Shqetësimet gjatë ushqyerjes me gji

Thimtha të pezmatuar dhe gjinj të ndjeshëm, këto janë probleme të zakonshme për nënat e reja që i ushqejnë me gji foshnjat e tyre. Më poshtë tregohet se si të qetësohen gjinjtë që ushqejnë foshnjën.

Kujdesi për gjinjtë tuaj

Është një ide e mirë që të filloni të mendoni për kujdesin e duhur për gjinjtë që ushqejnë foshnjën madje edhe para se foshnja të lindet dhe ju të filloni ta ushqeni me gji. Shumë ekspert-ë shprehen kundër përdorimit të sapunit për të larë thimthat dhe areolë-n rreth tyre gjatë disa muajve të fundit të shtatzënisë. Shqetësimi është se sapuni mund të acarojë dhe thajë thimthat. Pasi ju filloni ta ushqeni foshnjën me gji, ai do të fillojë të ndukë dhe disa herë edhe t’i kafshojë thimthat dhe sikleti që do të ndjeni në gjinjtë do të shumëfishohet. Në qoftë se lëkura juaj është e thatë provoni një krem të butë apo një lëng për fërkim, por përsëri, mos e vendosni atë mbi thimthat apo rreth tyre (atje provoni një krem me bazë lanoline).

Dhimbja nga fryrja  

Në ditët e para pasi e keni lindur fëmijën, gjinjtë tuaj ndoshta nuk do të jenë shumë më të mëdhenj nga sa kanë qenë gjatë shtatzënisë. Pasi qumështi t’ju vijë rregullisht rreth ditës së tretë apo të katërt pas lindjes gjinjtë tuaj do të shndërrohen nga të rëndë në shumë të mëdhenj sepse do të mbushen plot me lëng dhe do të fryhen deri në tre herë më shumë nga madhësia e tyre e mëparshme. Kjo fryrje e madhe do të zgjasë vetëm disa ditë e deri në një javë (ndërkohë dhimbja mund të qetësohet me veshje të ngrohta para ushqyerjes, pako të ftohta më pas dhe me masazh të lehtë).

Lythat gjenitalë

Lythat gjenital-ë janë të vegjël dhe të butë, ato shfaqen në zonën tuaj gjenitale dhe janë shkaktuar nga Virusi i Papilomë-s Humane (HPV-Human Papilloma Virus). Njihen më shumë se 100 lloje të ndryshme të HPV-ve, këto viruse shkaktojnë të gjitha llojet e lythave përfshirë edhe lythat e përbashkët që shihen nëpër duar, gishta dhe madje edhe në fytyrë. Edhe pse vetëm disa anëtarë të familjes HPV shkaktojnë lythat gjenitalë, këto viruse janë shumë të zakonshme në komunitet.

Si i merrni ju lythat gjenitalë?

Lythat gjenitalë zakonisht transmetohen seksualisht. Virusi i lythave HPV, transmetohet përmes seksit ose kontaktit shumë intim me dikë që tashmë ka lytha. Një lyth do të shfaqet në të njëjtën zonë, zakonisht brenda 3 muajve, por nganjëherë jo për vite me rradhë.

Njerëzit mund ta transmetojnë virusin më lehtë kur lythat janë të pranishëm, por edhe një virus i fjetur mund të jetë infektiv. Prandaj, parandalimi i përhapjes së lythave gjenitalë është jashtëzakonisht i vështirë. Prezervativët nuk ofrojnë 100% mbrojtjen kundër HPV-ve, pasi ata jo domosdoshmërisht mbulojnë të gjithë lëkurën e infektuar.

Diagnostikimi i lythave gjenitalë

Ju, partneri juaj ose një mjek apo mamia mund të gjeni lytha të vegjël, të butë, gjëndra të bardha në pjesën e poshtme, ose rreth penis-it apo vaginës. Mund të jetë vetëm një ose disa në një grumbull. Ata ndonjëherë mund të rriten edhe thellë brenda tek vagina dhe rektumi juaj, ku ju nuk mund t’i shihni ose t’i ndjeni. Mjeku juaj mund të marrë një pjesë të vogël të lythave për t’i testuar.

Gratë mundet gjithashtu të diagnostikojnë HPV-në kur ato bëjnë Pap Testin.

Simptomat e lythave gjenitalë

Pjesa më e madhe e njerëzve me lythat gjenitalë nuk kanë simptoma të njohura dhe mund të mos e dinë që janë të infektuar. Të tjerët mund të zhvillojnë lytha gjenitalë të dukshëm në përmasa të ndryshme.

Disa njerëz mund të përjetojnë kruarje ose dhimbje përreth zonës gjenitale. Dhimbja mund të përkeqësohet gjatë marrëdhënieve ose kontaktit. Në disa raste bashkë me seksin ka edhe gjakderdhje.

Çfarë i përkeqëson lythat gjenitalë?

  • Të qenit të lagësht.
Fshikëza e shkarë

Fshikëza është një organ i zgavruar në pelvis i cili depoziton urinën. Presioni i krijuar kur fshikëza mbushet me urinë shkakton nevojën për të urinuar. Gjatë urinimit, urina largohet nga fshikëza dhe del jashtë trupit nëpërmjet ureter-it.

Tek gratë, pareti i përparmë i vaginës mbështet fshikëzën. Ky paret mund të dobësohet apo të lëshohet me kalimin e moshës. Një stres i konsiderueshëm trupor siç është lindja e një fëmije mund të dëmtojë këtë pjesë të paretit vaginal. Në qoftë se ai keqësohet, fshikëza mund të shkasë, në kuptimin që nuk mbështetet më në paretin e vaginës dhe bie në vaginë. Kjo mund të shkaktojë probleme, si vështirësi në urinim, siklet dhe mospërmbajtje nga stresi (rrjedhje të urinës të shkaktuar nga teshtitja, kolla dhe tendosja).

  • Fshikëzat e shkara (të quajtura edhe cistocelë ose fshikëza të rrëzuara) ndahen në katër gradë, bazuar në atë se sa shumë fshikëza bie në vaginë.
  • Grada 1 (e butë): Vetëm një pjesë e vogël e fshikëzës bie në vaginë.
  • Grada 2 (e moderuar): Fshikëza bie mjaft sa që arrin hapjen e vaginës.
  • Grada 3 (e rëndë): Fshikëza zgjatet nga trupi përmes hapjes vaginale.
  • Grada 4 (e plotë): E tërë fshikëza zgjatet plotësisht jashtë vaginës, zakonisht e shoqëruar me forma të tjera të shkarjes së organeve të legenit.

Fshikëzat e shkara zakonisht shoqërojnë menopauzë-n. Para menopauzës, trupi i gruas krijon hormonin e estrogjenit, që ndihmon të mbahen të fortë muskujt e vaginës dhe ata rreth saj. Trupat e grave pushojnë së krijuari shumë estrogjen pas menopauzës dhe këta muskuj priren të dobësohen si rezultat i kësaj.

Shkaqet e një fshikëze të shkarë

 Faktorët e mëposhtëm zakonisht shoqërohen me shkaqet e një fshikëze të shkarë:

  •  Lindja e fëmijëve: Ky është shkaku më i zakonshëm i një fshikëze të shkarë. Procesi i lindjes është stresues për indet dhe muskujt vaginal, që mbajnë fshikëzën e një gruaje.
  • Menopauza: Estrogjenet, hormone që ndihmojnë që të ruhet forca dhe shëndeti i muskujve në vaginë, nuk prodhohen pas menopauzës.

Përdorimet

Sëmundjet e lëkurës: Tek infeksionet mikotike të lëkurës si dhe te infeksionet sekondar-e që shkaktohen nga bakteret gram-pozitive.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Parandalimi dhe trajtimi i infeksioneve fungale oral-e (kërpudhore të gojës); lezion-e të lokalizuara të zgavrës së gojës.

Kundërpërdorimet

Sëmundjet e lëkurës: Nuk përdoret tek pacientët me mbindjeshmëri të njohur ndaj barit.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Insuficiencë hepatike (ulja e funksionit të mëlçisë).

Efektet anësore

Sëmundjet e lëkurës: Irritim në vendin e përdorimit dhe në raste të rralla mbindjeshmëri kur edhe duhet ndërpritet trajtimi.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Ndjenjë të vjelle, vjellje, diarre, rrallë hepatit (infeksion i mëlçisë).

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Sëmundjet e lëkurës: Në zonat e prekura aplikohet një shtresë e hollë, 2 herë në ditë. Në infeksionet e thonjve përgatitja aplikohet 1 herë në ditë. Për të parandaluar rishfaqjen, duhet të përdoret 10 ditë.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Në parandalimin dhe trajtimin e lezioneve orale (gojës) dhe intestinal-e (zorrëve): të rriturit lyejnë  gojën me 5-10 mL 4 herë në ditë, pas ushqimit. Të mbahet sa më afër lezioneve. Fëmijët deri 2 vjeç: 2.5 mL 2 herë në ditë; fëmijët 2-6 vjeç: 5 mL 2 herë në ditë; fëmijët mbi 6 vjeç: 5 mL 4 herë në ditë.

Në lezione të lokalizuara të përhapet në vendin e sëmurë me gisht të pastër.

Format farmaceutike

Sëmundjet e lëkurës: Krem: 2%.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: xhel oral: 24mg/ml.

Përdorimet

Te infeksionet e lëkurës të shkaktuara nga dermatofite (p.sh. llojet e gjinisë Trichophyton), majatë (p.sh. llojet e gjinisë Candida), myqet dhe këpurdhat e tjera si: tinea, paranychia, pitryasis versicolor, eritrazma dhe intertrigo. Indikohet edhe tek vulvit-i (infeksion i vulvë-s) kandidial dhe balanit kandidial.

Kundërpërdorimet

Sëmundjet e lëkurës: I kontraindikuar te pacientët me ndjeshmëri të lartë ndaj barit.

Efektet anësore

Sëmundjet e lëkurës: Djegie dhe irritim i lehtë dhe i përkohshëm menjëherë pas përdorimit.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Irritim lokal.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Sëmundjet e lëkurës: Aplikohet në një shtresë të hollë në vendin e prekur 2 deri 3 herë në ditë, të paktën 1 muaj për infeksionet nga dermatofitet dhe të paktën 2 muaj për infeksionet nga candida. Nëse këmbët janë të infektuara ato duhen larë dhe fshirë mirë para aplikimit të përgatitjes.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: 2-3 herë në ditë, së paku 14 ditë.

Format farmaceutike

Sëmundjet e lëkurës: Krem: 1%.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Tretësira: 1%.

Trajtimi i artriteve me mjete lokale bimore

Disa mjete lokale bimore (që vendosen në lëkurë) përdoren zakonisht edhe për trajtimin e artrit-eve. Disa prej tyre përmbajnë përbërës për nxehjen e lëkurës, ndërsa disa të tjerë kanë më shumë efekt në lehtësimin e dhimbjeve ose anestezi-në.

Kapsaicina

Kapsaicina, një përbërës djegës i specave të kuq është i vlefshëm në formë kremi që mund të blihet në të tëra farmacitë anembanë vendit. Kremrat njihen si reduktues efektivë të dhimbjeve për osteoartrit dhe artrit reumatoid. Investigimet e fundit tregojnë se kapsaicina vepron në mënyrë selektive në nervat e përfshira në dhimbje të inflamuara.

Aplikimi i parë i kapsaicinës mund që edhe të shkaktojë dhimbje, skuqje lokale dhe ënjtje, por më pas nervat bëhen të pandjeshëm nga stimul-imi i mëtejshëm (përfshirë edhe vetë kapsaicinën). Aplikimi i përsëritur i kapsaicinës duket se i bën nervat më pak të ndjeshme duke lehtësuar dhimbjet.

Hithra

Ekstraktet nga gjethet e hithrave janë ndonjëherë të përdorshme për të lehtësuar dhimbjen nga artritet. Nuk dihet ende sesi veprojnë gjethet e hithrës, por ato besohet se përmbajnë substancë që mund të ndikojë në perceptimin e dhimbjes dhe transmetimin në nervat fundor. Të dhënat e fundit tregojnë se përbërësit aktiv të hithrës mund të parandalojnë inflamacion-in në sëmundjet autoimmune si artritet reumatizmale.