Spondiloartropatitë

Çfarë janë spondiloartropatitë?

Spondil-artropati-të janë një familje sëmundjesh kronike të nyjeve. Këto sëmundje shfaqën tek fëmijët dhe të rriturit. Ato përfshijnë spondilit-in ankilos, sindromën Reiter (artritin reaktiv), artritin psoriatik dhe probleme të nyjeve të lidhura me sëmundjen inflamatore të fshikëzës së urinës (artriti enteropatik). Spondiloartropatitë ndonjëherë quhen spondiloartrit.

Megjithëse të gjithë spondiloartropatitët kanë simptoma dhe rezultate të ndryshme, ato janë të ngjashme në atë që të gjitha:

  • Zakonisht përfshijnë gjithçka midis pjesës së poshtme të shpinës dhe pelvisi-t (nyjes sakroiliak-e).
  • Prekin zonat rreth nyjeve ku ligament-et dhe tendinat (tendinë) i bashkohen kockës, si në gjunjë, këmbë dhe ije.

Është e rëndësishme të pranohet se spondiloartropatitë janë të ndryshme nga artriti reumatoid tek të rriturit dhe nga artriti idiopatik juvenil tek fëmijët.

Çfarë i shkakton spondiloartropatitë?

Ekspert-ët nuk e dinë se çfarë i shkakton spondiloartropatitë. Prania e një geni të veçantë, HLA-B27, shoqërohet shpesh me atë që njihet si spondiliti ankilozues. Spondiloartropatitë ka më shumë të ngjarë që të ndodhin në familje më shumë se sa format e tjera të sëmundjes reumatik-e, siç është lupus eritematoz apo artrit reumatoid.

Cilat janë simptomat?

Spondiloartropatitë shpesh shkaktojnë:

  • Dhimbje të pjesës së poshtme të shpinës që mund të përhapet në mollaqe;
  • Ngurtësim të mëngjesit, veçanërisht në shpinë e në qafë, që përmirësohet gjatë ditës ose pas një ushtrimi fizik;
  • Lodhje.

Megjithëse të gjithë spondiloartropatitë japin si rezultat dhimbje të nyjeve, secila nda llojet ka edhe simptoma specifike.

Vezët, pjelloria dhe mosha: Si funksionojnë?

Pjelloria bie natyrshëm me rritjen e moshës së gruas, por rënia ka pak të bëjë me plakjen që ndodh në kocka, lëkurë dhe pjesën më të madhe të organ-eve të trupit. Është mosha dhe cilësia e vezëve të një gruaje arsyeja primare për rënien e pjellorisë me plakjen e gruas. Ja sepse gratë në të pesëdhjetat e madje edhe në të gjashtëdhjetat kanë qenë në gjendje të mbeten shtatzënë duke përdorur vezët e dhuruara nga një grua më e re.

Ju ndoshta keni dëgjuar që vajzat lindin me një pasuri të tërë vezësh-ose para vezësh- tashmë brenda vezoreve të tyre. Kjo do të thotë që vezët e një gruaje janë gjithmonë në moshën që është dhe gruaja. Këto një milion deri në dy milionë vezë në pritje quhen oocite primare. Ato në të vërtetë ende nuk janë vezë, por janë mbështjellë në një fshikëz mbrojtëse, në folikulë dhe ruhen në një lloj gjumi, duke pritur për hormonet e pubertet-it që t’i zgjojnë. Me kalimin e kohës, oocitet vdesin vazhdimisht. Në kohën që vajza arrin pubertetin kanë mbetur vetëm 300 000 deri në 500 000. Pjesa tjetër janë shpërbërë dhe absorbuar nga trupi në një proces natyror të quajtur atresia.

Ndarja e vezëve

Shumica e qelizave në trup përmbajnë dy kopje të strukturave të quajtura kromozome. Kromozomet përmbajnë ADN-në tonë, informacionin tonë gjenetik. Qeniet njerëzore kanë 23 çifte kromozomesh të ndryshëm, domethënë 46 kromozome në secilën qelizë. Kur një oocit primar ndahet, çdo pjesë ka vetëm një kromozom. Pasi oociti i nënshtrohet kësaj ndarje, quhet vezë. Qelizat e spermës po ashtu kanë vetëm një kopje të secilit kromozom, 23 në total. Kjo siguron që kur veza dhe sperma takohen dhe shkrihen me njëra tjetrën, veza e fekonduar që vjen si rezultat, që së shpejti do të bëhet embrion, do të ketë dy kopje të secilit nga kromozomet në çdo qelizë.

Zhvillimet kryesore të kësaj jave: Hunda, goja dhe veshët, të cilët ju do të shpenzoni kaq shumë kohë duke i puthur pas tetë muajsh, fillojnë të marrin formë. Në qoftë se do të mund të shihnit brenda në mitrën tuaj, do të gjeni një kokë me përmasa të mëdha dhe njolla të errëta atje ku po fillojnë të formohen sytë dhe flegrat e hundës së foshnjës. Veshët që po dalin janë shënjuar nga gropëza të vogla në anët e kokës dhe duart e këmbët, nga “sythe” të zgjatur. 2Zemra i rreh rreth 100 deri 160 herë në minutë, pothuaj dy herë më shpejt se juaja dhe gjaku po fillon të udhëtojë nëpër trup. Po zhvillohen zorrët dhe ka dalë në pah sythi i indeve, nga i cili do të lindin mushkëritë. Po i formohet gjëndra e hipofizës dhe pjesa tjetër e trurit, muskujve dhe kockave. Në këtë moment embrion-i është gati 6 mm i gjatë, afërsisht sa madhësia e një thjerrëze.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ju mund ta gjeni veten që po zhvilloni një personalitet paksa të ndarë. Ndiheni në humor të ndryshueshëm një ditë dhe ditën tjetër e gëzuar. Megjithëse ju duket vetja e çekuilibruar (veçanërisht në qoftë jeni krenuar që e keni veten nën kontroll), ajo që po kaloni është normale. “Emocionet e ndryshueshme” shkaktohen pjesërisht nga luhatja e hormoneve. Por po të lëmë mënjanë hormonet, jeta juaj po ndryshon shumë, e kush nuk do të kishte plot emocione për këtë?

Rrjedhjet (njollat e gjakut në të mbathura e ose në letrën higjienike pas urinim-it) ose gjakderdhja, është relativisht e zakonshme në një shtatzëni të hershme dhe prek deri çerekun e grave shtatzëna. Ajo mund të ndodhë në një shtatzëni normale, por disa herë mund të jetë shenja e parë e një abort-i apo e një barre ektopik-e (shtatzënia ektopike). Në qoftë se keni ndonjë rrjedhje apo gjakderdhje, kontaktoni me mjekun tuaj.

A mund të jenë binjakë?

Sigurisht në shumë familje ka binjakë dhe ju ka më shumë të ngjarë që të mbani më shumë se një foshnjë në qoftë se u jeni nënshtruar trajtimeve për pjellorinë, por çdo grua mund të mbetet shtatzënë me më shumë se një foshnjë. A mundet që ju të jeni një prej tyre?