10 mënyra për të rritur pjellorinë tek burrat

Në qoftë se po përpiqeni të keni fëmijë, shëndeti është një gjë e rëndësishme për baballarët e ardhshëm sa është edhe për nënat e ardhshme. Kërkohet që edhe burrat edhe gratë të ndjekin me kujdes zakonet e tyre për shëndetin, që nga mbajtja e një peshe të shëndetshme e deri tek reduktimi i stresit të panevojshëm. Këtu janë disa marifete për të rritur pjellorinë e burrave dhe për ta bërë mbetjen shtatzënë më shumë lojë se sa punë.

Për të optimizuar pjellorinë, burrat duhet ta përgatisin trupin e tyre 3 muaj para se të përpiqen të konceptojnë. Provoni këto marifete për t’i pasur shanset nga ana juaj:

  1. Humbisni peshë. Një indeks ideal i masës trupore, shton testosteron-in, duke përmirësuar sasinë e spermës dhe libidon.
  2. Lini duhanin. Tymosja e ul pjellorinë.
  3. Bëni një pushim nga ngarja e biçikletës. Të ngasësh biçikletën mbi 12 orë në javë ushtron një presion suplementar mbi testikujt.
  4. Mos bëni banjë në vaskë me ujë të nxehtë. Sperma nevojitet të qëndrojë e freskët për të qenë më e efektshme.
  5. Mos e mbani laptopin në prehër. Nxehtësia e rrit temperaturën e spermës dhe mund të pakësojë numrin e spermatozoid-eve.
  6. Provoni akupunkturë-n. Ajo mund të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e spermës.
  7. Mos përdorni lubrifikantë gjatë seksit. Xheli e bën spermën të lëvizë me vështirësi.
  8. Ndiqni një film me seks. Ai e rrit sasinë e testosteronit dhe përmirëson sasinë dhe cilësinë e spermës.
  9. Bëni seks një herë në ditë. Veçanërisht gjatë ovulacion-it, abstinenca prej një dite e ul lëvizshmërinë e spermës.
  10. Bëni dashuri në pozicionin e misionarit. Graviteti ju mbështet e ju ndihmon.

workstation ergonomics: ideal set-up

Shumë njerëz e gjejnë veten e tyre duke përdorur kompjuterin për një pjesë të madhe të ditës. Arredimi dhe dizajni i dobët në vendin e punës mund të kontribuojnë për lëndimet dhe sëmundjet. Ju mund të korrigjoni lartësinë e karriges, pajisjet dhe qëndrimin e duhur në tavolinë.

Ergonomia lidhet me  studimin sesi ne të ndërveprojnë me ambientin tonë të punës dhe sesi këto ndërveprime mund të përmirësohen në mënyrë që edhe mirëqenia jonë të jetë maksimalisht e mirë.

Disa faktorë që duhen marrë parasysh kur rregullohet vendi i punës janë:

Karrigia

Idealisht, përdorni një karrige të kthyeshme. Rrotat me të cilat është e pajisur karrigia duhet të jenë të mirë përshtatura në qilim (tapet). Në një sipërfaqe të lëmuar, rrotat janë shumë të paqëndrueshme, karrigia duhet të jetë e pajisur me këmbë të qëndrueshme (këmbë të rrafshuara në formë vezake).

Rregulloni lartësinë e karriges në mënyrë që këmbët të pushojnë të qeta në dysheme. Nëse kjo e bën karrigen shumë të ulët në lidhje me tavolinën, përdorni një mbështetëse këmbësh dhe ngrijeni karrigen deri në lartësinë e dëshiruar.

Rregullimi korrekt i karriges mund t’ju ndihmojë që të keni qëndrimin e duhur dhe të merrni presionin e duhur të shpinës. Kur uleni, gjunjët duhet të jenë rreth nivelit të ijeve tuaja, dhe karrigia nuk duhet të shtypë në pjesën e prapme të gjunjëve.

Shtylla juaj duhet të jetë e drejtë dhe shpatullat tuaja prapa. Nëse karrigia nuk mund të jetë e rregulluar, në mënyrë që shpina juaj të jetë e drejtë, vendosni një jastëk me kurbë në shpinë dhe në pjesën e pasme të karriges.

Monitori

Monitori duhet të jetë afërsisht një dorë larg. Fillimi i ekranit duhet të jetë në nivelin e shikimit, ose vetëm pak poshtë në mënyrë që të shihet drejt gjatë punës. Njerëzit të cilët vënë lente tentojnë që të shohin nëpërmjet pjesës së fundme të lenteve. Kjo i bën ata të anojnë kokën e tyre prapa. Kjo lodh muskujt që mbështesin kokën. Nëse i vini lentet, ka disa mënyra për të adresuar këtë problem: