Kolangiopankreatografia endoskopike retrograde (ERCP)

Është një investigim i përdorur për të parë fshikëzën e tëmthit, kanalet e bilës, pankreas-in dhe kanalin e pankreasit. Po ashtu mund të kryhen operacione të vogla kirurgjik-ale gjatë kësaj procedure.

Zakonisht ju duhet të merrni qetësues të lehtë para procedurës ambulatore dhe pak do t’ju kujtohet nga e gjithë kjo ngjarje.

Si kryhet testi?

Mjeku fut një endoskop, një tub të gjatë, të hollë elastik me një dritë në skaj, në ezofag-un tuaj, nëpër stomak dhe në duoden. Pastaj mjeku shikon përmes endoskopit për të gjetur papilën e duodenit. Kjo është pika ku kanali i pankreasit dhe kanali i bilës i zbrazin sekrecionet e tyre në duoden.

Pasi e gjen papilën e duodenit mjeku kalon një tub të vogël plastik të quajtur kateter nëpër endoskop dhe e përdor atë për të injektuar një bojë speciale në kanalet e pankreasit dhe të bilës. Boja speciale është një lëndë kontrasti që shfaq me anë të rrezeve X pamjet që regjistron mjeku. Rrezet X mund të bëjnë të dukshme gurë-t e tëmthit ose bllokimet në kanalin e bilës dhe të demonstrojnë ngushtimin apo bllokimin e kanalit të pankreasit.

Gurët e tëmthit

Në qoftë se me anë të rrezeve X shfaqet një gur i tëmthit në kanalin e bilës, mjeku mund ta largojë gurin duke futur një instrument të vogël nëpërmjet endoskopit dhe duke bërë një prerje në muskulin që rrethon hapjen e kanalit (sfinkterektomi). Guri largohet nëpër prerje dhe futet në një shportë të vogël ose lihet të kalojë nëpër zorrë. Shporta largohet duke e tërhequr atë me anë të endoskopit.

Bllokimet dhe ngushtimi

Rrezet X mund të tregojnë një ngushtim (të quajtur strukturë) ose bllokim të një kanali, i cili pengon rrjedhjen e lirë të bilës. Në këto raste, mjeku mund të jetë në gjendje të fusë një pajisje të quajtur stendë me anë të endoskopit. Stenda është një tub i ngushtë plastik që futet në kanal për ta mbajtur atë të hapur dhe për të lejuar kalimin e bilës përmes kanalit për në zorrë në rrugë normale.

Biopsia

Diagnoza për gurët e tëmthit

Gurët “e heshtur” të tëmthit të cilët nuk shkaktojnë ndonjë simptomë ndonjëherë zbulohen aksidentalisht gjatë procedurave të tjera, siç janë ultratingujt, rrezet X ose tomografi e kompjuterizuar. Ata jo gjithmonë kërkojnë trajtim apo ndërhyrje kirurgjik-ale.

Në qoftë se juve keni simptoma që sugjerojnë që keni gurë në tëmth, mjeku do t’ju marrë një anamnezë dhe do të kryejë një ekzaminim fizik për të kontrolluar lëkurën dhe sytë tuaj për verdhëz dhe abdomen-in për zbutje.

Gurët e tëmthit që bllokojnë kanalet e bilës mund të japin si rezultat një kombinim të dhimbjes abdominale, verdhëz dhe ethe. Kjo sugjeron një diagnozë të kolangit-it (inflamacion i tëmthit), një gjendje shëndetësore që kërkon vëmendje mjekësore urgjente.

Meqenëse edhe një numër sëmundjesh të tjera, siç është pankreatiti (inflamacion i pankreas-it), hepatit (inflamacion i mëlçisë), sindroma e zorrës së acaruar dhe ulçera gastrike, mund të prodhojnë simptoma të ngjashme me ato të gurëve në tëmth, mjeku juaj mund të kërkojë teste suplementare për të përcaktuar një diagnozë përfundimtare. Disa shembuj të këtyre testeve janë përshkruar më poshtë.

Testet e gjakut

Testet e gjakut mund të bëhen për të kontrolluar për infeksion, verdhëz ose bllokim. Këto tregohen nga nivelet e lartë të bilirubinë-s (një pigment i gjelbër në të verdhë i gjetur në bilë dhe i prodhuar në mëlçi) ose fosfatase alkaline, një enzimë e mëlçisë.

Ultratingujt

Skanimi me anë të ultratingull-it është teknika më e zakonshme e përdorur për të konfirmuar praninë e gurëve në tëmth. Ajo është një procedurë e shpejtë dhe jo e dhimbshme e cila përdor valë zanore të dërguara me anë të një pajisje që mbahet në dorë dhe zhvendoset mbi abdomen. Jehonat e përplasjes së valëve zanore në fshikëzën e tëmthit dhe organ-e të tjera konvertohen në impulse elektrike të cilat shfaqin një figurë në monitor.

Kolangiografia

Kolangiopankreatografia me anë të rezonancës magnetike

Ky test është një teknikë relativisht e re për të parë në kanalet e bilës, kanalin e pankreas-it dhe në fshikëzën e tëmthit. Zakonisht nuk duhet të administrohet lëndë kontrasti në dallim nga disa teknika të tjera. Kolangiopankreatografia me rezonancë magnetike përdor imazherinë me anë të rezonancës magnetike për të prodhuar pamje të hollësishme.

Imazheria me anë të rezonancës magnetike përdor valë në radiofrekuenca të drejtuara në trup për të ngacmuar atomet e hidrogjenit në molekulat e ujit në trupin tuaj. Kjo bëhet në një fushë të fuqishme magnetike e cila shkakton që protonet të vendosen në pozicione të renditura dhe jo të rastit. Këto protone lëshojnë radiosinjale kur kthehen në renditjen e tyre natyrore. Këto sinjale përdoren për të ndërtuar një imazh të kompjuterizuar që tregon diferencat në indet e trupit bazuar në sasinë e ujit tek ato. Kjo bën të mundur që të përftohen foto jashtëzakonisht të qarta dhe të hollësishme të kanaleve të bilës dhe të pankreasit.

Kolangiopankreatografia me anë të rezonancës magnetike është një procedurë ambulatore që përmban shtrirjen në qetësi nën një skaner të kolangiopankreatografisë me anë të rezonancës magnetike për disa minuta. Ju nuk ndjeni gjë ndërkohë që bëhet skaneri, megjithëse aparatura është mjaft e zhurmshme. Gjithçka zgjat më pak se 20 minuta.

Kryerja e këtij testi nuk ju ekspozon ndaj ndonjë rrezatim-i. Megjithatë meqenëse ai përdor një fushë të fuqishme magnetike, personat me ndonjë lloj objekti metalik në trup nuk mund t’i nënshtrohet këtij testi. Këshillohuni me qendrën që e bën skanimin në qoftë se keni ndonjë objekt të tillë brenda në trupin tuaj, si:

  • Kllapa metalike për të mënjanuar një aneurizëm (enë gjaku të zgjeruar);
  • Një valvul artificiale në zemër ose pacemaker;
  • Një zëvendësues të artikulacion-eve;
  • Një transplantim në veshin e brendshëm;
  • Çdo lloj objekti metalik.