Përdorimet

Tipet IV dhe V të hiperlipidemisë (lipide të rritura në gjak) rezistente në përdorim të medikamenteve të tjera dhe në dietë.

Zvogëlimi i rrezikut nga sëmundjet koronare tek tipi II-b i hiperlipidemi-së rezistente në forma tjera të mjekimit.

Hiperkolesterolemi (kolesterol i rritur në gjak) primare – tipi II-a.

Kundërpërdorimet

Dëmtimet serioze të veshkave, hipersensibilitet ndaj këtij medikamenti, sëmundjet aktive të mëlçisë dhe rritja persistent-e e pashpjeguar e enzimave hepatike (mëlçisë), shtatzënia dhe periudha e të ushqyerit të fëmijëve me gji.

Efektet anësore

SNQ (Sistemi Nervor Qendror): Dhimbje koke, lodhje, dobësi, insomnia (pagjumësi).

SGI (Sistemi Gastrointestinal): Dispepsi (çrregullime në tretje), diarre, mundim, vjellje, dhimbje abdominale, konstipacion, flatulencë (gazra të shtuara), çrregullime në dhëmbë.

Hemopatologji: Ulje të qelizave të gjakut, trombocitopeni, anemi hemolitik-e, leukopeni.

SR (Sistemi Respirator): Sinusit infeksione të rrugëve të sipërme respirator-e, rinit, kollë, faringit, bronkit.

Të tjera: Artropati (patologji të artikulacion-eve), rritje e nivelit të enzimave hepatike (të mëlçisë), reaksione hiper-sensitiv-e (ekzantemë, kruarje), dhimbje muskulore.

Dozimi

20-40 mg në ditë, në mbrëmje. Mund të paraqitet nevoja edhe për dy herë nga 40 mg në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Kapsula: 20 mg, 40 mg.

Përdorimet

Skizofreni-a, tek ata pacientë që nuk reagojnë me terapi tjera.

Kundërpërdorimet

I kontraindikuar tek pacientët me epilepsi të pa kontrolluar, depresion, koma.

Efektet anësore

Dhimbje koke, sinkopë, marrje mendsh, tremor, vertigo, sedacion, çrregullime të gjumit, hipokinezi apo akinezi, agjitim, konfuzion, insomnia, lodhje, ataksi, depresion, takikardi, hipotension, hipertension, dhimbje gjoksi, hipotension ortostatik, tharje goje, konstipacion, pështirosje, vjellje, saliva eksesive, diarre, leukopeni, agranulocitozë, ethe, spazmë dhe dhimbje muskujsh, çrregullim të të parit etj.

Dozimi

Të rriturit: në fillim 12.5 mg P.O. një herë në ditë, doza rritet çdo ditë nga 25-50 mg në ditë deri në 300-400 mg në ditë në fund të javës së dytë. Doza individuale është e bazuar në tolerancën e pacientit, në efektet anësore, gjendjen klinik-e. Shumica e pacientëve reagojnë në dozën ditore prej 300-600 mg, mirëpo tek disa edhe mbi 900 mg. Të mos kalohet doza prej 900mg në ditë!

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 25 mg, 50 mg, 100 mg.

Përdorimet

Të gjitha format e epilepsi-së përveç kur mungojnë konvulsion-et; neuralgji trigeminal-e nëse karbamazepinë është e papërshtatshme.

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit.

Efektet anësore

Ndjenjë të vjelle, vjellje, konfuzion mendor, marrje mendsh, dhimbje koke, dridhje, nervozë kalimtare, pagjumësi; më rrallë janë paraqitur: diskinezi, neuropati periferike, ataksi, shqiptim i keq i fjalëve. Nistagmë dhe turbullimi i të parit janë shenja të mbidozimit.

Po ashtu mund të paraqiten edhe akne, hirsutizëm, adenolimfomë, poliartrit nodal, hipertrofi gingiva-le, ethe, hepatit, lupus eritematoz, sindroma Stevens-Johnson, nekrolizë epidermike, anemi megaloblast-ike, leukopeni, trombocitopeni, agranulocitozë, anemia aplastike sekondar-e; mund të ulet edhe niveli i kalcium-it në gjak.

Dozimi

Oral-isht, në fillim 3-4 mg/kg masë në ditë ose 150-300 mg në ditë si dozë e vetme ose e ndarë në dy doza. Në rast nevoje doza mund të rritet. Doza e zakonshme është 300-400 mg në ditë. Doza e zakonshme është 600 mg në ditë.

Fëmijët: 5-8 mg/kg, 1 ose 2 doza në ditë. I.V ngadalë, 15 mg/kg  me mbikqyrje të shtypjes së gjaku-t dhe  EKG. Doza mbajtëse  100 mg, duhet përdorur më vonë në një interval prej 6 orësh. Nuk rekomandohet I.M.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 50 mg.

Kapsula: 25 mg, 50 mg, 100 mg, 300 mg.

Injeksion: 50 mg/mL në ampulë 5 mL.

 

Përdorimet

Dhimbje me etiologji (prejardhje) të ndryshme; dismenorre (mungesë të menstruacione-ve); mialgji (dhimbje të muskujve); neur-algji (dhimbje nervore); ulje të temperaturës në gjendje febril-e.

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit, insuficiencë renale (insuficienca renale) dhe hepatike (të mëlçisë).

Efektet anësore

Anemi hemolitik-e (gjak shkatërruese), neutropeni (ulje të neutrofileve), leukopeni (ulje të leukocite-ve), pancitopeni (ulje të të gjitha qelizave në gjak), kruarje, urtikarie (njolla të kuqe), hipoglikemi (ulje e glukozë-s në gjak).

Dozimi

Oralisht (nga goja): të rriturit, nga 0.5-1 g 3-4 herë në ditë. Doza maksimale ditore është 4 g në ditë; fëmijët nën një vjeç, 60 mg 3-4 herë në ditë; 1-6 vjeç 60-150 mg, deri 4 herë në ditë; doza maksimale për fëmijët 3-6 vjeç është 480 mg, ndërsa pë fëmijët e rritur është 1.2 g.

Me rrugë rektal-e: fëmijët 1-5 vjeç 125-250 mg, deri 4 herë në ditë; të moshuarit: suposte 500 mg, që janë në doza të njëjta me ato oral-e.

Format farmaceutike dhe dozat

Barnat e skeletit dhe muskujve:

Tableta: 160 mg, 350 mg, 500 mg, 650 mg.

Tableta eferveshente: 330 mg, 500 mg.

Kapsula: 250 mg dhe 500 mg.

Shurup: 120 mg/5 mL, 100 mg/5 mL, 160 mg/5 mL.

Eliksir: 120 mg/5 mL, 160 mg/5 mL, 325 mg/5 mL.

Granulë: 80 mg, 325 mg.

Suposte: 80 mg, 100 mg, 120 mg, 125 mg, 300 mg, 325 mg, 650 mg.

Tretësira për injeksion: 1 g.

Analgjetik:

Tableta: 100 mg, 300 mg, 500 mg, 650 mg.

Tableta eferveshente (shkumëzuese): 500 mg, 300 mg, 400 mg.

Suposte: 60 mg, 120 mg, 200 mg, 300 mg, 600 mg, 650 mg, 1.2 g.

Tretësira për injeksion: 0.5 g dhe 1 g.

Përdorimet

Diabeti mellitus.

Kundërpërdorimet

Hipersensibilitet, ketoacidozë diabet-ike me ose pa komë diabetike, shtatzënia dhe periudha e ushqimit të fëmijës me gji.

Efektet anësore

SNQ (Sistemi Nervor Qendror): Mundim, përgjumje, dhimbje koke.

SGI (Sistemi Gastrointestinal): Nauze (ndjesi të vjelle), konstipacion (vështirësi në jashtëqitje), diarre.

Hematologjike (gjaku): Ulje të qelizave të gjakut, leukopeni, anemi hemolitik-e, agranulocitozë, trombocitopeni, anemi aplastike sekondar-e.

Hepatike (mëlçisë): Ikter kolestatik (ngjyrë jeshile e lëkurës nga bllokimi rrugëve biliar-e të mëlçisë).

Lëkura: Ekzantemë, kruarje.

Të tjera: Hipoglikemi (ulje të sheqerit).

Dozimi

Doza fillestare është 2.5-5 mg në mëngjes, para marrjes së ushqimit. Dozat ditore më të larta se 15 mg duhet të ndahen. Doza maksimale ditore është 40 mg (për retard tableta doza maksimale është 20 mg).

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 2.5 mg, 5 mg, 10 mg.

Retard tableta: 5 mg, 10 mg.

Përdorimet

Infeksionet HIV (human immunodeficiency virus) të progreduara ose të avancuara në kombinim me më së paku dy barna tjera anti-retro-virale.

Kundërpërdorimet

Laktacion (periudha me qumësht gjiri).

Efektet anësore

Ekzantemë duke përfshirë sindroma Stevens-Johnson dhe rrallë nekrolizë (shkatërrim) toksik-e epidermale; është raportuar hepatit dhe verdhëz; ndjesi të vjelle, vjellje, dhimbje abdominale (barku), diarre, dhimbje koke, përgjumje, plogështi, ethe, mialgji (dhimbje muskulare). Janë raportuar gjithashtu reaksione hipersensibilitet-i (duke përfshirë anafilaksi, angioedemë, urtikarie), eozinofili (ulje të eozinofileve), leukopeni (ulje të leukocite-ve), disfunksion i veshkave.

Dozimi

Në 14 ditët e para të jepen nga 200 mg në ditë dhe pastaj (nëse nuk paraqitet ekzantemë) nga 200 mg dy herë në ditë.

Tek fëmijët prej 2 muajsh-8 vjeç, të jepen 4mg/kg në ditë, gjatë 14 ditëve dhe pastaj (nëse nuk paraqitet ekzantemë) 7mg/kg dy herë në ditë (maksimalisht 400 mg në ditë); 8-16 vjeç të jepen 4mg/kg gjatë 14 ditëve dhe pastaj (nëse nuk paraqitet ekzantemë) 4mg/kg dy herë në ditë (maksimalisht 400 mg në ditë).

Forma farmaceutike dhe doza

Tableta: 200 mg.

Përdorimet

Trajtimi i tuberkuloz-it (TBC) aktiv së bashku me antituberkular-ët tjerë; profilaksi e Haemophilus influenzae e tipit b; në eliminimin e meningokokut nga bartësit asimptomatik (pa shenja të dukshme); brucelozë; dhe stafilokoksitë së bashku me antibiotikët e tjerë.

Efektet anësore

Reaksione në lëkurë, urtikarie (pika të kuqe), çrregullime të traktit gastrointestinal (stomak-zorrë) si: anoreksi (humbje oreks-i), ndjenjë të vjelle, vjellje, pankreatiti (inflamacion i pankreas-it), anemi hemolitik-e, leukopeni (ulje e leukocite-ve në gjak), çrregullime menstrual-e, edemë, miopi (çrregullime të të parit).

Dozimi

Në tuberkuloz rëndom përdoren rifampicin, izoniazid, pirazinamid dhe streptomicin ose etambutol.

Fëmijët dhe foshnjat: 10-20 mg/kg/ditë, rëndom si dozë e vetme, maksimumi 600 mg në ditë.

Të rriturit: 10 mg/kg/ditë maksimumi 600 mg.

Përdorimet

Trajtimi i tuberkuloz-it (TBC) dhe profilaksi (sulm parandalues) e të ekspozuarve ndaj saj.

Kundërpërdorimet

Sëmundje akute (të menjëhershme) të mëlçisë.

Efektet anësore

Anoreksi (humbje oreks-i), ndjesi të vjelle, vjellje, dhimbje barku, dobësi trupore, neuropati periferike, marrje mendsh, leukopeni (ulje e leukocite-ve në gjak), trombocitopeni (ulja e trombociteve në gjak).

Dozimi

Foshnjat dhe fëmijët: profilaksi 10 mg/kg/ditë në dy doza të ndara, maks. 300 mg/ditë,

  • 6 muaj për pacientët pa HIV dhe 12 muaj për ata me HIV (human immunodeficiency virus).
  • Trajtimi: 10-20 mg/kg/ditë, në 1-2 doza.

Të rriturit:

  • Profilaksi 300 mg/ditë, 6 muaj për pacientët e paprekur nga HIV dhe 12 muaj për ata më HIV.
  • Trajtimi: 5 mg/kg/ditë ( rëndom 300 mg/ditë).

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 50 mg, 100 mg, 300 mg.

Shurup: 50 mg/5 mL.

Tretësira për injeksion: 100 mg/mL.

Përdorimet

Tek infeksionet e pakomplikuara të traktit urinar të shkaktuara nga: E. coli dhe proteus miribalis, tek otit media të shkaktuar nga: Haemophilus inflenzae, Moraxella catarrhalis dhe nga Streptoccocus pyogenes. Tek faringiti (infeksion i faringu-t) dhe tonzilit-i (infeksion i grykëve) i shkaktuar nga: S. pyogenes, tek bronkit-i akut (infeksion i bronkeve të mushkërisë) të shkaktuar nga: S. pneumon-ia dhe H. influenzae. Tek gonorrea e shkaktuar nga Neisseria bakteret.

Kundërpërdorimet

Nuk përdoret tek pacientët me ndjeshmëri të rritur në bar dhe në cefalosporina-t e tjera.

Efektet anësore

Dhimbje koke, marrje mendsh, diarre, pështirosje, vjellje, dhimbje abdominale (barku), prurit (kruarje), vaginit, trombocitopeni (ulje të trombociteve të gjaku-t), leukopeni (ulje të leukocite-ve) eozinofili (rritje të eozinofileve), eritemë multoform, sindroma Stevens-Johnson, ethe, rritje kalimtare e enzimave të mëlçisë, anafilaksi.

Dozimi

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: 400 mg në ditë P.O (nga goja), si dozë e vetme apo në 12 orë nga 200mg.

Fëmijët nën 12 vjeç: 8 mg/kg në ditë P.O. si dozë të vetme apo 4 mg/kg në ditë në 12 orë.

Tek gonorrea: 400 mg P.O. si dozë e vetme.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 200 mg, 400 mg.