Ilaçet me recetë janë një pjesë e rëndësishme në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve. Megjithatë, përdorimi i gabuar i këtyre ilaçeve mund t’i bëjë ato të pasigurta, p.sh. nëse nuk ndiqni udhëzimet mbi dozën e ilaçit, përfshirë këtu edhe kohën e marrjes së ilaçeve apo kohëzgjatjen, mund t’ju sëmurë.

Të kuptoni dhe të përndorni në mënyrë të sigurt ilaçet me recetë janë aspekte të rëndësishme të mbarëvajtjes së shëndetit tuaj.

Çfarë është ilaçi me recetë?

Një ilaç me recetë është i disponueshëm nga ju vetëm në rast se një doktor shkruan një recetë, me anë të së cilës kërkon që ky ilaç t’ju ofrohet. Më pas ju e çoni këtë recetë tek një farmacist, në mënyrë që të merrni ilaçin.

Çfarë trajton ilaçi juaj me recetë?

Kujtohuni të pyesni gjithmonë doktorin tuaj për cilat gjendje ky ilaç këshillohet. Në këtë mënyrë, ju do të jeni më i aftë të kuptoni nëse ilaçi po ju ndihmon ose jo.

Ndoshta do të ishtë më mirë për ju që të kërkoni që doktori t’i shkruajë këto informacione, bashkë me kur dhe si ta merrni ilaçin, sidomos nëse ndjeni vështirësi në leximin e shkrimit të vogël mbi etiketat e shisheve të ilaçeve.

Informacioni i ilaçit për konsumatorin (IIK)

Një burim i rëndësishëm i informacionit për ilaçet me recetë është IIK – informacioni i ilaçit për konsumatorin. Kjo është një fletëpalosje, e cila mund t’ju jepet nga doktori apo farmacisti juaj. IIK-ja është e shkruar nga kompania që e prodhon ilaçin, me një gjuhë të thjeshtë për t’u kuptuar. IIK-ja përmban informacione mbi gjendjet në të cilat ky ilaç përdoret për të trajtuar,  efekte të mundshme anësore, në cilat gjendje ky ilaç nuk duhet përdorur dhe çdo masë paraprake që duhet marrë ndërkohë që ilaçi po përdoret.

Kujtohuni gjithmonë të pyesni doktorin ose farmacistin nëse IIK-ja gjendet bashkë me ilaçin. IIK-ja mund të ofrohet si pjesë e paketimit ose si një printim i kompjuterit.

Çfarë shkruhet mbi recetën tuaj?

Përdorimet

Mykozë sistemik-e (të përhapura nëpërmjet gjaku-t), mykozë gastrointastinal-e (stomak-zorrë), mykozë muko-kutan-e (të mukozave dhe të lëkurës), kandidozë, infeksione dermatofite të lëkurës dhe thonjve.

Kundërpërdorimet

Dëmtim i mëlçisë, shtatzëni dhe laktacion (gjatë kohës që ka qumësht gjiri).

Efektet anësore

Prurit (kruarje), ndjesi të vjelle, vjellje, ginekomasti (rritje dhe rrjedhje të gjirit tek meshkujt), alopeci (rënia e flokut), angioedemë (enjtje e ekstremitet-eve), dëmtime të mëlçisë, parestezi, trombocitopeni (ulje e trombociteve), fotofobi (frikë nga dritat e forta).

Dozimi

Oral-isht (nga goja), fëmijët mbi 2 vjeç,  3.3 – 3.6 mg/kg/ditë;

Të rriturit, 200 mg 1 herë në ditë me ushqim (14 ditë), maksimumi 400 mg/ditë;

Kandidozë vaginal-e kronike 400 mg 1herë në ditë, 5 ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 200 mg.

Krem: 2%.

Shampo: 2%.

Infeksionet kërpudhore

Infeksioni kërpudhor i thonjve ndodh kur një kërpudhë sulmon një thua të gishtit të dorës, thoin e madh të këmbës, ose lëkurën nën thua, që quhet shtrati i thoit. Kërpudha mund t’i sulmojë thonjtë nëpërmjet çarjeve të vogla në lëkurën rreth thoit ose në hapsirën mes thoit dhe shtratit të tij.
thoi
Nëse jeni të shëndetshëm, një infeksion kërpudhor i thoit, ndoshta nuk do t’ju shkaktojë probleme serioze. Vendi i infektuar mund të duket keq, mund t’ju dhembë apo t’ju dëmtojë thoin ose shtratin e tij.

Infeksioni kërpudhor i thoit mund të sjellë probleme shumë serioze në qoftë se ju keni diabet apo një sistem të dobët imunitar. Bisedoni me mjekun për të gjetur mënyrën më të mirë të trajtimit të një infeksioni të thoit, nëse keni ndonjë nga këto probleme.

Çfarë e shkakton infeksionin kërpudhor të thoit?

Pllakëzat e bardha (këto formohen nga një organizëm njëqelizor, i cili riprodhohet vetë), myku dhe disa lloje të ndryshme kërpudhash mund të shkaktojnë infeksione kërpudhore të thonjve. Shumica shkaktohen nga i njëjti lloj kërpudhe që shkakton këmbën e atletit.

Kërpudhat rriten më mirë në të ngrohtë, në vende me lagështirë dhe mund të përhapen nga njëri person tek tjetri. Ju mund të merrni një infeksion kërpudhor të thonjve nga ecja zbathur në dushe publike ose pishina ose duke ndarë sende personale, të tilla si peshqiri dhe prehësja e thonjve. Nëse keni këmbë atleti, kërpudhat mund të përhapen nga lëkura drejt thonjve.

Ju keni më shumë gjasa të merrni një infeksion të thonjve në qoftë se:

  • Jeni më shumë se 60 vjeç;
  • Keni diabet ose një sistem të dobët imunitar (sistemi imunitar);
  • Keni një lëndim të thoit, si një copë shtesë thoi (ajo pjesa e shtuar dhe e dhimbshme që del në anë të tij) ose një thua këmbe të hyrë në mish;
  • Vishni këpucë që bëjnë këmbët të lagështa apo me djersë;
  • Jetoni ose punoni në një vend të nxehtë dhe të lagësht.

Cilat janë simptomat?

Thoi i prekur nga një infeksion kërpudhor mund:

  • Të zverdhet apo të zbardhet;
  • Të trashet;
  • Të thyhet ose të ndahet, madje mund të shkëputet i gjithi nga lëkura.