Gjendja diabetike prek këmbët dhe shputat

Këmbët dhe shputat janë vendet më vulnerabël në rastet e komplikacion-eve të njerëzve me diabet (diabeti mellitus) dhe për këtë arsye kujdesi i mirë i këmbëve është i rëndësishëm. Një dëmtim në këmbë  dhe shputë mund të jetë i dhimbshëm, ose në njerëzit që vuajnë nga diabeti neuropati-k (dëmtim i nervit) ndjenja është e shurdhët dhe dëmtime të vogla shpesh anashkalohen dhe nuk trajtohen, duke çuar kështu në një dëmtim më serioz.

Humbja e ndjesisë të temperaturës është gjithashtu një faktor i rëndësishëm rreziku për lëndime tek njerëzit me diabet. Kjo mund të rezultojë që një person i cili është duke bërë dush dhe nuk është në dijeni se uji është duke i ngrohur më shumë se çduhet ato. Ata gjithashtu mund të jenë në rrezik të zhvillimit të djegie-ve të rënda pasi janë ulur shumë afër ngrohësit.

Një vëmendje e veçantë është e nevojshme për të parandaluar sëmundjet e qarkullimit dhe infeksionet që zakonisht ndodhin në gjymtyrët e njerëzve me diabet. Zonat me qarkullim të dobët nëse lihen pa u mbikëqyrur, në rastet e lëndimeve mund të zhvillohen në ulcerë ose edhe të bëhen gangrenoz-e.

Mos i injoroni dhimbjet në këmbë ose shputë pasi kjo mund të përcaktojë një problem.

Kujdesi i mirë i këmbëve

Kujdesi i mirë i këmbëve është i rëndësishëm për njerëzit me diabet. Çdo ditë, lajini këmbët tuaj me ujë të vakët (jo shumë të ngrohtë). Nëse ju vini re formimin e një kalloje, ju mund të provoni për ta hequr atë me butësi (p.sh. me një gur për këmbët). Megjithatë, në momentin që formohen, kallot duhet trajtuar vetëm nga profesionistë. Pas larjes, aplikoni një krem në këmbë, por shmangeni atë në mesin e gishtave. Kur ju prisni thonjtë tuaj, pritini ato me kujdes, pak dhe jepini një formë të rrumbullakët.

Gjithmonë vishni këpucë dhe çorape, dhe zgjidhini me kujdes këpucët tuaja. Këpucët duhet të jenë të gjëra mjaftueshëm që të jenë të rehatshme, por jo tepër të gjëra që t’ju rrëshqasin. Ata duhet të jenë elastike dhe të jenë të buta në brendësi.

Kontrolloni shputat tuaja çdo natë, duke i kontrolluar për:

Gjëra të domosdoshme që duhet të keni gjatë amësisë: nga koka në këmbë

Nuk është e domosdoshme që gjithçka të jetë e re domosdo, por çdo nënë që pret një fëmijë duhet të hapë një vend në sirtarët e saj për këto veshje thelbësore gjatë shtatzënisë.

Të linjta. Është e zakonshme që të linjtat e amësisë të jenë më shumë si ato të gjysheve se sa seksi. Të gjera që t’i hapin vend belit që zgjerohet vazhdimisht dhe natyrisht që nuk do të jenë si ato që ju shihni nëpër katalogët e modës. Praktike, ndoshta tërheqëse, por jo dhe aq shumë. Fatmirësisht, shumë nga kompanitë e modës që tregtojnë veshje për nënat e reja e kuptojnë shumë mirë që ato nuk duan të kenë të linjta si të gjysheve të tyre para se të bëhen nëna. Pavarësisht se sa të modës janë këto veshje, ju duhet të keni të tilla të përshtatshme dhe të modës, por në sasi të bollshme, dhe kjo jo për të pasur larmi, por sepse të gjithë ato shkarkime vagina-le që mund të përjetoni kërkojnë që ju t’i ndërroni shumë shpesh të brendshmet tuaja. Përdorni të linjta 100% pambuk për të mbetur e freskët dhe e thatë, si edhe për të parandaluar ndonjë infeksion vaginal.

Gjimbajtëset. Nga fundi i tremujorit të parë gjinjtë tuaj mundet që të jenë në masë të konsiderueshme më të mëdhenj se sa në kohën kur keni mbetur shtatzënë. Dhe ata mund të bëhen shumë shpejt të mëdhenj. Për disa femra ky ndryshim mund të jetë shumë i mirëpritur, ndërsa për të tjera jo dhe aq, veçanërisht për ato, gjinjtë e të cilave kanë qenë të mëdhenj që në fillim.

Edhe rehati është i rëndësishëm (rripat nuk duhet të zhyten në shpatullat tuaja, në qoftë se ato lënë shenja, atëherë janë shumë të shtrënguar), si edhe duhet të keni parasysh frymëmarrjen. Dhe për një rezultat më të mirë për gjimbajtëset tuaja, provojini më parë që në dyqan. Disa momente të një modestie të sakrifikuar mund të japin si rezultat komoditet për muaj të tërë.

Kontrolli shëndetit të këmbëve

Më poshtë do të gjeni një listë të pyetjeve të shpejta që ju ndihmojnë për të kontrolluar shëndetin e këmbëve.

  1. A keni dhimbje në këmbët tuaja?
  2. A jeni ju në këmbë gjatë gjithë ditës?
  3. A keni ju probleme të lëkurës ose të thonjve në këmbët tuaja?
  4. A keni ndonjë plagë në këmbët tuaja?
  5. A keni erë të këmbëve?
  6. A keni lëndim të këmbëve?
  7. A keni probleme shëndeti siç është diabet-i ose artrit-i?
  8. A rrëzoheni shpesh?
  9. A keni vështirësi në gjetjen e këpucëve që ju përshtaten?
  10. A keni ju gjëndra ose shtrembërime të formave të gishtave?
  11. A vishni rregullisht taka që janë 5 cm ose më të larta?

Nëse i jeni përgjigjur “po” njërës prej pyetjeve të mësipërme, konsultohuni me një angiolog ose mjekun tuaj për diagnostikim dhe trajtim.

Një nga gjendjet më të dhimbshme që prekin këmbët janë bunionet. Femrat preken më shpejt nga kjo sëmundje sesa meshkujt.

Bunioni është një ënjtje, zakonisht mbi nyjet ndërmjet gishtit të madh dhe pjesës tjetër të këmbës. Gishti i madh është vendosur zakonisht drejt gishtërinjve të tjerë, duke bërë një kënd të mprehtë ndërmjet eshtrave të gjatë të këmbëve.

Kjo krijon një pikë presioni kur këpucët janë veshur, duke prodhuar një bunion të dhimbshëm dhe një ënjtje të kuqe.

Edhe këpucët që janë shumë të ngushta janë një arsye që shkaktojnë bunionet, gjithashtu luajnë një rol edhe faktorë të tjerë si tendenca e zhvillimit të bunioneve, zhvillimi i anormaliteteve të këmbëve dhe artrit-i.

Ekzistojnë mënyra të ndryshme të trajtimit të bunioneve, që zakonisht janë të dhimbshme vetëm kur këpucët janë të ngushta. Këpucët që janë të gjëra mjaftueshëm për të shmangur presionin mbi bunionet janë zakonisht hapi i parë i dukshëm. Për rastet më të rënda është e nevojshme kirurgji-a. Operacione të ndryshme kryhen për trajtimin e bunioneve.