Ushtrimet Kegel

Çfarë janë ushtrimet Kegel?

Ushtrimet Kegel janë ushtrimet që ju mund të bëni për të forcuar muskujt e dyshemesë së pelvisi-t, muskujt që mbajnë ureter-in, fshikëzën dhe rektumin. Ushtrimet e kanë marrë emrin nga Arnold Kegel, një gjinekolog i cili i rekomandonte ato në vitet 1940-të për të ndihmuar gratë që vuanin nga mospërmbajtja e urinës ose kontrolli i reduktuar i fshikëzës, që mund të ndodhë pas lindjes së fëmijës.

Në qoftë se nuk po i bëni ushtrimet Kegel, fillojini ato tani. Forcimi i muskujve të dyshemesë së pelvisit mund të ndihmojë në parandalimin apo trajtimin e mospërmbajtjes së urinës për shkak të stresit, një problem që prek deri në 70% të grave gjatë apo pas shtatzënisë. Ushtrimet Kegel mund të ndihmojnë gjithashtu të reduktohet rreziku i mospërmbajtjes anale.

Meqenëse këto ushtrime përmirësojnë qarkullimin e gjaku-t në zonën tuaj rektal-e apo vaginal-e, ato mund të ndihmojnë të mbahen nën kontroll hemorroide-t dhe ndoshta do të ndihmojë shërimin pas një epiziotomi-e ose grisje gjatë lindjes. Së fundmi, vazhdimi i tyre duke vijuar ushtrimet rregullisht pas lindjes jo vetëm ndihmon që ju të ruani kontrollin mbi fshikëzën, por përmirëson edhe tonizimin e muskulit të vaginës duke e bërë seksin më të kënaqshëm.

Si t’i bëj ato?

Filloni me një fshikëz të zbrazët. Përfytyroni që po përpiqeni ta ndaloni veten që t’ju shpëtojnë gazra dhe të ndaloni rrjedhjen e urinës në të njëjtën kohë. Ndjesia është mbyllja dhe ndalimi i kalimeve të përparshme dhe të prapme. Në qoftë se nuk jeni e sigurt që mund ta bëni këtë, një mënyrë është të kontrolloni duke futur një gisht të pastër tek vagina para se të bëni ushtrimin. Në qoftë se ndjeni presion rreth gishtit jeni në rrugë të drejtë. Ose provoni një ushtrim Kegel gjatë marrëdhënies seksuale dhe pyeteni partnerin në e ndjen atë. Në qoftë se e bëni siç duhet, ai do të ndjejë se si ju “përqafoni” penis-in e tij.

Në mitër: Fakte me vlerë për zhvillimin

Kur ju jeni shtatzënë mund të duket sikur foshnja juaj është mbështjellë në universin e vet privat (dhe të vogël) brenda barkut tuaj. Por ajo së bashku me ju po përjeton botën jashtë, madje edhe sikur po bën përgatitje për të dalë në të. Këtu keni tre fakte magjepsëse që ndoshta nuk i dini.

Trembja në mitër

Foshnja juaj trembet në mitër kur dëgjon një zhurmë të madhe apo të papritur. Kjo aftësi shfaqet rreth javës së 23 të shtatzënisë, siç mund të dëshmohet nga çdo grua shtatzënë në tremujorin e dytë apo të tretë të shtatzënisë. Në qoftë se nëna teshtin, foshnja kërcen.

Por në qoftë e njëjta zhurmë përsëritet shpesh, foshnja juaj mësohet me të dhe pushon së reaguari. Nuk ka nevojë të shqetësoheni, kjo është një shenjë që truri po zhvillohet normalisht, thonë ekspert-ët.

Frymëmarrja nën ujë

Foshnja juaj fillon të “marrë frymë” qysh kur është në mitër, edhe pse mushkëritë e tij nuk thithin oksigjen. Rreth javës së 27-të, mushkëritë e saj të mbushura me lëng fillojnë të zgjerohen dhe të mblidhen për shkak të kontraktim-eve ritmike të diafragmë-s tuaj dhe muskujve të kraharorit. Këto kontraktime e ndihmojnë atë të zhvillojë muskujt dhe qarqet motore të domosdoshme për frymëmarrjen e vërtetë. Kështu, kur foshnja juaj thith ajër për herë të parë, ka bërë tashmë shumë praktikë.

Ndjesia e nuhatjes në mitër

Duke filluar nga java e 28 foshnja juaj mund të nuhasë në mitër të njëjtat gjëra që nuhasni edhe ju.

Disa nga provat për ndjesinë e të nuhaturit të fetus-eve vijnë nga foshnjat e lindura para kohe: Në një studim ekstrakti i mendërzës u mbajt nën hundën e foshnjave të lindura para kohe. Foshnjat më pak se 28 javë nuk reagonin. Më të mëdhenjtë reagonin duke thithur, duke u ngërdheshur ose duke iu larguar.

Lëngu amniotik ku është zhytur foshnja e shton ndjesinë e saj të nuhatjes. Përse? Sepse ne jemi më mirë të aftë që të nuhasim gjërat pasi molekulat e aromës bashkohen me një lëng.