Sëmundja e virusit Ebola

Fakte të rëndësishme

  • Sëmundja e virusit Ebola, që më parë njihej si ethja hemorragjike Ebola, është një sëmundje e rëndë, shpesh vdekjeprurëse për njerëzit.
  • Epidemitë Ebola kanë një përqindje të vdekshmërisë deri në 90%.
  • Epidemitë Ebola ndodhin kryesisht në fshatrat e prapambetur në Azinë Qendrore dhe në Afrikën Perëndimore, pranë pyjeve tropikale.
  • Virusi transmetohet tek njerëzit nga kafshë të egra dhe përhapet në popullsi nëpërmjet transmetimit nga një person tek tjetri.
  • Lakuriqët e natës të familjes Pteropodidae konsiderohet se janë strehuesit në natyrë të virusit të Ebolas.
  • Pacientët e sëmurë rëndë kanë nevojë për një përkujdesje intensive. Nuk ekziston ende ndonjë mjekim i licencuar ose ndonjë vaksinë për përdorim tek njerëzit dhe kafshët.

Fillimisht Ebola është shfaqur në vitin 1976 në dy epidemi njëkohësisht, në Nzara (Sudan) dhe në Yambuku (Republika Demokratike e Kongos). E fundit ishte në një fshat pranë lumit Ebola, nga i cili e ka marrë emrin sëmundja.

Virusi i Ebola-s është një nga tre pjesëtarët e familjes Filoviridae, krahas familjes Marburgvirus dhe Cuevavirus. Familaj Ebolavirus përmbledh 5 specie të veçanta:

  1. Bundibugyo ebolavirus (BDBV);
  2. Zaire ebolavirus (EBOV);
  3. Reston ebolavirus (RESTV);
  4. Sudan ebolavirus (SUDV);
  5. Taï Forest ebolavirus (TAFV).

BDBV, EBOV dhe SUDV janë shoqëruar me epidemi të mëdha të EVD në Afrikë ndërsa nuk thuhet kjo për RESTV dhe TAFV. Speciet e RESTV, të gjetura në Filipine dhe në Kinë mund të infektoj-në qeniet njerëzore, por deri tani nuk është raportuar ndonjë sëmundje apo vdekje nga këto specie.

Transmetimi

Ebola transmetohet në popullsinë njerëzore nëpërmjet kontaktit nga afër me gjaku-n, sekrecionet, organ-et apo lëngjet e tjera të kafshëve të infektuara. Në Afrikë, infeksioni është dokumentuar se vjen nga kontakti me shimpanzetë, gorillat, lakuriqët e natës, majmunët, antilopat e pyllit, të gjetura të gjalla apo të ngordhura në pyllin tropikal.

Slideshow: Udhëheqës vizual për të kuptuar Lupus-in

[ssba_hide]

Infeksioni HIV: Informata për udhëtarët e infektuar nga HIV

Udhëtimet e shpeshta ju ekspozojnë ndaj shumë sëmundjeve, të cilat mund të mos jenë të pranishme në shtëpinë tuaj. Marrja e masave paraprake për shmangien e këtyre sëmundjeve është gjithmonë e rëndësishme, por akoma më shumë për njerëzit që janë të infektuar me HIV (human immunodeficiency virus) veçanërisht ato, sistemi imunitar i të cilëve është i komprometuar rëndë.

Njerëzit me infeksionin HIV janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe gjithashtu mund të zhvillojnë sëmundje më serioze kur ato marrin infeksionin. Përveç kësaj, disa vaksina dhe ilaçe parandaluese  që rekomandohen për udhëtarët nuk janë të përshtatshme për njerëzit me infeksionin HIV.

Nëse jeni të infektuar me HIV, duhet që planet tuaja të udhëtimit, vendet dhe zonat ku keni menduar të shkoni, t’i diskutoni me mjekun në mënyrë që ai të parashikojë masat parandaluese që iu përshtaten.

CD4 dhe udhëtimi

Ndjeshmëria juaj ndaj infeksionit dhe vaksinim-et që janë të sigurta dhe efektive për ju, varen nga fortësia e sistemit tuaj imunitar. Mjeku mund t’ju sugjerojë kontrollin e status-it tuaj të sistemit imunitar, duke përfshirë matjen e përqendrimit të qelizave DC4 dhe HIV-RNA në gjakun tuaj.

Nëse ju sapo jeni diagnostikuar me infeksionin HIV dhe keni CD4 që llogaritet me 200 qeliza për mm3 ose më pak, atëherë mjeku duhet t’ju sugjerojë shtyrjen e udhëtimit derisa numri i qelizave tuaja CD4 të përmirësohet pas trajtimit ART. Më e mira do të ishte që njerëzit me infeksionin HIV të kenë qenë në mënyrë të qëndrueshme në trajtimin ART, të paktën 3 muaj para udhëtimeve të gjata.

Megjithatë, nëse udhëtimi nuk mund të shtyhet dhe sistemi juaj imunitar është i dobët, atëherë diskutoni me mjekun tuaj për masat që mund të merrni (p.sh. se cilat ilaçe parandaluese mund të përdorni kundër disa infeksioneve).

Ushqimi dhe sëmundja ujore

Nëse udhëtoni drejt vendeve të zhvilluara, duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj ushqimeve dhe sëmundjeve infektive.