Kondomët (prezervativët) ose këllufët

Kondomët ose këllëfët bëhen me lateks (plastikë). Ato vendosen në penisin e erektuar të mashkullit përpara interkursit për të ndaluar hyrjen e spermës tek vagina e femrës.

Historia

Kondomët në një formë ose në një tjetër janë përdorur para shumë shekujsh dhe janë një nga format më të vjetra të “barrierave” të kontracepsion-it. Sipas legjendës, Mbreti Minos i Kretës përdorte qeskë urine dhije. Romakët gjithashtu i përdornin këto qeska për të ndaluar transmetimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (STD-sexual transmitted diseases), ndërsa kinezët përdornin mëndafsh të vajosur dhe japonezët përdornin lëkurën ose kupën e guackës së breshkës. Të tjera kultura kanë përdorur materiale të tilla si pëlhura dhe intestinat e kafshëve.

Në mes të shekullit 19 përdorej një material prej gome. Megjithatë, në vitin 1930 procesi i prodhimit ndryshoi kur ky material prej gome u zëvendësua nga lateksi likuid. Shumica e kondomëve të sotëm ende prodhohen me një plastikë shumë të hollë—disa prej tyre me lubrifikant. Prodhuesit janë duke investiguar materialet alternative si poliuretani.

Kondomët tashmë janë në madhësi, trashësi, përbërje dhe ngjyrë të ndryshme, megjithatë duhet të theksohet se kondomët e rinj jo domosdoshmërisht kanë formë të besueshme kontraceptimi ose mbrojtjeje kundër STD-ve.

Si funksionojnë?

Kondomi vendoset në penisin e erektuar të mashkullit përpara interkursit për të ndaluar spermën, farën, fluid-et vaginale dhe STD-të që të transmetohen midis partnerëve seksualë. Përveçse si metodë barriere kontraceptimi, kondomët mund të përdoren edhe vetëm për qëllimin e ndalimit të STD-ve.

Nëse është e mundur, ato duhet të përdoren me lubrifikant në mënyrë që të mos çahen. Përdoren vetëm lubrifikantë me bazë ujore—të tjerët mund të dëmtojnë kondomët. Kondomët e pa lubrifikuar janë të vlefshëm për ata që janë të ndjeshëm nga lubrifikantët.

Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet?

Seksi i sigurt duke përdorur prezervativ

Është e rëndësishme për të praktikuar seks të sigurt, si për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara dhe për të reduktuar rrezikun e kontaktit të një infeksioni seksualisht të transmetueshëm (STI-sexual transmitted infections) si klamidia, herpesi gjenital, gonorre, hepatit ose HIV (human immunodeficiency virus).

Një grua që merr kontraceptiv oral nuk do të mbrohet kundër STI–ve por vetëm kundër shtatzënisë.

Të dy llojet e prezervativëve, mashkullor dhe femëror të mbrojnë kundër STI-ve ashtu sikundër edhe shtatzënisë. Shansi i të mbeturit shtatzënë ndërkohë që përdor prezervativin mashkullor është nga 2 në 15% dhe varet sesa kujdesshëm është përdorur. Shansi për të ngelur shtatzënë duke përdorur një prezervativ femëror është i krahasueshëm.

Nëse keni marrëdhënie seksuale të pambrojtur apo ju mendoni se prezervativi mund të ketë dështuar, shkoni tek doktori ose farmacisti juaj sa më shpejt të jetë e mundur. Kontracepsion-i emergjent (pilula e mëngjesit tjetër) është në dispozicion pa recetë, por duhet të përdoret brenda 120 orëve të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Juve ju duhet gjithashtu të kontrolloheni për STI.

Prezervativët

Prezervativët sigurojnë një pengesë fizike për spermën dhe STI-të, por efikasiteti i tyre varet nga përdorimi i tyre i saktë. Prezervativët duhet gjithmonë të ruhen larg nga të nxehtit dhe rrezet e diellit dhe duhet të hidhen në qoftë se ata janë përtej datës së tyre të skadencës.

Prezervativët mund të jenë dëmtuar nga nxehtësia ose në qoftë se ata kanë qenë afër saj. Prezervativët mashkullorë gjithashtu mund të jenë dëmtuar në qoftë se vagina është shumë e thatë, ose ato janë përdorur për seks anal, kështu që juve mund t’ju duhet një lubrifikant. Si shumica e prezervativëve mashkullorë, lubrifikantët për to duhet të jenë me bazë uji.

10 mënyra për të rritur pjellorinë tek burrat

Në qoftë se po përpiqeni të keni fëmijë, shëndeti është një gjë e rëndësishme për baballarët e ardhshëm sa është edhe për nënat e ardhshme. Kërkohet që edhe burrat edhe gratë të ndjekin me kujdes zakonet e tyre për shëndetin, që nga mbajtja e një peshe të shëndetshme e deri tek reduktimi i stresit të panevojshëm. Këtu janë disa marifete për të rritur pjellorinë e burrave dhe për ta bërë mbetjen shtatzënë më shumë lojë se sa punë.

Për të optimizuar pjellorinë, burrat duhet ta përgatisin trupin e tyre 3 muaj para se të përpiqen të konceptojnë. Provoni këto marifete për t’i pasur shanset nga ana juaj:

  1. Humbisni peshë. Një indeks ideal i masës trupore, shton testosteron-in, duke përmirësuar sasinë e spermës dhe libidon.
  2. Lini duhanin. Tymosja e ul pjellorinë.
  3. Bëni një pushim nga ngarja e biçikletës. Të ngasësh biçikletën mbi 12 orë në javë ushtron një presion suplementar mbi testikujt.
  4. Mos bëni banjë në vaskë me ujë të nxehtë. Sperma nevojitet të qëndrojë e freskët për të qenë më e efektshme.
  5. Mos e mbani laptopin në prehër. Nxehtësia e rrit temperaturën e spermës dhe mund të pakësojë numrin e spermatozoid-eve.
  6. Provoni akupunkturë-n. Ajo mund të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e spermës.
  7. Mos përdorni lubrifikantë gjatë seksit. Xheli e bën spermën të lëvizë me vështirësi.
  8. Ndiqni një film me seks. Ai e rrit sasinë e testosteronit dhe përmirëson sasinë dhe cilësinë e spermës.
  9. Bëni seks një herë në ditë. Veçanërisht gjatë ovulacion-it, abstinenca prej një dite e ul lëvizshmërinë e spermës.
  10. Bëni dashuri në pozicionin e misionarit. Graviteti ju mbështet e ju ndihmon.
Seksi dhe procesi i moshës

Pjesa më e madhe e njerëzve të moshuar duan dhe shijojnë një jetë të mirë aktive seksuale. Megjithatë, me kalimin e kohës ato vënë re një ngadalësim. Kjo është pjesë e procesit të plakjes.

Çfarë ndryshimesh përjetojnë gratë?

Femrat mund të vënë re ndryshime në formën dhe fleksibilitetin e vaginës. Këto ndryshime mund të mos shkaktojnë një humbje serioze të aftësisë për të shijuar jetën seksuale. Pas menopauzë-s, shumë gra do të kenë një zvogëlim të lubrifikimit tek vagina që mund të ndikojë në kënaqësinë seksuale. Përdorimi i lubrifikantëve të thjeshtë mund të ndihmojë.

Çfarë ndryshimesh përjetojnë meshkujt?

Shpesh meshkujt përjetojnë ndryshime më të dukshme. Mund t’ju duhet një kohë më e gjatë për të arritur në ereksion. Ndjenja që ejakulim-i është duke ndodhur mund të fillojë të zvogëlohet. Humbja e ereksionit pas orgazmë-s mund të jetë më e shpejtë ose mund t’i duhet më shumë kohë përpara se ereksioni të ndodhë përsëri. Disa meshkuj zbulojnë se ato kanë më shumë nevojë për stimul-im.

Meshkujt e moshuar dhe impotenca

Ndërkohë që meshkujt plaken, impotenca – mungesa e aftësisë për të arritur dhe mbajtur ereksionin bëhet edhe më e vështirë, sidomos tek meshkujt me sëmundjen e zemrës, presion të lartë të gjaku-t dhe komplikime diabetike.

Efektet e sëmundjeve

Gjithashtu sëmundjet ose paaftësia mund të ndikojë, por edhe gjendje më të vështira nuk do t’ju ndalojnë juve për të arritur një jetë seksuale të kënaqshme.

  • Sëmundja e zemrës. Shumë njerëz që kanë patur atak të zemrës janë të frikësuar se ndoshta kryerja e marrëdhënieve seksuale mund të shkaktojë një tjetër atak. Por rreziku i kësaj është shumë i ulët. Ndiqni këshillën e mjekut. Pjesa më e madhe e njerëzve mund të fillojnë aktivitetin seksual 12 deri në 16 muaj pas një ataku.
  • Komplikacionet e diabetit. Pjesa më e madhe e njerëzve me komplikacion-e diabet-ike nuk kanë probleme, por një në shumë raste mund të ndikojë tek impotenca. Në pjesën më të madhe të rasteve mund të ndihmojnë trajtimet mjekësore.
  • Ataku. Shumë rrallë, aktiviteti seksual është shkatërruar nga ataku.
Sytë e kuq

“Syri i kuq” është një term i cili përdoret kur syri ka ngjyrën e kuqe, kur ka kruarje dhe është i irrituar nga brenda. Ai mund të shkaktohet nga një infeksion, alergji nga bari ose një irritim që mund të vijë nga duhani, pluhuri, tualeti i syve ose ekranet e kompjuterave. Rrallëherë sytë e kuq mund të jenë rezultat i një gjendjeje si irit ose uveit, të cilat mund të shkaktohen nga problemet me sistemin imunitar (sistemi imunitar), Kur një infeksion shkakton skuqje të syrit zakonisht ka një shkarkim më të madh se thjesht një ndjesi ranore brenda syrit.

Një alergji mund të sjellë përgjakje të syve, ngrirje dhe gjithashtu kruarje. Zona përreth mund të jetë e fryrë dhe mund të keni rrathë të zinj nën sy.

“Syri i thatë”, i cili është i zakonshëm tek pleqtë dhe mund të jetë i shkaktuar nga disa ilaçe, mund të skuqë  sytë. Ai ka nevojë për trajtim të ndryshëm nga “syri i kuq”.

Kur duhet të kërkoj këshillë mjekësore?

Duhet të kërkoni këshillë të menjëhershme mjekësore nëse:

  • Shkarkimi nga sytë është i trashë;
  • Qepallat e syve janë të ngjitura kur zgjoheni nga gjumi;
  • Keni një ndryshim në shikim, ose shikimi është i mjegullt;
  • Keni një objekt të huaj në sy;
  • Keni punuar me metale ose dru;
  • Shihni një efekt aureole rreth dritave;
  • Keni fotofobi, dhimbje ose parehati teksa shihni dritat e forta;
  • Bebet e syve janë të ndryshme në madhësi ose janë të çrregullta;
  • Keni fryrje rreth syrit ose në pjesën e poshtme;
  • Keni skuqje ose ndjeshmëri;
  • Keni dhimbje ose një ndjesi tensioni në ose rreth syve;
  • Syri i kuq ka zgjatur më shumë se 5-7 ditë;
  • Keni një tjetër problem në sy si glaukoma, ose “sy i kuq” dhe jeni në moshën e tretë;
  • Keni një gjendje autoimune (autoimune çrregullime) si p.sh. artrit reumatoid; ose
  • Keni sy “të lodhur”, por nuk keni shenjat shoqëruese të “syrit të kuq” (kjo mund të jetë tendosja e syrit dhe ka nevojë për një testim).

Çfarë mund të bëni për të ndihmuar?

Duhet të mundoheni që të shmangni substancat që mund të irritojnë sytë, si p.sh. tymin e cigareve, pluhurin, produktet kozmetike dhe klorin në pishina, nëse këto janë faktorë agravues.