Trajtimet e kancerit të zorrëve

Fazat e kancerit të zorrëve

Ekzistojnë disa sisteme për të përcaktuar fazat e kancerit të zorrëve. I pari është sistemi ACPS, i treguar më poshtë:

Stadi A – Kanceri gjendet vetëm në muret e zorrës.

Stadi B – Kanceri është përhapur në sipërfaqen e jashtme të mureve të zorrës.

Stadi C – Kanceri është përhapur në nyja limfatike në afërsi të zorrës.

Stadi D – Kanceri është përhapur përtej nyjeve limfatike, në zona të tjera të trupi si mëlçia apo mushkëritë.

Një sistem tjetër i përdorur është ai që quhet sistemi TNM. Ky sistem tregon sa i përhapur është tumor-i (T) në muret e zorrës; a janë infektuar nyjet limfatike (N) dhe a është përhapur kanceri në zona të tjera të trupit (metastazë-M). Në sistemin TNM, çdo shkronje i bashkëngjitet një numër, i cili tregon sa ka përparuar kanceri.

Ndoshta do të dëgjoni edhe për sistemin Dukes, i cili është një sistem më i vjetër, i ngjashëm me sistemin ACPS.

Trajtimi

Trajtimi kryesor për kancerin e zorrës është ndërhyrja kirurgjik-ale. Mund t’ju nevojitet edhe kemioterapi apo radioterapi. Mund t’ju nevojitet vetëm njëra prej tyre, por ndonjëherë mund të nevojitet një kombinim i tyre.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ekzistojnë disa lloje të ndërhyrjeve për kancerin e zorrës. Secila prej tyre do të përcaktohet nga vendndodhja e kancerit në zorrë, nga lloji dhe madhësia e kancerit dhe nga përhapja e tij. Doktori do të marrë në konsideratë edhe moshën dhe shëndetin tuaj.

Kirurgji minimalisht invazive

Me termin kirurgji minimalisht invazive, e quajtur ndryshe edhe vrima e çelësit apo kirurgji laparoskopike duhet të kuptojmë një teknikë kirurgjikale, e cila përbëhet prej disa çarje të vogla në vend të një prerjeje të madhe në abdomen.

Kirurg-u fut një tub të hollë dhe fleksibël, i quajtur laparoskop, në një nga çarjet. Laparoskopi ka një dritë dhe një kamera, në mënyrë që kirurgu të shohë brenda abdomen-it dhe të heqë kancerin. Kjo teknikë zakonisht ka më pak dhimbje dhe më pak shenja, një rrezik më të vogël për infeksione dhe shërim më të shpejtë, duke kaluar më pak kohë në spital.

Kërkimet e reja shtojnë prova në rritje se dietat e pasura me fibra, kanë efekte mbrojtëse kundër zhvillimit të kancer-it të zorrëve, thotë një ekspert.

Një studim në UK, në bazë të të dhënave nga ushqimet, zbuloi se ato që konsumonin një mesatare prej 24 gram fibra në ditë kishin një ulje rreziku prej 30% ndaj të zhvilluarit të kancerit kolo-rektal, krahasuar me ato që konsumonin një mesatare prej 10 gram fibra në ditë (J Natl Cancer Inst, online më 20 Prill).

Profesor Finlay Macrae, drejtor i mjekësisë kolorektale dhe gjenetikës në Spitalin Royal Melburn, tha se studimet përfaqësonin dëshmi të “cilësive të larta”, duke kontribuar në debatin e mbrojtjes së kancerit kolorektal nga fibrat.

Megjithatë, në këtë dhe në studimet e mëparshme, marrja e fibrave nuk tregoi mbrojtje sinjifikative kundër kancerit kolorektal, kur të dhënat ishin të bazuara në pyetësorët retrospektivë të frekuencave ushqimore.

Profesor Macrae së bashku me autorët, pranoi se përdorimi i pyetësorëve të frekuencave ushqimore në studimet e mëparshme, mund të shpjegojë dëshmitë kontradiktore të lidhura me konsumimin e fibrave, të cilat ndikojnë në reduktimin e rrezikut të kancerit kolorektal.

“Ditari i ushqimeve… është më i saktë sesa gjykimet retrospektive”, tha Profesor Macrae.

Kanceri i zorrëve, shkaqet dhe simptomat

Shkaqet

Shkaku kryesor i kancer-it të zorrëve nuk dihet. Megjithatë, disa faktorë rrisin shanset e zhvillimit të kancerit të zorrëve, duke përfshirë:

  • Të qenit të moshuar – kanceri i zorrëve, më shpesh, prek njerëzit e moshës 50 vjeçare e më sipër.
  • Sëmundja e zorrëve – njerëzit, që kanë sëmundjen inflamatore të zorrëve, kanë një rrezik sinjifikativ në rritje.
  • Faktorët e mirëqenies – të qenit mbipeshë, të ushtruarit e paktë, një dietë e pasur me yndyra dhe me produkte të kafshëve, konsumimi i alkool-it dhe duhanit, mund të luajnë një rol.
  • Një histori e fortë familjare – kanceri i zorrëve mund të zhvillohet në familje. Nëse jeni në një rrezik të lartë, varet nga fakti nëse jeni diagnostikuar dhe në çfarë moshe.
  • Një çrregullim gjenetik i trashëguar.

Polipe-t janë një faktor rreziku për kancerin e zorrëve. Nëse polipet janë hequr, rreziku i kancerit të zorrëve është reduktuar.

Historia familjare e kancerit

Nëse një ose më shumë pjesëtarë familjeje (siç janë prindërit ose motra/vëllai), kanë qenë diagnostikuar me kancerin e zorrëve përpara moshës 55 vjeçare, kjo mund të trashëgohet edhe tek familjarët e tjerë.

Nëse jeni të shqetësuar rreth kancerit të zorrëve për shkak të historisë familjare, shkoni tek mjeku i përgjithshëm për kontrolle të rregullta dhe diskutoni se cilat teste gjenetike mund të jenë të përshtatshme. Kryerja e ushtrimeve të rregullta fizike, mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe ngrënia e një diete të pasur me fruta, zarzavate dhe fibra, ju mbron ndaj kancerit të zorrëve.

Gjendjet gjenetike të trashëguara

Ekzistojnë dy gjendje shumë të rralla që zhvillohen në familje. Rreth 50% deri në 60% e kancerit të zorrëve, janë shkaktuar nga kushte gjenetike të trashëguara.

Adenomatozë familjare polipoze (FAP)

Kjo gjendje shkakton formimin e shumë polipeve në zorrë. Nëse polipet e formuara nga FAP nuk hiqen, ato zakonisht bëhen kanceroze.

Kanceri kolo-rektal jopolipoz i trashëgueshëm (HNPCC)

Kjo rrit rrezikun e zhvillimit të kancer-it të zorrëve dhe të kancerave të tjera. Jo të gjithë me HNPCC do të zhvillojnë kancerin e zorrëve.

Simptomat

Sindroma e acarimit të zorrëve: Shkaqet dhe simptomat

Sindroma e acarimit të zorrëve (IBS) është një çrregullim i zakonshëm, që ndodh në afërsisht 15% të njerëzve. Është më i zakonshëm tek gratë. Rreth gjysma e njerëzve që shkojnë tek një mjek për IBS-në janë më të rinj sesa 35 vjeç. Faktorët e lidhur me IBS-në përfshijnë ndjeshmëri të tepërt të zorrëve, depresion, ankth, infeksion gastrointestinal dhe faktorë të hershëm. Nuk është shkaktuar nga gjaku ose nga një çrregullim biokimik dhe nuk shkakton kancer ose atë që njihet si koliti ulçeroz.

Cilat janë simptomat e IBS-së?

Njerëzit me IBS kanë dhimbje të vazhdueshme të barkut ose parehati. Simptoma të tjera mund të përfshijnë:

  • Lëvizje të shumta të zorrëve;
  • Ndjenjë parehatie të barkut.

Disa njerëz zbulojnë se simptomat e tyre janë shkaktuar nga ushqime të caktuara, nga ngrënia e shpejtë ose nga ngrënia e sasive të mëdha.

Kur duhet të kërkoni këshilla mjekësore?

Duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse:

  • Keni gjakrrjedhje;
  • Simptomat fillojnë vonë (më të moshuar se 40 vjeç);
  • Keni një histori familjare të kancerit të zorrëve ose të sëmundjes inflamatore të zorrëve (Crohn morbus).
  • Simptomat përkeqësohen;
  • Mendoni se mund të jeni anemi-k, simptomat kryesore janë lodhja, dobësia;
  • Keni temperaturë;
  • Vuani nga humbja sinjifikative e peshës; ose
  • Ngriheni shpesh gjatë natës me simptoma.

Çfarë mund të bëni?

Nëse vuani nga IBS, ju duhet të:

  • Mbani një ditar ku të mund të shënoni çdo episod, pasi kjo mund t’ju ndihmojë për të identifikuar ndryshimet në jetën e përditshme që shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomat;
  • Shmangni ushqimet dhe substancat e tjera që provokojnë simptomat;
  • Ndryshoni mënyrën e jetesës për të reduktuar stresin;
  • Hani ushqime të pasura me fibra ose merrni suplemente të fibrave (përveç rasteve kur përkeqëson simptomat);
  • Shmangni alkool-in, kafeinë-n dhe nikotinë-n;
  • Pini 6 deri në 8 gota ujë ose çaj bimor;
  • Mbani yndyrat në dietën tuaj në më pak se 30 g në ditë;
  • Ushtrohuni rregullisht; dhe
  • Merrni ilaçe të dhëna me recetë.

Rreziku i kancer-it të zorrëve është më i reduktuar në ato që kanë nivele të larta të vitaminës D, në bazë të kërkuesve Evropianë.

Në një studim të më shumë se 520,000 pjesëmarrësve, ato me nivele të larta të vitaminës D kishin një rrezik më të vogël krahasuar me ato me nivele të ulëta të vitaminës D. Edhe pjesëmarrësit me nivele mesatare të vitaminës D, kishin një rrezik më të reduktuar, thanë autorët.

Studimet e mëparshme kanë prodhuar dëshmi kontradiktore në lidhjen ndërmjet niveleve të vitaminës D dhe rrezikut të kancerit kolo-rektal, thanë ata.

“Rritja e niveleve shumë të ulëta të vitaminës D mund të mbrojë ndaj kancerit të zorrëve”, thanë autorët.

Profesor Robert Thomas, këshilluesi i kancerit në Departamentin e Shëndetit në Viktoria, e pranoi këtë.  Ai tha se rezultatet ishin të rëndësishme. Ai besonte se do të ishte e parakohshme për të këshilluar marrjen e suplementeve, si një rëndësi biologjike e vitaminës D, pasi treguesi i rrezikut për kancerin kolorektal nuk ishte ende i qartë.

Është e rëndësishme për të thënë se kur ne jemi të ekspozuar në dritë ultravjollcë nga dielli, vitamina D formohet në lëkurën tonë. Disa ushqime përmbajnë gjithashtu vitaminë D.

Kancer-i zorrëve është kanceri që ndodhet në çdo pjesë të zorrës së trashë ose në çdo pjesë të rektumit. Kanceri i zorrëve mund të zhvillohet në dy mënyra: ai mund të rritet nga rreshtimi i brendshëm i zorrëve, ose nga rritje të vogla në murin e zorrëve që quhen polipe. Këto janë zakonisht të padëmshme (beninj), por me kalimin e kohës mund të bëhen edhe më keq.

Nëse nuk trajtohet, kanceri i zorrëve mund të përhapet (metastazë) më thellë në murin e zorrëve. Nga këtu, ai mund të përhapet në nyja limfatike.

Nyjet limfatike janë të vogla. Ato mbledhin dhe shkatërrojnë bakteret dhe viruset në trup. Ato janë pjesë e sistemit limfatik (sistemi limfatik) dhe luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imun (sistemi imunitar).

Më vonë, kanceri zorrëve mund të përhapet në organet e tjera, siç janë mëlçia ose mushkëritë. Në pjesën më të madhe të rasteve, ato rriten ngadalë dhe mund të qëndrojnë në zorrë për muaj ose vite përpara se të zhvillohen.

Si të gjithë kancerat e tjerë, zbulimi i hershëm përmirëson shanset e kurim-it. Fatkeqësisht, simptomat e hershme të kancer-it të zorrëve shpesh duken të parëndësishme dhe për këtë arsye janë injoruar.

Ndryshimi i zakonit të zorrëve është një ndër shenjat me të rëndësishme. Pjesa më e madhe e njerëzve janë të vetëdijshëm për zakonin normal të zorrëve. Për pjesën më të madhe të njerëzve kjo ndodh njëherë në ditë, për të tjerët kjo mund të jetë dy herë në ditë dhe për disa të tjerë mund të jetë 2 ose 3 herë në javë. Të gjitha këto mund të jenë shumë normale. Kur ka ndonjë ndryshim në këtë model, atëherë do të ishte shumë e nevojshme kujdesja dhe kontrolli.

Nuk ekziston një ndryshim tipik ndaj të cilit duhet të shqetësoheni. Ndryshimi i zorrëve mund të jetë më i shpeshtë ose më pak i shpeshtë. Gjëja më e rëndësishme është që ato janë të ndryshme. Çdo ndryshim që vazhdon për më shumë se një ditë ose dy dhe nuk mund të shpjegohet nëpërmjet një ndryshimi sinjifikativ në dietë, duhet të raportohet tek mjeku.

Një shenjë tjetër e rëndësishme që nuk duhet injoruar është gjakderdhja. Nëse ekziston një miksim gjaku me lëvizjen e zorrëve dhe që vihet re në letrën e tualetit, investigime të tjera janë të nevojshme.

Testet për kancerin e zorrëve

Investigimi i zakonshëm që bëhet kur dyshohet për lëvizjen e zorrëve është nëpërmjet një testi që quhet kolonoskopi. Një tub i hollë kalon nëpërmjet anus-it. Mjeku që bën testin është në gjendje që të shohë brenda zorrëve dhe të marrë mostra që janë dyshuese, për teste të mëtejshme. Kolonoskop-i bën ekzaminimin e zorrëve, për ndonjë problem të mundshëm. Ekziston një parehati gjatë bërjes së këtij testi.

Kush është në rrezik të kancerit të zorrëve?

Gratë shtalarta kanë një rrezik më të madh në zhvillimin e kancer-it, të dhëna këto nga një studim i një milion grave në Mbretërinë e Bashkuar.

Analizat e të dhënave të më shumë se një milion grave treguan se çdo rritje prej 10 cm në gjatësi, i shkaktonte grave një rritje të rrezikut të kancerit në 16% (Onkologjia 2011; online më 21 Korrik).

Një rritje në gjatësi prej 10 cm, çonte në një rritje të rrezikut për melanomë malinj-e në 32% dhe një rritje të rrezikut për kancerin e veshkave në 29%, leuçemisë (leukemi) 26% dhe kancerin e zorrëve në 25%.

Nga 17 kancera të studiuara, vetëm kanceri i gojës, fytit dhe fshikëzës nuk ishin të lidhura me një rritje të rrezikut si rezultat i gjatësisë, thanë studiuesit.

Ata gjetën se pirja e duhanit ishte i vetmi nga 12 karakteristikat personale të marra në konsideratë në studim që modifikonte efektin e gjatësisë mbi rrezikun e kancerit.

Efekti i lartësisë mbi rrezikun e kancerit varionte pak ndërmjet Evropës, Amerikës së Veriut, Australisë dhe Azisë, siç tregohet nga një meta-analizë e të dhënave dhe nga 10 studime të tjera, thanë autorët.

Ngjashmëritë mes vendeve sugjeruan se mund të jetë një mekanizëm i përbashkët për lidhjen ndërmjet lartësisë dhe rrezikut të kancerit, ndoshta duke vepruar në jetën e hershme.

“Një tjetër mundësi është se lartësia parashikon rrezikun e kancerit për shkak se njerëzit shtatlartë kanë më shumë qeliza, dhe kështu kanë një mundësi më të madhe për transformim-in e mutacion-eve malinje”, thanë ata.