Këtë javë foshnja peshon rreth 1 kg (afërsisht sa madhësia e një patëllxhani) dhe është e gjatë 37.5 cm nga maja e kokës e deri tek thembrat. Ajo mund t’i picërrojë sytë që tani kanë qepalla. Me shikimin e që po i zhvillohet mund të jetë në gjendje të shikojë dritën që filtrohet brenda përmes mitrës tuaj. 2Gjithashtu miliarda neuron-e po krijohen në trurin e saj dhe po shton më shumë dhjamë në përgatitje për jetën në botën e jashtme.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ju jeni në periudhën e shtëpisë. Tremujori i tretë dhe i fundit fillon këtë javë. Në qoftë se jeni si shumica e grave, këtë tremujor do të shtoni rreth 5 kg.

Në këtë pikë, ka mundësi të vizitoheni tek mjeku ose mamia juaj çdo dy javë. Pastaj, në javën e 36-të do të kaloni në vizita javore. Varësisht nga faktorët tuaj të rrezikut, mjeku mund t’ju rekomandojë teste të përsëritura të gjakut për HIV (human immunodeficiency virus) dhe sifilis, si edhe merr kampione për klamidia dhe gonorre-a, që të jetë i sigurt për status-in tuaj para lindjes. Gjithashtu, në qoftë se rezultati për testin e monitorimit të glukozës ishte i lartë dhe ju nuk keni bërë një test më pas, do t’i nënshtroheni testimit prej 3 orësh të tolerancës ndaj glukozë-s.

Nëse analizat e gjakut të bëra në vizitën tuaj të parë para lindjes kanë treguar se ju jeni rezus negative (rhesus faktori) ju do të merrni një injeksion të Imunoglobulina-ve Rh për të parandaluar që në trupin tuaj të krijohen antitrup-a që mund të sulmojnë gjakun e foshnjës. (Në qoftë foshnja juaj është rezus pozitive, ju do të merrni një porcion tjetër të Imunoglobulinës Rh pasi ajo të lindet).

Rreth kësaj kohe, disa gra kanë një ndjesi sikur pjesa e poshtme e këmbëve u bëhet miza-miza dhe një nxitje të pa-rezistueshme për t’i lëvizur ato ndërsa përpiqen të qetësohen e të flenë. Në qoftë se kjo ndjesi qetësohet të paktën përkohësisht kur ju lëvizni, ju mund të keni atë që njihet si sindroma e këmbëve që nuk pushojnë.