-ekzaminimit, historive familjare të kancerit të gjirit ose nëse keni qenë shtatzënë apo keni bërë ndonjë lloj kirurgji-e të gjirit.

Ai më pas do të bëjë një ekzaminim të gjirit, në pothuajse të njëjtën mënyrë sikundër ju bëni vetë-ekzaminimin.

Efektiviteti i ekzaminimt klinik të gjirit është akoma nën diskutim, por ekzistojnë dëshmi se ky lloj ekzaminimi ka qenë i suksesshëm në zbulimin e kancerit që nuk është zbuluar nëpërmjet mamografisë tek gratë që nuk kanë simptoma të kancerit të gjirit. Pyesni mjekun tuaj për ta bërë këtë ekzaminim vjetor.

3. Mamografia

Mamografi-a është një pamje e rrezeve X të gjirit. Gjiri ngjeshet ndërmjet rrezeve X për disa sekonda dhe një foto marret së pari nga lart dhe pastaj anash. Në shumicën e grave kjo do të shkaktojë vetëm një siklet të lehtë, por është me vlerë pasi mamografia mund të zbulojë disa kancera që janë shumë të vegjël, saqë shpesh janë shumë të vështira për t’i ndjerë.

Kanceri i gjirit: Zbulimi dhe diagnostikimi

kanceri i gjirit

Zbulimi i hershëm

Zbulimi i hershëm është një faktor kyç që mund të rrisë shanset tuaja për t’i mbijetuar kancer-it të gjirit. Nëse kanceri është zbuluar, ndërsa është ende i lokalizuar në gji, shanset tuaja për një mbijetesë 5-vjeçare janë shpesh më të larta se 95%.

Për të ndihmuar shanset tuaja për zbulimin e hershëm, duhet të jeni të vetëdijshëm për ndryshimet në gjinjtë tuaj, të tilla si ndryshimet në formën apo madhësinë apo një skuqje e gjinjve ose thimthave, një ndryshim të lëkurës përreth, një shkarkim, ose një gjëndër e cila ndihet ndryshe në pjesën e gjirit. Sigurohuni që ju të shkoni tek mjeku juaj sa më shpejt që të jetë e mundur në qoftë se ju zbuloni ndryshime të tilla. Megjithatë, përpiquni që të mos shqetësoheni, nëse ju vini re ndryshime të tilla, pasi shpesh ndryshimet e gjoksit janë të zakonshme, dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk kanë të bëjnë me kancerin e gjirit.

Vetë-ekzaminimi i gjirit

Disa mjekë besojnë se kontrollet mujore vete-ekzaminuese të gjinjve nuk mund të jenë aq të dobishme sa ishte menduar më parë. Disa studime kanë treguar se rutina, vete-ekzaminimet sistematike të gjinjve nuk do të çojnë në më pak vdekje nga kanceri i gjirit dhe, në fakt, mund të çojnë në biopsi të panevojshme dhe shqetësuese. Shoqatat e kancerit ndryshojnë në pozicionet e tyre nëse gratë duhet të bëjnë vete-ekzaminimet e gjirit. Një gjë është e sigurt – bërja e vete-ekzaminimit të gjoksit ju familjarizon juve me mënyrën sesi gjoksi juaj ndihet normalisht.

Këshilli i Kancerit rekomandon “ndërgjegjësimin e gjirit” – duke u njohur me pamjen normale dhe me të ndjerit e gjinjve tuaj, si dhe komunikumin me mjekun për çfarëdo lloj ndryshimi të mundshëm të gjirit.

Ultratingujt

Ashtu siç është thënë, indet e gjinjve të femrave të reja janë të dendura dhe të trasha dhe kjo e bën mamografinë për doktorin të vështirë për lexim, kështu që në këto raste ultratingujt mund të përdoren për të parë indet e gjinjve. Ultratingujt janë zakonisht zgjedhja e mjekut për kontrollimin e grave nën moshën 35 vjeçare.

Skanimi me rezonancë magnetike

Kanceri i gjirit: Trajtimet

Trajtimi i kancerit të gjirit përgjithësisht do të fillojë pasi gjendja juaj shëndetësore ka qenë e vlerësuar plotësisht sepse lloje të ndryshme të kancerit të gjirit kërkojnë trajtim të ndryshëm. Një numër faktorësh duhet të merren në konsideratë në zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm për ju. Kampionët e marrë nga një biopsi mund të përdoren për të gjetur nëse qelizat kanceroze kanë receptor estrogjen ose progesteron.

Mjekët nevojitet të gjejnë nëse kancer-i është përhapur në nyja limfatike nën krahun tuaj ose mbi kockën e qafës ose kudo tjetër në trup. Faktorë të tjerë për t’u marrë në konsideratë kur zgjidhet trajtimi më i përshtatshëm janë madhësia e bllokut të qelizave dhe sa shpejt ai rritet. Fakti nëse e keni kaluar menopauzë-n apo jo mund të ndikojë po ashtu në trajtim.

Alternativat e trajtimit

Alternativat e trajtimit përfshijnë ndërhyrjen kirurgjik-ale për të hequr ose bllokun e qelizave ose tërë gjirin, radioterapi-në dhe terapitë suplementare hormonale apo kemioterapinë.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ajo përfshin ose heqjen e të gjithë gjirit (mastektomi) ose vetëm bllokun e qelizave dhe një zonë të indit normal që rrethon atë (lumpektomi). Një lumpektomi është një ndërhyrje kirurgjikale që e ruan gjirin. Llojet të tjera të ndërhyrjes kirurgjikale janë mastektomia e pjesshme ose një prerje e gjerë në të cilën hiqet më shumë ind i shëndetshëm dhe kuadrantektomia në të cilën hiqet një e katërta e gjirit.

Ndërhyrja kirurgjikale që e ruan gjirin

Studimet kanë treguar se në kancerin e hershëm të gjirit, lumpektomia (heqja e tumori-t) e pasuar nga një trajtim me rrezatim ka pothuaj të njëjtën shkallë kurim-i të suksesshëm sa edhe mastektomia (heqja e të tërë gjirit). Kirurgjia që e ruan gjirin me heqje të nyjeve limfatike, e pasuar nga radioterapia e gjirit është trajtimi më i zakonshëm i përdorur për kancerin e gjirit të zbuluar herët. Ideja është që të largohen qelizat kanceroze para se ato të mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Nyjat limfatike dhe limfoedema

Metodat hormonale të kontrollit të lindjeve

Hyrje në kontrollin e lindjeve

Në qoftë se një grua është seksualisht aktive dhe ajo është pjellore, në kuptimin që është fizikisht e aftë që të mbetet shtatzënë, ajo duhet të pyesë veten: “A dua unë të mbetem shtatzënë tani? ”Në qoftë se përgjigja e saj është “Jo”, ajo duhet të gjejë ndonjë metodë të kontrollit të lindjeve.

Terminologji-a për “kontrolli e lindjeve” përfshin “kontracepsion-in, parandalimin e shtatzënisë, kontrollin e pjellshmërisë dhe planifikimin familjar. Por pavarësisht terminologjisë, personat seksualisht aktivë mund të zgjedhin nga një larmi metodash për të reduktuar mundësinë e mbetjes shtatzënë. Megjithatë, asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve në dispozicion në ditët e sotme nuk ofron një mbrojtje të përsosur kundër infeksioneve të transmetueshme seksualisht (STI-sexual transmitted diseases), me përjashtim të abstinencë-s.

Me terma të thjeshta, të gjithë metodat e kontrollit të lindjeve bazohen ose në pengimin e spermës së një mashkulli që të arrijë në vezën e femrës (fekondim) ose në pengimin e vezës së fekonduar të ngulet në mitrën e femrës dhe të fillojë të rritet. Metoda të reja të kontrollit të lindjeve vazhdojnë të krijohen dhe të testohen. Dhe çfarë është e përshtatshme për një çift në një pikë mund të ndryshojë me kohën dhe me rrethanat.

Për fat të keq asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve përveç abstinencë-s nuk konsiderohet 100% efektive.

Llojet e metodave hormonale të kontracepsionit

Janë disa metoda të ndryshme hormonale për kontrollin e lindjeve. Diferencat midis tyre janë:
•  Lloji i hormonit;
•  Sasia e hormonit; dhe
•  Rruga me të cilën hormoni hyn në trupin e njeriut.

Hormonet mund të jenë estrogjen dhe/ose progesteron. Këto hormone mund të merren nga goja, të mbillen në indin e trupit, të injektohen nën lëkurë, të absorbohen nga një bandazh mbi lëkurë apo të vendosen tek vagina. Mënyra e vendosjes përcakton nëse ekspozimi i hormonit është i vazhdueshëm ose i ndryshueshëm.

Hormonet nga goja: tableta

Kanceri i gjirit: A jeni ju në rrezik?

Edhe pse shkaku direkt që shkakton kancer-in e gjirit është akoma i panjohur, studimet kanë identifikuar faktorë të caktuar që mund të rrisin shanset tuaja për të paturit e kësaj sëmundje.

Histori familjare

Historia familjare është e rëndësishme: nëse mamaja ose motra juaj ka patur kancerin e gjirit, ju keni një rrezik të lartë të të zhvilluarit të kancerit të gjirit. Megjithatë, kanceri i gjirit tek të afërmit më të largët, të tillë si kushërira juaj, gjyshja apo halla, rrit vetëm pak rrezikun e të paturit së sëmundjes.

Dy gjene, të quajtuara BRCA1 dhe BRCA2, janë identifikuar që luajnë një rol në kancerin e gjirit. Gratë që trashëgojnë mutacion-et specifike në secilin prej këtyre 2 gjeneve kanë një rrezik të lartë ndaj të zhvilluarit të kancerit të gjirit.

Studimi Australian i Kancerit të gjirit, një studim i madh që është bërë në Melburn dhe Sidnei, iu përgjigj disa pyetjeve të rëndësishme rreth rrezikut të BRCA1 dhe BRCA2 dhe fatmirësisht çoi në rrugën e testimit gjenetik për rrezikun e kancerit të gjirit.

Mosha

Rritja e moshës është faktori më i madh rrezikues për zhvillimin e kancerit të gjirit: më shumë se 70% e rasteve ndodhin tek gratë mbi moshën 50 vjeçare. Rreziku juaj është shumë më i lartë pas moshës 75 vjeçare.

Shtatzënia dhe menopauza

Nëse ju ngelni shtatzënë në një moshë të madhe, keni bërë fëmijën tuaj të parë në moshën 30 vjeçare, ose nuk keni patur asnjëherë fëmijë, ju do të keni një rrezik të vogël ndaj të zhvilluarit të kancerit të gjirit. Nëse juve ju vijnë periodat para moshës 12 vjeçare ose e mbyllni fazën e menopauzë-s pas moshës 55 vjeçare, ju gjithashtu mund të jeni në një rrezik të vogël ndaj të zhvilluarit të kancerit të gjirit. Shansi ndaj të paturit të kancerit të gjirit është 2 deri në 4 herë më i lartë ndërmjet grave që kanë patur periodat e tyre të para përpara moshës 12 vjeçare, krahasuar me ato pas moshës 14 vjeçare.

Terapia e zëvendësimit të hormoneve

Përdorimet

Simptoma vazomotore të rënda dhe mesatare të shoqëruara në menopauzë (largimin e menstruacione-ve), vaginiti (infeksion të vaginës) atrofik, kraurosis vulvae (atrofi të vulvë-s), hipogonadizëm (aktivitet i ulët i gjëndrave) femëror, kastrim (bllokimi në mënyrë mekanike i aktivitetit riprodhues) femëror, dëmtimi primar i ovarit, kancer i gjirit, karcinomë e prostatës (prostata), osteoporozë, gjakderdhje jonormale uterine (mitër).

Kundërpërdorimet

Kanceri i gjirit përveç në pacientët e seleksionuar në mënyrë përkatëse për trajtim të metastazave (metastazë), neoplazmë (tumor) të varur nga estrogjenet, gjakderdhjet jonormale gjenital-e të padiagnostikuara, tromboflebit (infeksion i vena-ve nga tromb-e të vendosura) aktiv ose çrregullimet trombembolike (trombe nga emboli), histori e tromboflebitit, trombozë ose trombemboli si pasojë e përdorimit të mëparshëm të estrogjeneve (përveç nëse përdoret në trajtimin e neoplazmës së gjirit ose të prostatës, shtatzëni ose shtatzëni e dyshuar).

Efektet anësore

Gjakderdhje shpërthyese, puçrrosje, ndryshime në rrjedhën menstrual-e, dismenore (çrregullime të menstruacioneve), sindromi i ngjashëm me atë premenstrual (para menstruacioneve), amenorre (ndalimi i menstruacioneve) gjatë dhe mbas trajtimit, pështirosje, vjellje, krampe abdominale, verdhëz kolestatike (nga bllokimi i lëngut biliar në fshikëzën e tëmthit), kloazëm dhe melasma (mund të persistojë edhe mbas tërheqjes së barit), eritemë multoform, erupsion hemorragjik, urtikarie (njolla të kuqe), dermatit, zbutje e akore-s korneal-e, intolerancë e thjerrëzave kontakte, dhimbje koke, marrje mendsh, depresion mental, konvulsion, dhimbje në vendin e injektim-it, absces steril, pezmatim mbas injeksionit, skuqje dhe irritim në vendin e aplikimit të sistemit transdermal (ndërmjet lëkurës), përkeqësim i porfiri-së, edemë, ndryshime në libido (strukturën e lëkurës), tejndjeshmëri e gjinjve, rritje dhe sekretim.

Dozimi

Estroni:

Të administrohet vetëm me injeksion intramuskular (I.M).

Përdorimet

Trajtimi i kancerit të gjirit, estrogjenet pozitive.

Kundërpërdorimet

Shtatzëni, dhe laktacion (periudha e qumështit të gjirit).

Efektet anësore

Gjakderdhje vagina-le, suprimim i menstruacioneve, prurit (kruarje) të vulvë-s, dhimbje koke, rënie të numrit të rruzave të gjaku-t, çrregullime gastrointestinal-e, sindroma Stevens-Johnson, çrregullime të të parit.

Dozimi

Kancer gjiri: 20 mg në ditë.

Infertilitet anovulvar: 20 mg në ditë; në ditën e 2-të, 3-të, 4-të dhe të 5-të të ciklit. Nëse është e nevojshme doza ditore mund të rritet në 40 mg e pastaj në 80 mg për ciklet pasuese të mjekimit, nëse janë ciklet e parregullta fillohet me kurë fillestare në çfarëdo dite me kurë pasuese që fillon 45 ditë më vonë, ose nëse paraqiten menstruacione, në ditën e dytë të ciklit.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 10 mg, 20 mg, 40 mg.

Përdorimet

Kancer gjiri tek gratë postmenopauzale (pas menopauzë-s) dhe rrallë në kancer prostate (prostata).

Efektet anësore

Retension (mbajtje) i Na me edemë, trombemboli (emboli e shkaktuar nga tromb-et), impotencë, gjinekomasti, pështirosje, gjakderdhje me ndërprerjen e trajtimit tek gratë.

Dozimi

Kancer i gjirit: 10-20 mg në ditë.

Kancer prostate: 1-3 mg në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 1 mg.

Një studim i fundit ka treguar se një ilaç i ri kundër kancerit të gjirit duket i sigurt dhe efektiv kundër avancimit të sëmundjes
Në një studim fillestar, një medikament eksperimental për kancerin e gjirit ndaloi rritjen e sëmundjes dhe tkurri tumor-et, me më shumë se 30% tek disa pacientë.
Pilula bemaklibi, ishte e sigurt dhe e tolerueshme për gratë që kishin kancer të gjirit që ishte përhapur, ose ndryshe metastazim, në pjesë të tjera të trupit, në bazë të rezultateve të kësaj prove në fazën e parë.
“Ky është një trajtim oral për pacientët me kancer metastatik të gjirit”, tha kryesuesja e kërkimit Dr. Amita Patnaik, bashkë-drejtore e kërkimeve klinik-e në Departamentin e Kërkimeve të Përshpejtuara për Terapeutinë në Teksasin jugor, në San Antonio.
Ekspert-ët kanë sugjeruar se nëse këto rezultate janë të njëjta dhe rishfaqen në studimet e ardhshme, ka mundësi që pilula të zgjasë mbijetesën për gratë me kancer terminal të gjirit.
Medikamenti ishte veçanërisht i efektshëm për formën më të zakonshme të kancerit të gjirit, të quajtur kancer gjiri hormon-receptor pozitiv. Në këtë lloj kanceri, qelizat e kancerit rriten në përgjigje të hormoneve të estrogjenit dhe/ose progesteron-it.
Studimi përfshiu më shumë se 130 gra. Në përgjithësi, Patnaik tha se gjysma e tyre kishin kontrolluar rritjen e kancerit  dhe 25% prej tyre, kishin pësuar tkurrje të tumorit.
Ndryshe nga medikamentet standarte të kancerit, kjo është një pilulë që merret dy herë në ditë, e cila i lejon gratë që të vazhdojnë të jetojnë jetën e tyre të përditshme. Në të kundërt, ilaçet e tjera antikancer administrohen në rrugë intravenoz-e, në spital ose në klinikat e doktorëve. Një tjetër ndryshim, tha Patnaik, është se bemaciklibi është një terapi e shënjestruar, një lloj më i ri medikamenti farmaceutik, që është në gjendje të dallojë dhe të sulmojë më mirë qelizat specifike (bioshënjuesit; kemi folur në artikuj të tjerë për këto lloje medikamentesh).
“Rezultatet tona tregojnë se ky medikament mund të administrohet në mënyrë të sigurt për një periudhë të gjatë kohe dhe pacientët janë në gjendje të vazhdojnë me aktivitetet e tyre rutinë dhe kanë një cilësi të mirë jetese”, tha ajo.
Dhimbja e gjirit (mastalgjia) - Vështrim i përgjithshëm

Shumë gra kanë ndjeshmëri të lartë dhe dhimbje të gjirit – e quajtur mastalgji. Ajo mund të vijë dhe të ikë brenda periudhave mujore (ciklike) ose mund të ndjekë ndonjë model të caktuar (jo ciklike).

  • Dhimbja ciklike është lloji më i zakonshëm i dhimbjes së gjirit. Ajo mund të shkaktohet nga ndryshimet e natyrshme, të përmuajshme hormonale. Kjo dhimbje zakonisht prek të dy gjinjtë. Ajo përshkruhet përgjithësisht si një rëndesë apo një plagë, e cila e shtrin rrezen e veprimit drejt sqetullës dhe krahut. Dhimbja zakonisht është më e rëndë para një periudhe menstrual-e dhe zakonisht largohet me përfundimin e një periode. Dhimbja ciklike e gjirit ndodh më shpesh tek gratë e reja. Në të shumtën e rasteve, dhimbja ciklike e gjirit largohet pa trajtim dhe zakonisht zhduket në menopauzë.
  • Dhimbja jo ciklike është më e zakonshme tek gratë nga 30-50 vjeç. Kjo mund të ndodhë vetëm në njërin gji. Shpesh përshkruhet si një dhimbje e mprehtë, si djegie që ndodh në një zonë të caktuar të njërit gji. Me raste, dhimbja jo ciklike mund të shkaktohet nga një fibroadenomë ose një cist. Nëse shkaku i dhimbjes jo ciklike mund të gjendet, trajtimi i saj mund ta lehtësojë dhimbjen.

Dhimbja e gjirit mund të përkeqësohet nëse keni ndryshime të nivelit hormonal apo ndryshime të medikamenteve që keni marrë. Edhe stresi mund të ndikojë tek dhimbja e gjirit. Ka më shumë të ngjarë që të prekeni nga dhimbja e gjirit para menopauzës, se sa pas saj.

A është dhimbja e gjirit tregues i kancerit të gjirit?

Dhimbja e gjirit nuk është një simptomë e zakonshme e kancer-it të gjirit. Por në disa raste, gunga të dhimbshme në gji shkaktohen nga kanceri i gjirit.

Çfarë mund të bëj për dhimbjen e gjirit?

Ju mund të lehtësoni dhimbjet e gjirit duke përdorur barna pa recetë, që përfshijnë:

  • Acetaminofen (paracetamol), tylenol;
  • Ilaçe josteroidale anti-inflamatore (IJSAI: NSAID-Nonsteroidal anti-inflammatory drug) si ibuprofen (advil ose motrin), naproksen (aleve ose naprosyn), ose aspirinë (anacin, bayer).