lemza

Lemza është kontraktim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës, që sjell daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglot-ës (hapësira e laringu-t që kufizohet nga kordat e zërit dhe indit kërc-or të aritenoideve). Kur marrim frymë, diafragma kontraktohet, duke hapur kafazin e kraharorit, çka ndihmon mushkëritë që të zgjerohen. Nervat që kontrollojnë kontraktimet e diafragmës janë nervat frenikë (pleks i nervave periferik të palcës së kurrizit) që nisen nga zona e qafës dhe përfundojnë në diafragmë. Nëse këto nerva irritohen në një pikë çfarëdo, përgjatë rrugës mund të sjellin lemzë. Megjithatë, lemza që zgjat disa ditë, muaj ose edhe vite mund të përcaktojë një sëmundje serioze.

Simptomat

Lemzat janë karakterizuar nga inhalimi spazmatik (spazmë) i shoqëruar nga një tingull gjiri që befas ndalon. Lemzat vijnë shpesh në seri.

Shkaqet

Shkaku i lemzës është i panjohur, por shumë ekspert-ë ia atribuojnë atë stimul-imit të nervave që furnizojnë diafragmë-n. Faktorët që mund të përkeqësojnë lemzën përfshijnë:

  • Ngrënien e shpejtë, veçanërisht e ushqimeve të nxehta dhe pikante;
  • Përdorimin e tepërt të alkool-it;
  • Duhanin; dhe
  • Stresin.

Çfarë mund të bëni

  • Mbani frymën sa më shumë që të jetë e mundur. Përsëriteni këtë derisa lemza të ndalojë;
  • Mbani një qese afër gojës dhe hundës dhe merrni frymë jashtë dhe brenda saj disa herë;
  • Pini ujë të ftohtë dhe të ngrohtë;
  • Hani akull të thyer;
  • Bëni një gargarë me ujë;
  • Gëlltisni një lugë çaj me sheqer;
  • Uluni dhe përkuluni, duke mbështjellë gjunjët tuaj në kraharor.

Konsultohuni me një mjek nëse lemza juaj bëhet e vazhdueshme ose ju shqetëson gjatë të ngrënit, gjumit ose punës.

Çfarë mund të bëj mjeku

Mjeku mund:

  •  Të ekzaminoj për sëmundje serioze që provokojnë lemzën;
  • T’ju japë anti-spazmodik;
  • Të trajtojë sëmundjen që mund të shkaktojë lemzën; ose
  • Të kryejë një kirurgji mbi nervat që furnizojnë diafragmën.
Lemza: Përse na zë lemza

Pjesa më e madhe e njerëzve përjetojnë lemzën, një eksperiencë të parehatshme, shqetësuese dhe afatshkurtër. Por ndonjëherë lemza zgjat për një kohë të gjatë dhe mund të jetë shenjë e një sëmundjeje serioze.

Çfarë është lemza?

Lemza është kontraktim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmë-s. Rastet më të zakonshme të lemzës vijnë pas të ngrënës ose të pirit me sasi të mëdha ose shumë shpejt. Stomaku që është i vendosur poshtë diafragmës, fryhet dhe e irriton atë. Kjo shkakton kontraktimin e diafragmës.

Ndonjëherë lemza do të ndodhë për shkak të një shqetësimi në rrugët nervore. Kjo shpjegon arsyen se përse lemzat mund të ndodhin edhe me ndryshimet e temperaturës ose me situatat emocionale.

Lemza e vazhdueshme mund të nënkuptojë probleme në tru, palcën kurrizore apo në çfarëdo strukturë përreth diafragmës. Çdo njeri mund të trajtohet me ilaçet përkatëse për shërimin e lemzës.

Përdorimet

Kemioterapia dhe radioterapi-a mesatarisht emetogjene, kemioterapia emetogjene e rëndë.

Efektet anësore

Konstipacion (kapsllëk); dhimbje koke, ndjenja e të ftohtit ose të nxehtit, lemza; ndryshime të here pas hershme të enzimave të mëlçisë; çrregullime të kohë pas kohshme të të parit dhe marrje mendsh pas marrjes së barit në mënyrë intravenoze; lëvizje ta pavullnetshme, konvulsion, dhimbje gjoksi, aritmi (çrregullime të ritmit të zemrës). Janë raportuar edhe hipotension (ulje e tensionit) dhe bradiakardia (ulje e rrahjeve të zemrës). Supostat mund të shkaktojnë irritim rektal.

Dozimi

Kemioterapia dhe radioterapia emetogjene: nëpërmjet gojës 8 mg 1-2 orë para trajtimit, ose nëpërmjet rektumit 16 mg, 1-2 orë para trajtimit, ose me injeksion intramuskular apo injeksion intravenoz të ngadalshëm, 8 mg menjëherë para trajtimit.

Pastaj vazhdohet me 8 mg nëpërmjet gojës çdo 12 orë deri në 5 ditë, ose nëpërmjet rektumit 16 mg deri në 5 ditë.

Forma farmaceutike dhe doza

Tableta: 4 mg, 8 mg.

Shurup: 4 mg/5 mL.

Injeksion: 4 mg/2 mL, 8 mg/4 mL.

Suposte: 16 mg.

Udhëheqës vizual: Zakonet e çuditshme të trupit tonë: Nga "ngrirja" e trurit tek lemza

[ssba_hide]

Foshnja juaj, pak sa mbi 3.75 cm afërsisht sa madhësia e një fiku dhe tashmë është plotësisht e formuar. Duart së shpejti do të hapen dhe do të mbyllen në grushte, po fillojnë të duken kicat e vegjël të dhëmbëve dhe disa prej kockave po fillojnë të forcohen.

Ajo tashmë është e angazhuar me shtriqje e shkelmime, dhe lëvizjet e saj të vogla janë kaq të lehta, saqë duken si balet në ujë. Këto lëvizje do të bëhen më të shpeshta ndërkohë që trupi rritet dhe bëhet më i zhvilluar dhe më funksional. 2Ju nuk do ta ndjeni akrobacinë e foshnjës tuaj edhe për një a dy muaj të tjerë dhe as nuk do ta vini re lemzën e saj, tani që po formohet diafragma.

Në qoftë se jeni si gratë e tjera, ju ndjeheni paksa më shumë energjike tani dhe të përzierat mund të fillojnë t’ju pakësohen. Fatkeqësisht ju mund të vuani nga kapsllëku (i shkaktuar nga ndryshimet hormonale që mund të ngadalësojnë tretje-n) dhe nga urthi (përsëri hormonet, që e lirojnë kllapën midis stomaku-t dhe ezofag-ut). Vetëm mbani mend, e gjithë kjo parehati është për një kauzë të mirë.

Mos u shqetësoni në qoftë se të përzierat jua kanë bërë të pamundur të hani një larmi të gjerë ushqimesh të shëndetshme ose në qoftë se ende nuk keni shtuar shumë peshë (shumica e grave shtojnë 1.8 deri 2.25 kg gjatë tremujorit të parë). Oreks-i ka të ngjarë t’ju kthehet shpejt dhe ju përsëri do të filloni të shtoni nga 0.45 kg në javë.

Mësoni se cilat nga simptomat tuaja janë normale dhe cilat janë shenjë e diçkaje që nuk shkon mirë. Ju ndoshta jeni duke bërë pyetje të tilla si: A mund të vazhdoj të shkoj në mësimet e vallëzimit? A mundet që airbag-ët në makinë ta dëmtojnë foshnjën? Cilat nga medikamentet për të ftohurën janë të parrezikshme për t’i marrë tani? Gjeni çfarë është e parrezikshme dhe çfarë jo gjatë shtatzënisë.

3 pyetje rreth…Sigurisë së ushqimeve gjatë shtatzënisë.

Refluksi i acideve

Në hyrjen e stomakut është një valvul që quhet sfinkter ezofageal. Kjo valvul hapet normalisht sapo ushqimi kalon në stomak. Nëse nuk mbyllet plotësisht, apo hapet shumë shpesh, acidet e prodhuara nga stomaku mund të ngjiten drejt ezofagut. Kjo mund të shkaktojë simptoma, si djegie në kraharor që quhet urth, por që njihet dhe si sëmundja e refluks-it gastro-ezofageal (GORD).

Çfarë e shkakton sëmundjen e refluksit të acideve?

Një nga shkaktarët e rëndomtë të kësaj sëmundjeje është një anormalitet i stomakut që quhet hernia hiatale. Kjo ndodh kur pjesa e sipërme e stomakut dhe sfinkteri zhvendosen sipër diafragmë-s. Diafragma shërben për të mbajtur acidin brenda stomakut, por nëse keni hernie hiatale, acidi mund të ngjitet për në ezofag dhe të shkaktojë simptoma të refluksit të acideve.

Disa nga faktorët e tjerë të rrezikut për tu prekur nga kjo sëmundje janë:

  • Ngrënia e vakteve të bollshme ose të shtrirët pasi keni ngrënë;
  • Të qenit mbi peshë ose obez;
  • Kur përkuleni apo shtriheni me kurriz, menjëherë pasi keni ngrënë;
  • Të ngrënit pak para gjumit;
  • Të ngrënit e disa ushqimeve si: qitrot, domatet, çokollata, mentet, hudhrat, qepët ose ushqime pikante dhe të yndyrshme;
  • Të pirët e lëngjeve të caktuara si alkool-i, pijet me gaz, kafja ose çaji;
  • Duhanpirja;
  • Të qenit shtatzënë;
  • Përdorimi i aspirinë-s, ibuprofen-it dhe disa qetësuesve për muskujt apo medikamenteve për tensionin e gjaku-t.

Cilat janë simptomat e refluksit të acideve?

Simptomat më të hasura janë:

  • Urthi: Një dhimbje me ndjesi djegëse e cila lëviz lart e poshtë stomaku-t, barkut dhe kraharorit deri dhe në fyt;
  • Regurgitimi; një acid me shije të hidhur ose të athët që qëndron gjithmonë në fyt ose gojë (rikthim i acideve në gojë).

Simptoma të tjera janë:

  • Fryrja;
  • Fekale dhe të vjella me gjak;
  • Gromësitje;
  • Disfagi: një bllokim i ezofagut që krijon ndjesinë sikur ju ka ngelur ushqimi në fyt;
  • Lemzë që nuk largohet;
  • Neveri (nauze);
  • Rënie në peshë pa ndonjë arsye të ditur;
  • Gulçitje, kollë të thatë, fyt të ashpër ose kollë kronike të dhimbshme.

Si diagnostikohet sëmundja e refluksit të acideve?