Kur duhet të bëni seks në qoftë se doni të mbeteni shtatzënë?

Koha është gjithçka. Sperma mund të jetojë për dy deri në tre ditë, por veza është në qarkullim për vetëm 12 deri në 24 orë. Për të rritur gjasat e konceptimit, është e rëndësishme që të bëhen marrëdhënie më shumë se një herë në kohën e ovulacionit. Një qasje e mirë është që të keni marrëdhënie seksuale një ose dy ditë përpara ovulacionit dhe përsëri në ditën e ovulacionit. Në këtë mënyrë, ka më shumë të ngjarë të keni një furnizim të shëndetshëm me spermë që pret në tubin fallopian (tubat uterine) për lëshimin e vezës.

Natyrisht koha e saktë kur një grua ka ovulacion-in nuk është krejt e qartë. Gjithçka varet nga kohëzgjatja e ciklit menstrual. Zakonisht një grua e ka ovulacionin rreth 14 ditë para periodës së pasuese të saj dhe jo në mes të ciklit sikurse mendohet zakonisht. Nëse ju keni një cikël 28-ditor, atëherë do ta keni ovulacionin nga mesi i ciklit tuaj. Por në qoftë se keni një cikël 35-ditor, ovulacioni do të jetë afërsisht në ditën e 28-të dhe jo të 17-të.

Për të përcaktuar kohën kur ju jeni me më shumë gjasa për të qenë pjellore, provoni kalkulatorin tonë të ovulacionit.

Si mund ta di kur e kam ovulacionin?

Disa gra janë të vetëdijshme se kur e kanë ovulacionin. Të tjera nuk vënë re ndonjë ndryshim. Nëse mendoni të mbeteni shtatzënë, përpiquni ta studioni ciklin tuaj menstrual për disa muaj.
Disa shenja të imta të ovulacionit janë:
• Ndjeshmëri e gjinjve;
• Ndjenjë e lehtë parehatie në mes të abdomen-it;
• Shtim i shkarkimeve vagina-le në formën e një lëngu si e bardha e vezës;
• Rritje e temperaturës bazale.

Në qoftë se periodat e mia janë të parregullta, a do të jetë më e vështirë që të mbetem shtatzënë?

Përgatitje për para konceptimin e një fëmije të dytë

Mund të jetë e vështirë të përgatiteni për një shtatzëni dhe një foshnjë të dytë ndërkohë që jeni një nënë me kohë të plotë por këto sugjerime e bëjnë më të lehtë këtë gjë.

Vetëm sepse ju tashmë keni mbetur një herë shtatzënë kjo nuk do të thotë që ju mund ta fshini nga mendja që ta përgatisni trupin tuaj për një foshnjë të dytë. Të gjithë gjërat që kanë ndodhur me ju herën e parë, ngrënia e mirë, ushtrimet fizike, marrja e peshës tuaj nën kontroll dhe bërja e kontrolleve të para konceptimit, ende zbatohen tek ju në këtë kohë. Dallimi i vetëm: Tashmë ju duhet të manovroni mes kërkesave të amësisë dhe përgatitjeve për një foshnjë të dytë. Por edhe pse koha është e kufizuar dhe energjia është e pakët, ka mënyra për t’u siguruar që të jeni në rregull me përgatitjen e domosdoshme të para konceptimit për foshnjën numër dy. Dhe ja se si:

Sugjerim për përgatitjen për foshnjën e dytë

Gjeni kohën për t’u marrë me gjendjen tuaj fizike

Tashmë që ju keni një fëmijë, ndoshta nuk mund t‘i drejtoheni menjëherë palestrës, apo edhe vetëm të gjeni kohën (dhe energjinë) që të ushtroheni siç do të mund t’u pëlqente. Madje mundet që ju të ndjeheni edhe në faj që po ia merrni kohën programit të ngarkuar të qenies mama. Por po të mendoni që shëndeti juaj do të ndikojë mbi atë të fëmijës tuaj të dytë, atëherë hyrja në një rutinë të përgatitjes fizike nuk është më një luks, por një domosdoshmëri. Në qoftë se gjetja e kohës për t’u ushtruar fizikisht ju duket e pamundur, provoni ndonjë nga këto zgjidhje si më poshtë:

  • Regjistrohuni në një palestër apo në një qendër të komunitetit, e cila kujdeset ndërkohë edhe për fëmijët.
  • Kërkojini një nëne tjetër të kontrollojë foshnjën tuaj ndërkohë që ju stërviteni dhe ofrojini asaj të njëjtën gjë si shkëmbim. Kjo është një gjë që ju mund ta bëni gjatë gjithë kohës së shtatzënisë tuaj të dytë.
  • Përdorni kohën e gjumit të drekës për t’u stërvitur fizikisht.
  • Bëhuni aktiv me të voglin tuaj. Gjeni një park dhe pas një ecje të shpejtë me karrocë, vraponi pas të voglit tuaj.
Steriliteti tek meshkujt

sistemi riprodhues mashkullor

Sterilitet-i identifikohet si pamundësia për të konceptuar/fertilizuar pas 12 muajsh marrëdhënie të rregullt seksuale. Rreth një në 6 çifte mendohet të kenë një problem me konceptimin / fertilizim-in.

Rreth 40% e rasteve të infertilitet-it, përfshijnë një faktor mashkullor, në 40% të rasteve të tjera është një faktor femëror, si dhe në rastet e mbetura mund të jetë një kombinim i faktorëve mashkullorë dhe femërorë (10%), ose pa arsye të identifikueshme (10%).

Shkaqet e infertilitetit mashkullor

Ka shkaqe të shumta të infertilitetit tek meshkuj, megjithatë, më së shpeshti janë probleme të lidhura me spermën. Këto përfshijnë probleme me sasinë e spermës, ku ose prodhohet pak spermë ose në disa raste, nuk prodhohet fare (azospermi). Mund të ketë probleme edhe me cilësinë e spermës, ku sperma merr formë jo normale (morfologjia e parregullt) ose nuk lëviz shpejt (lëvizshmëri të dobët).

Shkaqet e azospermisë mund të përfshijnë prodhimin e reduktuar të spermës, për shkak të një problemi hormonal (siç është testosteron-i i pakët), të një anomali-e kromozome-sh (problem gjenetik) apo të infeksioneve të caktuara (të tilla si infeksioni i shytave të testikujve).

Azospermi-a mund të jetë gjithashtu rezultat i një bllokimi të kalimit të spermatozoid-it nga testikujt. Kjo mund të jetë për shkak të infeksionit ose lëndimit në zonën ku ndodh, kirurgji-së (vazektomi) ose mungesës së tubit nga testikuli në ureter (i quajtur vas deferens).

Investigimi i sterilitetit

Çiftet që kanë vështirësi në konceptim/fertilizim duhet të konsultohen me mjekun e tyre për një vlerësim fillestar. Kjo zakonisht përfshin një vlerësim të historisë së problemit dhe kryerjen e analizave mjekësore.

Hetimet e mëtejshme do të varen nga rezultatet e vlerësimit dhe nga shkaktuesit e mundshëm të problemit.

Analiza e spermës

Hetimi më i rëndësishëm tek meshkujt është analiza e spermës. Një ekzemplar i spermës merret pas abstenimit nga marrëdhëniet seksuale për 2-5 ditë. Mostrat duhet të dërgohen në laborator brenda një ore pas administrimit. Mostra analizohet për volumin dhe sasinë e spermës, lëvizshmërinë dhe morfologji-në.

Ja si të mbeteni shtatzënë me "program"

Jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë? Mos u shqetësoni nëse kjo nuk ndodh shpejt. Thjesht do t’ju duhet të punoni me orarin.
Ndërkohë që përjetoni ciklin tuaj menstrual, trupi juaj ju jep të dhëna në lidhje me kohën kur jeni duke lëshuar vezë. Për të ndjekur ciklin, ju duhet të dini kur keni shansin më të mirë të konceptimit.

Pse duhet të mbani shënim ciklin tuaj menstrual?
Shënimet mund t’ju ndihmojnë:

  • Të mbeteni më shpejt shtatzënë.
  • Të krijoni një listë të dhënash në lidhje me ciklet tuaja të cilat mund t’i ndani me një ekspert fertiliteti, nëse është e nevojshme.

Masni temperaturën bazale të trupit.
Temperatura bazale e trupit (BBT) ndryshon gjatë gjithë muajit në varësi të etapës së ciklit tuaj. Ndjekja e BBT-së tuaj mund t’ju ndihmojë të përcaktoni kur jeni më pjellore.

  • Para ovulacion-it, temperatura juaj bazale është zakonisht rreth 34.6° C – 36.6° C.
  • Gjatë ovulacionit, trupi lëshon hormonin progesteron. Kjo e rrit temperaturën tuaj bazale me 0,4 – 0,8° një ose dy ditë pas ovulacionit.
  • Kjo rritje e temperaturës zakonisht zgjat deri sa të fillojë perioda.
  • Nëse ju mbeteni shtatzënë, temperatura do të mbetet e lartë gjatë shtatzënisë. Pasi të keni klasifikuar të dhënat për dy – tre muaj, ju do të shihni që do të ndërtohet një model i caktuar.
  • Ju jeni më pjellore dy deri në tre ditë para ovulacionit dhe 12-24 orë pas ovulacionit.
  • Sperma mund të jetojë deri në gjashtë ditë në trupin e një femre. Pra, shansi juaj më i mirë për konceptimin është që të kryeni marrëdhënie seksuale disa ditë para ovulacionit.

Klasifikimi i temperaturës bazale përdoret gjerësisht, por nuk është i pagabueshëm.

  • Disa femra nuk do të shohin një model të qartë.
  • Ju mund të ovuloni në periudha të ndryshme në ciklin tuaj, nga muaji në muaj. Kjo mund ta bëjë ovulacionin të vështirë për t’u parashikuar.

Këshilla për matjen e temperaturës bazale të trupit

  • Juve do t’ju duhet një termometër bazal. Ju mund t’i gjeni ata në shumicën e farmacive. Një termometër i thjeshtë nuk mund të zbulojë një ndryshim kaq të vogël në temperaturë.
  • Mbajeni termometrin, lapsin dhe letrën në krah të krevatit.

Informacion i përgjithshëm

Testimi për shtatzëni është i thjeshtë. Mjafton të përdoret kutia e testimit të shtatzënisë në shtëpi, që jep rezultate që janë rreth 99% të sakta.

Hormonet femërore shkaktojë rritjen dhe lirimin e vezëve për fekondim gjatë ciklit riprodhues të grave. Pasi një vezë është fekonduar nga spermatozoid-i, shfaqet në urinë një hormon i cili sekretohet në shtatzëni (HCG). Testi i shtatzënisë në shtëpi bëhet edhe nën praninë e këtij kimiku.

Edhe pse HCG është një shenjë e sigurt e shtatzënisë, ajo ende mund të jetë e pranishme pas një abort-i ose ndërprerjeje për deri në tetë javë, ose për rreth katër javë pas lindjes. Ilaçet e fertilitetit gjithashtu mund të shkaktojnë një përgjigje “pozitive të rreme” në rezultatet e testimit të shtatzënisë. Alkool-i, vrasësit e dhimbjeve, antibiotikët dhe kontraceptivë-t oral nuk ndikojnë në testet e shtatzënisë.

Faktet e fertilitetit

  • Një grua është më fertile gjatë ovulacion-it, që zakonisht ndodh në mes të ciklit;
  • Një vezë mundet të fertilizohet për rreth 10 deri në 24 orë pas ovulacionit por sperma mund të jetojë deri në 5 ditë;
  • Një grua mund të konceptojë nëse marrëdhënia zhvillohet deri në pesë ditë para ovulacionit, dhe për 24 orë pas ovulacionit;
  • Mesatarisht çiftit i merr më shumë sesa 6 muaj për të konceptuar, ndërkohë që një në gjashtë çifte ju duhet më shumë sesa një vit;
  • Konceptimi mund të zgjasë më shumë tek gratë e moshës mbi 35 vjeç ose tek gratë që pinë duhan.

Shenjat e para të shtatzënisë

  • Ndryshimet e gjirit, të tilla si butësia dhe plotësia, të cilat janë edhe shenjat e para të shtatzënisë;
  • Zmadhimi i thimthave të gjirit;
  • Gjakderdhje të lehta dhe të shkurtra që mund të ndodhin në fillimet e shtatzënisë;
  • Ndërprerja e periodave.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse jeni duke provuar për të ngelur shtatzënë, për të diskutuar dietën dhe çështje të tjera shëndeti;
  • Nëse merrni ilaçe rregullisht dhe ju jeni shtatzënë, ose po tentoni që të mbeteni shtatzënë;
  • Nëse nuk ju kanë ardhur periodat por testi i shtatzënisë del negativ;