A jeni gati për një tjetër?

Askush nuk mund t’i përgjigjet kësaj pyetje përveç jush, dhe ka shumë gjëra për t’u menduar. Vendimi juaj do të përfshijë shumë planifikim dhe përpjekje nga ana juaj, siç është kur duhet pushuar përdorimi i kontrollit të lindjeve, sa pushim duhet marrë nga puna dhe mendimi nëse ju mund të përballoni apo jo një fëmijë tjetër.

Disa thonë që kjo është madje edhe më e vështirë se sa vendimi për të pasur fëmijën e parë, sepse ju po diskutoni tashmë jo vetëm për të pasur një fëmijë, por po diskutoni për ndryshimin në familje.

Me çdo fëmijë të ri, ju duhet të mendoni se si do të ndikojë ky fëmijë në mënyrën tuaj të jetesës, në financa, në punë, në marrëdhënie dhe, natyrisht tek fëmijët e tjerë tuajt. Dhe në qoftë se dëgjoni fjalët e rrugës, shtimi i familjes me një më tepër mundet më shumë se sa ta dyfishojë punën për ju.

Natyrisht pothuaj kushdo, nga mjekët dhe shkencëtarët e deri tek miqtë tuaj dhe fqinjët kanë një opinion për programimin e përsosur për fëmijët dhe madhësinë e përsosur të familjes. Peshoni pro-të dhe kundra-t dhe pastaj merrni vendimin tuaj.

Më poshtë keni disa gjëra për t’u marrë në konsideratë para se të mirëprisni një foshnjë të re në jetën tuaj.

Kur është koha më e mirë për të pasur një tjetër?

Disa janë në favor të pritjes disa vjet e më shumë. Në këtë mënyrë, fëmijët e tjerë tuajt do të kenë shumë kohë me ju dhe mund të kuptojnë e madje edhe të bisedojnë për efektin që mund të ketë një fëmijë tjetër. Të tjerët thonë që pasja e fëmijëve tuaj pranë njëri tjetrit siguron që ata të jenë shokë loje për tërë jetën dhe që ju nuk do të rrisni më fëmijë të vegjël për pjesën e mbetur të jetës tuaj.

Ja se si shprehen disa nëna:

Lloji i kontrollit të lindjeve i lidhur me kohën midis shtatzënive

Gratë që përdorin pajisje brenda mitrës dhe lloje të tjera të kontrollit afatgjatë e të kthyeshëm të lindjeve pasi kanë tashmë një fëmijë, ka më pak gjasa të mbeten shtatzënë.

Gratë që i kanë përdorur këto metoda ka shumë të ngjarë të presin më shumë se 18 muaj midis dy shtatzënive, krahasuar me ato që mbështeten tek prezervativët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shënon një periudhë dy vjeçare midis një lindje dhe një lindje pasuese.

Megjithatë, një e treta e të gjithë shtatzënive të përsëritura në SHBA ndodhin brenda 18 muajve nga lindja e mëparshme e një fëmije. Dhe shumë prova në rritje tregojnë që këto lindje të afërta rrisin rrezikun që një fëmijë të lindë para kohe apo me një peshë të ulët trupore.

Koha midis shtatzënive nuk mund të shpjegohet vetëm me preferencat e nënave. Studiuesit nga Universiteti në Kaliforni kanë hetuar lidhjen midis eksesit për tek shërbimet e kontrollit të lindjeve dhe intervalit midis shtatzënive. Në studimin e kryer të 117 644 grave që kishin të paktën dy fëmijë, 64% kishin pritur 18 muaj ose më shumë midis shtatzënive, ndërsa të tjerat nuk e kishin bërë këtë.

Të gjithë gratë e përfshira në këtë studim kishin pretendime ndaj programit të ndihmës mjekësore për kontrollin e lindjeve. Studiuesit krahasuan të dhënat për pretendimet për kontraceptivë me regjistrin e lindjeve në Kaliforni.

“Ne supozuam që aksesi në kontrollin e shtatzënisë do të përmirësojë intervalin midis shtatzënive të njëpasnjëshme. Ky studim ekzaminon pikërisht këtë supozim”.

Gratë të cilat kishin përdorur një mbrojtje të kthyeshme nga shtatzënia me veprim të gjatë, kishte më shumë gjasa të prisnin të paktën 18 muaj për të mbetur përsëri shtatzënë, krahasuar me ato që kishin përdorur kontraceptivë pengues si prezervativë ose spermicide.

Më shumë se gjysma e grave kishin filluar duke përdorur tableta për kontrollin e lindjeve, unazë apo bandazh pasi kishin lindur. Ato kishin dy herë më shumë të ngjarë që të prisnin 18 muaj midis shtatzënive se sa përdoruesit e prezervativit.

Metodat hormonale të kontrollit të lindjeve

Hyrje në kontrollin e lindjeve

Në qoftë se një grua është seksualisht aktive dhe ajo është pjellore, në kuptimin që është fizikisht e aftë që të mbetet shtatzënë, ajo duhet të pyesë veten: “A dua unë të mbetem shtatzënë tani? ”Në qoftë se përgjigja e saj është “Jo”, ajo duhet të gjejë ndonjë metodë të kontrollit të lindjeve.

Terminologji-a për “kontrolli e lindjeve” përfshin “kontracepsion-in, parandalimin e shtatzënisë, kontrollin e pjellshmërisë dhe planifikimin familjar. Por pavarësisht terminologjisë, personat seksualisht aktivë mund të zgjedhin nga një larmi metodash për të reduktuar mundësinë e mbetjes shtatzënë. Megjithatë, asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve në dispozicion në ditët e sotme nuk ofron një mbrojtje të përsosur kundër infeksioneve të transmetueshme seksualisht (STI-sexual transmitted diseases), me përjashtim të abstinencë-s.

Me terma të thjeshta, të gjithë metodat e kontrollit të lindjeve bazohen ose në pengimin e spermës së një mashkulli që të arrijë në vezën e femrës (fekondim) ose në pengimin e vezës së fekonduar të ngulet në mitrën e femrës dhe të fillojë të rritet. Metoda të reja të kontrollit të lindjeve vazhdojnë të krijohen dhe të testohen. Dhe çfarë është e përshtatshme për një çift në një pikë mund të ndryshojë me kohën dhe me rrethanat.

Për fat të keq asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve përveç abstinencë-s nuk konsiderohet 100% efektive.

Llojet e metodave hormonale të kontracepsionit

Janë disa metoda të ndryshme hormonale për kontrollin e lindjeve. Diferencat midis tyre janë:
•  Lloji i hormonit;
•  Sasia e hormonit; dhe
•  Rruga me të cilën hormoni hyn në trupin e njeriut.

Hormonet mund të jenë estrogjen dhe/ose progesteron. Këto hormone mund të merren nga goja, të mbillen në indin e trupit, të injektohen nën lëkurë, të absorbohen nga një bandazh mbi lëkurë apo të vendosen tek vagina. Mënyra e vendosjes përcakton nëse ekspozimi i hormonit është i vazhdueshëm ose i ndryshueshëm.

Hormonet nga goja: tableta