Artritet: Përballimi i emocioneve

Ju jeni diagnostikuar me artrit dhe e pret ose jo kjo mund të jetë shkatërruese. Të mësosh se ke sëmundje kronike të çfarëdolloji mund t’i çojë emocionet tuaja në një spirale ankthi dhe depresioni.

Sipas një studimi të fundit, më shumë se 2/3 e njerëzve me artrit kanë thënë se kushtet e tyre janë ndikuar edhe emocionalisht. Gjithashtu, njerëzit që jetojnë me dhimbje të vazhdueshme kanë 4 herë më shumë shanse të kenë ankth dhe depresion sesa njerëzit që jetojnë pa dhimbje.

Disa nga simptomat e depresionit përfshijnë të ndjerit keq ose në gjendje të rënë moralisht në pjesën më të madhe të kohës, humbje të interesit dhe kënaqësive për veprimtari të zakonshme, të ndjerit pa ndihmë dhe të vetmuar, luhatje të gjendjes shpirtërore, lodhje, përgjumje dhe mungesë oreksi.

Shumë nga ata që janë diagonostikuar kohët e fundit me artrit mund të ndiejnë një sens të humbjes së të ardhmes që ata kishin planifikuar dhe realizimin e planeve të jetës që tani kanë ndryshuar.

Është e zakonshme që për ata që diagnostikohen me osteoartrit dhe artrit reumatoid të ndjejnë frikë për të ardhmen, p.sh. mundësia për të qëndruar në karrige tërë jetën dhe imagjinata sesi do të ndikojë kjo në jetën dhe karrierën.

Në disa raste, njerëzit që janë diagnostikuar kohët e fundit mund të kenë frikë nga ilaçet që duhet të marrin dhe çfarë impakti do kenë ato në jetën e tyre.

Çdo sëmundje kronike përfshin humbje: në rastin e artriteve, humbja e aktiviteteve që kemi dashur dhe e imazhit. Ne shpesh mendojmë se jemi ata që jemi sepse bëjmë ato që bëjmë. Ky imazh i vetes tashmë ka ndryshuar dhe ne nuk e dimë se çfarë të bëjmë për këtë dhe si të ecim përpara me këtë.

Shumë njerëz mendojnë se e folura me dikë që ka patur frikë të njëjtë apo të ngjashme dhe përvoja të ngjashme me artritet mund të ndihmojë. Edhe grupet lokale të mbështetjes për artritin mund të ndihmojnë.

10 shenjat e hershme të shtatzënisë

A mund të jeni shtatzënë? Disa simptoma mund të shfaqen afërsisht në kohën kur nuk iu kanë ardhur periodat, apo një javë apo dy më vonë. Në fakt, 7 nga 10 gra kanë simptoma në kohën kur ato janë gjashtë muaj shtatzënë.

Në qoftë se ju nuk mbani shënim për ciklin tuaj menstrual ose ai ndryshon shumë nga muaji në muajin pasues, ju mund të mos jenin e sigurt se kur duhet të prisni periodën tuaj. Por në qoftë se ju filloni të përjetoni disa nga simptomat e mëposhtme (jo të gjitha gratë i kanë ato të gjitha) dhe pyesni përse juve nuk u kanë ardhur periodat, fare mirë mund të jeni shtatzënë. Bëni në shtëpi testin e shtatzënisë dhe do ta gjeni atë me siguri.

1. Mospëlqimi i ushqimit

Në qoftë se jeni shtatzënë, nuk është e pazakontë që të ndjeheni e zmbrapsur nga aroma e një sanduiçi të Bolonjës ose një filxhani kafe dhe për disa aroma për të shkaktuar refleks-in e të vjellit. Megjithëse askush nuk e di këtë me siguri, ky mund të jetë një efekt anësor nga estrogjenet që rriten me shpejtësi në sistemin tuaj. Gjithashtu mund të gjeni se disa ushqime që më parë i pëlqenit papritur janë plotësisht të neveritshme për ju.

2. Ndryshime të humorit

Është e zakonshme që gjatë shtatzënisë ju të keni ndryshime të befta të humorit, pjesërisht për shkak të ndryshimeve hormonale që prekin nivelet tuaja të neuro transmetuesve (korrierëve kimikë në tru). Çdo njeri reagon ndryshe ndaj këtyre ndryshimeve. Disa nëna të ardhshme përjetojnë emocione të shtuara, edhe të mira edhe të këqija, të tjera ndjehen më shumë në depresion ose plot ankth.

Shënim: Në qoftë se ju jeni ndjerë e trishtuar ose e pashpresë ose e paaftë t’ia dilni mbanë me përgjegjësitë tuaja të përditshme, ose mendoni t’i bëni dëm vetes, drejtojuni menjëherë mjeku tuaj ose një profesionisti t shëndetit mendor.

3. Fryrje abdominale

Ndryshimet hormonale në shtatzëninë e hershme mund t’ju bëjnë të ndiheni e fryrë, njëlloj si ndjesia që disa gra kanë para periodave të tyre. Ja sepse rrobat tuaja mund të ndjehen si më të ngushta se zakonisht në bel.

4. Urinim i shpeshtë

Shpjegim i porosive për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë

Çdo grua që pret një fëmijë mendon për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë. Disa e marrin shtatzëninë si licencë për të ngrënë sa të duan. Të tjerat i shikojnë kilogramët e shtatzënisë me përbuzje dhe shqetësohen se shtimi në peshë gjatë këtyre nëntë muajve do ta shkatërrojë përgjithmonë pamjen e tyre.

Cilido qoftë opinioni juaj për shtesën në peshë gjatë shtatzënisë, ia vlen që të dini se si është e vërteta. Rekomandimet e nxjerra kohët e fundit  nga një panel ekspert-ësh të Institutit të Mjekësisë në Këshillin Kërkimor Kombëtar, direktivat e para të këtij lloji në pothuaj 20 vjet, shpjegojnë se sa peshë të shtohet dhe se si shtimi në peshë gjatë shtatzënisë ndikon mbi shëndetin tuaj dhe të fëmijës tuaj.

Por numrat janë një gjë, vënia në praktikë është një gjë krejt tjetër. Këtu janë disa pyetje të zakonshme të grave lidhur me shtimin në peshë gjatë shtatzënisë.

Sa peshë duhet të shtoj gjatë shtatzënisë?

Sasia e peshës që duhet të shtoni gjatë shtatzënisë bazohet në indeksin tuaj të masës trupore para shtatzënisë dhe sa fëmijë ju keni për të lindur. Indeksi i masës trupore vlerëson yndyrat e trupit bazuar në shtatlartësinë dhe peshën.

Pasi e mësoni indeksin e masës trupore, ju keni një pikë fillestare për shtimin e peshës gjatë shtatzënisë.

Me poshtë është një përmbledhje e udhëzimeve për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë me një foshnjë, bazuar në indeksin e masës tuaj trupore:

  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është më pak se 18.5: Shtoni 12.7 deri 18.4 kg gjatë shtatzënisë
  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është 18.5 deri 24.9: Shtoni 11.3 deri 15.8 kg gjatë shtatzënisë.
  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është 25 deri 29.9: Shtoni 6.8 deri 11.3 kg gjatë shtatzënisë.
  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është 30 ose më i lartë: Shtoni 4.9 deri 9.1 kg gjatë shtatzënisë.

Më poshtë është një përmbledhje e udhëzimeve në rastin e binjakëve;

  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është më pak se 18.5: Pyesni mjekun tuaj.
Dhjetë përfitimet më të mëdha të ushtrimeve fizike gjatë shtatzënisë

Shtatzënia vjen me pjesën e vet të ankesave të mërzitshme. Specifikisht në rastin e nënave të ardhshme ushtrimet fizike të shtatzënisë munden që të:

  1. Luftojnë lodhjen nga shtatzënia. Lodhja e një niveli të ulët torturon shumë gra gjatë tremujorit të parë, e më pas gjatë tremujorit të tretë. Duket paradoksale por disa herë një pushim i tepërt bën që ju të ndjeheni më shumë të lodhura. Dhe ndërsa asnjëherë nuk duhet ta mundoni veten shumë gjatë shtatzënisë dhe në veçanti në momentet që e ndjeni veten të lodhura, një shtytje e vogël mund të ndryshojë shumë nivelin e energjisë tuaj gjatë shtatzënisë. Pra bëni hapa të vegjël, shkoni e bëni një ecje të lehtë dhe do të befasoheni se sa energjike do ta ndjeni veten paskëtaj.
  2. Përmirësojnë gjumin gjatë shtatzënisë. Ndërsa shumë gra shtatzëna raportojnë që ato kanë vështirësi të flenë (për të mos përmendur të flenë pas ndërprerjeve të shumta për të shkuar në banjë), ato që ushtrohen fizikisht në mënyrë të qëndrueshme thonë që cilësia e gjumit të tyre është më e mirë dhe që ato kur zgjohen e ndjejnë veten më të çlodhura.
  3. Dominojnë kapsllëkun gjatë shtatzënisë. Një trup aktiv inkurajon zorrë aktive. Disa gra betohen që një ecje e shpejtë 30 minutash ndihmon mjaft për këtë gjë.
  4. Bëhen ushtrime për shpinën gjatë shtatzënisë. Dhimbja e shpinës prek gjysmën e të gjithë grave shtatzënë dhe mbrojtja më e mirë është muskuj të fortë të abdomen-it. Bëni ushtrime të thjeshta e të parrezikshme të shtatzënisë për të forcuar abdomenin, që do t’ju japë më pas atë mbështetje që ju nevojitet. Por mos ndaloni këtu. Edhe ushtrimet që nuk janë të destinuara për muskujt e barkut, një ecje e shkurtër deri në postë, munden që edhe ato të qetësojnë dhimbjen dhe presionin.
Ndihmojeni fëmijën tuaj të përgatitet për një vëlla apo motër të re

Përsëri shtatzënë? Meqenëse ju keni qenë një herë, ndoshta jeni familjare me protokollin e përgatitjes për një foshnjë. Përveç faktit që kësaj here, është edhe dikush tjetër që do të duhet ta përgatisni, fëmija juaj më i madh. Ja se çfarë duhet mbajtur mend dhe çfarë tashmë mund të mbani mend, ndërsa afrohet dita e madhe.

Me një foshnjë tjetër rrugës, ju ndoshta jeni e emocionuar, tronditur dhe paksa (në fakt jo pak) nervoze. Dhe keni arsye, shtimi i familjes tuaj nga tre në katër (ose më shumë) patjetër që paraqet sfidat e veta. Sigurisht që ju i zotëroni tashmë ato që duhen për kujdesin ndaj një fëmije (ju mund t’ia ndërroni pelenat, ta ushqeni, ta qetësoni ) dhe tashmë nuk jeni fillestare dhe nuk keni merak se mos e rrëzoni foshnjën. Por të kujdeseni në të njëjtën kohë për dy foshnja? Të ndani barabar dashurinë tuaj? Të gjeni kohën për t’i bërë të gjithë këto? Kjo është një histori tjetër fare.

Çfarë ju mban zgjuar në këtë kohë netëve (përveç nevojës për të urinuar)? Ju me siguri pyesni veten se si dhe kur t’ia jepni lajmin vogëlushit tuaj (dhe si do t’u përgjigjeni pyetjeve të tij të tipit “Si është futur foshnja në barkun tuaj?”, “Si do të dalë prej andej?”) dhe si do ta përgatisni për javët e para me vëllanë apo motrën e tij/saj.

Si është jeta juaj seksuale pas lindjes së një foshnjeje?

Lindja e një fëmije është një përvojë e mrekullueshme që të ndryshon jetën, por pa marrë parasysh se sa e doni fëmijën tuaj, përkujdesja për një të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) mund të japë një goditje në jetën tuaj seksuale.

Për ta thënë troç: fëmijët janë “vrasësit e seksit”, thotë psikiatri Gail Saltz, doktor në spitalin presbiterian në Nju Jork – qendra mjekësore Weill Cornell.

Edhe pse rikthimi në ritmin seksual të gjërave mund të jetë i vështirë, ai është një proces i domosdoshëm që sfidon pjesën më të madhe të çifteve, thotë Saltz, i cili është specializuar në terapi seksi dhe është autor i librit Efekti Valëzues: Si mund të çojë një jetë e mirë seksuale në një jetë më të mirë.

“Është e vështirë, por që mund të bëhet”, thotë ai “për sa kohë që ju keni pritshmëri të arsyeshme për veten dhe trupin tuaj”.

Ndezja e “dritës jeshile” për të bërë seks pas lindjes së fëmijës

Shumica e grave e marrin aprovimin për të bërë seks nga mjekët e tyre në mes të 4 – 6 javëve pas lindjes. Para se të filloni përsëri, ju nuk duhet të keni asnjë rrjedhje vagina-le të paslindjes, e njohur si lokia. Pavarësisht nga lloji i lindjes, vaginale apo prerje cezariane, të gjitha gratë që lindin e kalojnë këtë periudhë disa javë më vonë.

Kryerja e marrëdhënieve seksuale para se rrjedhjet vaginale të ndalojnë, ju vë në rrezik për të marrë infeksione. Nëse keni patur shumë qepje gjatë lindjes së fëmijës, aprovimi për të rifilluar seksin, mund të kërkojë edhe më shumë kohë për t’u marrë.

Nëna – mungesa e gjumit e mbyt dëshirën seksuale

Për nënat e foshnjave, tejlodhja është ndoshta pengesa më e madhe për t’u ndjerë seksi përsëri. Sidomos në fillim, një fëmijë i porsalindur zakonisht zgjohet për t’u ushqyer çdo dy ose tre orë përgjatë gjithë ditës. Ky model mund të vazhdojë për muaj me rradhë.

8 shenja të hershme të shtatzënisë

Pyesni veten nëse jeni shtatzënë? Një test i shtatzënisë është mënyra me anën e së cilës do ta mësoni me siguri. Por në qoftë se është ende tepër herët për rezultate të sakta? Ju mund të vini re disa shenja të lehta të shtatzënisë – lodhje, të përziera, urinim të shpeshtë dhe zbutje të gjinjve. Këtu keni disa këshilla të ekspert-it se si të reagoni ndaj këtyre simptomave në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

1. Lodhja

“Lodhja e skajshme, e pashpjegueshme është ndoshta shenja më e zakonshme e shtatzënisë së hershme”, thotë Dr. Gil Gross, profesor i obstetrikë-s dhe gjinekologji-së në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit në St. Louis.

“Mos e trajtoni lodhjen me kafeinë të tepërt në qoftë se ka ndonjë shans që të jeni shtatzënë”. Në vend të kësaj, “dëgjojeni trupin tuaj, merreni shtruar dhe përpiquni që të pushoni siç duhet”, thotë Dr. Donnica Moore, një eksperte e shëndetit të grave në Far Hills, Nju Jork.

2. Neveria nga ushqimi

Në qoftë se hapja e frigoriferit ju bën që të stepeni dhe nuk mund të kaloni pranë ndonjë restoranti kinez pa vënë shaminë para gojës, ju mund të jeni shtatzënë. Shumë gra raportojnë se një neveri e tillë e fortë ndaj ushqimeve është një nga shenjat e para të fillimit të shtatzënisë. Kjo mund të shkaktohet nga nivelet në rritje të hormonit beta hCG. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të manovroni e t’u qëndroni larg këtyre ngacmuesve.

3. Ndjeshmëria ndaj aromave

Aromat që asnjëherë nuk kanë qenë të pëlqyeshme për ju (si tymi i cigares) madje edhe ato që kanë qenë të kënaqshme (si kolonja e partnerit tuaj) mund t’ju bëjnë juve t’ju përzihet gjatë fazave të para të shtatzënisë. “Për disa gra kjo mund të jetë një shenjë e asaj që ato presin,” thotë Moore. Kjo ka të ngjarë të jetë rezultat i niveleve të rritura të hormoneve. Për fat të keq, “nuk mund të bëni vërtet asgjë, përveç se t’i shmangni ato kur mundeni”, thotë ajo, “veçanërisht tymin e cigareve që nuk i bën mirë foshnjës tuaj”.

4. Të përzierat dhe të vjellat

Udhëheqës vizual: A merrni hekur? Shumica e grave nuk marrin

[ssba_hide]

Anatomia e një sulmi astme

Si të shmangni një emergjencë astme

Sulmet e astmës rrallë ndodhin pa paralajmërim. Njohja e shenjave të një sulmi të pritshëm ndihmon në parandalimin e një emergjence të astmës. Në fakt, të vepruarit shpejt mund t’ju shpëtojë jetën.

Shenjat paralajmëruese të astmës

  • Anoreksi (mungesë oreks-i), lodhje, dhimbje koke ose kolla shpesh ndodhin para një sulmi astme;
  • Shqetësime gjatë gjumit dhe lodhja janë shenja të tjera tipike;
  • Po kështu janë rrathët e errët nën sy dhe më pak tolerancë ndaj stërvitjes.

Një kollë e vazhdueshme

Shenjat e një sulmi të astmës mund të ndryshojnë nga një rast tek tjetri. Ndonjëherë mund të ketë pak ose aspak kollë para një sulmi. Herën tjetër, mund të ketë një kollë të vazhdueshme, sidomos gjatë natës.

Një kollë astme zakonisht është e thatë dhe gërvishtëse. Një kollë e vazhdueshme apo kronike, që nuk largohet bashkë me simptomat e tjera të të ftohtit, mund të jetë tregues për astmë.

Shmangni marrjen e barnave për kollë. Mjekimet për kollë nuk do ta ndihmojnë astmën.

Ndryshime të matshme në frymëmarrje

Një pajisje që mat sasinë e ajrit që del nga mushkëritë, mund të tregojnë një sulm në progres. Sigurohuni që gjithmonë të dini matjen bazë, që reflekton frymarrjen tuaj më të mirë.

  • Nëse spirometri tregon shifra midis 50% dhe 80% të më të mirës tuaj, ndoshta është duke filluar një sulm astme;
  • Një numër më pak se 50% tregon një situatë emergjence që kërkon veprim të menjëhershëm;
  • Telefononi urgjencën, nëse keni probleme me të ecurit ose të folurit për shkak të gulçimit, ose nëse buzët tuaja janë blu ose gri.

Ndiqni  një plan veprimi për astmën

Një plan veprimi ju tregon se si të merreni me simptomat e një sulmi astme.

  • Në bazë të matjeve të frymëmarrjes, një plan veprimi tregon se çfarë barnash duhet të merrni dhe kur. Është e rëndësishme  ta ndiqni planin dhe të përdorni barna pikërisht si ato që ju ka dhënë doktori;
  • Nëse simptomat përkeqësohen edhe pas planit, shkoni tek një doktor i specializuar për astmën. Për më tepër, ndiqni udhëzimet emergjente të planit.

Vështirësi në frymëmarrje

Udhëheqës vizual: Shkaqet e lodhjes dhe përgjumjes dhe mënyrat si t'i luftoni ato

[ssba_hide]