Humbja e peshës: E vërteta për heqjen e kg-ve të tepërt pas lindjes

Shumë gra pyesin veten se sa kohë do t’u duhet që të humbasin peshën e foshnjës dhe të kthehen në trupin e para lindjes. Këtu keni fakte reale lidhur me atë se si trupi vazhdon të ruajë kilogramë pas lindjes.

Është ëndrra e çdo gruaje të humbasë të gjithë kilogramët shtesë pasi ajo lind fëmijën. Por fakti është që madje edhe yjet e kinematografisë nuk arrijnë të kthehen në trupin që kishin para lindjes. Është e rëndësishme që t’i kontrolloni pritshmëritë tuaja; në varësi nga përmasat e të porsalindurit (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) dhe peshës së saktë të lëngut amniotik (lëngu amniotik) dhe placentës (të cilat ju i nxirrni gjatë lindjes), shumica e grave shtatzënë mund të humbasin deri në 3-5 kg gjatë lindjes. Duke marrë parasysh që shtesa e peshës gjatë shtatzënisë është 10-15 kg, ky është një fillim i shëndetshëm.

Por nga vijnë kilogramët e tjerë? Indi juaj i gjinjve, depozitimet dhjamore dhe uterus (mitra) e zmadhuar. Në fakt lindja mundet që të mos e tkurrë dhe aq shumë barkun tuaj e ta bëjë afërsisht sa para lindjes.

Janë shumë gjëra që ju mund të bëni për të ardhur sërish në formë. Por në të vërtetë është e rëndësishme që të bëni një pushim. Trupi juaj ka lindur një krijesë. Shumë gjëra kanë ndryshuar, janë tendosur dhe janë rritur për ta bërë këtë të ndodhë. Mos u përqendroni në kthimin e trupit tuaj në formë, por në krijimin e një trupi të shëndetshëm, të lumtur dhe mundësisht në një formë paksa të ndryshme.

Objektivi juaj javor për humbjen e peshës

Në mitër: Fakte me vlerë për zhvillimin

Kur ju jeni shtatzënë mund të duket sikur foshnja juaj është mbështjellë në universin e vet privat (dhe të vogël) brenda barkut tuaj. Por ajo së bashku me ju po përjeton botën jashtë, madje edhe sikur po bën përgatitje për të dalë në të. Këtu keni tre fakte magjepsëse që ndoshta nuk i dini.

Trembja në mitër

Foshnja juaj trembet në mitër kur dëgjon një zhurmë të madhe apo të papritur. Kjo aftësi shfaqet rreth javës së 23 të shtatzënisë, siç mund të dëshmohet nga çdo grua shtatzënë në tremujorin e dytë apo të tretë të shtatzënisë. Në qoftë se nëna teshtin, foshnja kërcen.

Por në qoftë e njëjta zhurmë përsëritet shpesh, foshnja juaj mësohet me të dhe pushon së reaguari. Nuk ka nevojë të shqetësoheni, kjo është një shenjë që truri po zhvillohet normalisht, thonë ekspert-ët.

Frymëmarrja nën ujë

Foshnja juaj fillon të “marrë frymë” qysh kur është në mitër, edhe pse mushkëritë e tij nuk thithin oksigjen. Rreth javës së 27-të, mushkëritë e saj të mbushura me lëng fillojnë të zgjerohen dhe të mblidhen për shkak të kontraktim-eve ritmike të diafragmë-s tuaj dhe muskujve të kraharorit. Këto kontraktime e ndihmojnë atë të zhvillojë muskujt dhe qarqet motore të domosdoshme për frymëmarrjen e vërtetë. Kështu, kur foshnja juaj thith ajër për herë të parë, ka bërë tashmë shumë praktikë.

Ndjesia e nuhatjes në mitër

Duke filluar nga java e 28 foshnja juaj mund të nuhasë në mitër të njëjtat gjëra që nuhasni edhe ju.

Disa nga provat për ndjesinë e të nuhaturit të fetus-eve vijnë nga foshnjat e lindura para kohe: Në një studim ekstrakti i mendërzës u mbajt nën hundën e foshnjave të lindura para kohe. Foshnjat më pak se 28 javë nuk reagonin. Më të mëdhenjtë reagonin duke thithur, duke u ngërdheshur ose duke iu larguar.

Lëngu amniotik ku është zhytur foshnja e shton ndjesinë e saj të nuhatjes. Përse? Sepse ne jemi më mirë të aftë që të nuhasim gjërat pasi molekulat e aromës bashkohen me një lëng.

Trupi juaj i pas shtatzënisë

Nuk është sekret që trupi juaj ndryshon shumë gjatë shtatzënisë, kështu që ju mund të pyesni se si do të dukeni pas lindjes së një fëmije. Këtu keni një vështrim të shpejtë të ndryshimeve që ju presin pas lindjes.

Nuk është një gjë e vogël të mbani dhe të rrisni një qenie njerëzore brenda jush për nëntë muaj. Pra nuk është ndonjë surprizë që trupi juaj i pas shtatzënisë të kërkojë pak kohë që të rikthehet në gjendjen e mëparshme. Ndërsa mund të jeni e befasuar ose madje edhe paksa e trullosur nga ndryshimet nga koka në këmbë që do t’ju ndodhin pasi vjen në jetë fëmija juaj, mos harroni të ndjeheni e mahnitur. Dhe të jeni e sigurt që ju do të ndjeheni përsëri vetvetja pas nja dy muajsh. Ndërkohë, më poshtë keni një udhëzues që ju tregon se si ndryshon trupi juaj pas shtatzënisë.

1. Ju do të humbisni të paktën pesë kilogram menjëherë

Menjëherë pas lindjes ju do të ndjeheni pesë apo dhjetë kilogram më e lehtë, varësisht nga pesha e foshnjës tuaj. Përveçse do të shkarkoheni nga i porsalinduri (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) trupi juaj do të nxjerrë  edhe placentën dhe disa kilogram lëng amniotik (lëngu amniotik) dhe gjak. Por gjinjtë tuaj do të jenë më të rëndë si asnjëherë më parë dhe pesha shtesë që ju keni marrë në pjesë të tjera të trupit do të kërkojë njëfarë kohe që të bjerë. Prisni që të dukeni si gjashtë apo shtatë muaj shtatzënë edhe për disa javë. Shumica e ekspert-ëve thonë që si rregull, meqë janë dashur nëntë muaj që të shtoni në peshë, do të duhet po aq kohë që ta hiqni këtë peshë. Pra duhet të jeni e durueshme dhe t’i ndihmoni të shkrihen kilogramët e tepërt me anë të disa ushtrimeve të lehta fizike menjëherë pasi mjeku juaj t’ua lejojë këtë gjë.

2. Ju do të largoni lëngje

Ushqimet dhe pijet që mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve tek fëmijët

A doni që ti ruani perlat e bardha të vogëlushit tuaj të shndritshme, të shkëlqyeshme dhe pa zgavra? Këto këshilla do t’ju ndihmojnë që të jeni të mençur në ushqimet që ju jepni atyre.

Ata janë vetëm kompleti i parë i perlave të çmuara, edhe në qoftë se nuk janë të bukur, ju duhet të pranoni që dhëmbët e vogëlushit tuaj janë me rëndësi jetësore për një jetë të tërë buzëqeshjesh të gëzueshme dhe një ngrënie të shëndetshme. Pra, si do ta mbroni këtë “zbardhje dhëmbësh” për të ardhmen? Edhe në qoftë se i pastroni me furçë dhëmbët e të voglit tuaj dy herë në ditë shumë nga ajo që ka pirë dhe ngrënë vazhdon të mbetet midis tyre, dhe e vërteta është që dhëmbët e vogëlushit tuaj janë të varur nga ajo që ai ha e pi. Për t’i mbajtur në formë dhëmbët e tij, ju nevojitet t’i krijoni një menu që të jetë e mirë për dhëmbët dhe për trupin e tij. Fatmirësisht, çfarë është e ushqyeshme është edhe miqësore për dhëmbët. Nuk është çudi që një dietë e rëndë me të ëmbla dhe karbohidrate të përpunuara nuk është e tillë. Sheqernat dhe niseshteja janë ushqim për bakteret, duke prodhuar një banjë acide që i gërryen dhëmbët e cila mund ta dëmtojë atë bardhësi perlash midis pastrimeve me furçë.

Fajtor: Lëngu i futave në një filxhan

Lëngu i frutave është kollaj të pihet në një filxhan gllënjkë pas gllënjke, por është një recetë për krijimin e zgavrave tek dhëmbët. Kjo për arsye se pirja në këtë mënyrë e lëngjeve të frutave (i cili ka shumë sheqer që dëmton dhëmbët, edhe kur në të nuk shtohet sheqer) bën që lëngjet të depozitohen për një kohë më të gjatë në gojë duke u dhënë baktereve të gjithë kohën që atyre u nevojitet për të prishur smalti-n e dhëmbëve dhe për të filluar shkatërrimin e tyre.

Taktikë për të ruajtur dhëmbët

Njohja e foshnjës me ushqime të reja

Pasi është bërë profesioniste në ngrënien e drithërave, karotave, lëngut të mollës, foshnja juaj është gati të provojë shije dhe veshje të reja.

Zgjeroni alternativat e menusë

Ato specialitete të mëngjesit (drithëra, lëng molle, banane, zarzavate) bëhen të mërzitshme pas disa dhjetëra vaktesh. Filloni të ndryshoni menunë (afërsisht pas muajit të shtatë ose të tetë) duke shtuar mish të grirë (pulë, qengj, gjeldeti, ose mish lope), të verdhë veze (pa pjesën e bardhë) dhe avokado në repertorin e saj. Kur ajo është bërë nëntë muajsh, qumështi i plotë, kosi, djathi, makaronat dhe bizelet mund t’i paraqiten foshnjës. Më poshtë keni disa sugjerime:

Mundohuni të lehtësoni zgjedhjet e ushqimeve dhe t’i veçoni ato nga njëra-tjetra

Jeni gati të shërbeni një pjatancë të madhe me ushqime të ndryshme? Kjo është normale, për sa kohë që ju i veçoni ushqimet nga njëri tjetri. Qëllimi është të njihni (dhe ta kënaqni) foshnjën tuaj me shijen e ushqimeve të veçanta, sepse p.sh. nëse e përzieni mishin me zarzavatet njëherësh, foshnja juaj nuk do të arrijë të kuptojë shijen e veçantë të bizeleve. Pasi ajo ka arritur të shijojë një shumëllojshmëri të ushqimeve të ndryshme, atëherë ju mund të përzieni gjërat bashkë. Krijoni përzierjen tuaj të veçantë, me shijet e preferuara të foshnjës suaj, ose provoni të përzieni ushqimet e konservuara, por më parë lexoni me kujdes etiketat. Shumica e ushqimeve të fazës fillestare të rritjes përbëhen nga ingredientë të miratuar botërisht, por konservat ushqimore komerciale për foshnjat më të rritura mund të përmbajnë sheqer të shtuar (i cili mund të shfaqet në formën e shurupit të misrit me sasi të larta fruktoze).

Kini kujdes ndaj alergjive të ushqimit

Kanceri i mushkërive: Trajtimi

Zgjedhja e trajtimit nga ana juaj varet nga faza në të cilën është kanceri, gjendja juaj e përgjithshme shëndetësore dhe kapaciteti i frymëmarrjes, si edhe nga dëshirat tuaja.

  • Kanceri i mushkërive i qelizave jo të vogla mund të trajtohet me anë të kirurgjisë, radioterapisë ose kemioterapisë.
  • Kanceri i mushkërive i qelizave të vogla zakonisht trajtohet me anë të kemioterapisë. Disa persona me kancer në njërën mushkëri (sëmundje e kufizuar) do t’i nënshtrohen radioterapisë në kraharor dhe në tru (të quajtur radioterapi parandaluese ose profilaktike). Meqenëse ai përhapet qysh herët, kirurgji-a nuk përdoret shpesh për këtë lloj të kancerit.
  • Mesothelioma është rrallëherë e mundur të largohet me anë të ndërhyrjes kirurgjik-ale. Megjithatë, personat zakonisht kanë lloje të tjera trajtimi, si kemioterapinë ose thoracentesis për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes apo për të ndihmuar të menaxhohen simptomat.

Studimet tregojnë që lënia e duhanit do të përmirësojë shanset tuaja për të reaguar ndaj trajtimit. Në qoftë se ju tymosni duhan, ekipi mjekësor ka mundësi t’ju kërkojë lënien e duhanit para se të bëni një operacion.

Kirurgjia

Heqja me anë të një ndërhyrje kirurgjikale e një tumor-i ofron shansin më të mirë të një kurim-i për pacientët që kanë një fazë të hershme të kancerit. Ekipi mjekësor do të shikojë nëse kanceri është përhapur përtej mushkërive apo jo, gjendjen tuaj të përgjithshme dhe kapacitetin e frymëmarrjes. Ata do të vlerësojnë nëse ndërhyrja përbën një alternativë për ju.

Llojet e kirurgjisë së mushkërive

Ekzistojnë disa lloje të kirurgjisë së mushkërive.

  • Prerje: Hiqet vetëm një pjesë e mushkërisë dhe jo një lob;
  • Lobektomi: Hiqet një lob i mushkërisë;
  • Pneumoktomi: Hiqet një mushkëri e tërë.

Në qoftë se kanceri është përhapur ose në qoftë se ju keni mesotelioma në abdomen-in tuaj, ju mund t’i nënshtroheni një lloji tjetër kirurgjie.

Pas një operacioni