Psoriaza: Çfarë duhet të dini

Psoriaza (emri i plotë psoriaza vulgaris) është një kondicion i zakonshëm lëkure, që karakterizohet nga ngjyra e kuqe, luspa në lëkurë ose kruarje. Luspat janë më të zakonshme në gjunjë, bërryla dhe lëkurën e kokës, por mund të preket lëkura e tërë trupit. Mund të preken gjithashtu thonjtë dhe një numër i vogël njerëzish kanë dhimbje dhe enjtje të kyçeve (artrit psoriatik).

Psoriaza është një kondicion kronik (që vazhdon). Ka periudha kohore kur simptomat përmirësohen ose zhduken dhe kohë të tjera kur simptomat përkeqësohen.

Edhe pse të gjithë njerëzit e çdo moshe mund të preken, mosha më e zakonshme për psoriazë është adoleshenca e vonë deri te pjekuria e hershme. Ka edhe një shfaqje të saj tek të 50-at.

Çfarë e shkakton psoriazën?

Shkaku ekzakt i psoriazës nuk dihet. Megjithatë, është e ditur se sistemi imun në lëkurë është mbiaktiv në njerëzit me psoriazën. Një tip i qelizave imune të njohura si qeliza T krijohen në lëkurë. Këto qeliza T dhe kimikatet që ato prodhojnë acarojnë qelizat e lëkurës dhe i kthejnë ato në një cikël më të shpejtë se sa ai normal–në ditë sesa në javë– duke sjellë hollimin e lëkurës dhe krijimin e luspave.

Kondicioni tenton të trashëgohet kështu që faktorët e trashëgimisë luajnë një rol të madh. Gjithashtu, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në episodet e psoriazës që janë:

  • Infeksionet – infeksione streptokokale (streptokoke bakteret) të fytit;
  • Dëmtimet, përfshirë edhe djegie-t nga dielli;
  • Ilaçe të caktuara (litiumi, që jepet për çrregullimet bipolare, ilaçet e tensonit si bllokuesit beta dhe ilaçet kundër malaria-s);
  • Stresi;
  • Marrja e dozave të larta të alkool-it;
  • Duhanpirja.

Simptomat e psoriazës

Simptomat e psoriazës variojnë midis njerëzve dhe në kohë të ndryshme. Ato mund të përfshijnë:

  • Skuqje lëkure e mbuluar me luspa të bardha;
  • Ënjtje lëkure ose kruarje;
  • Lëkurë të thatë dhe të plasaritur;
  • Thonj të dëmtuar, shtrembëruar dhe pa ngjyrë;
  • Dhimbje në kyçe dhe enjtje (ndodh tek pak njerëz).

Trajtimi i psoriazës

Edhe pse nuk ka kurë për psoriazën, në më të shumtën e rasteve sëmundja mund të kontrollohet mirë.

Përdorimet

Barnat e sistemit gastrointestinal: Diarre akute (si shtesë e zëvendësimit të elektrolite-ve).

Analgjetik: Dhimbjet e lehta dhe të moderuara; kollë joproduktive.

Kundërpërdorimet

Barnat e sistemit gastrointestinal: Depresion respirator (frymëmarrje) akut; tension intrakranial i ngritur; çrregullimet hepatike (të mëlçisë); në gjendjet ku duhet mënjanuar inhibim-i peristaltikë-s (nxitja e levizshmërisë së zorrëve); koliti ulçeroz (infeksion i zorrës së trashë të ulçeruar) akut; kolit që shoqëron përdorimin e antibiotikëve; fëmijët nën 1 vjeç.

Analgjetik: Tek pacientët me ndjeshmëri të lartë në bar.

Efektet anësore

Mund të shkaktojë tolerancë me përdorim të zgjatur (shih morfinë-n). Vjellje, konstipacion (vështirësi në jashtëqitje), përgjumje, deprimimi i frymëmarrjes, hipotension (ulje tensioni), spazmë ureterike (të uretërve) dhe biliar-e, tharje goje, djersitje, marrje mendsh, bradikardi, palpitacionet e zemrës (çrregullime të rrahjeve të zemrës), hipotermi (ulje e temperaturës së trupit), halucinacion, varësi psikike dhe fizike, miozë, urtikarie (njolla të kuqe) dhe kruarje.

Dozimi

Barnat e sistemit gastrointestinal:

30 mg, 3 ose 4 herë në ditë.

Analgjetikët:

Oralisht (nga goja): 30-60 mg në çdo 4 orë, kur është nevoja, doza maksimale është 240 mg në ditë.

Fëmijët: 1-12 vjeç,  3 mg/kg në ditë, të ndara në 3 doza.

I.M: 30-60 mg, çdo 4 orë nëse është nevoja.

Format farmaceutike dhe dozat

Barnat e sistemit gastrointestinal:

Tableta: 15mg, 30 mg.

Analgjetikët:

Solucion oral: 15 mg/5 mL, 10 mg/5 mL.

Injeksion: 30 mg/mL, 50 mg/mL.

Tableta solubil-e: 30 mg, 60 mg.

Tableta: 15 mg, 30 mg, 60 mg.

Përdorimet

Sulmet parcial-e epileptike me ose pa gjeneralizim tek të rriturit.

Kundërpërdorimet

Hipersensibilitet.

Efektet  anësore

SNQ (Sistemi Nervor Qendror): Dobësi, somnolencë, mundim, ataksi, nistagmë, tremor, dizartri, amnezi, depresion, të menduar abnormal, shtangime.

SKV (Sistemi Kardiovaskular): Edemë periferike, vazodilatacion (zjerim i enëve të gjaku-t).

ORL (Otorinolaringologji): Rinit, faringit, kollë, tharje e fytit.

Oftalmologji: Diplopi, ambliopi.

SGI (Sistemi Gastrointestinal): Nauze, vjellje, konstipacion, tharje e gojës, dispepsi.

SUGJ (Sistemi Urogjenital): Impotencë.

Hematologjike: Zvogëlim i numrit të leukocite-ve.

Lëkura: Kruarje, abrazion.

Të tjera: Çrregullime të dhëmbëve, rritja e oreks-it dhe e peshës, dhimbje muskulare, fraktura.

Dozimi

Fillohet me 300 mg një herë në ditë, dy herë nga 300 mg në ditën e dytë, tre herë nga 300 mg në ditën e tretë dhe kështu me rradhë deri në 1.800 mg në ditë ose edhe më pak nëse efektet janë të kënaqshme. Tolerim i mirë i medikamentit është treguar edhe gjatë administrimit të dozave më të larta (deri në 3.600 mg).

Ekziston skemë e posaçme e dozimit tek pacientët me sëmundje të rënda të veshkave ose tek ata që i nënshtrohen hemodializës.

Format farmaceutike dhe dozat

Kapsula: 100 mg, 300 mg, 400 mg.

Përdorimet

Dhimbje me etiologji (prejardhje) të ndryshme; dismenorre (mungesë të menstruacione-ve); mialgji (dhimbje të muskujve); neur-algji (dhimbje nervore); ulje të temperaturës në gjendje febril-e.

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit, insuficiencë renale (insuficienca renale) dhe hepatike (të mëlçisë).

Efektet anësore

Anemi hemolitik-e (gjak shkatërruese), neutropeni (ulje të neutrofileve), leukopeni (ulje të leukocite-ve), pancitopeni (ulje të të gjitha qelizave në gjak), kruarje, urtikarie (njolla të kuqe), hipoglikemi (ulje e glukozë-s në gjak).

Dozimi

Oralisht (nga goja): të rriturit, nga 0.5-1 g 3-4 herë në ditë. Doza maksimale ditore është 4 g në ditë; fëmijët nën një vjeç, 60 mg 3-4 herë në ditë; 1-6 vjeç 60-150 mg, deri 4 herë në ditë; doza maksimale për fëmijët 3-6 vjeç është 480 mg, ndërsa pë fëmijët e rritur është 1.2 g.

Me rrugë rektal-e: fëmijët 1-5 vjeç 125-250 mg, deri 4 herë në ditë; të moshuarit: suposte 500 mg, që janë në doza të njëjta me ato oral-e.

Format farmaceutike dhe dozat

Barnat e skeletit dhe muskujve:

Tableta: 160 mg, 350 mg, 500 mg, 650 mg.

Tableta eferveshente: 330 mg, 500 mg.

Kapsula: 250 mg dhe 500 mg.

Shurup: 120 mg/5 mL, 100 mg/5 mL, 160 mg/5 mL.

Eliksir: 120 mg/5 mL, 160 mg/5 mL, 325 mg/5 mL.

Granulë: 80 mg, 325 mg.

Suposte: 80 mg, 100 mg, 120 mg, 125 mg, 300 mg, 325 mg, 650 mg.

Tretësira për injeksion: 1 g.

Analgjetik:

Tableta: 100 mg, 300 mg, 500 mg, 650 mg.

Tableta eferveshente (shkumëzuese): 500 mg, 300 mg, 400 mg.

Suposte: 60 mg, 120 mg, 200 mg, 300 mg, 600 mg, 650 mg, 1.2 g.

Tretësira për injeksion: 0.5 g dhe 1 g.

Përdorimet

Sëmundjet reumatik-e, poliartrit juvenil, reumatizëm degjenerativ (shkatërrues) dhe sëmundjet tjera të nyjeve dhe boshtit kurrizor. Inhibitor i ciklo-oksigjenazës 2 (COX-2).

Kundërpërdorimet

Tremujori i parë i shtatzënisë dhe 10 ditë para lindjes, ulcera gastrike (stomaku), insuficiencë mesatare dhe e rëndë e mëlçisë.

Efektet anësore

Ndjenjë të vjelle, vjellje, diarre, dhimbje në epigastrium (mbi stomak), shpërthim i puçrrave dhe kruarje; rrallë dhimbja e kokës dhe përgjumja.

Dozimi

Të rriturit marrin 2 herë nga 100 mg mbas ushqimit; fëmijët marrin nga 5 mg/kg të ndarë në dy doza ditore.

Lokalisht përdoret 3-4 herë në ditë nga 2-4 g xhel me të cilin fërkohet lehtazi vendi i dhimbjes.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 100 mg.

Xhel: 1%.

Përdorimet

Infeksionet e traktit urinar.

Kundërpërdorimet

Funksioni i reduktuar renal, foshnjat nën 3 muaj, G6PD-deficiencë (mungesë).

Efektet anësore

Dhimbje gjoksi, ethe, lodhje, marrje mendsh, kruarje lëkure, dermatit (infeksion lëkure), anemi hemolitik-e, parestezi (ngadalësim të lëvizjeve), artralgji (dhimbje të kyçeve).

Dozimi

Fëmijët mbi 1 muaj: 5-7 mg/kg/ditë, çdo 6 orë, maksimumi 400 mg/ditë.

Të rriturit: 500-100 mg, çdo 6 orë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 50, 100 mg.

Suspension oral (nga goja): 25 mg/5 mL.

Përdorimet

Infeksionet sipërfaqësore të syrit të shkaktuar nga mikro-organizmat, të ndjeshëm ndaj tetraciklinës.

Kundërpërdorimet

Pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit dhe përbërësve të tjerë të përgatitjes.

Efektet anësore

Reaksion alergji-k, irritim, djegie, kruarje dhe dermatit (infeksion lëkure).

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Pomada vendoset në sy të sëmurë deri në 3 herë në ditë.

Format farmaceutike

Pomadë për sy: 1%

Përdorimet

Mjekim antibakterial lokal të infeksioneve sipërfaqësore të syrit. Antibiotik i spektrit të gjerë por që shkakton probleme hematologjike (gjaku), prandaj rezervohet; për infeksionet që rrezikojnë jetën si Haemofilus influenza dhe ethet tifoid-e, salmonella dhe enterokokët vancomicin rezistent.

Kundërpërdorimet

Pacientët me ndjeshmëri ndaj barit dhe përbërësve të tjerë të përgatitjes.

Antibiotik: Shtatzëni, laktacion (kohën me qumësht gjiri), porfiri.

Efektet anësore

Djegie, kruarje, dermatit (infeksion lëkure). Janë konstatuar edhe disa raste me efekte të padëshirueshme hematologjike (gjaku) të rëndësishme si deprimimi i palcës së kockave, anemi aplastike sekondar-e dhe vdekje.

Antibiotik: Çrregullime hematologjike duke përfshirë aneminë aplastike, sindromin Grey dhe suprimim të palcës kockore; ndjesi të vjelle, vjellje, dhimbje koke.

Dozimi

1-2 pika në sy të sëmurë apo pomada për sy në sasi të vogla brenda qeses së poshtme konjuktivale deri 6 herë në ditë ose në rast nevoje edhe më shumë. Me përmirësimin e gjendjes shpeshtësia e aplikimit ulet gradualisht.

Antibiotik: 

Të rriturit, 50-100 mg/kg/ditë çdo 6 orë maksimum; 4 g në ditë në infeksionet e rënda.

Tek fëmijët: 50-100 mg/kg/ditë,  çdo 6 orë; në meningjit dhe epiglotit hemofili-tik, foshnjat nën 2 javë 25 mg/kg/ditë,  çdo 6 orë (2 javë); fëmijët 1 vjeç 50 mg/kg/ditë .

Format farmaceutike dhe dozat

Sëmundjet e syrit:

Pomadë për sy: 1%

Pika për sy: 0,5%.

Antibiotik:

Pluhur për tretësira për injeksion: 1 g.

Tableta, kapsula: 250 mg;

Përdorimet

Anemi pernicioze dhe anemitë tjera makro-citike (me qeliza të mëdha) me dhe pa probleme neurologji-ke.

Efektet anësore

Kruarje, ekzantemë (skuqje), ethe, ndjenjë të vjelle, marrje mendsh, hipokalemi (ulja e kalium-it në gjak), shok anafilaktik.

Dozimi

Me injeksion intramuskular (IM): në anemitë pernicioz-e pa çrregullime neurologjike, fillimisht 0.25-1 mg, çdo të dytën ditë, për 1-2 javë, pastaj 250 mcg në javë derisa të normalizohet pasqyra e gjaku-t dhe si vazhdim 1mg çdo 2-3 muaj. Tek anemia pernicioze dhe anemitë tjera makrocitike me çrregullime neurologjike, fillimisht 1 mg çdo të dytën ditë derisa gjendja nuk përmirësohet, pastaj 1 mg çdo 2-3 muaj. Në profilaksi-në e anemisë makrocitike të shoqëruar me deficiencë në vitamina B121 mg çdo 2-3 muaj.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 2500 mikrogram/2 mL.

Alergjitë e pranverës

Pranvera është stina që zakonisht na shkon në mendje, kur bëhet fjalë për alergji-të sezonale. Ndërkohë që pemët fillojnë të lulëzojnë dhe polenet fillojnë të enden në ajër, ata që vuajnë nga alergjitë fillojnë ritualin e tyre vjetor të mbledhjes së hundëve dhe teshtimave. Çdo vit, 35 milionë amerikanë bien pre e rinit alergjik sezonal, i njohur gjerësisht si ethet e barit të thatë. Edhe pse nuk ka shërim magjik për alergjitë e pranverës, ekzistojnë një sërë mënyrash për t’i luftuar ato, që variojnë nga medikamentet deri tek zakonet shtëpiake.

Çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?

Shkaktarët më të mëdhenj të alergjive të pranverës janë polen-et, kokrra të vogla që lëshohen në ajër nga pemët, bari dhe barërat e këqija, me qëllim që të fertilizojnë (mbarsin) bimët e tjera. Kur grimcat e poleneve hynë në hundën e dikujt që është alergjik, ato e bëjnë sistemin imunitar të mbingarkohet. Sistemi imunitar duke i parë gabimisht polenet si pushtues të huaj, lëshon antitrup-a, substanca që normalisht identifikojnë dhe sulmojnë bakteret, viruset dhe mikro-organizmat e tjerë që shkaktojnë sëmundje. Antitrupat sulmojnë alergjen-ët, veprim i cili sjell çlirimin e kimikateve, të quajtura histaminë, në gjak. Histaminat shkaktojnë rrufë, kruarje sysh dhe simptoma të tjera të alergjive. Polenet mund të udhëtojnë për milje të tëra, duke “shtruar” një rrugë vuajtjesh për ata që kanë alergji. Sa më i lartë numri i poleneve, aq më të mëdha janë vuajtjet. Numri i poleneve mat sasinë e alergjenëve në grimca, për metër kub. Ju mund të zbuloni përmbajtjen ditore të poleneve duke vizituar faqen NAB: Faqja mbi përmbajtjen e poleneve dhe mykut, në faqen on-line të Akademisë Amerikane të Alergjive, Astmës dhe Imunologji-së. Këtu po ju rendisim disa nga “keqbërësit” më të mëdhenj të alergjive të pranverës:

Pemët: Verria (gjendet dhe në Shqipëri në zonën e veriut); Selvia; Elmi; Arra amerikane; Dëllinja; Panja; Lisi; Ulliri; Palma; Pisha; Plepi; Shelgu.

Kullosa dhe barërat e këqija: Bermuda; Feskuca; Johnson; June.