Kanceri i vezoreve: Alternativat e trajtimit

Trajtimi i kancerit të vezoreve zakonisht përfshin ndërhyrjen kirurgjik-ale dhe kemioterapinë. Ndonjëherë ai përfshin radioterapi-në.

Kirurgjia

Trajtimi parë për kancerin e vezoreve zakonisht është një operacion i quajtur laparotomi. Në këtë operacion bëhet një prerje në abdomen dhe kjo e lejon mjekun të gjejë dhe të largojë sa më shumë kancer që është e mundshme.

Në shumë raste mjeku do të bëjë një biopsi të tumor-it në fillim të operacionit për që qenë i sigurt që ai është kancer. Kjo quhet një “prerje e ngrirë”. Në qoftë se kanceri konfirmohet, atëherë operacioni do të vazhdojë. Operacioni zakonisht heq vezoret dhe tubat fallopianë (tubat uterine), mitrën dhe omentum majus dhe disa nyja limfatike në atë zonë. Gjithashtu mund të hiqet edhe apendicit-i. Ndonjëherë nevojitet të hiqet edhe një pjesë e zorrëve dhe madje edhe fshikëza e urinës.

Mund të tingëllojë që shumë nga pjesët ose organ-et e trupit tuaj hiqen në këtë operacion. Megjithatë këto organe janë fare të vegjël në krahasim me çdo gjë tjetër në abdomen-in dhe pelvisi-n tuaj dhe heqja e tyre nuk le ndonjë hapësirë bosh.

Disa gra mund të mos kenë nevojë për një kirurgji ekstensive. P.sh. një grua e re me një kancer epitelial të vezoreve në fazë të hershme mund të mos ketë nevojë t’i hiqet uterus (mitra) dhe të dy vezoret. Në këtë rast për të është ende e mundur që të ketë fëmijë.

Përcaktimi i fazave të sëmundjes

Pas operacionit, kampionë të një pjese të organeve që janë hequr dërgohen për ekzaminim në laborator. Rezultatet, të kombinuara me disa rezultate të testeve diagnostike japin informacion për llojin dhe shtrirjen e kancerit tuaj. Kjo bën të mundur që mjekët të përcaktojnë fazat e sëmundjes në mënyrë që të munden të përpunojnë trajtimin më të mirë për ju. Në qoftë se kanceri i vezoreve është kufizuar vetëm tek vezoret ose fare pranë tyre, ai mund të quhet i fazës 1 ose 2. Në qoftë se ai është përhapur në organe të tjerë ai mund të jetë i fazës 3 ose 4. Njohja e fazës së sëmundjes e ndihmon mjekun tuaj që të diskutojë me ju zgjedhjet për trajtimin e mëtejshëm.