Sëmundja e indit lidhës

Sëmundja e indit lidhës i referohet një grupi sëmundjesh që përfshijnë indin e pasur me proteina që i mbështet organ-et dhe pjesë të tjera të trupit. Shembuj të indit lidhës janë dhjami, kockat dhe kërc-et. Këto sëmundje shpesh prekin nyjet, muskujt dhe lëkurën, por ato po ashtu mund të prekin organe të tjerë si dhe sisteme organesh, duke përfshirë sytë, zemrën, mushkëritë, veshkat, traktin gastrointestinal dhe enët e gjakut.

Janë më shumë se 200 çrregullime që prekin indin lidhës, shkaqet dhe simptomat e tyre specifike ndryshojnë sipas llojeve të ndryshme.

Çrregullimet e trashëguara të indit lidhës

Disa sëmundje të indit lidhës, shpesh të quajtura çrregullime të trashëguara të indit lidhës, janë rezultat i ndryshimeve në disa gene. Shumë prej tyre janë fare të rralla. Më poshtë po japim disa nga më të zakonshmet:

Sindroma Ehlers-Danlos

Në të vërtetë një grup prej më shumë se 10 çrregullimesh, karakterizohen nga nyje tepër të ndjeshme, lëkurë e tendosur dhe rritje anormal-e e indit të mbresave. Simptomat mund të jenë nga më të butat deri tek ato sakatuese. Varësisht nga format specifike, simptomat mund të përfshijnë:

  • Një shpinë të lakuar;
  • Enë të dobëta të gjakut;
  • Mishra të dhëmbëve që rrjedhin gjak;
  • Probleme me mushkëritë, valvul-at e zemrës ose tretje-n.

Epidermolisisbullosa (EB)

Personat me këtë sëmundje kanë një lëkurë që është kaq e brishtë, saqë ajo shqyhet apo bëhet me flluska si rezultat i goditjeve më të vogla, apo edhe nga fërkimi me rrobat. Disa forma të EB mund të prekin sistemin tretës, atë të frymëmarrjes, muskujt ose fshikëzën e urinës. Shkaktuar nga defektet e disa proteinave në lëkurë, EB zakonisht është evidente në lindje.

Sindroma Marfan

Thellë në mitër, embrion-i rritet me shpejtësi të madhe. Tani, ai është me madhësinë e një fare susami dhe duket më shumë si një fulterëz se si njeri. Embrioni përbëhet nga tre shtresa: ektodermë, mezodermë dhe endodermë, të cilat më pas do të formojnë të gjitha organ-et dhe indet e tij.

Gypi nervor nga i cili do të shpërhapen truri i foshnjës, palca e kurrizit, nervat dhe kolona vertebrore, fillon të krijohet në shtresën e sipërme të quajtur ektodermë. Kjo shtresë do të fillojë rritjen edhe të lëkurës, flokëve, thonjve, gjëndrave të qumështit e të djersës dhe smalti-t të dhëmbëve.2

Zemra dhe sistemi i qarkullimit të gjaku-t fillojnë të formohen në shtresën e mesme ose në mezodermë. Në fakt, këtë javë zemra e vogël fillon të ndahet në dhomëza dhe të rrahë e të pompojë gjak. Mezoderma do të formojë edhe muskujt, kërc-et, eshtrat dhe indet e nënlëkurës.

Shtresa e tretë ose endoderma, do të strehojë mushkëritë, zorrët dhe sistemin rudimentar të urinimit, si dhe tiroidet, mëlçinë, dhe pankreas-in. Ndërkohë, fillojnë të funksionojnë placenta primitiv-e dhe kordoni i kërthizës (kordoni umbilikal), i cili i dërgon foshnjës ushqim dhe oksigjen.

Si ndryshon jeta juaj:

Ju mund të vini re tashmë disa shqetësime që lidhen me shtatzëninë. Shumë gra tregojnë për gjinj të pezmatuar, lodhje dhe urinim të shpeshtë duke filluar që në javët e para. Gjithashtu, mund të keni të përziera, megjithëse më shumë ka të ngjarë që këto të shfaqen gjatë javëve të ardhshme.

Bota jashtë nuk do të shohë ndonjë shenjë të zhvillimeve dramatike që ndodhin brenda jush, përveçse ndoshta që ju refuzoni ndonjë gotë verë gjatë darkës. Është e rëndësishme ta shmangni alkool-in gjatë shtatzënisë, meqenëse askush nuk e di saktësisht se sa mund ta dëmtojë ai një foshnjë në zhvillim e sipër.