Alternativa të trajtimit të kancerit të lëkurës

Diskutimi i kancerit të lëkurës, zakonisht bëhet për melanomat (deri tani forma më e rrezikshme) dhe për kancerin e lëkurës që nuk është melanomë.

Trajtimi i këtij lloji të dytë të kancerit të lëkurës ka një shkallë të lartë suksesi, me kushtin që kanceri të jetë diagnostikuar në fazën e hershme të tij.

Nëse ju keni një histori të kësaj sëmundje, atëherë duhet të bëni kontrolle të rregullta të zonave të lëkurës të trajtuara më parë si edhe në zona të tjera të ndjeshme ndaj kancerit të lëkurës.

Diagnostikimi i kancerit të lëkurës

Mjeku juaj do të shikojë një plagë të dyshimtë (ose një njollë në lëkurë) dhe të ekzaminoj nyja limfatike pranë saj. Nëse dyshon se mund të keni një kancer të lëkurës, do të sugjerojë një biopsi për të konfirmuar diagnozë-n. Kjo është një procedurë e shpejtë dhe relativisht e thjeshtë, e cila kryhet me anestezi lokale. Mund të jetë një biopsi e një grumbulli indesh me anën e së cilës mblidhet një pjesë e vogël e lëkurës ose një biopsi me prerje, në të cilën hiqet e gjithë zona e dyshuar.

Po ashtu, ju duhet t’u nënshtroheni testimeve suplementare, si biopsisë së nyjeve limfatike, e cila tregon nëse kanceri është i përhapur.

Trajtimi

Gjatë planifikimit të trajtimit, mjeku juaj do të marrë parasysh një numër faktorësh, duke përfshirë:

• Llojin dhe madhësinë e kancerit;

• Vendndodhjen; dhe

• Nëse kanceri është përhapur në pjesë të tjera të trupit.

Kur mjeku ka mësuar se në çfarë faze ka përparuar kanceri, ai mund të vendosë për llojin e trajtimit që kërkohet në këtë rast. Shpesh trajtimi përfshin disa lloj procedura kirurgjik-ale ose radioterapi.

Llojet e trajtimit për formën jo melanomë të kancerit të lëkurës

Kirurgjia

Kur merret një biopsi, shpesh largohet tërë zona ku është shfaqur kanceri lëkurës. Në këtë rast kjo është procedura e nevojshme e trajtimit. Por në disa raste, në qoftë se kanceri i lëkurës është i madh apo i përhapur, mund të nevojitet që të hiqet një sasi e madhe e lëkurës dhe mund të duhet lëkurë tjetër për ta mbuluar zonën.

Operacioni Moh

Dielli dhe lëkura: Eksplorimi i miteve

Ekzistojnë shumë mite rreth ekspozimit ndaj diellit dhe rrezikut të zhvillimit të kancer-it të lëkurës.

Miti numër 1: Nxirja e trupit më bën të dukem e shëndetshme dhe nëse unë nuk digjem, unë nuk jam duke i shkaktuar dëm lëkurës time

  • Ekspozimi diellor që shkakton nxirjen ose skuqjen e lehtë të lëkurës është një indikacion i dëmtimit të lëkurës.
  • Ekspozimi diellor kumulativ përgjatë viteve, edhe pa djegie diellore, mund të rezultojë në dëmtim të lëkurës siç është kanceri i lëkurës dhe plakja e parakohshme.

Miti numër 2: Krevatet diellore dhe solaret janë mënyra të sigurta për të nxirë lëkurën time

  • Kancer-i lëkurës është shkaktuar nga rrezet ultraviolet (UV) të quajtura UV-A dhe UV-B. Drita që vjen nga solaret përmban rreze UV-A dhe UV-B, të cilat të dyja njihen për shkaktimin e kancerit të lëkurës.

Miti numër 3: Unë kam nevojë vetëm për kremin e diellit nëse unë jam jashtë gjatë gjithë kohës në diell

  •  Vetëm aplikimi i kremit mbrojtës kur jeni të ekspozuar gjatë gjithë ditës në diell është një rrezik i kancer-it të lëkurës. Ndërkohë që disa ekspozime ndaj dritës së diellit ndihmojnë në mbajtjen e nivelit të vitaminës D në trup, por është diçka e mençur për të mbrojtur lëkurën nga mbiekspozimi, veçanërisht kur indeksi UV është i moderuar ose i lartë (3 ose më shumë).
  • Mbani mend këtë gjë kur të aplikoni kremin e diellit, ai duhet të aplikohet 20 minuta përpara ekspozimit në diell dhe më pas të riaplikohet pas 2 orëve.
Parrezikshmëria e kremrave për mbrojtjen nga dielli

Jeni pajisur me krem mbrojtës nga dielli? Të gjithë ne e dimë se duhet ta përdorim atë çdo ditë, pavarësisht në bie shi apo shkëlqen dielli për të ulur rrezikun e kancer-it të lëkurës dhe për të ndihmuar të parandalohen shenjat e plakjes së parakohshme.

Por gjetja e një kremi të tillë mund të jetë çoroditëse. Ka lloje të ndryshme dhe me përbërës të ndryshëm dhe etiketat e kremrave për mbrojtjen nga dielli ndryshojnë vazhdimisht.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ju gjithashtu mund të keni dëgjuar paralajmërime nga disa grupe që disa prej përbërësve të kremrave janë të rrezikshëm.

Pra, çfarë duhet të keni parasysh nga të gjithë këto? Çfarë mund të thuhet për rrezikun e kancer-it të lëkurës? Dhe çfarë ka brenda në shishe? Këtu do të gjeni përgjigjet:

Rreziku nga kremrat për mbrojtjen nga dielli

Ju mund të keni dëgjuar që disa prej këtyre kremrave përmbajnë përbërës potencialisht të rrezikshëm, duke përfshirë ata që do të renditen më poshtë:

Palmitati i Retinilit. I rrjedhur nga vitamina A, palmitati i retinil-it iu shtohet disa kremrave për mbrojtjen nga dielli për të ndihmuar të reduktohen shenjat e plakjes. Ai nuk është filtrues i rrezeve ultravjollcë, pra nuk është një përbërës i rëndësishëm i kremrave për mbrojtjen nga dielli. Disa dermatolog ndjejnë që studimet sugjerojnë një lidhje midis palmitatit të retinilit dhe kancerit të lëkurës, në analizat laboratorike me minjtë, gjë që është për t’u shqetësuar.

“Unë nuk do ta përdorja kurrë palmitatin e retinilit. Kur sugjeroj kremra për mbrojtjen nga dielli”, thotë Dr. Debra Jaliman, asistent profesore e dermatologj-isë në Shkollën e Mjekësisë në Malin Sinai.

Disa prodhues të kremrave për mbrojtjen nga dielli po e heqin këtë përbërës nga produktet e tyre dhe vetëm një e treta e të gjithë kremrave e përmbajnë atë.

Ekspert-ë të tjerë e konsiderojnë këtë përbërës të parrezikshëm.

Kremi për mbrojtjen nga dielli dhe rutina juaj e makijazhit

A dëshironi të parandaloni rrudhat dhe kancer-in e lëkurës? Është mirë të përdorni krem për mbrojtjen nga dielli. Por mbulesa duket e shkëlqyeshme dhe e zbardhur, veçanërisht nën makijazh.

Shumë produkte kozmetike ofrojnë një mbrojtje nga dielli që i përgjigjet faktorit të mbrojtjes nga dielli. A është kjo zgjidhja më e mençur për bukurinë tuaj? Dermatolog-ia Dr. Leslie Baumann thotë që nuk duhet t’i jepeni kësaj joshjeje.

“Makijazhi nuk siguron mbrojtje të mjaftueshme”, thotë ajo. “Ju keni nevojë për një bazë dhe 14 herë më shumë pudër që të siguroni faktorin mbrojtës të shkruar në etiketë. Askush nuk e bën këtë gjë”.

Është e mundur që të bashkoni makijazhin dhe kremin për mbrojtjen nga dielli dhe ende të keni një pamje të bukur, por duhet të ndiqni hapat që paraqiten në vijim.

Hapat që duhet të ndiqni për mbrojtjen ndaj diellit pa sakrifikuar makijazhin

Zgjidhni kremin e duhur

Para se të dilni para pasqyrës së banjës, gjeni një krem për mbrojtjen nga dielli që ofron mbrojtje të mjaftueshme. Fondacioni për Kancerin e Lëkurës këshillon që të përdorni një lagështues që përmban një mbrojtës të spektrit të gjerë nga dielli (që do të thotë që i bllokon rrezet ultraviolet) me një klasifikim të faktorit mbrojtës nga dielli të paktën 15. Përbërësit si oksidi i zinkut, avobenzone (Parsol 1789) ose Meroksil, të kombinuar me octocrilene dhe avobenzone funksionojnë më së miri bashkë me makijazhin dhe sigurojnë një spektër të gjerë të mbrojtjes nga dielli.

Udhëzime të ekspertëve:

  •  Baumann thotë që të përdoret një shtresë mbrojtëse nga dielli si Aveeno me një krem mbrojtës kimik për të bllokuar shumicën e rrezeve të diellit.
  • Tina Turnbow, grimiere këshillon përdorimin e një lagështuesi natyral si Pur-lisse me faktorin e mbrojtjes nga dielli 30, që është i lehtë dhe i lëmuar dhe është i mirë për një lëkurë të freskët. Ajo thotë gjithashtu se Arcona Reozone me FMD 20 është pak më i pasuruar.
  • Patti Bell, grimiere, thotë se DDF Matte Finish mbrojtës nga plakja me FMD 30 është pa yndyrë.
Kremi kundra diellit: A jeni me të vërtetë të mbrojtur?

1. Sa më i lartë të jetë faktori mbrojtës, aq më e mirë është mbrojtja

E GABUAR. Kjo tingëllon e drejtë: një faktor mbrojtës 100 duhet të jetë dy herë më mbrojtës sesa një faktor 50, por ai është vetëm disa pikë përqindjeje më mbrojtës. Një faktor mbrotës 15 filtron 93% të rrezeve të diellit dhe një faktor mbrojtës 30 filtron 97% të tyre. “Por numri bëhet i parëndësishëm nëse ju nuk aplikoni aq krem sa duhet”, thotë Dr. Mona Gohar, një dermatolog-e në Danbury – Konektikat dhe një profesoreshë klinik-e, asistente në departamentin e dermatologji-së në Universitetin e Yale-it. Studimet e fundit tregojnë se njerëzit nuk përdorin mjaftueshëm krem.
“Për një mbrojtje më të mirë aplikoni 20-40 gr (pak a shumë sa madhësia e një topi ping pongu ) krem kundër diellit në trup, 30 minuta para se të dilni (kështu që lëkura ta përthithë plotësisht), si dhe çdo dy orë në çdo pjesë të ekspozuar të lëkurës, pas kësaj”, thotë Gohar.
Për fytyrën, aplikoni një porcion me madhësi sa një monedhë çdo ditë, pavarësisht nga moti. Vini re gjithashtu se faktori mbrojtës (SPF) i referohet mbrojtjes vetëm kundër rrezeve UVB (rrezet që të djegin) dhe jo kundër rrezeve UVA (rrezet që e plakin lëkurën). Është e nevojshme të ruheni nga të dyja këto rreze, pasi të dyja këto rreze mund të sjellin kancer të lëkurës.

2. Është në rregull të përdor krem nga viti i kaluar

E VËRTETË. Shumica e kremrave mbrojtës kanë një afat përdorimi prej dy vitesh, thotë Dr. Jordana Gilman, një dermatologe në qytetin e Nju Jork-ut. Gjithsesi, nëse ju e përdorni në mënyrën e duhur kremin kundër diellit, nuk duhet t’ju ngelë tepër pasi nevojiten 20-40 gr krem për të mbuluar gjithë trupin. Një shishe 80 gramëshe, duhet të zgjasë maksimumi për 4 aplikime.

3. Kremi kundër diellit ka nevojë të aplikohet vetëm në pjesët e ekspozuara të lëkurës

Llambat tharëse të salloneve të bukurisë mbartin riskun e kancerit

Një sallon i zakonshëm i manikyrit që ka thonj të sapo lyer nën një llambë tharëse që çliron rreze ultravjollcë lidhet me kancerët e lëkurës.

Por një studim i ri i kohëve të fundit sugjeron që frekuentimi mesatar i sallonit të bukurisë mbart një potencial të vogël kanceroz.

Duke marrë në konsideratë ekspozimin e pakët ndaj rrezeve ultravjollcë me energji të ulët, vizitat e shumta në sallon për të bërë manikyr, mund të duhet të kenë një prag, i cili po të kalohet mund të çojë në dëmtimin e mundshëm të ADN-së, shkruan një ekip për studimin e kancerit në përfundimet e tij në 30 prill në revistën JAMA Dermatologji.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Lyndsay Shipp e Departamentit të Dermatologjisë në Universitetin Georgia Regents në Augusta, thonë se studimet e mëparshme mbi përdorimin e llambave tharëse të cilat emetojnë rreze ultravjollcë nuk kanë pasur aq shumë saktësi që të kenë arritur në konkluzione të besueshme.

Në këtë studim, të udhëhequr nga Dr. Shipp, u përdorën matës të teknologjisë së lartë për të matur ekspozimet ndaj dritës ultravjollcë mbi duart e mbajtura në pozicione të ndryshme nën 17 lloje të ndryshme llambash tharëse. Studimi u bë për 16 sallone.

Para së gjithash, kishte “dallime të konsiderueshme” në sasinë e rrezeve ultravjollcë të emetuara nga pajisje të ndryshme dhe sasia e ekspozimit edhe ajo varej nga pozicionimi i pajisjes.

Në total, një seancë e vetme e tharjes së llakut nën njërën prej llambave nuk do ta ekspozonte një person ndaj një sasie të rrezeve ultravjollcë që potencialisht mund të shkaktojë kancer. Madje edhe me ekspozime të shumta risku për fillimin e një kanceri mbetet i vogël.

Por autorët e studimit janë në një mendje me autorët e studimeve të mëparshme se duhen marrë masa parandaluese duke përfshirë përdorimin e maskave mbrojtëse nga dielli ose doreza mbrojtëse nga rrezet ultraviolet për të kufizuar edhe riskun e kancerit, edhe plakjen e parakohshme të lëkurës.

Gjithashtu, dermatologët janë në një mendje që studimi ka ekspozuar një problem me të cilin duhet të merren, se ka pak apo aspak norma për prodhimin e këtyre llambave.

Udhëheqës vizual: 12 mënyra për ta shkatërruar lëkurën tuaj

[ssba_hide]

Udhëheqës vizual: Kanceri lëkurës

[ssba_hide]

Informacion i përgjithshëm

Djegia nga dielli dhe dëmtimi i lëkurës shkaktohen nga ekspozimi më shumë se ç’duhet ndaj radiacionit ultraviolet, gjatë kohës qe lëkura ekspozohet në diell ose nën llampa të forta drite. Radiacioni ultraviolet (UVR) klasifikohet si rreze UVA, UVB  dhe UVC. Ne duhet që të mbrohemi vetëm kundër rrezeve UVA dhe UVB sepse ato kalojnë shtresën e ozonit.

Ju ndoshta nuk e kuptoni që jeni djegur derisa lëkura juaj të fillojë dhe të bëhet e kuqe dhe më pas të djegë. Djegiet e vogla nga dielli shfaqen si lëkurë që merr ngjyrë rozë ose të kuqe dhe djegiet më serioze marrin formën e flluskave dhe ndonjëherë edhe si lëkurë që del nga pjesa tjetër e trupit.

Është shumë e rëndësishme që të mbroni lëkurën kur e ekspozoni në diell, për shkak të rrezikut të kancer-it të lëkurës. Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell shkakton plakje të lëkurës para kohe.

Mbrojtja e mirë nga dielli përfshin:

  • Përpjekje për të qëndruar në vende pa diell midis orës 11.00 dhe 15.00, kryesisht gjatë verës;
  • Mbajtja e kapeles (me anë të gjera për të mbrojtur qafën), mbajtja e syzeve të diellit që bllokojnë dritën UV  dhe veshjet mbrojtëse ose strukturat hijëzuese;
  • Përdorimin e kremrave diellore për të parandaluar djegien e lëkurës;
  • Takimin me mjekun;
  • Të mbajturit mend se edhe reflektimi i dritës nga uji, dëbora dhe rëra mund të shkaktojnë djegie nga drita e diellit;
  • Mbrotjen e buzëve me krem special pasi djegia nga dielli mund të aktivizojë tharjen buzëve;
  • Riaplikimin e shpeshtë të balsamit të buzëve;
  • Mbajtjen e kapeleve në diell. Shumë shkolla tashmë instistojnë që fëmijët të mbajnë kapele gjatë verës;
  • Mbajtjen e veshjeve që plotësojnë standartet UV për t’u mbrojtur nga dielli të tilla siç janë UPF 15 deri 50+
  • Ndjekjen e mesazhit SunSmart: “fshihuni nga dielli dhe mbani veshje të lehta”

Nxirja artificiale

  • Shumë njerëz mendojnë se lëkura e nxirë të tregon më të shëndetshëm dhe tërheqës. Produktet nxirëse artificiale mund ta sigurojnë këtë pa rrezikun e qëndrimit për një kohë të gjatë në diell;
Lythat

Lythat janë ndër ankesat më të zakonshme të njeriut. Lythat shkaktohen nga virusi i papilomë-s humane (HPV-Human Papilloma Virus), ndaj të cilës janë të njohura të paktën 60 lloje. Lythat e zakonshëm mund të shfaqen kudo në trup, por më shpesh shfaqen: në duar, gishta, gjunjë, këmbë, fytyrë dhe lëkurën rreth thonjve. Lythat mund të shfaqen në mënyrë individuale ose në grupe dhe janë beninj. Lythat e zakonshëm mund të jenë të sheshtë ose të ngritur. Ato mund të ndryshojnë në formë, nga të vogla sa koka e një gjilpëre deri në të gjatë sa një kokërr fasuleje.

Çfarë i shkakton lythat?

Lythat shkaktohen kur HPV hyn në lëkurë nga një prerje ose gërvishtje dhe më pas ndikon që qelizat të shumëfishohen në mënyrë të shpejtë. Zakonisht lythat janë përhapur nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, ekspozimit ndaj traumave ose fërkimeve. Por virusi mundet gjithashtu që të përhapet edhe në ambjentet me lagështirë, siç janë dushet dhe në dhomat e zhveshjeve. Ato mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit duke i prekur ato.

Të jetuarit me lytha

Lythat zakonisht nuk janë një problem derisa ato të bëhen të kruajtshme ose janë në një vend ku shkaktojnë shqetësime kozmetike. Disa lytha zgjasin me vite por në fund largohen. Thuhet se fëmijët dhe të rinjtë, kanë më shumë mundësi ndaj të zhvilluarit të lythave sepse mekanizmat e imunitet-it të tyre të mbrojtjes, nuk mund të zhvillohen plotësisht.  Por është e mundur për të zhvilluar lytha në çdo moshë.

Lythat nuk sjellin kancer-in e lëkurës. Megjithatë, disa pika të sheshta që mund të mos jenë lytha duhet të kontrollohen nga mjeku. Nëse një lyth ndryshon formën ose ngjyrën, rrjedh gjak ose është i dhimbshëm, konsultojuni me mjekun. Nëse nuk jeni të sigurt nëse keni lyth, shkoni tek mjeku.

Trajtimet për lythat