9 Ndryshime pas lindjes për të cilat askush nuk ju tregon

Pas lindjes së fëmijës, ju mund të zbuloni disa gjëra të çuditshme në trupin tuaj, për të cilat askush nuk ju ka paralajmëruar. “Përse askush nuk më tha që do të pikoj urinë?” mund të pyesni. Ose “Si nuk më tha njeri që këmbët e mia do të duken si barka?” Është koha për t’i thënë këto gjëra.

Mospërmbajtja

Është tërësisht e padrejtë, përveç pelenave të ndotura të foshnjës tuaj, ju duhet të merreni edhe me të brendshmet e lagura tuajat.

Si t’ia bëni: Kjo nuk i ndodh kujtdo, por mospërmbajtja e paslindjes është edhe normale, edhe e përkohshme për shumë nëna. Gjatë dhimbjeve të lindjes, koka e foshnjës pengohet tek vagina (pareti anësor i saj). Si rezultat, nervat bëhen përkohësisht të mpira. Për shkak të kësaj mpirje, nervat nuk veprojnë me korrektësi, kështu që ju jo gjithmonë e merrni mesazhin për të urinuar dhe muskujt që ju bëjnë të përmbaheni jo gjithmonë e marrin mesazhin për ta mbajtur urinën.

“Për 16 muaj pasi linda vajzën, m’u desh të mbathja një pecetë sanitar-e dhe në qoftë se ecja shpejt apo bëja ushtrime fizike, fshikza ime do të zbrazej plotësisht”, thotë një nënë e re. “Ishte shumë e sikletshme”.

Një prerje cezariane mund të shkaktojë të njëjtën gjë, sepse ndërhyrja kirurgjik-ale mund të çojë në ndërprerje të përkohshme të fibrave nervore rreth fshikëzës.

Lajmi i mirë është që në të dy rastet, nervat rigjenerohen shpejt. Brenda disa ditësh e deri disa javësh, ju ka të ngjarë që do t’i keni përsëri të thata të brendshmet tuaja. Ndërkohë përdorini pecetat sanitare (të cilat do t’ju nevojiten sidoqoftë për hemorragji-në e paslindjes) dhe shkoni shpesh në banjë edhe nëse nuk e ndjeni nevojën për të shkuar atje. Në qoftë se urinim-i nuk zgjidhet pas disa javësh, bisedoni me mjekun tuaj. Mund të keni një sëmundje të quajtur mospërmbajtja e urinimit nga stresi, të shkaktuar nga muskujt e dyshemesë së pelvisi-t të cilat rrethojnë ureter-in. Në raste të rënda ky problem zgjidhet me një procedurë të thjeshtë kirurgjikale. Më pas çdo gjë është 100% më mirë.

Hemorragjia

Jeni shtatzënë? Bëni ushtrime

Llojet e duhura të ushtrimeve janë kryesore për të mbetur në formë të mirë fizike, e shëndetshme dhe e lumtur gjatë shtatzënisë suaj. Tashmë që ju jeni duke pritur, një program i shëndetshëm ushtrimesh duhet të vendoset në krye të listës tuaj të prioriteteve menjëherë në krah të vitaminave të para lindjes dhe netëve të plota në gjumë.

Përse? Fillimisht ju do të ndiheni më në ngritje dhe më energjike. Gjithashtu ju do të ruani shëndetin kardiovaskular, po ashtu si edhe një grua që nuk është shtatzënë, thotë Dr. Raul Artal, profesor dhe shef departamentit të obstetrikë-s, gjinekologji-së dhe shëndetit të gruas në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit St. Louis dhe autor kryesor i direktivave për ushtrimet gjatë shtatzënisë botuar nga Kolegji Amerikan i Obstetër-ve dhe Gjinekolog-ëve.

Po aq i rëndësishëm, shton ai, të qëndruarit fizikisht aktive gjatë shtatzënisë ndihmon në parandalimin e shtimit të tepërt në peshë dhe diabet të shtatzënisë si edhe të preklampsi-së (presionit të lartë të gjaku-t që mund të ndodhë gjatë shtatzënisë). Dhe ja se ku janë disa të reja me të vërtetë të mirëpritura: Dobitë mund të shtrihen deri në sallën e lindjes, sipas Artal. “Ne e dimë se ato gra që janë  në formë të mirë fizike mund ta shtyjnë jashtë më me lehtësi foshnjën”.

Masat paraprake për ushtrimet e shtatzënisë

Megjithatë, ushtrimi mund të jetë i rrezikshëm në disa kushte, duke përfshirë rrezikun për lindje të parakohshme, anemi të rëndë, probleme të zemrës, ose diabet i kontrolluar dobët. Jo të gjithë problemet shëndetësore e përjashtojnë aktivitetin fizik. Pyesni mjekun tuaj për të qenë e sigurt që në qoftë se merrni lejen e tij, ju mund të ecni, notoni, ushtroheni me pesha të lehta. Vetëm mos e teproni. Do t’ju duhet të merrni disa masa paraprake siç janë më shumë pushime gjatë stërvitjeve tuaja. Por vetë stërvitja është një lëvizje e mençur si për ju ashtu edhe për foshnjën tuaj.

Në qoftë se nuk jeni stërvitur para shtatzënisë, mund të filloni tani

Shtatzënia dhe të qëndruarit në formë

Të qëndruarit në formë nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa duhet të jenë në gjendje për të qenë pjesëmarrës në maratonë. Për të tjerët, palestra është aftësia e të qenit fizikisht aktiv.

Gjatë shtatzënisë, gra të ndryshme do të kenë reagim-e të ndryshme. Për këtë arsye ekzistojnë disa rregulla të vështira dhe të shpejta për ushtrimet që mund dhe nuk mund të bëni, ose për nivelin e palestrës që duhet të ndiqni. Çfarë është e sigurt dhe e përshtatshme për një grua nuk mund të jetë për një tjetër.

Disa gra shtatzëna do të kenë nevojë të marrin një kujdes të veçantë dhe duhet të diskutojnë me doktorin e tyre se si të planifikojnë të ushtrohen.

Gratë shtatzëna që duhet të marrin një kujdes të vecantë kur ushtrohen janë:

  • Gratë që kanë një histori abort-i;
  • Gratë që kanë sëmundje të zemrës ose diabet;
  • Gratë që kanë inkompetencën cervikal-e (kur qafa e mitrës zgjerohet në fazën e dytë të shtatzënisë);
  • Gratë që janë duke pasur më shumë se një fëmijë në të njëjtën kohë.

Ushtrohuni rregullisht dhe brenda komoditetit tuaj

Kur jeni shtatzënë  është gjithmonë mirë që të ushtroheni brenda një zone rehatie. Psh. nëse jeni duke vrapuar mbi baza të rregullta është përgjithësisht mirë që ta vazhdoni atë derisa me rritjen e fëmijës në bark të ushtruarit bëhet shumë i parehatshëm. Nëse nuk keni qenë një vrapuese  e rregullt, shtatzënia nuk është një kohë e mirë për të filluar.

Është gjithashtu më mirë që të ushtroheni rregullisht, çdo ditë, sesa ta bëni atë me ndërprerje. Kur trupi juaj është i stresuar nga ushtrimi i zellshëm dhe i pamësuar, placenta nuk mund të dërgojë ushqimin dhe oksigjenin për fëmijën tuaj në mënyrë efikase.

Tregohuni të zgjuar ndërkohë që ushtroheni

Përdorni njohuritë,  kur jeni duke planifikuar të ushtruarit gjatë shtatzënisë. Mos e stresoni trupin tuaj që të ushtrohet kur është shumë ngrohtë ose shumë ftohtë.  Pini shumë lëngje para dhe pas dhe mos harroni të bëni streçing. Mos u ushtroni nëse jeni sëmurë, veçanërisht nëse keni ethe.

Ndrydhja dhe tkurrja e lidhjeve muskulare

Ndrydhjet dhe tkurrjet muskulare ndodhin kur muskujt apo ligamentet janë të mbingarkuara, shpesh për shkak të paaftësisë, të ushtruarit të fortë dhe shumë shpejt ose për shkak të mos ngrohjes fillimisht të trupit. Mund të keni një ndjesi dhimbje muskujsh ose ligamente fibrash që e bëjnë më të vështirë. Ajo mund të shkaktojë dhimbje dhe vështirësi për të lëvizur ose ecur. Tensionet dhe tkurrjet, për tu shëruar, zakonisht marrin një deri në 6 javë.

Ndrydhja muskulare

Muskujt janë të mbingarkuar dhe disa fibra mund të lotojnë. Ekziston një gjakderdhje dhe ënjtje në këtë zonë.

Tkurrja muskulare

Nëse një nyje është streçuar përtej limitive, disa fibra të ligament-eve dhe strukturave të tjera që suportojnë atë tërhiqen. Nyjet ënjten, tendosen dhe ngurtësohen. I tërë ligamenti mund të tërhiqet.

Trajtimi i ndrydhjes dhe tkurrjes muskulare

Përdorimi i menjëhershëm i metodës RICE (Rest-Ice-Compress-Elevation d.m.th. Pushim-Akull-Kompresë-Ngritje) mund të ndihmojë në ndalimin e gjakderdhjes dhe ënjtjes.

PUSHONI — mos bëni ushtrime, shtriqje ose lëvizje të shpejta.

AKULLI — duhet të aplikohet për të paktën 20 minuta pas dëmtimit, më pas çdo 4 orë nëse jeni zgjuar për 48 orë. Paketat fleksible të nxehta /e të ftohta, akujt e grimcuar në një peshqir të lagur ose pakot e bizeleve të ngrira janë ideale. Jini të kujdesshëm për të mos e djegur lëkurën: mbrojeni atë me vaj, me një nga letrat e tualetit apo me peshqirë.

KOMPRESAT — përdorni një tyl ose fashë elastike në nyjet e prekura ose gjymtyrët.

NGRITJA  — mbani këmbën dhe krahun e dëmtuar të ngritur sipër.

  • Pas 48 orëve, përdorni paketat e nxehta të ngrohura me ujë të nxehtë ose me mikrovalë, ose një shishe uji të ngrohtë. Ushtrimet në ambjente të ngrohta ose banjot me ujë të ngrohtë mund të ndihmojnë.
  • Bëni rreth 10 shtriqje të lehta, dy herë në ditë, pa lodhje ose mundim, në mënyrë që muskujt të mos shtrëngohen.
  • Për dëmtimet e këmbëve, ecni sa më normalisht që të jetë e mundur, pa çalime. Bëni hapa të vegjël dhe përdorni shkopin për të ecur nëse është e domosdoshme.
Sëmundja e indit lidhës

Sëmundja e indit lidhës i referohet një grupi sëmundjesh që përfshijnë indin e pasur me proteina që i mbështet organ-et dhe pjesë të tjera të trupit. Shembuj të indit lidhës janë dhjami, kockat dhe kërc-et. Këto sëmundje shpesh prekin nyjet, muskujt dhe lëkurën, por ato po ashtu mund të prekin organe të tjerë si dhe sisteme organesh, duke përfshirë sytë, zemrën, mushkëritë, veshkat, traktin gastrointestinal dhe enët e gjakut.

Janë më shumë se 200 çrregullime që prekin indin lidhës, shkaqet dhe simptomat e tyre specifike ndryshojnë sipas llojeve të ndryshme.

Çrregullimet e trashëguara të indit lidhës

Disa sëmundje të indit lidhës, shpesh të quajtura çrregullime të trashëguara të indit lidhës, janë rezultat i ndryshimeve në disa gene. Shumë prej tyre janë fare të rralla. Më poshtë po japim disa nga më të zakonshmet:

Sindroma Ehlers-Danlos

Në të vërtetë një grup prej më shumë se 10 çrregullimesh, karakterizohen nga nyje tepër të ndjeshme, lëkurë e tendosur dhe rritje anormal-e e indit të mbresave. Simptomat mund të jenë nga më të butat deri tek ato sakatuese. Varësisht nga format specifike, simptomat mund të përfshijnë:

  • Një shpinë të lakuar;
  • Enë të dobëta të gjakut;
  • Mishra të dhëmbëve që rrjedhin gjak;
  • Probleme me mushkëritë, valvul-at e zemrës ose tretje-n.

Epidermolisisbullosa (EB)

Personat me këtë sëmundje kanë një lëkurë që është kaq e brishtë, saqë ajo shqyhet apo bëhet me flluska si rezultat i goditjeve më të vogla, apo edhe nga fërkimi me rrobat. Disa forma të EB mund të prekin sistemin tretës, atë të frymëmarrjes, muskujt ose fshikëzën e urinës. Shkaktuar nga defektet e disa proteinave në lëkurë, EB zakonisht është evidente në lindje.

Sindroma Marfan

Spondiloartropatitë

Çfarë janë spondiloartropatitë?

Spondil-artropati-të janë një familje sëmundjesh kronike të nyjeve. Këto sëmundje shfaqën tek fëmijët dhe të rriturit. Ato përfshijnë spondilit-in ankilos, sindromën Reiter (artritin reaktiv), artritin psoriatik dhe probleme të nyjeve të lidhura me sëmundjen inflamatore të fshikëzës së urinës (artriti enteropatik). Spondiloartropatitë ndonjëherë quhen spondiloartrit.

Megjithëse të gjithë spondiloartropatitët kanë simptoma dhe rezultate të ndryshme, ato janë të ngjashme në atë që të gjitha:

  • Zakonisht përfshijnë gjithçka midis pjesës së poshtme të shpinës dhe pelvisi-t (nyjes sakroiliak-e).
  • Prekin zonat rreth nyjeve ku ligament-et dhe tendinat (tendinë) i bashkohen kockës, si në gjunjë, këmbë dhe ije.

Është e rëndësishme të pranohet se spondiloartropatitë janë të ndryshme nga artriti reumatoid tek të rriturit dhe nga artriti idiopatik juvenil tek fëmijët.

Çfarë i shkakton spondiloartropatitë?

Ekspert-ët nuk e dinë se çfarë i shkakton spondiloartropatitë. Prania e një geni të veçantë, HLA-B27, shoqërohet shpesh me atë që njihet si spondiliti ankilozues. Spondiloartropatitë ka më shumë të ngjarë që të ndodhin në familje më shumë se sa format e tjera të sëmundjes reumatik-e, siç është lupus eritematoz apo artrit reumatoid.

Cilat janë simptomat?

Spondiloartropatitë shpesh shkaktojnë:

  • Dhimbje të pjesës së poshtme të shpinës që mund të përhapet në mollaqe;
  • Ngurtësim të mëngjesit, veçanërisht në shpinë e në qafë, që përmirësohet gjatë ditës ose pas një ushtrimi fizik;
  • Lodhje.

Megjithëse të gjithë spondiloartropatitë japin si rezultat dhimbje të nyjeve, secila nda llojet ka edhe simptoma specifike.

Dhimbjet e shpinës

Dhimbja e shpinës apo dhimbjet e prapme, janë një problem i zakonshëm mjekësor. Ekzistojnë shumë shkaqe për dhimbjet e shpinës. Disa prej tyre janë për shkak të problemeve të rënda, shumica e problemeve të prapme janë me natyrë “mekanike” dhe mund të parandalohen me përdorimin e duhur të shpinës dhe duke e mbajtur atë në formë të mirë.

Pjesa e prapme (ose shpina) ka qenë përshkruar si një pjesë e shkëlqyer e projektimit inxhinierik. Është një amortizues, një mbështetje, një mburojë, një kanal komunikimi dhe qendra e një sërë levash. Me të gjitha këto punë të ndryshme, nuk është për t’u habitur se nganjëherë gjërat shkojnë keq.

Anatomia e shpinës

Shpina është një kolonë kockash (e njohur si rruaza), të cilat lidhen së bashku nga muskujt dhe ligament-et dhe janë të ndara nga disqet ndërmjet vertebrave (të cilat kanë një efekt mbrojtës). Rruazat rrethojnë palcën kurrizore e cila është rruga kryesore për marrjen e mesazheve nga truri. Nervat lënë palcën kurrizore në intervale të rregullta, përgjatë gjatësisë së saj dhe shkojnë në të gjitha pjesët e trupit.

Ekzistojnë shumë nyje të vogla në pjesën e prapme, të cilat janë të nevojshme për të lejuar rruazat që të lëvizin kundër njëri-tjetrit, pasi kryejnë aktivitete të ndryshme.

Shkaktarët e dhimbjes së shpinës

Pjesa më e madhe e dhimbjeve të shpinës, vijnë si rezultat i problemeve me: muskujt, ligamentet dhe nyjet. Më shumë probleme serioze ndodhin kur nervat ose palca kurrizore është e dëmtuar, zakonisht nga presionet lokale.

Çdo gjë që e detyron qëndrimin e shpinës tuaj që të anojë, mund të shkaktojë variacione të ligamenteve dhe si rezultat kemi dhimbje.

Të qenit mbipeshë është një shembull, pasi një stomak i madh do të thotë se duhet të anojmë shtyllën kurrizore, në mënyrë që të shmanget rënia. Çdo grua që ka qenë shtatzënë pajtohet me mendimin se ky anim  i shtyllës kurrizore e bën jetën shumë të pakëndshme.

Mënyra sesi ne ngrihemi e ulemi në tavolinat tona, veprojmë në makineri dhe bëjmë qindra detyra të vogla mund të ndikojë në shpinën tonë.

Nyjet: Sinoviali

sinoviale

Një nyje sinoviale është tipi i nyjeve midis kockave që lëvizin përkundrejt njëra tjetrës, siç janë nyjet e gjymtyrëve (supet, ijet, bërrylat dhe gjunjët). Karakteristikë është kaviteti i nyjes i mbushur me lëng. Të tjera tipe të nyjeve lejojnë pak ose aspak lëvizje, përfshirë nyjet fibroze (midis kockave të kafkës) dhe nyjet kërcore (kartilagenoze) (midis brinjëve dhe kockave të gjoksit).

Një nyje sinoviale përbëhet nga:

  • Kërc-i, një material i butë kristalor që mbulon sipërfaqen e kockave. Ky vepron si një absorbues i goditjeve dhe redukton fërkimin kur kockat lëvizin te njëra tjetra.
  • Kapsula e artikulacion-it, një material fibroz që mbyll nyjen. Së bashku me ligament-et, tendinat (tendinë) dhe muskujt, kapsula mban kockat e nyjes së bashku.
  • Lëngu sinovial, një substancë e pastër që mbush kavitetin sinovial dhe ushqen dhe lubrifikon sipërfaqen e kartilage-ve kur ato lëvizin tek njëra tjetra, si një vaj lubrifikues i pistonit.
  • Membrana sinoviale (membranat sinoviale), një shtresë speciale qelizash që mbulon kapsulën e nyjes dhe prodhon të ashtuquajturin lëngu sinovial.

Pjesët lëvizëse të nyjeve sinoviale i bëjnë ato veçanërisht vulnerabël ndaj plagosjeve, ndrydhjeve, ku ligamentet fillojnë dhe zgjaten apo dëmtohen dhe këputjet e tyre.

Nyjet sinoviale mund të inflamohen dhe kjo quhet artrit. Ka më shumë se 100 tipe të ndryshme artritesh, që shfaqen në pjesë të ndryshme të nyjeve. P.sh. në osteoartrit-e, kartilagia fillon dhe vishet, ndërsa në artritet reumatizmale (AR-artrit reumatoid) sistemi imun i trupit godet membranë-n sinoviale. Megjithatë, shumë tipe artriti kanë simptoma të ngjashme fillestare– dhimbje nyjesh, ënjtje dhe ngërç.

Foshnja juaj është rreth 40 cm i gjatë tashmë dhe peshon pothuaj 1.3 kg (afërsisht sa madhësia e një lakre të madhe). Rreth 0.6 litër lëng e rrethon atë, por ky volum do të tkurret ndërsa ajo bëhet më e madhe dhe zë më shumë vend në mitër. Vazhdon të zhvillohet shikimi i saj megjithëse nuk është shumë i mprehtë. 2Edhe pasi të lindë, do t’i mbajë sytë mbyllur për një pjesë të mirë të ditës. Kur t’i hapë, do të reagojë ndaj ndryshimeve të dritës, por do të ketë një shikim 20/400, gjë që do të thotë se mund të veçojë objektet vetëm disa centimetra larg fytyrës së vet (Shikimi normal është 20/20).

Si po ndryshon jeta juaj:

Mund të ndiheni pak e lodhur këto ditë, veçanërisht në qoftë se keni pasur gjumë të trazuar. Gjithashtu mund të ndiheni më e plogësht se normalisht, gjë që është krejt e kuptueshme. Jo vetëm që jeni më e rëndë, por përqendrimi i peshës në barkun tuaj shtatzënë, shkakton një zhvendosje të qendrës së rëndesës. Veç kësaj, në saje të ndryshimeve hormonale, ligament-et tuaja janë më të dobët dhe artikulacion-et më të lëshuara, gjë që mund të kontribuojë në humbjen e drejtpeshimit.

Gjithashtu, ky lëshim i ligamenteve mund të shkaktojë që këmbët të zmadhohen përfundimisht, kështu që ndoshta do t’ju duhet të investoni për këpucë të reja më të mëdha. I kujtoni ato variacione të gjendjes shpirtërore që ju patët në shtatzëninë e hershme? Kombinimi i simptomave të parehatshme dhe ndryshimeve hormonale mund të japin si rezultat një kthim të këtyre ulje-ngritjeve emocionale. Është normale të shqetësoheni për dhimbjet gjatë lindjes ose nëse do të jeni një prind i mirë.

Por në qoftë se nuk mundeni ta shkundni mërzinë dhe ndiheni gjithnjë e më shumë e acaruar ose e shqetësuar, bisedoni me mjekun apo maminë tuaj. Ju mund të jeni 1 nga ato 10 nëna të pritshme, që luftojnë depresion-in gjatë shtatzënisë. Po ashtu, bëjini të ditur mjekut ose mamisë tuaj në qoftë se jeni shpesh nervoze apo e shqetësuar.

Frika e zakonshme nga dhimbjet e lindjes

Zhvillimi ndijor i foshnjës tuaj është shpërthyes! Truri po cakton zonat për nuhatjen, shijen, dëgjimin, shikimin dhe prekjen. Disa studiues sugjerojnë që tani foshnja mund të jetë e aftë t’ju dëgjojë zërin. Mos jini e ndrojtur, lexojini me zë, flisni me të, ose këndojini melodi të gëzueshme kur jeni në humor. 2

Foshnja juaj peshon rreth 240 gram dhe është e gjatë 15. 24 cm nga koka deri tek të ndenjurat, afërsisht sa madhësia e një domateje gjatoshe. Tani, krahët dhe këmbët i ka në proporcion me njëra tjetrën dhe me pjesën tjetër të trupit. Veshkat vazhdojnë të prodhojnë urinë dhe qimet në lëkurën e kokës po shpërndahen. Në lëkurë, po i formohet një veshje e lëmuar mbrojtëse, e quajtur vernix caseosa, e cila e pengon të laget nga lëngu amniotik.

Si po ndryshon jeta juaj:

Mendoni që jeni me dimensione të mëdha tani? Ju do të filloni të rriteni edhe më shpejt në javët e ardhshme. Si rezultat, mund të vini re disa dhimbje në pjesën e poshtme të barkut apo edhe një dhimbje të herë pas hershme si thikë në njërën apo në të dy anët, veçanërisht kur ndryshoni pozicionin ose në fund të një dite aktive. Ka shumë të ngjarë që kjo të jetë dhimbje e ligament-eve të rrumbullakëta. Ligamentet që mbështesin mitrën tuaj po zgjaten për të akomoduar peshën e saj në rritje. Nuk ka asgjë për t’u alarmuar, por shkoni tek mjeku në qoftë se dhimbja vazhdon edhe kur jeni duke pushuar apo bëhet më e rëndë.

Mund të vini re disa ndryshime të lëkurës. A janë të kuqe pëllëmbët e duarve? Mos u shqetësoni, është janë nga estrogjenet e tepërta. Po ashtu mund të keni njolla të errëta në lëkurë, të shkaktuara nga rritja e përkohshme e pigment-it. Kur këto njolla shfaqen në buzën e sipërme, në faqe dhe ballë, ato quhen kloazëm ose “maskë e shtatzënisë”. Gjithashtu mund të vini re njëfarë nxirje në thimthat tuaja, quka, shenja në sqetulla, nga brenda kofshëve dhe në vulvë. Kjo vijë e errët që shkon nga kërthiza deri tek kocka pubik-e quhet “linea nigra”.