Diabeti i shtatzënisë: Pyetje dhe përgjigje

Pyetje: Çfarë është diabeti i shtatzënisë?

Përgjigje: Diabeti i shtatzënisë është një formë e përkohshme diabeti, që shfaqet gjatë shtatzënisë. Është ndryshe, të pasurit diabet përpara shtatzënisë dhe pas mbetjes shtatzënë.

Diabeti i shtatzënisë zakonisht diagnostikohet në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë. Tipikisht, fillon në javët 24–28 dhe ikën pasi lind bebja.

Pyetje: A jam në rrezik nga diabeti i shtatzënisë?

Përgjigje: Diabeti i shtatzënisë prek 5–10% të grave shtatzëna. Gratë me prejardhje të caktuar si indiane, kineze, vietnameze, Lindja e Mesme, polineziane/malajziane dhe aborigjene australiane ose nga Ujdhesa e Ngushticës së Torres, kanë më shumë rrezik për zhvillimin e diabetit të shtatzënisë, sesa gratë me origjinë Kelte-Angleze.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë lloj rreziku janë:

  • Mbipesha;
  • Pasja e historive familjare me diabet të tipit 2;
  • Pasja e diabetit gjatë shtatzënive të mëparshme;
  • Pasja e vështirësive gjatë tërë periudhës së shtatzënisë;
  • Të qenit më shumë se 30 vjeç;
  • Pasja e një bebeje të mëparshme me peshë të madhe (më shumë se 4.5 kg).

Pyetje: Si mund ta di nëse kam diabet të shtatzënisë?

Përgjigje: Diabeti shtatzënisë zakonisht nuk shfaq simptoma. Për këtë arsye, është e rëndësishme, që të bëhen teste gjatë shtatzënisë, zakonisht midis javëve 26-28.

Simptomat që mund të duken, përfshijnë rënie të përgjithshme, etje gjatë tërë kohës dhe rritje të urinim-it.

Pyetje: Çfarë është testi për diabetin e shtatzënisë?

Përgjigje: Testi i kontrollit quhet testi i ndryshimit të glukozës. Ky test përfshin pirjen e solucion-it me glukozë, në masën 50 gr ose 75 gr dhe më tej marrja e një kampioni gjaku pas një ore. Nëse pas një ore niveli i glukozës në gjak është i lartë, mund të kërkohet që një ditë tjetër të bëhet edhe një test tjetër, që njihet si testi i tolerancës së glukozës, për të konfirmuar diagnozë-n e diabetit të shtatzënisë.

Rreziku i lindjes vaginale pas lindjes së parë cezariane

Kërkuesit sugjerojnë se rreziku potencial për nënën dhe beben për lindjen vagina-le pas një lindje të mëparshme me prerje cezariane mund të ketë qenë nënvlerësuar.

Një studim që përfshiu më shumë se 2000 gra në 14 maternitet-e tregoi se përsëritja e operacionit cezarian reduktoi rrezikun e lindjes së frutit të vdekur, problemet serioze të bebes dhe hemoragjinë e madhe mëmësore, krahasuar me planifikimin e lindjes vaginale pas pasjes së një lindjeje të mëparshme cezariane.

Një lindje e fëmijës së vdekur mund të parandalohet për 66 operacione të përsëritura cezariane, kjo sipas rezultateve të një studimi të drejtuar nga Caroline Crowther, profesoreshë në Institutin Robinson të Universitetit Adelaide.

“Deri tani ka pak të dhëna cilësore për të krahasuar përfitimet dhe dëmet e të dy mënyrave të planifikimit të lindjes pas një lindjeje të mëparshme cezariane”, tha profesoresha Crowther.

I pari i studimeve të këtij lloji u bë me rekrutimin e 2345 grave me lindje të mëparshme cezariane. Vetëm pak prej tyre (22) pranuan randomizimin (të ishin shënjestruar për një anë të caktuar të studimit). Gratë e tjera u shënjestruan në përputhje me parapëlqimin e tyre (1225 për lindje vaginale dhe 1098 për lindje cezariane).

Studimi tregoi se më shumë se gjysma e atyre që ishin planifikuar me lindje vaginale (702) përfunduan me lindje cezariane, përfshirë këtu edhe 368 që patën procedurë emergjente.

Rreziku i vdekjes fetal-e, vdekjes së fëmijës së lindur gjallë, ose dëmet e rënda gjatë lindjes ishin sinjifikativisht më të ulëta për grupin me prerje cezariane, krahasuar me grupin me lindje vaginale (0.9 % për grupin cezarian, përkundrejt 2.4 % për grupin me lindje vaginale).

Dhe gratë në grupin cezarian kishin më pak gjakrrjedhje ose nevojë për transfuzion (0.8 % e grupit cezarian, përkundrejt 2.3 % e atyre të grupit me lindje vaginale).

Pati dy lindje të fëmijëve të vdekur që nuk u arrit të shpjegoheshin në grupin me lindje vaginale dhe asnjë vdekje para-natale në grupin me prerje cezariane.

Grisjet e perineumit

A është e zakonshme që të shkaktohen grisje gjatë një lindje vaginale?

Po. Me hyrjen e foshnjës tuaj në botë, ju mund të përfundoni me një grisje. Shpesh kjo ndodh në perineum (zona midis anusit dhe vaginës tuaj). Grisjet janë më të zakonshme tek gratë të cilat bëjnë lindjen e tyre të parë vagina-le dhe luhaten nga prerje dhe gërricje të vogla deri në shqyerje të thella që prekin disa muskuj të dyshemesë së pelvisi-t. Është e mundshme që të griseni edhe në qoftë se keni një epiziotomi. Në fakt, një epiziotomi e shton rrezikun e grisjeve të rënda.

Grisjet më sipërfaqësore përfshijnë lëkurën e perineumit dhe indit rreth hapjes së vaginës ose shtresës më të jashtme të vetë vaginës, por jo muskujt. Këto grisje, të quajtura laceracione të shkallës së parë shpesh janë kaq të vogla saqë kërkojnë pak apo aspak qepje. Zakonisht shërohen shpejt dhe shkaktojnë pak apo aspak siklet.

Laceracionet e shkallës së dytë shkojnë më thellë në muskujt poshtë. Këto grisje duhet qepur që të mbyllen, shtresë pas shtrese. Ato do shkaktojnë njëfarë sikleti dhe zakonisht kërkojnë disa javë për t’u shëruar. Qepjet treten vetë gjatë periudhës së shërimit.

Rreth 4% e grave që lindin në rrugë vaginale përfundojnë me një grisje më serioze në perineumin e tyre, që shtrihet deri në anus dhe përtej. Kjo lloj grisje mund të shkaktojë dhimbje të konsiderueshme për shumë muaj dhe rrit rrezikun e mospërmbajtjes anale.

Këto grisje të rënda quhen laceracione të shkallës së tretë ose të katërt. Një laceracion i shkallës së tretë është një grisje në indet vaginale, lëkurën dhe muskujt e perineumit që shtrihet në sfinkter (muskuli që rrethon anusin tuaj). Një grisje e shkallës së katërt shkon nëpër sfinkterin anal dhe indin nën të.

Gjithashtu është e mundshme që të griseni edhe në vende të tjera. Disa gra grisen në pjesën e sipërme të vagjinës, pranë preterit (kjo njihet si lacerim peri-ureter-al). Këto grisje janë shpesh krejt të vogla dhe në qoftë se ju pësoni një të tillë, ndoshta do të keni nevojë për vetëm pak ose aspak qepje.