Grafiku i ushqyerjes së foshnjës: Pas kafshatave të para

Këto këshilla do t’ju ndihmojnë të përgatisni një grafik për ushqimet e fëmijës suaj, të cilin ai do ta presë me padurim.

Ju keni bërë fotografi të shumta të të voglit tuaj, keni ngrënë vaktin e parë së bashku dhe tashmë po e vrisni mendjen se ç’duhet bërë paskëtaj. Cila është sasia që duhet t’i jepni të voglit tuaj dhe kur duhet të filloni ta ushqeni tre vakte në ditë? Cila duhet të jetë balanca midis lëngjeve dhe ushqimeve të ngurta dhe duhet që të dyja këto të jenë në menu në të njëjtën kohë? Lexoni më tej përgjigjet për këto pyetje dhe udhëzimet për krijimin e një grafiku të ushqyerjes së foshnjës.

Zgjidhni kohën e duhur për ushqyerjen e foshnjës

I vogli juaj do t’ju tregojë se kur do të dojë të ushqehet, për këtë arsye oraret e vakteve do të varen shpesh nga humori i tij. Një rregull i mirë është: Gjeni kohën kur ai është i zgjuar, i kënaqur dhe ende jo i uritur. Nëse p.sh. i vogli juaj duket se është më i kënaqur pas gjumit, atëherë ajo është koha e duhur për t’i dhënë ushqime të ngurta. Ju do ta kuptoni shpejt se kur ai do të ushqehet: Nëse do të dojë, do të hapë gojën; nëse jo, do të kthejë kokën. Ndiqni sinjalet e tij dhe mos e detyroni të hajë – mund ta provoni përsëri më vonë. Filloni t’i jepni dy vakte me ushqime të ngurta në ditë derisa të bëhet rreth tetë muajsh. Kur të rritet edhe pak, mund të kaloni në tre vakte në ditë me ndonjë ushqyerje të vogël midis tyre.

Ushqejeni midis kohës së dhënies së gjirit/biberonit

Edhe pse foshnja juaj tashmë ushqehet me lugë, shumicën e lëndëve ushqyese i merr prej qumështit të gjirit ose përzierjeve ushqimore. Konsiderojini ushqimet e ngurta si plotësues të shëndetshëm dhe si një mundësi që i jepet atij për të provuar shije të reja.

Udhëheqës vizual: Strategji për kohën e gjumit të foshnjave

[ssba_hide]

Mosha dhe pjelloria: Mbetja shtatzënë në të njëzetat

Koha është në anën tuaj në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë në të njëzetat tuaja, edhe biologjia po ashtu. Trupi juaj është i përgatitur plotësisht për shtatzëninë dhe ka të ngjarë do të jetë ende në qoftë se ju vendosni të shtoheni.

E thënë kjo, shtatzënia në çfarëdo moshe vjen me avantazhe dhe dizavantazhe të dallueshme. Ne jemi lidhur me specialistë të pjellorisë, konsulentët financiarë dhe edukatorët e marrëdhënieve dhe nëna rreth të njëzetave për të marrë një tablo realiste të asaj se çfarë do të thotë të keni një fëmijë në të njëzetat tuaja.

Pro-të

Nga një perspektivë rreptësisht biologjike, të njëzetat janë dhjetëvjeçari më i mirë për ngjizjen dhe për mbajtjen e një foshnje. Ekspertët thonë se pjellshmëria mesatare e gruas arrin kulmin kur ajo është në moshën 24 vjeç.

Ashtu si çdo grua, ju jeni lindur me të gjitha vezët që do të keni gjatë jetës tuaj: rreth 1 milion në lindje. Në kohën që arrini pubertet-in, vezët tuaja numërohen rreth 300 000, por vetëm 300 prej tyre çlirohen nga vezoret gjatë viteve tuaja të riprodhimit.

Ndërsa moshoheni, vezoret tuaja plaken së bashku me pjesën tjetër të trupit tuaj dhe vezët tuaja bëhen më pak të shëndetshme. Për këtë arsye, vezët e grave më të reja kanë më pak të ngjarë se ato të grave më të moshuara  që të kenë anomali gjenetike, të cilat japin si rezultat sindroma Down dhe defekte të tjera në lindje.

Risku i abort-eve po ashtu është shumë më i ulët. Risku është rreth 10% për gratë në të njëzetat e tyre, 20% për gratë në mes apo në fund të tridhjetave dhe rreth 35% për gratë në fillimin e të dyzetave.

Në të njëzetat, ju keni më pak të ngjarë që të keni probleme të tjera gjinekologji-ke si fibroid-e dhe endometriozë, të cilat shpesh përparojnë dhe me kalimin e kohës bëhen shumë problem.

Vetë shtatzënia është zakonisht më e lehtë fizikisht për gratë në të njëzetat, sepse ato janë me një risk më të ulët për ndërlikime shëndetësore si presioni i lartë i gjaku-t dhe diabet-i.