Kanceri i vezoreve: Zgjedhja e mjekimit

Ndonjëherë është e vështirë të vendoset se cili është mjekimi i duhur për ju. Ju mund të ndiheni se çdo gjë po ndodh shumë shpejt, saqë ju nuk keni mundësi t’i shqyrtoni gjërat hollësisht. Ndërsa disa gra e ndjejnë që kanë shumë informacion, të tjerat mund të ndjejnë se nuk kanë mjaftueshëm. Juve nevojitet që të siguroheni që e keni kuptuar mjaft mirë sëmundjen tuaj, mjekimin e mundshëm dhe efektet anësore, që të merrni vendimin tuaj.

Për disa gra me kancer të vezores, mjekimi do të rezultojë në një kurë. Megjithatë, mjekimi shpesh ka kuptimin që gratë nuk munden të kenë më fëmijë. Kjo mund të jetë një goditje për shumë gra, madje edhe në qoftë se ato kanë një familje. Për gra të tjera të cilat ende nuk kanë pasur fëmijë, kjo mund të jetë shkatërruese. Në qoftë se pjelloria është vërtet e rëndësishme për ju, bisedoni me mjekun tuaj se cilat zgjedhje të tjera janë në dispozicion. Kjo do të varet nga lloji i kancerit të vezoreve që ju keni.

Për gratë me kancer të përparuar të vezoreve mjekimi mund të synojë kontrollin e simptomave dhe jo kurim-in e kancerit. Disa herë, mënyra më e mirë për të kontrolluar simptomat është të mjekohet kanceri, gjë që mund të ketë një shans të vogël për ta kuruar. Disa gra në këtë situatë duan të gjithë mjekimet e mundshme ndërsa të tjerat duan të sigurohen që përfitimet e mundshme të mjekimit do të jenë më të mëdha se efektet e mundshme anësore. Të tjera do të zgjedhin alternativën që ato konsiderojnë që ju ofron atyre cilësi më të mirë të jetës.

Bisedoni me mjekët

Kanceri i vezoreve: Alternativat e trajtimit

Trajtimi i kancerit të vezoreve zakonisht përfshin ndërhyrjen kirurgjik-ale dhe kemioterapinë. Ndonjëherë ai përfshin radioterapi-në.

Kirurgjia

Trajtimi parë për kancerin e vezoreve zakonisht është një operacion i quajtur laparotomi. Në këtë operacion bëhet një prerje në abdomen dhe kjo e lejon mjekun të gjejë dhe të largojë sa më shumë kancer që është e mundshme.

Në shumë raste mjeku do të bëjë një biopsi të tumor-it në fillim të operacionit për që qenë i sigurt që ai është kancer. Kjo quhet një “prerje e ngrirë”. Në qoftë se kanceri konfirmohet, atëherë operacioni do të vazhdojë. Operacioni zakonisht heq vezoret dhe tubat fallopianë (tubat uterine), mitrën dhe omentum majus dhe disa nyja limfatike në atë zonë. Gjithashtu mund të hiqet edhe apendicit-i. Ndonjëherë nevojitet të hiqet edhe një pjesë e zorrëve dhe madje edhe fshikëza e urinës.

Mund të tingëllojë që shumë nga pjesët ose organ-et e trupit tuaj hiqen në këtë operacion. Megjithatë këto organe janë fare të vegjël në krahasim me çdo gjë tjetër në abdomen-in dhe pelvisi-n tuaj dhe heqja e tyre nuk le ndonjë hapësirë bosh.

Disa gra mund të mos kenë nevojë për një kirurgji ekstensive. P.sh. një grua e re me një kancer epitelial të vezoreve në fazë të hershme mund të mos ketë nevojë t’i hiqet uterus (mitra) dhe të dy vezoret. Në këtë rast për të është ende e mundur që të ketë fëmijë.

Përcaktimi i fazave të sëmundjes

Pas operacionit, kampionë të një pjese të organeve që janë hequr dërgohen për ekzaminim në laborator. Rezultatet, të kombinuara me disa rezultate të testeve diagnostike japin informacion për llojin dhe shtrirjen e kancerit tuaj. Kjo bën të mundur që mjekët të përcaktojnë fazat e sëmundjes në mënyrë që të munden të përpunojnë trajtimin më të mirë për ju. Në qoftë se kanceri i vezoreve është kufizuar vetëm tek vezoret ose fare pranë tyre, ai mund të quhet i fazës 1 ose 2. Në qoftë se ai është përhapur në organe të tjerë ai mund të jetë i fazës 3 ose 4. Njohja e fazës së sëmundjes e ndihmon mjekun tuaj që të diskutojë me ju zgjedhjet për trajtimin e mëtejshëm.

Aspirina - e marrë çdo ditë, mund të ulë rrezikun e kancerit të vezoreve me 20%!

Një studim i ri tregon se marrja e përditshme e aspirinës zvogëlon rrezikun e një femre për tu prekur nga kanceri i vezoreve. Shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Kancerit në Amerikë, analizuan të  dhëna të mbledhura nga 12 studime që përfshinin rreth 8000 gra me kancer të vezoreve dhe rreth 12000 gra që nuk vuajnë nga kjo sëmundje, për të përcaktuar si ndikon përdorimi i aspirinës apo medikamenteve të tjera antiinflamatore josteroidale si dhe acetamonofen (paracetamol), tek shkalla e rrezikshmërisë për t’u prekur nga kanceri i vezoreve.

Gati 18% e femrave përdornin aspirinë rregullisht, 24% përdornin barna antiinflamatore josteroidale që nuk përmbajnë aspirinë (këtu përfshihen medikamentet si ibuprofen dhe naproksen) dhe 16% e tyre merrnin acetaminofen. Studimi arriti të zbulojë se ato që merrnin aspirinë kishin 20% shanse më pak se femrat e tjera për tu prekur nga kanceri i vezoreve.

Risku ishte 10% më i ulët për gratë që përdornin medikamente antiinflamatore josteroidale të paktën një herë në javë, krahasuar   me ato që i merrnin më rrallë. Megjithatë, kërkuesit thanë se ky ndryshim nuk ishte i rëndësishëm statistikisht. Studimi nuk tregoi asnjë lidhje mes acetaminofenit dhe riskut të kancerit të vezoreve. Ky studim u publikua në 6 shkurt në  gazetën e Institutit Kombëtar të Kancerit.

Shkencëtarët pjesëmarrës thanë se këto zbulime i shtohen listës në rritje të sëmundjeve tek të cilat përdorimi i aspirinës ndihmon për tu mbrojtur. Gjithsesi, edhe pse studimi tregon qartë një lidhje mes aspirinës dhe uljes së riskut për tu prekur nga kanceri i vezoreve, nuk vërtetohet asnjë lidhje shkak-pasojë.

“Studimi ynë tregon se marrja e vazhdueshme e aspirinës, e cila është provuar që mbron nga ataku në zemër, mund dhe të zvogëlojë rrezikun e një kanceri të vezoreve”, tha Britton Trabert, pjesëtar i Institutit Kombëtar të Kancerit, në departamentin e epidemiologji-ve, në një deklaratë për shtyp.

Pilula kontraceptive orale është një nga ilaçet më të përdorura në mbarë botën. Por shumë gra që përdorin këtë metodë kontraceptive, shqetësohen se duke e marrë atë për shumë vite, mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre.

Një studim britanik, që ndoqi një total prej 46,000 gra për 25 vite, mundi ta qetësonte frikën e kësaj situate.

Studimi, i cili filloi në vitin 1968, ka treguar se gratë që kishin marrë ndonjëherë pilulën kanë patur normë vdekjeje praktikisht identike me gratë që kurrë nuk e kishin marrë atë.

Përdoruesit e pilulave duken paksa më shumë në rrezik për të vdekur nga sëmundje të tilla si kancer-i qafës së mitrës dhe ataket, por kjo është balancuar duke reduktuar vdekjet nga rastet e tjera, duke përfshirë këtu kancerin e vezoreve.

Shumica e grave në studim ishin duke marrë dozën e lartë kontraceptive orale tradicionale.