Bllokimi dhe inflamacioni i gjirit

Të ushqyerit me gji ka problemet e veta sidomos në javët e para pas lindjes. Ajo është e lehtë të harrohet gjatë kësaj kohe dhe si të tëra aftësitë e reja, të ushqyerit me gji kërkon kohë të mësohet për të qenë ashtu siç duhet. Jo të tëra gratë përjetojnë bllokim dhe inflamacion të gjirit, megjithatë, nëse ndodh duhet të tregoni përkushtim ndaj të ushqyerit me gji. Ka momente që mund të mendoni se nuk ia vlen dhe se të ushqyerit me gji nuk bën për ju. Ky informacion jepet për të asistuar gratë që përjetojnë probleme me bllokimin. Këshillohet që nëse keni përvoja të vështira në të ushqyerit me gji të kërkoni këshilla dhe asistencë nga një mami, konsulenti i qumështit, infermieri i kujdesit shëndetësor të komunitetit ose nga mjeku juaj.

Çfarë është bllokimi?

Bllokimi i gjirit do të thotë se gjinjtë që janë të fortë, të ënjtur dhe me dhimbje i kanë të mbushura plot enët e gjaku-t. Kjo do të thotë se thimthat nuk dalin përpara dhe bebja nuk i kap ato në mënyrë të përshtatshme. Bllokimi i gjirit është i ndryshëm nga mbushja e plotë dhe normale e gjirit që ndodh disa ditë pas lindjes kur qumështi hyn në to.

Çfarë duhet bërë për bllokimin

  • Ushqeje beben sipas kërkesës derisa të ketë marrë mjaftueshëm;
  • Lere beben të mbarojë njërin gji përpara se të fillojë tjetrin;
  • Nëse keni gji të fortë dhe shumë qumësht dhe bebja ngopet e qumështi nuk mbaron, lereni të rrjedhë jashtë gjirit lirshmërisht. Ju mund ta grumbulloni atë në një kupë apo enë të steril-izuar dhe ta mbani në frigorifer për përdorim të mëtejshëm;
  • Vendose beben në fillim në gjirin që të dhemb më shumë. Përpiqu që të përdorësh njërën anë për një të ushqyer se sa të dy gjinjtë. Nëse bebja është e uritur jepi nga gjiri tjetër;
  • Ngrohe gjirin për 5 minuta para dhënies së qumështit. Është ndihmuese dhe jep ndjesi të mirë. Edhe pse nuk është ide e mirë për të nxjerrë qumështin duke e shtypur me dorë, nxirr pak qumësht me gishta në mënyrë që bebja (në ditët e para) t’a nuhasë dhe t’a kërkojë vetë thimthën e t’a kapë atë në mënyrë korrekte;
Kanceri i vezoreve: Alternativat e trajtimit

Trajtimi i kancerit të vezoreve zakonisht përfshin ndërhyrjen kirurgjik-ale dhe kemioterapinë. Ndonjëherë ai përfshin radioterapi-në.

Kirurgjia

Trajtimi parë për kancerin e vezoreve zakonisht është një operacion i quajtur laparotomi. Në këtë operacion bëhet një prerje në abdomen dhe kjo e lejon mjekun të gjejë dhe të largojë sa më shumë kancer që është e mundshme.

Në shumë raste mjeku do të bëjë një biopsi të tumor-it në fillim të operacionit për që qenë i sigurt që ai është kancer. Kjo quhet një “prerje e ngrirë”. Në qoftë se kanceri konfirmohet, atëherë operacioni do të vazhdojë. Operacioni zakonisht heq vezoret dhe tubat fallopianë (tubat uterine), mitrën dhe omentum majus dhe disa nyja limfatike në atë zonë. Gjithashtu mund të hiqet edhe apendicit-i. Ndonjëherë nevojitet të hiqet edhe një pjesë e zorrëve dhe madje edhe fshikëza e urinës.

Mund të tingëllojë që shumë nga pjesët ose organ-et e trupit tuaj hiqen në këtë operacion. Megjithatë këto organe janë fare të vegjël në krahasim me çdo gjë tjetër në abdomen-in dhe pelvisi-n tuaj dhe heqja e tyre nuk le ndonjë hapësirë bosh.

Disa gra mund të mos kenë nevojë për një kirurgji ekstensive. P.sh. një grua e re me një kancer epitelial të vezoreve në fazë të hershme mund të mos ketë nevojë t’i hiqet uterus (mitra) dhe të dy vezoret. Në këtë rast për të është ende e mundur që të ketë fëmijë.

Përcaktimi i fazave të sëmundjes

Pas operacionit, kampionë të një pjese të organeve që janë hequr dërgohen për ekzaminim në laborator. Rezultatet, të kombinuara me disa rezultate të testeve diagnostike japin informacion për llojin dhe shtrirjen e kancerit tuaj. Kjo bën të mundur që mjekët të përcaktojnë fazat e sëmundjes në mënyrë që të munden të përpunojnë trajtimin më të mirë për ju. Në qoftë se kanceri i vezoreve është kufizuar vetëm tek vezoret ose fare pranë tyre, ai mund të quhet i fazës 1 ose 2. Në qoftë se ai është përhapur në organe të tjerë ai mund të jetë i fazës 3 ose 4. Njohja e fazës së sëmundjes e ndihmon mjekun tuaj që të diskutojë me ju zgjedhjet për trajtimin e mëtejshëm.