mosha-e-trete

Kualiteti i jetës është duke u bërë gjithmonë e më shumë i rëndësishëm. Kështu që ruajtja e shëndetshme e mendjes dhe trupit tonë është një prioritet.

Çfarë mund të bëni për të patur një mendje të mprehtë?

1) Ushtroni trurin tuaj

Ashtu sikundër edhe trupi, truri përfiton nga të ushtruarit dhe nga sfidat, nga të “qenit në formë”. Sfidimi i trurit me aktivitete të reja mund të krijojë shtegtime të reja brenda trurit që mund të reagojnë si rrugë alternative nëse disa neuron-e janë dëmtuar. Mund të provoni:

  • Luajtjen e lojërave që përfshijnë planifikimin dhe memorien siç është shahu;
  • Aktivitete që testojnë fjalorin tuaj siç është fjalëkryqi;
  • Të mësuarin e aftësive të reja – p.sh. një gjuhë ose një instrument muzikor;
  • Përllogaritjen e shumave në mendjen tuaj në vend të përdorimit të makinës llogaritëse;
  • Vullnetarizmin; dhe
  • Të qenit të informuar se çfarë është duke ndodhur në botë.

Kohët e fundit, shumë kompani kanë zhvilluar programet kompjuterike duke patur si qëllim funksionimin e trurit. Pavarësisht se gjatë kësaj kohe këto studime janë kurajuar, kërkime të tjera duhet të bëhen për të kuptuar nëse këto programe vonojnë ose parandalojnë një rënie të funksionit mendor për një afat të gjatë.

2) Qëndroni fizikisht aktiv

Kërkimet kanë treguar se aktiviteti fizik mund t’ju mbrojë kundër humbjes së funksionit mendor. Të ushtruarit rrit qarkullimin e gjaku-t në tru dhe mund të promovojë rritjen e neuroneve. Nuk keni nevojë për të bërë maratona, por mund t’a filloni aktivitetin fizik gradualisht. Më poshtë mund të gjeni disa ide për të filluar:

  • Përdorni shkallët në vend të ashensorit;
  • Parkojeni makinën tuaj larg në mënyrë që të mund të ecni;
  • Nëse keni një qen, nxirreni atë më shpesh për ecje të rregullta dhe të gjata;
  • Përdorni në shtëpi një vegël siç është biçikleta, ndërkohë që shihni TV.
  • Ndiqni një hobi që ju mban fizikisht aktiv, siç është p.sh. kopshtaria.
Tronditja

truri

Çfarë është tronditja?

Tronditja është një formë e butë e lëndimit traumatik të trurit (TBI -Traumatic Brain Injury), që ndikon në funksionimin e tij. Efektet janë zakonisht të përkohshme. Ato mund të përfshijnë humbjen e vetëdijes, dhimbjen e kokës dhe probleme me përqendrimin, kujtesën, gjykimin, bilancin dhe koordinimin.

Shkaqet e tronditjes

Tronditja shkaktohet zakonisht nga lëndimet në kokë, siç janë goditjet në kokë apo fytyrë. Tronditja është e zakonshme në sport, veçanërisht në kontaktet sportive të tilla si futbolli.

Si ndodh tronditja?

Truri është një organ i butë si xhelatinë që ndodhet brenda kafkës në një lëng të qartë të njohur me emrin lëngu cerebrospinal, që e mbron atë nga goditjet. Megjithatë një goditje në kokë mund ta trullosë këtë mbrojtje dhe ta bëjë trurin të kërcejë përtej kafkës, duke shkaktuar dëmtimin e tij. Kjo mund të ndodhë edhe me një përshpejtim të papritur apo ngadalësim, si në një aksident me makinë ose kur koka dhe pjesa e sipërme e trupit është tronditur.

Ky dëmtim mund të prekë funksionin e trurit, zakonisht vetëm për një periudhë të shkurtër. Por ajo mund të çojë gjithashtu në gjakderdhje në tru (hemorragji intracerebrale) ose rreth trurit (hematoma subdurale). Keto gjakderdhje mund të jenë fatale nëse nuk evidentohen dhe trajtohen shpejt.

Simptomat e tronditjes

Shumë njerëz besojnë se humbja e vetëdijes është simptomë kryesore e tronditjes, por tronditja shpesh ndodh pa këtë. Simptomat e tjera të tronditjes mund të përfshijnë dhimbje koke, amnezi (humbje të kujtesës), konfuzion, vjellje, marramendje, tringëllimë në vesh dhe marrje goje.

Trajtimi i tronditjes

Pushimi fizik dhe mendor është mënyra më e mirë për t’u shëruar nga tronditja. Një person i cili dëmtohet duke luajtur sport duhet të lërë menjëherë fushën dhe të monitorohet nga afër.

Nëse një person me tronditje ka përsëritje të të vjellave, dhimbje koke gjithnjë e më të rënduar, krizë, është pa vetëdije, apo ka përkeqësim të simptomave, duhet të çohet menjëherë në spital.

ALS - Skleroza amiotrofike laterale

Çfare eshte skleroza amiotrofike laterale?

Skleroza amiotrofi-ke laterale, ose ALS (amyotrophic lateral sclerosis) është një sëmundje në të cilën disa qeliza të trurit dhe të shtyllës kurrizore vdesin dalëngadalë. Këto qeliza nervore quhen neurone motorike dhe kontrollojnë muskujt që lejojnë të lëvizin pjesët e trupit tuaj. ALS quhet edhe sëmundja Lou Gehrig (LOU GEHRIG-ut Sëmundja e).

Personat që kanë këtë formë skleroze gradualisht bëhen gjithnjë e më të paaftë. Periudha e keqësimit të sëmundjes është e ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa persona jetojnë me ALS për disa vjet. Por me kalimin e kohës ALS ua bën të vështirë të ecin, flasin, të gëlltisin dhe të marrin frymë. Këto probleme mund të çojnë në plagosje, sëmundje dhe në fund të fundit në vdekje. Në shumicën e rasteve vdekja ndodh brenda tre deri pesë vjetësh pasi fillojnë të shfaqen simptomat, megjithëse disa persona jetojnë edhe për shumë vjet, madje edhe dhjetëvjeçarë.

Mund të jetë shumë frikësuese për dikë që të mësojë se ka ALS. Biseda me mjekun, marrja e këshillimeve dhe bashkimi në një grup mund ta ndihmojnë që të merret me ndjenjat e veta. Edhe pjesëtarët e familjes mund të kenë nevojë për mbështetje apo këshillim me keqësimin e sëmundjes.

ALS është e rrallë. Çdo vit në SHBA dhe në pjesën më të madhe të botës vetëm 1 ose 2 vetë në 100 000 sëmuren nga ALS. Burrat e marrin ALS pak më shumë se gratë. ALS mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh fillon tek të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuarit.

Çfarë e shkakton ALS?

Mjekët nuk e dinë çfarë e shkakton ALS. Në rreth 1 rast në 10 ajo shfaqet në familje. Kjo do të thotë që 9 herë nga 100 një person me ALS nuk ka ndonjë pjesëtar të familjes me këtë sëmundje.

Cilat janë simptomat?

Pyetje që i duhen bërë mjekut për kirurgjinë e kancerit

Para se të bëhet një ndërhyrje kirurgjikale gjeni gjithçka mundeni lidhur me përfitimet, rreziqet dhe efektet anësore të operacionit. Ju mund të doni t’i bëni mjekut tuaj pyetjet e renditura këtu. Përgjigjet mund të ndihmojnë që të ndjeheni më mirë për vendimin që do të merrni.

  • Cili është qëllimi i këtij operacioni? Të largohet kanceri? Të largohet një pjesë e tumor-it për të testuar për kancer? Për të ndihmuar për një problem të shkaktuar nga tumori?
  • Cilat janë shanset që ai do të funksionojë?
  • A ka ndonjë mënyrë tjetër për ta trajtuar kancerin apo për të lehtësuar problemin?
  • A kam nevojë që të marr mjekime të tjera për kancerin (si kemioterapi apo rrezatim) para apo pas kirurgji-së?
  • Veç kancerit, a jam i shëndetshëm mjaftueshëm për të kapërcyer streset e kirurgjisë dhe ilaçet që përdoren për këtë?
  • Sa operacione të tilla keni bërë? Cila është përqindja e suksesit? A keni përvojë në operacionet e këtij lloj kanceri?
  • Çfarë do të bëni saktësisht në këtë operacion? Çfarë do të hiqni? Përse?
  • Sa do të zgjasë operacioni? Kush do të mbajë në korrent familjen time?
  • A do të kem nevojë për transfuzion gjaku?
  • Çfarë mund të bëj që të përgatitem për operacionin?
  • Çfarë mund të pres më pas? A do të kem shumë dhimbje? A do të kem tuba apo kateter? Sa kohë do të rri në spital?
  • Sa do të preket trupi im nga operacioni? A do të funksionojë apo duket ndryshe? A do të jetë i përhershëm ndonjë nga efektet?
  • Sa kohë do të duhet që unë të kthehem në aktivitetet e mia të zakonshme?
  • Cilat janë rreziqet e mundshme dhe efektet anësore të këtij operacioni? Cilat janë rreziqet e vdekjes apo paaftësimit?
  • Çfarë do të ndodhë në qoftë se zgjedh të mos i nënshtrohem operacionit?
  • Cilat janë shanset që operacioni ta shërojë kancerin?
  • Në qoftë se ky operacion nuk funksionon, a ka trajtime të tjera për kancerin që unë mund të provoj?
  • A kam kohë të mendoj apo të marr një opinion të dytë?

Këtu janë disa udhëzime që ju ndihmojnë të mbani mend përgjigjet e mjekut:

Të moshuarit që vuajnë nga rënia e aktivitetit mendor mund të përballen më shpejt me vdekjen

Studimi i ri i klinikë-s Mayo tregon se njerëzit e moshuar me simptoma të buta të rënies mendore mund të përballen me një rrezik më të lartë për të vdekur më herët, krahasuar me ata që nuk kanë probleme me të menduarit dhe kujtesën.

Njerëzit me dëmtime të lehta të kujtesës apo të aktivitetit mendor kishin një normë vdekshmërie 80% më të lartë gjatë studimit gjashtë vjeçar, në krahasim me njerëzit që i kanë të paprekura fakultetet e tyre mendore, në bazë të rezultateve që do të paraqitet të mërkurën në takimin vjetor të akademisë Amerikane të Neurologji-së në Filadelfia.

Hulumtimi gjithashtu tregoi se humbja e aftësisë për të menduar është shumë më e tmerrshme se humbja e kujtesës.

Njerëzit me aftësinë për të folur (gjuhën), vëmendje dhe aftësitë e vendim-marrjes në rënie, por pa humbje të kujtesës, kishin shkallë dy herë më të lartë vdekshmërie, gjatë studimit, sesa ata që nuk kishin asnjë lloj rënieje mendore.

Po t’i krahasosh, njerëzit që vuanin vetëm nga humbja e kujtesës kishin një normë vdekshmërie prej vetëm 68% më të lartë gjatë studimit, krahasuar me njerëzit pa probleme të kujtesës apo të të menduarit.

Sëmundjet thelbësore kronike ka të ngjarë që të kontribuojnë në rënien mendore dhe të rrisin rrezikun e vdekjes, tha Dr. Mark Gordon, shef i neurologjisë në spitalin Zucker Hillside në Glen Oaks, NY.

Problemet e shëndetit, si sëmundjet kardiovaskular-e, mund të shkaktojnë sëmundje të tilla si demencë vaskulare, në të cilën fluksi i ulët i gjaku-t në tru shkakton një rënie të aftësisë të të menduarit të një personi, tha Gordon, i cili është gjithashtu një studiues i sëmundjes Alzheimer (sëmundja Alzheimer) në Institutin Feinstein për Kërkime Mjekësore në Manhasset, NY.

“Unë mendoj se është procesi i një sëmundjeje themelore i cili do të shfaqet më herët si mosfunksionim cerebral dhe më pas të çojë në vdekje”, tha Gordon. Këto forma të rënies mendore kanë tendencë të dëmtojnë me tepër arsyen dhe të menduarit sesa kujtesën, shtoi ai.

Të menduarit dhe kujtesa dhe lidhja me bllokimin e arterieve të qafës

Një studim i ri tregon se bllokimi i arteries karotide në qafë me sa duket rrit shanset e problemeve me të kujtesës dhe të menduarit.

Hulumtuesit thanë se gjetjet e tyre sugjerojnë se për njerëzit me këtë gjendje mund të nevojitet trajtim më agresiv, gjendje e cila shkaktohet nga formimi i pllakëzave në këtë arterie.

Studimi do të paraqitet të mërkurën në “Akademinë Amerikane të Neurologji-së (AAN), në takimin vjetor të saj në Filadelfia.

“Deri më sot, në qendër të diagnostikimit dhe menaxhimit të bllokimit të arteries karotid-e ishte parandalimi i goditjeve, meqë ky mendohej se ishte i vetmi dëmtim që këto bllokime i shkaktonin pacientëve”, tha Dr. Brajesh Lal, i qendrës mjekësore VA në Baltimore dhe i Universitetit Mjekësor në Merilend, në një koferencë për shtyp të AAN-së. “Këto rezultate nënvizojnë rëndësinë e vlerësimit të status-it të kujtesës dhe të të menduarit tek njerëzit me ngushtim të arteries karotide”, shtoi Lal.

Në kryerjen e studimit, hulumtuesit ekzaminuan 67 persona që vuanin nga ngushtimi asimptomatik i arterieve karotide, ose nga një stenozë. Për këta pjesmarrës, diametri i arteries ishte prerë në gjysmë. Studimi përfshiu 60 persona të cilët kishin bllokim të arteries karotide, por që nuk përfshinin faktorët e rrezikut të tillë si diabet-i, presioni i lartë të gjaku-t, kolesterol-i i lartë dhe sëmundjet koronare të zemrës.

Hulumtuesit testuan aftësitë e të menduarit të pjesëmarrësve, duke shqyrtuar shpejtësinë e tyre të përpunimit të informacionit, aftësinë e të mësuarit, memorien, vendimarrjen dhe gjuhën.

Ata zbuluan se pjesmarrësit që vuanin nga bllokimi i arterie-s karotide dolën shumë keq në testin e të menduarit. Ata morën rezultate të ulëta edhe në vlerësimet e fuqisë dhe shpejtësisë së përpunimit, si dhe në testet e të mësuarit dhe kujtesës. Hulumtuesit thanë se rezultatet e gjuhës nuk ndryshonin mes dy grupeve të pjesëmarrësve.