Udhëheqës vizual: Çfarë tregojnë thonjtë në lidhje me shëndetin tuaj

[ssba_hide]

Kanceri ovarian: Çfarë ndodh pas trajtimit?

Shumë njerëz janë në pritje ankthi për të zbuluar jetën pas trajtimit te kancer-it ovarian, që zakonisht paraqet sfidat e veta. Gjatë trajtimit, ju mund të keni qenë të zënë me takimet dhe të fokusuar në trajtimet, por pastaj ju mund të ndiheni më të shqetësuar sesa të sigurt. Ju mund të shqetësoheni për çdo dhimbje dhe të pyesni veten në qoftë se kanceri po kthehet. Kontrollet e rregullta dhe të komunikuarit me mjekun tuaj në lidhje me çfarë mund të pritet nëse kanceri rikthehet, mund t’ju qetësojë disi.

Disa njerëz mund të ndjejnë presion nga familjarët dhe miqtë e tyre për t’u rikthyer në jetën e tyre normale. Gjithkush do të rikrijojë një rutinë të përditshme, por ajo do të jetë në ritmin e saj dhe mund të jetë e ndryshme nga sesi gjërat ishin në të kaluarën. Disa njerëz e quajnë këtë “një normalitet të ri”.

Jepini vetes tuaj kohë për tu përshtatur me ndryshimet fizike dhe emocionale. Ju ndoshta mund të mos jeni në formë për të bërë ushtrimet e mëparshme. Nëse ju jeni duke u kthyer në punë, mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm.

Disa njerëz thonë se pas kancerit, ato kanë ndryshuar prioritetet e tyre dhe e shohin jetën në një këndvështrim tjetër. P.sh. ju mund të vendosni për të kaluar më shumë kohë me familjen, për të filluar një hobi të ri, për të udhëtuar ose për ta përfshirë veten në punët vullnetare. Të komunikuarit me dikë që ka patur kancerin ovarian mund t’ju ndihmojë në përballjen me ndryshimet në jetë.

Kërkimet ndaj kancerit ovarian

Studimet për kancerin ovarian janë në vazhdimësi. Disa klinika mund të përfshijnë reduktimin e rrezikut, terapinë e gjeneve dhe imunoterapinë. Këto nuk mund të miratohen apo të jenë në dispozicion si trajtime standarte. Gjithmonë diskutoni mundësitë diagnostike dhe opsionet e trajtimit me mjekun tuaj.

Përballja me efektet anësore

Shërimi nga trajtimi mund t’ju marrë pak kohë. Ju do të zbuloni se ka ndryshime fizike dhe emocionale. Ky seksion diskuton mënyrat sesi mund të përballohen këto ndryshime.

Lodhja