Si do të ndryshojë jeta juaj seksuale si baba i ardhshëm

Për disa burra, seksi gjatë shtatzënisë është i jashtëzakonshëm, por për disa të tjerë as që mund të mendohet. Të dyja janë reagim-e krejt të natyrshme. Çfarëdo qëndrimi mbani ju, kjo varet nga shumë faktorë, por një gjë është e garantuar: kur partnerja është shtatzënë, jeta juaj seksuale do të ndryshojë.

Seks i mbrojtur

Mund të pyesni, e çfarë është ky seks gjatë shtatzënisë? Por seriozisht, ndoshta nuk do të keni marrëdhënie seksuale aq të shpeshta sa më parë.

Ndoshta, arsyeja më e zakonshme që burrat (dhe gratë) e pushojnë jetën e tyre seksuale gjatë shtatzënisë nga frika se mos dëmtojnë foshnjën. Por për sa kohë mjeku nuk e ka përjashtuar marrëdhënien seksuale për ju, mos u shqetësoni.  Foshnja juaj është strehuar i sigurt në një qeskë të mbushur me lëngun amniotik (lëngu amniotik) dhe mbrohet nga paretet e trashë me muskuj të mitrës. Pra, nëse nuk bëni seks të egër, nuk ekziston pothuaj asnjë shans për të lënduar ndokënd.

Ka dy përjashtime të rëndësishme. Nëse ju angazhoheni në seks oral, mos fusni ajër në vaginën e partneres tuaj, sepse kjo mund të shkaktojë emboli (një flluskë ajri që mund të futet në qarkullimin tuaj të gjaku-t). Kjo ndodh shumë rrallë por mund të jetë e rrezikshme për jetën e partneres dhe të foshnjës.

Gjithashtu, mos bëni seks anal në qoftë se partnerja ka placenta previa (placenta mbulon pjesërisht ose plotësisht hapjen e qafës së mitrës) ose hemorroide.

Dallimi është tek dëshira

Ndryshimet në dëshirën për të pasur seks janë të zakonshme për burrat dhe gratë gjatë këtij ndryshimi të madh të jetës së tyre.

Në tremujorin e parë, shtatzënia e partneres, mund t’ju bëjë më të eksituar se kurrë. Për disa burra, marrëdhënia me një grua shtatzënë i jep vlerë maskulinitetit të tyre. Përveç kësaj, shumica e baballarëve të ardhshëm ndihen më afër partneren e tyre se më parë, dhe hera herës kjo afërsi shprehet me erotizëm.

Goditja nga nxehtësia dhe lodhja nga nxehtësia

Sëmundjet e nxehtësisë si goditja nga nxehtësia dhe lodhja nga nxehtësia ndodhin kur trupi nuk ftohet vetë. Nëse temperaturat e ajrit rriten ose nëse bëni ushtrime, trupi ftohet duke prodhuar djersë që avullon. Në ditë të nxehta dhe me lagështirë, ndiheni jo mirë sepse avullimi i djersës është i ulët nga rritja e lagështirës në ajër.

Kur ekspozoheni në temperatura të larta dhe lagështirë për një kohë të gjatë sistemi natyror i ftohjes mbilodhet. Ju nuk jeni të aftë që të prodhoni më shumë djersë për të ftohur trupin dhe lagështira e lartë ndalon avullimin e djersës. Kjo çon në sëmundjet e nxehtësisë. Sëmundjet e nxehtësisë që quhen edhe goditje nga dielli mund të ndodhin edhe nëse nuk ekspozoheni në diell.

Kush preket nga goditjet nga nxehtësia?

Kushdo mund të preket nga sëmundjet e nxehtësisë. Bebet, fëmijët, të moshuarit janë më të prekur. Mund të prekeni sidomos nëse keni gjendje të tilla si astmë, diabet, shtatzëni, kondicione zemre, epilepsi, mbipeshë ose obezitet. Disa ilaçe, droga ilegale dhe alkool-i mund të shtojnë rrezikun. Sëmundjet e nxehtësisë mund të zhvillohen edhe tek të rinjtë e shëndetshëm nëse ata kryejnë ushtrime fizike të rënda gjatë motit të nxehtë.

Cilat janë simptomat e lodhjes nga nxehtësia dhe goditjes nga nxehtësia?

Simptomat më të zakonshme të lodhjes nga nxehtësia janë dhimbje koke, marrje mendsh, dobësi muskujsh ose ngërç muskulor, të përziera dhe të vjella. Mund të keni puls të dobët, të shpejtë dhe frymëmarrja mund të jetë e shpejtë.

Lodhja nga nxehtësia mund të përshkallëzohet deri në goditje nga nxehtësia që mund të jetë kërcënuese për jetën. Në goditjen nga nxehtësia sistemet e trupit që rregullojnë temperaturën dështojnë. Lëkura bëhet e ngrohtë dhe e thatë (por mund të jetë me djersë nëse personi është duke bërë ushtrime fizike) dhe personi mund të bëhet konfuz dhe të humbasë ndjenjat.

Në goditjen nga nxehtësia temperatura e trupit rritet shpejt dhe mund të arrijë deri në 42° C në 10–15 minuta. Nëse nuk trajtohet urgjentisht, mund të shkaktojë vdekjen ose paaftësinë e përkohshme.

Fëmijët dhe të rinjtë që përjetojnë trauma të lehta të trurit kanë një rrezik të rritur për zhvillimin e epilepsi-së edhe për një periudhë rreth 10 vjet pas dëmtimit.

Në një krahasim të bërë në spitalet e Danimarkës për të dhënat e njerëzve që kanë lindur midis viteve 1977–2002 është parë se ata që kanë patur dëmtime të lehta të trurit kanë patur edhe dyfishin e rrezikut për zhvillimin e mëvonshëm të epilepsisë, krahasuar me ata që nuk kanë qenë dëmtuar (Lancet 2009, online më 23 Shkurt).

Dëmtimet e lehta të trurit përcaktohen si shkaktarë të humbjes së koshiencës, amnezi-së (pakësim ose humbje të memories), konfuzion-it ose dizorientimit, ose deficitit neurologjik fokal (një problem në funksionin e nervave që ndikon në funksionet specifike ose të pjesëve specifike të trupit).

Rreziku për epilepsi tek ata që kanë patur dëmtime të lehta në tru qëndron 50% më lartë në 10 vitet e ardhshme pasi ka ndodhur dëmtimi, krahasuar me ata që nuk kanë patur dëmtime në tru.

Rreziku i epilepsisë ishte 7 herë më i lartë pas dëmtimeve të rënda në tru.

Pacientët me një histori familjare epilepsie kanë një rrezik më të lartë pas dëmtimeve të lehta dhe të rënda të trurit.

Autorët thonë se trajtimi me ilaçe profilaktike pas dëmtimit të trurit për të parandaluar epilepsinë nuk ka qenë inkurajues, por të dhënat e tyre sugjerojnë një trajtim afatgjatë parandalues për pacientët me rrezik të lartë potencial.

Profesori Terry O’Brien, kreu i programit për epilepsinë në Spitalin Mbretëror të Melburnit, tha se studimi qartësoi të dhënat në lidhje me rreziqet që shoqërojnë traumat e lehta të trurit.

Ai pranoi si racionale rezultatet për trajtimin profilaktik, por tha se fatkeqësisht trajtime të tilla nuk janë të vlefshme.

“Ilaçet antiepileptike nuk janë antiepileptogjenike”, tha ai. “Ato parandalojnë krizat që të ndodhin kur jeni duke marrë ilaçe. Sapo të ndalohet marrja e tyre, rriten shanset për të patur kriza, sepse pacientët nuk i konsiderojnë ato si një çështje kryesore”.

Njerëzit e moshuar të cilët kanë probleme me gjumin duhet ti kthehen për ndihmë arteve marciale. Zbulimet e një kërkimi të ri në Amerikë treguan se njerëzit që kishin praktikuar Tai Çi, një variant i vjetër kinez i arteve marciale, kanë përmirësuar kualitetin e gjumit pas disa provave eksperimental-e me njerëzit që vuanin nga pagjumësia.

Kërkuesit shqyrtuan 112 njerëz të shëndetshëm, të moshave 59–86 vjeçare, për të ndjekur si klasat e Tai Çi ashtu sikundër pjesëmarrjen në klasat e edukimit të gjumit, me këshilla në lidhje me menaxhimin e stresit, dietës dhe gjumit.

Pas 25 javëve, ato zbuluan se ato në grupin e arteve marciale, kur u krahasuan me grupin e edukimit klinik, kishin përmirësime të gjumit dhe një përmirësim të përqendrimit.

Autorët thanë se rezultatet ishin të rëndësishme duke pasur parasysh mbizotërimin e çrregullimeve të gjumit në mesin e kësaj grupmoshe, me të dhëna nga SHBA që tregojnë se më shumë se gjysma e të rriturve (59 vjeç ose më të moshuar) kishin një nivel të zhvlerësimit të gjumit.

Në shumicën dërrmuese të këtyre njerëzve çrregullimi ishte i patrajtuar, thanë ata, ose ishte trajtuar me sedativë, të cilët çonin në efekte potencialisht serioze anësore të tilla si konfuzion-i.