Stërvitje në vetëm 7 minuta

Në qoftë se ndonjëherë i keni premtuar vetes që duhet të ktheheni në formën e mëparshme sapo që të gjeni kohën e duhur, atëherë stërvitja 7 minutash mund të jetë për ju. Kjo është një seri ushtrimesh të shpejta që ju ndihmojnë për të stabilizuar peshën tuaj trupore.

Filloni me diçka që e keni mësuar në shkollën fillore: kërcimet. Rrini me këmbë të hapura dhe me duart pas kokës. Pastaj ndërsa kërceni bashkojini këmbët dhe shtrijini krahët anash. Ju mund ta shpejtoni ose ngadalësoni këtë ushtrim sipas gjendjes tuaj fizike. Bëjeni këtë për 30 sekonda, bëni 10 sekonda pushim dhe kaloni në lëvizjen tjetër.

Mbështetja në mur

Qëndroni me shpinën tuaj mbështetur në mur, këmbët të hapura dhe paksa përpara. Përkuluni prapa në mur dhe rrëshqisni sikur do të uleni në karrige. Gjunjët duhet të ulen deri mbi kyçe të përkulura në 90°. Qëndroni në këtë pozicion për 30 sekonda.

Janë 12 ushtrime. Secili prej tyre duhet të zgjasë 30 sekonda, me nga një pushim prej 10 sekonda midis tyre.

Kjo quhet stërvitja 7 minutash, por ju do të keni dobinë maksimale nga përsëritja e tyre të paktën 3 herë.

Rendi i ushtrimeve nuk ka rëndësi: Ju duhet të alternoni funksionimin e grupeve të muskujve të kundërt me njëri tjetrin dhe të pasoni ushtrimet që e rrisin ritmin e zemrës tuaj me ato që e qetësojnë paksa atë. Kontrolloni me mjekun tuaj para se të filloni një rutinë të re ushtrimesh për t’u siguruar që ajo është e duhura për ju.

Ulje – ngritje

Rrini në pozicionin shtrirë në dysheme, bashkoni këmbët me gishtat e tyre poshtë, duart poshtë në gjerësinë e shpatullave. Përkulni ngadalë krahët dhe uleni trupin në dysheme sa më poshtë që të mundeni duke e mbajtur shpinën në nivelin e vitheve. Pastaj kthehuni përsëri në pozicionin e mëparshëm dhe përsëriteni ushtrimin për 30 sekonda. Mund ta bëni më të lehtë këtë ushtrim duke e mbështetur peshën në gjunjë në vend të gishtave të këmbëve.

Përkulje të barkut

Slideshow: Udhëheqës vizual për të kuptuar Lupus-in

[ssba_hide]

Udhëheqës vizual: Këshilla për të ruajtur të shëndetshme kyçet tuaja

[ssba_hide]

Foshnja juaj në rritje e sipër tani është rreth 10.2 cm e gjatë nga maja e kokës në të ndenjurat dhe peshon rreth 70.75 gram (afërsisht me madhësinë e një molle). Ajo është e zënë me lëvizjen e lëngut amniotik (lëngu amniotik) përmes hundës dhe traktit të sipërm të frymëmarrjes, gjë që ndihmon qeskat primitiv-e me ajër në mushkëritë e saj të fillojnë të zhvillohen. Këmbët po i rriten më të gjata se duart dhe mund t’i lëvizë të gjithë kyçet dhe gjymtyrët. 2Megjithëse qepallat i ka ende të mbyllura e të ngjitura mund ta ndjejë dritën. Në qoftë se ndizni një dritë pranë barkut, ka të ngjarë të lëvizë nga rrezja e dritës. Nuk ka shumë gjëra për foshnjën tuaj që të shijojë, por ajo është duke i formuar sythet e të shijuarit. Së fundmi, në qoftë se keni një kontroll me ultratingull këtë javë, ju mund të jeni në gjendje të gjeni nëse foshnja juaj është djalë apo vajzë. (Mos jini shumë e zhgënjyer në qoftë se kjo gjë mbetet mister. Përcaktimi i saktë i seksit të foshnjës tuaj varet nga qartësia dhe pozicioni i figurës. Ai apo ajo mund të jetë kërrusur në një mënyrë të tillë që seksi të mos mund të përcaktohet).

Si po ndryshon jeta juaj:

Ju ndoshta keni shtuar deri tani 2.25 kg (ca më shumë a ca më pak nuk ka rëndësi) dhe jeni në pikën e kthesës së shtatzënisë tuaj, por ende mund të befasoheni nga ndonjë simptomë e papritur aty këtu. Në qoftë se p.sh. i keni hundët e zëna, ato mund t’ju lirohen si pasojë e veprimit të kombinuar të ndryshimeve hormonale dhe rrjedhës së shtuar të gjaku-t në membranat mukoze. Kjo gjendje është aq e zakonshme saqë ka edhe një emër për këtë, “rinit i shtatzënisë”. Disa gra shtatzëna vuajnë edhe nga rrjedhje e hundëve si rezultat i volumit të rritur të gjakut dhe zgjerimit të enëve të gjakut në hundë.

Sa herë që kockat, tendinat (tendinë) dhe ligament-et lëvizin përkundrejt njëra tjetrës, kryesisht afër nyjeve, qeset e vogla të mbushura me lëng që quhen bursa vajisin pikën e kontaktit. Bursit-i është një inflamacion i bursave dhe zakonisht shkaktohet nga mbipërdorimi i një nyjeje, ose kur një nyje është nën presion ose tension për një periudhë të zgjatur kohore.

Çfarë i shkakton bursitet?

Inflamacioni i nyjeve shkaktohet më së shumti nga keqpërdorimi ose mbipërdorimi i nyjeve. Bursitet mund të shkaktohen edhe nga trauma në zonën e bursave ose nga tendinat afër tyre. Veprimtaritë e përsëritura fizike, siç janë të marrurit me klube golfi, mund të shkaktojnë bursite. Kushtet e njohura shpesh si “gjuri i shërbëtorit” vijnë nga inflamacioni i bursës në pjesën ballore të gjurit shkaktuar nga ulja në gjunjë plotësisht në mënyrë të përsëritur. Infeksioni ose kushte të tjera siç janë artrit-et ose cerma, shkaktojnë ndryshime inflamatore në nyje dhe në tendinat në trup që mund të përfshihen në bursite. Ky tip plagosjesh mund të shoqërohet me reduktimin e mobilizimit të nyjes, skuqjes, ënjtjes dhe në disa raste edhe me lodhje.

Cilat nyje preken?

Një nga zonat më të zakonshme për bursitet janë shpatullat, që kanë numrin më të madh të nyjeve të tërë trupit. Dhimbja zakonisht ndihet përgjatë anës së jashtme në fillim të shpatullave. Të tjera nyje që preken më shpesh janë bërrylat, ijet, kyçet e duarve, nyjet e këmbëve dhe gjunjët.

Cilat janë simptomat e bursiteve?

  • Dhimbje, inflamacion dhe ënjtje e zonës, kryesisht gjatë tërheqjes ose zgjatimit kur bëjmë ushtrime, tërheqje dhe çuarje e nyjeve përtej limiteve normale;
  • Lëvizje e kufizuar e nyjes, me ose pa dhimbje të menjëhershme;
  • Lëkura përreth mund të bëhet e kuqe ose të nxehet.

Si diagnostikohen bursitet?

Mjeku juaj mund t’ju pyesë në lidhje me veprimtarinë fizike të kohëve të fundit dhe të bëjë një ekzaminim fizik. Ndonjëherë ai mund të kërkojë të marrë pak lëng për testim, nëse ka shqetësim që bursa mund të infektohet. Ju mund të dërgoheni për të bërë rreze X të nyjes që dhemb.

Vetëkujdesi për bursitet