Ethja Hemorragjike e Ebola-s (Sëmundja e virusit Ebola)

Fakte mbi ethen hemorragjike të Ebolas (Sëmundjen e virusit Ebola)

•  Ethja hemorragjike Ebola është një sëmundje e shkaktuar nga katër specie të ndryshme të virusit Ebola. Këta viruse infektoj-në njerëzit dhe kafshët.
•  Asaj i referohen edhe si sëmundja e virusit Ebola.
•  Ethja hemorragjike Ebola ka një histori të shkurtër që nga zbulimi i saj në vitin 1976. Ka pasur disa epidemi duke përfshirë edhe “epideminë e paprecedent” të tanishme (prill 2014) në Afrikë.
•  Viruset Ebola gjenden kryesisht në Afrikë e ndoshta edhe në Filipine, ku ka vetëm disa epidemi të rastësishme të infeksionit tek njerëzit.
•  Ethja hemorragjike Ebola haset kryesisht në Afrikë në Republikën e Kongos, në Gabon, Sudan, Bregun e Fildishtë dhe Uganda, por mund të haset edhe në vende të tjera afrikane.
•  Virusi Ebola mund të përhapet me anë të kontaktit të drejtpërdrejtë me gjakun dhe sekrecionet që mbeten në veshje dhe me anë të ageve ose shiringave të përdorura për të trajtuar pacientët e infektuar me Ebola.
•  Faktorë risku për ethen hemorragjike të Ebolas janë udhëtimi në zonat me ethen endemi-ke hemorragjike Ebola ose çdo shoqërim i afërt me një person të infektuar.
•  Simptomat e ethes hemorragjike Ebola kanë një periudhë inkubacion-i nga dy deri në 21 ditë, që fillon me një temperaturë të lartë të papritur, dhimbje koke, dhimbje të kyçeve dhe të muskujve, fyt të pezmatuar dhe dobësi. Përparimi i simptomave përfshin diarre, të vjella, dhimbje të stomaku-t, lemzë dhe puçrra me më shumë simptoma shkatërruese të hemorragjisë së brendshme dhe të jashtme në shumë pacientë.
•  Diagnostikimi i hershëm klinik është i vështirë sepse simptomat nuk janë specifike. Megjithatë në qoftë se një pacient dyshohet për Ebola, ai duhet izoluar dhe departamentet lokale dhe qendrore të shëndetësisë duhet të kontaktohen menjëherë.
•  Testet përfundimtare për ethen hemorragjike Ebola janë ELISA dhe PCR; gjithashtu mund të përdoren kultivimi i viruseve dhe kampionë për biopsi.
•  Nuk ekziston ndonjë trajtim standard për ethen hemorragjike Ebola. Në dispozicion është vetëm një terapi ndihmëse.

Komplikacionet e diabetit

Deri në zbulimin e insulinës në vitin 1920, diabeti mellitus tipi I ishte një sëmundje fatale. Në ditët e sotme, njerëzit me diabet, të të dyja llojeve 1 dhe 2, mund të jetojnë gjatë dhe të kenë jetë aktive me një trajtim dhe menaxhim korrekt të gjendjes së tyre.

Si ndodhin komplikacionet?

Ndërsa njerëzit me diabet jetojnë më gjatë, tani e dimë se mund të ndodhin komplikime me kalimin e kohës, edhe pse nivelet e sheqerit në gjak mund të kontrollohen me anë të përdorimit të rregullt të insulinës ose duke marrë tableta të quajtura medikamente oral-e hipoglikemike (glukozë e ulët në gjak). Komplikimet në përgjithësi janë më të zakonshme tek njerëzit që kanë vështirësi në mbajtjen e sheqerit në gjak në nivele të pranueshme, një gjendje tjetër që quhet nganjëherë “diabeti i brishtë”. Si rezultat, mjekët vënë theks të madh në ruajtjen e niveleve të glukozës në gjak në normalitet, sa më afër që të jetë e mundur.

Ekzistojnë një sërë gjendjesh që një person me diabet mund të jetë në rrezik për t’i zhvilluar.

Komplikacionet e diabetit

  • Hiperglikemi – nivel i lartë i sheqerit në gjak që mund të çojë në koma;
  • Hipoglikemi – sheqer i pamjaftueshëm në gjak, shpesh si rezulat i një doze të madhe insuline;
  • Ketoacidoza – një tepricë ketone-sh (një lloj acidi) në trup. Kjo është rezultat i kontrollit të dobët të sheqerit në gjak. Kur nuk ka mjaftueshëm insulinë të pranishme për trupin që të kthejë glukozën (sheqerin) në energji, trupi fillon të kthejë yndyrat në energji. Ky proces liron ketonet si një produkt mbeturinash. Nëse nivelet e ketoneve janë lejuar për të qenë në rritje, rezultati është gjendje kome dhe vdekje;
  • Komplikimet e syve, duke përfshirë diabet retinopati-k (retina), katarakt diabetik dhe glaukoma;
  • Nefropati diabetike (dëmtim të veshkave);
  • Neuropati diabetike (dëmtim të nervave);
  • Gjendje që mund të prekin këmbët dhe shputat, veçanërisht qarkullim të dobët të gjaku-t;
  • Komplikacion-e të membranë-s së mukozës dhe të lëkurës, p.sh. mundësitë e rritjes së infeksioneve të lëkurës bakteriale dhe fungale;

Përdorimet

Trombozë e vena-ve të thella, embolia pulmonare, trombemboli (tromb-e nga emboli-a) akute arterial-e, trombozë qendrore venoze ose arteriale e retinës (retina), trombozë e shanteve arteriovenoze; infarkt i miokard-it.

Kundërpërdorimet

Hemoragji ose traumë e paradokohshme ose ndërhyrje kirurgjik-ale (përfshirë ekstraksion-in e dhëmbit), defektet e koagulim-it, diatezë, disekacion (çarja) e aortë-s, koma, histori e sëmundjeve cerebrovaskulare të paraqitura me ose pa pasoja të paaftësisë, simptoma të mundshme të ulçerë-s peptik-e të shfaqura së fundmi, gjakderdhje e rëndë vagina-le, hipertension i rëndë, sëmundje aktive e mushkërive me kavitete, pankreatiti (inflamacion i pankreas-it), sëmundjet e rënda të mëlçisë, varikozat ezofageale. Mund të shfaqen edhe reaksione të kryqëzuara të reaksionve alergji-ke.

Mbetja e prolonguar (zgjatur) e antitrup-ave të streptokinazë-s apo anistreplazës mund të reduktojë efektivitetin e trajtimit pasues, kështu që asnjëri bar nuk do të duhet të përdoret sërish para ditës së katërt të përdorimit të parë.

Efektet anësore

Efektet anësore të trombolitikëve janë kryesisht ndjenjë vjellje, vjellje dhe gjakderdhje. Kur përdoren anti-trombolitikët në infarktin e miokard-it mund të paraqitet aritmi (çrregullime të ritmit) e shkaktuar nga riperfuzioni. Hipotensioni (ulja e tensionit) mund gjithashtu të paraqitet dhe rëndom mund të kontrollohet me elevacion të këmbëve të pacientit, ose duke reduktuar shpejtësinë e dhënies së infuzion-it ose duke e ndalur përkohësisht infuzionin. Dhimbja e shpinës gjithshtu është raportuar. Gjakderdhja rëndom është e kufizuar në vendin e dhënies së injeksionit por hemorragji intracerebrale ose gjakderdhje nga ndonjë vend tjetër mund të paraqiten. Gjakderdhja serioze indikon ndërprerjen e dhënies së trombolitikëve dhe mund të kërkojë administrimin e faktorëve të koagulimit dhe barnave antifibrinolitike (aprotinina osa acidi traneksamik). Sindromi Guillan-Baré mbas aplikimit të streptokinazës është raportuar rrallë.

Dozimi

Përdorimet

Skizofreni-a, tek ata pacientë që nuk reagojnë me terapi tjera.

Kundërpërdorimet

I kontraindikuar tek pacientët me epilepsi të pa kontrolluar, depresion, koma.

Efektet anësore

Dhimbje koke, sinkopë, marrje mendsh, tremor, vertigo, sedacion, çrregullime të gjumit, hipokinezi apo akinezi, agjitim, konfuzion, insomnia, lodhje, ataksi, depresion, takikardi, hipotension, hipertension, dhimbje gjoksi, hipotension ortostatik, tharje goje, konstipacion, pështirosje, vjellje, saliva eksesive, diarre, leukopeni, agranulocitozë, ethe, spazmë dhe dhimbje muskujsh, çrregullim të të parit etj.

Dozimi

Të rriturit: në fillim 12.5 mg P.O. një herë në ditë, doza rritet çdo ditë nga 25-50 mg në ditë deri në 300-400 mg në ditë në fund të javës së dytë. Doza individuale është e bazuar në tolerancën e pacientit, në efektet anësore, gjendjen klinik-e. Shumica e pacientëve reagojnë në dozën ditore prej 300-600 mg, mirëpo tek disa edhe mbi 900 mg. Të mos kalohet doza prej 900mg në ditë!

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 25 mg, 50 mg, 100 mg.

Përdorimet

Skizofreni dhe psikoza të tjera; mani; shqetësime të rënda; ndjesi të vjelle dhe vjellje në mjekimin me paliativë.

Kundërpërdorimet

Komë e shkaktuar nga depresues të SNQ, feokromocitomë, glaukoma me kënd të mbyllur.

Efektet anësore

Simptoma ekstrapiramidal-e, diskinezi tardive, distoni, hipotension, takikardi, çrregullime menstrual-e, gjinekomasti, impotencë, pigmentim lëkure dhe të syrit etj.

Dozimi

Nga 25 mg, tri herë në ditë, ose 75 mg në mbrëmje, e rregulluar sipas nevojës së pacientit, me dozë mbajtëse, nga 75 deri 300 mg, në ditë (në psikozë nganjëherë 1 g në ditë; tek fëmijët 1-5 vjeç 500 mcg/kg çdo 4-6 orë, 6-12 vjeç 1/3 ose ½ e dozës së të rriturit).

Me rrugë I.M, thellë në muskul, për lehtësimin e simptomave akute, 25-50 mg, çdo 6-8 orë; fëmijët: 500 mcg/kg, çdo 6-8 orë, maksimumi 50-75 mg në ditë; me rrugë rektal-e, supozitorje 100 mg, çdo 6-8 orë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 25 mg, 100mg.

Injeksion: 50 mg.

Koma: Llojet, Shkaqet, Trajtimet, Prognoza

Një gjendje kome është një gjendje e zgjatur në pavetëdije. Gjatë një gjendje kome, një person është i gjallë dhe duket sikur ai ose ajo është duke fjetur. Megjithatë, ndryshe nga një gjumë i thellë, personi nuk mund të zgjohet me çfarëdo stimul-imi, duke përfshirë dhimbjen.

Çfarë e shkakton një koma?

Koma shkaktohet nga një dëmtim i trurit. Dëmtimi i trurit mund të ndodhë për shkak të rritjes së tensionit, gjakderdhje, humbjes së oksigjenit, ose një grumbullimi toksinash (toksinë). Dëmtimi mund të jetë i përkohshëm dhe i kthyeshëm. Por mund të jetë edhe i përhershëm.

Më shumë se 50% e rasteve në gjendje kome lidhen me trauma në kokë ose turbullime në sistemin e qarkullimit të gjakut në tru. Problemet që mund të çojnë në gjendje kome përfshijnë:

  • Trauma: Lëndimet në kokë mund të shkaktojnë që truri të ënjtet dhe/ose të gjakoset. Kur truri ënjtet si rezultat i traumë-s, lëngu ushtron presion ndaj kafkës. Eventualisht ënjtja mund të shkaktojë që truri të ushtrojë presion poshtë drejt trung-ut nervor, gjë që mund të dëmtojë sistemin aktivizues rektikular, një pjesë e trurit që është përgjegjëse për zgjimin dhe vetëdijen.
  • Ënjtja: Ënjtja e indit të trurit mund të ndodhë edhe pa ndonjë shqetësim. Disa herë mungesa e oksigjenit, prishja e balancës elektrolitike ose hormonet mund ta shkaktojnë atë.
  • Gjakderdhja: Gjakderdhja në shtresat e trurit mund të shkaktojë një koma për shkak të ënjtjes dhe shtypjes mbi pjesën e lënduar të trurit. Kjo shtypje shkakton që truri të zhvendoset duke çuar në dëmtim të trungut cerebral dhe në sistemin aktivizues rektikular të përmendur më sipër.
  • Goditja: Kur nuk ka rrjedhje të gjakut në një pjesë të madhe të trungut cerebral ose humbje gjaku të shoqëruar me ënjtje, mund të ndodhë një koma.
  • Sheqeri në gjak: Tek njerëzit me diabet mund të ndodhë një koma kur nivelet e sheqerit në gjak qëndrojnë shumë të larta. Kjo është një gjendje e cila quhet hiperglikemi. Hipoglikemi-a ose sheqeri në gjak në nivel shumë të ulët mund të çojë edhe ajo në koma. Ky lloj i komës zakonisht është i kthyeshëm, sapo që sheqeri në gjak korrektohet.

Hipoglikemi-a është një gjendje në të cilën ekziston një nivel jonormal i ulët i glukozës (sheqerit) në gjak.

Çfarë e shkakton hipoglikeminë?

Kjo mund të ndodhë i rezultat i hiper-sekretim-it të insulinës nga pankreas-i, glukoza shumë e pakët në dietë dhe, në rastin e personave me diabet, një konsum i tepërt i insulinës ose i shumë tabletave diabetike (ose një kombinim i insulinës dhe tabletave diabetike) mbi nevojat e trupit. Hipoglikemia diabetike mund të ndodhë nëse personi aksidentalisht injekton shumë insulinë, mungon një vakt ushqimi, pi alkool (sidomos me një stomak bosh), ose merr përsipër ushtrime shumë më të fuqishme se ato që është mësuar të bëjë.

Cilat janë simptomat e hipoglikemisë?

Në shumicën e rasteve janë të njohur simptomat e hipoglikemisë diabetike dhe ju mund të merrni veprimet e duhura korrigjuese. Megjithatë, në disa rrethana, p.sh. gjatë gjumit, simptomat paralajmëruese nuk kapen gjithmonë dhe nuk ndërmerren veprimet e duhura, të cilat mund të rezultojnë në atë që personi të mbesë pa ndjenja. Gjithashtu, disa medikamente, të tilla si bllokuesi-beta që përdoret për trajtimin e presionit të lartë të gjaku-t, mund të fshehë disa nga simptomat e hipoglikemisë, duke e bërë atë më të vështirë për ta zbuluar. Nëse personi është i vetëdijshëm për fillimin e hipoglikemisë ata mund të marrin hapa për ta luftuar atë.

Simptomat e para të hipoglikemisë në diabet

Hipoglikemia provokon tek trupi prodhimin e adrenalinë-s, gjë që shkakton shfaqjen e simptomave të para. Këto simptoma shpesh përfshijnë:

  • Djersitje;
  • Drithërima ose dridhje;
  • Rrahje të forta të zemrës;
  • Ankth;
  • Dobësi;
  • Mpirje rreth buzëve; dhe
  • Uri.

Simptoma të tjera të hipoglikemisë

Hipoglikemia gjithashtu nuk ushqen trurin me energjinë e nevojshme të glukozës për rregullimin e funksionimit të trurit, dhe kjo mungesë glukoze mund të shkaktojë shumë simptoma të tjera, duke përfshirë:

  • Dhimbje të lehtë koke ose marramendje;
  • Konfuzion mendor ose sjellje jonormale;
  • Përgjumje;
  • Vështirësi në të folur;
  • Irritim;
  • Mungesë koordinimi;
  • Humbje të vetëdijes; dhe
  • Koma.