Psoriaza: Çfarë duhet të dini

Psoriaza (emri i plotë psoriaza vulgaris) është një kondicion i zakonshëm lëkure, që karakterizohet nga ngjyra e kuqe, luspa në lëkurë ose kruarje. Luspat janë më të zakonshme në gjunjë, bërryla dhe lëkurën e kokës, por mund të preket lëkura e tërë trupit. Mund të preken gjithashtu thonjtë dhe një numër i vogël njerëzish kanë dhimbje dhe enjtje të kyçeve (artrit psoriatik).

Psoriaza është një kondicion kronik (që vazhdon). Ka periudha kohore kur simptomat përmirësohen ose zhduken dhe kohë të tjera kur simptomat përkeqësohen.

Edhe pse të gjithë njerëzit e çdo moshe mund të preken, mosha më e zakonshme për psoriazë është adoleshenca e vonë deri te pjekuria e hershme. Ka edhe një shfaqje të saj tek të 50-at.

Çfarë e shkakton psoriazën?

Shkaku ekzakt i psoriazës nuk dihet. Megjithatë, është e ditur se sistemi imun në lëkurë është mbiaktiv në njerëzit me psoriazën. Një tip i qelizave imune të njohura si qeliza T krijohen në lëkurë. Këto qeliza T dhe kimikatet që ato prodhojnë acarojnë qelizat e lëkurës dhe i kthejnë ato në një cikël më të shpejtë se sa ai normal–në ditë sesa në javë– duke sjellë hollimin e lëkurës dhe krijimin e luspave.

Kondicioni tenton të trashëgohet kështu që faktorët e trashëgimisë luajnë një rol të madh. Gjithashtu, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në episodet e psoriazës që janë:

  • Infeksionet – infeksione streptokokale (streptokoke bakteret) të fytit;
  • Dëmtimet, përfshirë edhe djegie-t nga dielli;
  • Ilaçe të caktuara (litiumi, që jepet për çrregullimet bipolare, ilaçet e tensonit si bllokuesit beta dhe ilaçet kundër malaria-s);
  • Stresi;
  • Marrja e dozave të larta të alkool-it;
  • Duhanpirja.

Simptomat e psoriazës

Simptomat e psoriazës variojnë midis njerëzve dhe në kohë të ndryshme. Ato mund të përfshijnë:

  • Skuqje lëkure e mbuluar me luspa të bardha;
  • Ënjtje lëkure ose kruarje;
  • Lëkurë të thatë dhe të plasaritur;
  • Thonj të dëmtuar, shtrembëruar dhe pa ngjyrë;
  • Dhimbje në kyçe dhe enjtje (ndodh tek pak njerëz).

Trajtimi i psoriazës

Edhe pse nuk ka kurë për psoriazën, në më të shumtën e rasteve sëmundja mund të kontrollohet mirë.

Kremi për mbrojtjen nga dielli dhe rutina juaj e makijazhit

A dëshironi të parandaloni rrudhat dhe kancer-in e lëkurës? Është mirë të përdorni krem për mbrojtjen nga dielli. Por mbulesa duket e shkëlqyeshme dhe e zbardhur, veçanërisht nën makijazh.

Shumë produkte kozmetike ofrojnë një mbrojtje nga dielli që i përgjigjet faktorit të mbrojtjes nga dielli. A është kjo zgjidhja më e mençur për bukurinë tuaj? Dermatolog-ia Dr. Leslie Baumann thotë që nuk duhet t’i jepeni kësaj joshjeje.

“Makijazhi nuk siguron mbrojtje të mjaftueshme”, thotë ajo. “Ju keni nevojë për një bazë dhe 14 herë më shumë pudër që të siguroni faktorin mbrojtës të shkruar në etiketë. Askush nuk e bën këtë gjë”.

Është e mundur që të bashkoni makijazhin dhe kremin për mbrojtjen nga dielli dhe ende të keni një pamje të bukur, por duhet të ndiqni hapat që paraqiten në vijim.

Hapat që duhet të ndiqni për mbrojtjen ndaj diellit pa sakrifikuar makijazhin

Zgjidhni kremin e duhur

Para se të dilni para pasqyrës së banjës, gjeni një krem për mbrojtjen nga dielli që ofron mbrojtje të mjaftueshme. Fondacioni për Kancerin e Lëkurës këshillon që të përdorni një lagështues që përmban një mbrojtës të spektrit të gjerë nga dielli (që do të thotë që i bllokon rrezet ultraviolet) me një klasifikim të faktorit mbrojtës nga dielli të paktën 15. Përbërësit si oksidi i zinkut, avobenzone (Parsol 1789) ose Meroksil, të kombinuar me octocrilene dhe avobenzone funksionojnë më së miri bashkë me makijazhin dhe sigurojnë një spektër të gjerë të mbrojtjes nga dielli.

Udhëzime të ekspertëve:

  •  Baumann thotë që të përdoret një shtresë mbrojtëse nga dielli si Aveeno me një krem mbrojtës kimik për të bllokuar shumicën e rrezeve të diellit.
  • Tina Turnbow, grimiere këshillon përdorimin e një lagështuesi natyral si Pur-lisse me faktorin e mbrojtjes nga dielli 30, që është i lehtë dhe i lëmuar dhe është i mirë për një lëkurë të freskët. Ajo thotë gjithashtu se Arcona Reozone me FMD 20 është pak më i pasuruar.
  • Patti Bell, grimiere, thotë se DDF Matte Finish mbrojtës nga plakja me FMD 30 është pa yndyrë.
Kartëmonedhat mbartin mijëra lloje bakteresh

Një studim i kohëve të fundit jep një kuptim të ri të termit “para të pista”.

Studiuesit kanë gjetur që kartëmonedhat nga një bankë e Manhatanit mbartin 3 000 lloje bakteresh. Shumica e tyre ishin nga ai lloj që gjendet në lëkurën e njerëzve ndërsa të tjera nga ato që gjenden në gojë e madje edhe tek vagina.

Ndërkohë që shumica e baktereve të zbuluara në kartëmonedha shoqëroheshin me sëmundje të lehta si akne, ishin edhe disa lloje rezistente ndaj antibiotikëve, duke përfshirë super virusin rezistent ndaj methicillinës Staphylococcus aureus, sipas studiuesve të Qendrës Genomike dhe Biologjisë së Sistemeve të Universitetit të Nju Jork-ut.

Ata thonë se studimi i tyre sugjeron që kartëmonedhat mund të jenë një rrugë që bakteret të kalojnë nga një person në tjetrin. P.sh. ata gjetën që kartëmonedhat e analizuara në dimër kishte më shumë të ngjarë se sa ato të testuara në stinën e verës të mbartnin baktere që mund të shkaktojnë pneumoni.

Por, theksojnë autorët e studimit, njerëzit nuk duhet ta teprojnë me merakun e tyre për këtë gjë. “Mikrobet janë shumë të rëndësishme, janë shumë të kudogjendura dhe na rrethojnë neve gjatë gjithë kohës”, thotë udhëheqësja e studimit Dr. Jane Carlton.

“Ne gjetëm disa mikrobe për të cilat duhet të shqetësohemi pak, por kjo nuk do të thotë që njerëzit ta teprojnë me shqetësimin e tyre”, përfundon ajo.

Kokaina: Rreziqet në mënyrën e përdorimit

Disa nga efektet afatgjata të kokainës janë të lidhura me metodën e përdorimit të saj.

  • Thithja dëmton linjat e hundëve dhe kalimet nazal-e dhe gjithashtu mund të dëmtojë strukturën që ndan nostrilet.
  • Pirja si cigare mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje, kollë kronike, bronkit dhe probleme të tjera respirator-e.
  • Kokaina është substancë helmuese kur injektohet. Ajo mund të shkaktojë bllokim të vena-ve, dëmtim të zemrës, mëlçisë dhe trurit.
  • Nëse injektohet nën lëkurë, kokaina mund të shkaktojë dëmtim të enëve të qarkullimit të gjaku-t si vazokonstriksion-e të ndryshme, që mund të ndalojnë gjakun të shkojë në qeliza, duke shkaktuar potencialisht dëmtime të ndryshme të qelizave.

Kokaina, hepatiti dhe HIV

Përdorimi i përbashkët i gjilpërave dhe shiringave dhe pajisjeve të tjera të injektim-it mund të rritë shumë riskun e kontaminim-it me viruse që merren nëpërmjet gjakut si hepatiti B dhe hepatiti C, dhe HIV (human immunodeficiency virus).