Baballarët sot: Më shumë se zëvendësues të thjeshtë të nënave

Harrojeni idenë e një zëvendësuesi të paaftë e fatkeq të nënës, që kërkon kuturu pelenat për të ndërruar foshnjën, që e kap paniku kur do ta ushqejë më shishe, apo zmbrapset me tmerr kur mendon që duhet t’i bëjë banjë asaj. Baballarët e sotëm janë të angazhuar, e shohin veten të barabartë me nënat dhe janë të mërzitur e të lodhur nga sulmet mediatike.

Është koha që baballarët të gëzojnë respektin që meritojnë

Ky është mesazhi i marrë nga një studim i ri në shkallë të gjerë mbi baballarët e rinj. Anketimi i 1 319 prindërve, përfshinte 559 baballarë ose baballarë të pritshëm dhe zbuloi disa ndryshime të rëndësishme në krahasim me një studim të ngjashëm të kryer shtatë vjet më parë. Tre të katërtat e baballarëve tani thonë që ata kanë qëndruar apo planifikonin të qëndronin disa ditë në shtëpi menjëherë pas lindjes së fëmijës së tyre duke bërë punët e përditshme dhe duke u kujdesur për foshnjën, trefishi i numrit të marrë nga studimi i mëparshëm. Gjithashtu, ndërsa 3 në 5 baballarë thanë se ideja për të pasur një fëmijë u kishte ardhur bashkë me partnerët e tyre, një çerek thanë se shtatzënia ishte e paplanifikuar, një rritje trefish në krahasim me studimin e shtatë vjetëve më parë.

Baballarë të gatshëm

Në total, baballarët raportojnë që janë shumë aktivë në të gjithë fazat e shtatzënisë dhe në lindjen e fëmijës. 80% e burrave kanë qenë të pranishëm në pjesën më të madhe të vizitave të partneres së tyre tek mjeku, tre të katërtat janë gjithnjë të arritshëm me telefon gjatë shtatzënisë dhe dy të tretat thanë që shkëmbenin mesazhe me partneret e tyre. Tre nga pesë baballarë thanë që ata i kishin prerë apo planifikonin ta prisnin atë që quhet kordoni umbilikal i foshnjës së tyre.

Fshikëza e shkarë

Fshikëza është një organ i zgavruar në pelvis i cili depoziton urinën. Presioni i krijuar kur fshikëza mbushet me urinë shkakton nevojën për të urinuar. Gjatë urinimit, urina largohet nga fshikëza dhe del jashtë trupit nëpërmjet ureter-it.

Tek gratë, pareti i përparmë i vaginës mbështet fshikëzën. Ky paret mund të dobësohet apo të lëshohet me kalimin e moshës. Një stres i konsiderueshëm trupor siç është lindja e një fëmije mund të dëmtojë këtë pjesë të paretit vaginal. Në qoftë se ai keqësohet, fshikëza mund të shkasë, në kuptimin që nuk mbështetet më në paretin e vaginës dhe bie në vaginë. Kjo mund të shkaktojë probleme, si vështirësi në urinim, siklet dhe mospërmbajtje nga stresi (rrjedhje të urinës të shkaktuar nga teshtitja, kolla dhe tendosja).

  • Fshikëzat e shkara (të quajtura edhe cistocelë ose fshikëza të rrëzuara) ndahen në katër gradë, bazuar në atë se sa shumë fshikëza bie në vaginë.
  • Grada 1 (e butë): Vetëm një pjesë e vogël e fshikëzës bie në vaginë.
  • Grada 2 (e moderuar): Fshikëza bie mjaft sa që arrin hapjen e vaginës.
  • Grada 3 (e rëndë): Fshikëza zgjatet nga trupi përmes hapjes vaginale.
  • Grada 4 (e plotë): E tërë fshikëza zgjatet plotësisht jashtë vaginës, zakonisht e shoqëruar me forma të tjera të shkarjes së organeve të legenit.

Fshikëzat e shkara zakonisht shoqërojnë menopauzë-n. Para menopauzës, trupi i gruas krijon hormonin e estrogjenit, që ndihmon të mbahen të fortë muskujt e vaginës dhe ata rreth saj. Trupat e grave pushojnë së krijuari shumë estrogjen pas menopauzës dhe këta muskuj priren të dobësohen si rezultat i kësaj.

Shkaqet e një fshikëze të shkarë

 Faktorët e mëposhtëm zakonisht shoqërohen me shkaqet e një fshikëze të shkarë:

  •  Lindja e fëmijëve: Ky është shkaku më i zakonshëm i një fshikëze të shkarë. Procesi i lindjes është stresues për indet dhe muskujt vaginal, që mbajnë fshikëzën e një gruaje.
  • Menopauza: Estrogjenet, hormone që ndihmojnë që të ruhet forca dhe shëndeti i muskujve në vaginë, nuk prodhohen pas menopauzës.

Ju mund ta gjeni listën e mëposhtme shumë të domosdoshme kur mendoni rreth pyetjeve që ju mund të doni të pyesni rreth sëmundjes dhe trajtimit.

  1. Çfarë lloj kancer-i kam unë?
  2. Sa i përhapur është kanceri im?
  3. Cilin trajtim ju këshilloni për kancerin tim dhe pse?
  4. A do të bëhet trajtimi im (dhe kirurgji-a) nga një doktor që është i specializuar në kancerin ovarian?
  5. A ekzistojnë mënyra të tjera trajtimesh për mua? Nëse jo, pse?
  6. Cilat janë rreziqet dhe efektet anësore të mundshme për çdo trajtim?
  7. A më duhet mua të qëndroj në spital apo mund të qëndroj edhe në shtëpi?
  8. Sa do të zgjasë trajtimi? A do të ndikojë ai në atë që unë bëj?
  9. Si mund ta di unë që trajtimi është duke funksionuar?
  10. Sa do të kushtojë ai?
  11. A do të kem unë shumë dhimbje nga operacioni? Çfarë mund të bëhet për këtë?
  12. Nëse më duhet trajtim i mëtejshëm, si do të jetë dhe kur do të fillojë?
  13. A do të prekë trajtimi marrëdhënien time seksuale?
  14. Sa të shpeshta do të jenë kontrollet e mia dhe çfarë do të përfshijnë ato?
  15. A ekzistojnë probleme ndaj të cilave unë duhet të tregoj kujdes?
  16. A mund të më drejtoni tek dikush tjetër për një mendim të dytë? (nëse ju doni të keni një mendim të dytë).
  17. A është kanceri im i trashëgueshëm?
  18. Çfarë ndodh nëse unë nuk kam trajtime?
  19. Nëse unë zgjedh për të mos bërë trajtime, si tani ashtu edhe në të ardhmen, cilat shërbime janë të pranishme për të më ndihmuar mua?
  20. A do të jem unë akoma në gjendje për të bërë fëmijë?
  21. A do të kaloj në fazën e menopauzë-s?
  22. Për sa kohë më duhet të qëndroj larg punës?
  23. A do të jem unë në gjendje për ti dhënë makinës pas trajtimit?