Ushtrimet Kegel

Çfarë janë ushtrimet Kegel?

Ushtrimet Kegel janë ushtrimet që ju mund të bëni për të forcuar muskujt e dyshemesë së pelvisi-t, muskujt që mbajnë ureter-in, fshikëzën dhe rektumin. Ushtrimet e kanë marrë emrin nga Arnold Kegel, një gjinekolog i cili i rekomandonte ato në vitet 1940-të për të ndihmuar gratë që vuanin nga mospërmbajtja e urinës ose kontrolli i reduktuar i fshikëzës, që mund të ndodhë pas lindjes së fëmijës.

Në qoftë se nuk po i bëni ushtrimet Kegel, fillojini ato tani. Forcimi i muskujve të dyshemesë së pelvisit mund të ndihmojë në parandalimin apo trajtimin e mospërmbajtjes së urinës për shkak të stresit, një problem që prek deri në 70% të grave gjatë apo pas shtatzënisë. Ushtrimet Kegel mund të ndihmojnë gjithashtu të reduktohet rreziku i mospërmbajtjes anale.

Meqenëse këto ushtrime përmirësojnë qarkullimin e gjaku-t në zonën tuaj rektal-e apo vaginal-e, ato mund të ndihmojnë të mbahen nën kontroll hemorroide-t dhe ndoshta do të ndihmojë shërimin pas një epiziotomi-e ose grisje gjatë lindjes. Së fundmi, vazhdimi i tyre duke vijuar ushtrimet rregullisht pas lindjes jo vetëm ndihmon që ju të ruani kontrollin mbi fshikëzën, por përmirëson edhe tonizimin e muskulit të vaginës duke e bërë seksin më të kënaqshëm.

Si t’i bëj ato?

Filloni me një fshikëz të zbrazët. Përfytyroni që po përpiqeni ta ndaloni veten që t’ju shpëtojnë gazra dhe të ndaloni rrjedhjen e urinës në të njëjtën kohë. Ndjesia është mbyllja dhe ndalimi i kalimeve të përparshme dhe të prapme. Në qoftë se nuk jeni e sigurt që mund ta bëni këtë, një mënyrë është të kontrolloni duke futur një gisht të pastër tek vagina para se të bëni ushtrimin. Në qoftë se ndjeni presion rreth gishtit jeni në rrugë të drejtë. Ose provoni një ushtrim Kegel gjatë marrëdhënies seksuale dhe pyeteni partnerin në e ndjen atë. Në qoftë se e bëni siç duhet, ai do të ndjejë se si ju “përqafoni” penis-in e tij.

Ja si të mbeteni shtatzënë me "program"

Jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë? Mos u shqetësoni nëse kjo nuk ndodh shpejt. Thjesht do t’ju duhet të punoni me orarin.
Ndërkohë që përjetoni ciklin tuaj menstrual, trupi juaj ju jep të dhëna në lidhje me kohën kur jeni duke lëshuar vezë. Për të ndjekur ciklin, ju duhet të dini kur keni shansin më të mirë të konceptimit.

Pse duhet të mbani shënim ciklin tuaj menstrual?
Shënimet mund t’ju ndihmojnë:

  • Të mbeteni më shpejt shtatzënë.
  • Të krijoni një listë të dhënash në lidhje me ciklet tuaja të cilat mund t’i ndani me një ekspert fertiliteti, nëse është e nevojshme.

Masni temperaturën bazale të trupit.
Temperatura bazale e trupit (BBT) ndryshon gjatë gjithë muajit në varësi të etapës së ciklit tuaj. Ndjekja e BBT-së tuaj mund t’ju ndihmojë të përcaktoni kur jeni më pjellore.

  • Para ovulacion-it, temperatura juaj bazale është zakonisht rreth 34.6° C – 36.6° C.
  • Gjatë ovulacionit, trupi lëshon hormonin progesteron. Kjo e rrit temperaturën tuaj bazale me 0,4 – 0,8° një ose dy ditë pas ovulacionit.
  • Kjo rritje e temperaturës zakonisht zgjat deri sa të fillojë perioda.
  • Nëse ju mbeteni shtatzënë, temperatura do të mbetet e lartë gjatë shtatzënisë. Pasi të keni klasifikuar të dhënat për dy – tre muaj, ju do të shihni që do të ndërtohet një model i caktuar.
  • Ju jeni më pjellore dy deri në tre ditë para ovulacionit dhe 12-24 orë pas ovulacionit.
  • Sperma mund të jetojë deri në gjashtë ditë në trupin e një femre. Pra, shansi juaj më i mirë për konceptimin është që të kryeni marrëdhënie seksuale disa ditë para ovulacionit.

Klasifikimi i temperaturës bazale përdoret gjerësisht, por nuk është i pagabueshëm.

  • Disa femra nuk do të shohin një model të qartë.
  • Ju mund të ovuloni në periudha të ndryshme në ciklin tuaj, nga muaji në muaj. Kjo mund ta bëjë ovulacionin të vështirë për t’u parashikuar.

Këshilla për matjen e temperaturës bazale të trupit

  • Juve do t’ju duhet një termometër bazal. Ju mund t’i gjeni ata në shumicën e farmacive. Një termometër i thjeshtë nuk mund të zbulojë një ndryshim kaq të vogël në temperaturë.
  • Mbajeni termometrin, lapsin dhe letrën në krah të krevatit.
Kontrolli gjashtë javë pas lindjes

Përse ju nevojitet një kontroll i pas lindjes?

Mjeku ose mamia juaj do të duan t’u vizitojnë katër deri në gjashtë javë pas lindjes për të kontrolluar regjenerim-in tuaj fizik nga shtatzënia dhe nga lindja, për të parë se si po ia dilni mbanë emocionalisht dhe të trajtojnë nevojat tuaja në vazhdim. Ju mund të keni nevojë të vizitoheni po ashtu edhe me mjekun e familjes. P.sh. në qoftë se i jeni nënshtruar një operacioni cezarian, plaga juaj duhet të kontrollohet një apo dy javë pas ndërhyrjes kirurgjik-ale për t’u siguruar që po shërohet siç duhet.

Ende mund t’u duhet të merreni me disa dhimbje të lidhura me shtatzëninë dhe lindjen dhe mund të keni disa pyetje për dhimbjet e lindjes, lindjen dhe për çështje që kanë të bëjnë me periudhën e paslindjes, siç është ushqyerja me gji, kontrolli i lindjeve, ushtrimet fizike, seksin dhe punën. Kjo ndihmon të merren përgjigjet e pyetjeve të cilave ju doni t’ua dini përgjigjen dhe çështje të tjera që do të donit t’i diskutonit.

Mos u ndjeni e kufizuar nga data e paracaktuar e vizitës. Ndonjëherë problemet fizike ose emocionale dalin në pah dhe kërkojnë vëmendje imediate dhe duhet të stimulojnë një vizitë tek mjeku para datës së caktuar.

Temat që mjeku do të diskutonte me ju janë:

  • Komplikacion-et që keni pasur gjatë shtatzënisë dhe lindjes dhe çfarë ndikimi ato mund të kenë tek shtatzënitë e ardhshme dhe për shëndetin tuaj në përgjithësi. P.sh. në qoftë se ju keni ende pyetje për dhimbjet e lindjes dhe lindjen, tani është koha që t’i bëni. Edhe në qoftë se mjeku juaj ua ka shpjeguar në kohë se çfarë saktësisht po ju ndodhte dhe përse, ju mundet që të mos e mbani mend çdo gjë që është thënë atëherë.
  • Çfarë simptomash fizike ju keni si p.sh. nëse keni ende hemorragji herë pas here, ndonjë shqetësim abdominal, dhimbje vagina-le apo perineal-e, mos përmbajtje urinar-e apo të jashtëqitjes ose dhimbje të gjinjve. Mos ngurroni të tregoni edhe për ndonjë gjë që mjeku juaj nuk ju pyet. Në qoftë se keni ndonjë simptomë të bezdisshme që mjeku nuk e ka zbuluar, tregojani.
Mosha dhe pjelloria: Mbetja shtatzënë në të njëzetat

Koha është në anën tuaj në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë në të njëzetat tuaja, edhe biologjia po ashtu. Trupi juaj është i përgatitur plotësisht për shtatzëninë dhe ka të ngjarë do të jetë ende në qoftë se ju vendosni të shtoheni.

E thënë kjo, shtatzënia në çfarëdo moshe vjen me avantazhe dhe dizavantazhe të dallueshme. Ne jemi lidhur me specialistë të pjellorisë, konsulentët financiarë dhe edukatorët e marrëdhënieve dhe nëna rreth të njëzetave për të marrë një tablo realiste të asaj se çfarë do të thotë të keni një fëmijë në të njëzetat tuaja.

Pro-të

Nga një perspektivë rreptësisht biologjike, të njëzetat janë dhjetëvjeçari më i mirë për ngjizjen dhe për mbajtjen e një foshnje. Ekspertët thonë se pjellshmëria mesatare e gruas arrin kulmin kur ajo është në moshën 24 vjeç.

Ashtu si çdo grua, ju jeni lindur me të gjitha vezët që do të keni gjatë jetës tuaj: rreth 1 milion në lindje. Në kohën që arrini pubertet-in, vezët tuaja numërohen rreth 300 000, por vetëm 300 prej tyre çlirohen nga vezoret gjatë viteve tuaja të riprodhimit.

Ndërsa moshoheni, vezoret tuaja plaken së bashku me pjesën tjetër të trupit tuaj dhe vezët tuaja bëhen më pak të shëndetshme. Për këtë arsye, vezët e grave më të reja kanë më pak të ngjarë se ato të grave më të moshuara  që të kenë anomali gjenetike, të cilat japin si rezultat sindroma Down dhe defekte të tjera në lindje.

Risku i abort-eve po ashtu është shumë më i ulët. Risku është rreth 10% për gratë në të njëzetat e tyre, 20% për gratë në mes apo në fund të tridhjetave dhe rreth 35% për gratë në fillimin e të dyzetave.

Në të njëzetat, ju keni më pak të ngjarë që të keni probleme të tjera gjinekologji-ke si fibroid-e dhe endometriozë, të cilat shpesh përparojnë dhe me kalimin e kohës bëhen shumë problem.

Vetë shtatzënia është zakonisht më e lehtë fizikisht për gratë në të njëzetat, sepse ato janë me një risk më të ulët për ndërlikime shëndetësore si presioni i lartë i gjaku-t dhe diabet-i.

Si të mbeteni shtatzënë shpejt?

Ndoshta ju vërtet jeni e etur për të mbetur shtatzënë, ose ndoshta doni që lindja e foshnjës tuaj të jetë në një kohë specifike. Këtu keni gjashtë marifete që e rrisin probabilitetin që të mbeteni shtatzënë shpejt pasi të provoni.

Ju do ta reduktoni në mënyrë dramatike rrezikun e disa defekteve të lindjes në qoftë se do të merrni acid folik të paktën një muaj para se të mbeteni shtatzënë. Gjeni se çfarë tjetër mund të bëni paraprakisht në mënyrë që t’i jepni foshnjës tuaj një start të shëndetshëm.

Kuptoni se kur e keni ovulacionin

Sekreti më i madh i të mbeturit shpejt shtatzënë është që të dini se kur e keni ovulacion-in (çlirimin e një veze nga vezorja tuaj). Mendoni për vezën si për një objektiv dhe për spermatozoidin si për një shigjetë. Shigjeta të godasë në shenjë që ju të mbeteni shtatzënë.

Meqenëse shumica e grave çlirojnë një vezë në çdo cikël menstrual, janë vetëm pak ditë gjatë ciklit kur seksi në fakt mund të çojë në shtatzëni. Të diturit e kohës kur ju keni ovulacionin do të thotë që ju dhe partneri e keni identifikuar objektivin dhe pastaj ta merrni shenjë atë, në vend që thjesht që qëlloni me një tufë shigjetash dhe të shpresoni që objektivi të jetë diku atje. Ju mund ta kuptoni se kur e keni ovulacionin duke përdorur disa metoda të ndryshme.

Në qoftë se keni perioda të çrregullta gjatë disa muajve, përcaktimi i kohës së ovulacionit mund të jetë i vështirë. Kërkoni ndihmën e mjekut.

Ngarkohuni me punë në kohën e duhur

Pasi të mësoni se kur veza juaj do të çlirohet nga vezoret, ju mund të planifikoni të keni marrëdhënie seksuale gjatë ditëve tuaja më pjellore: tre ditë para ovulacionit deri në ditën e ovulacionit. (Fillimi më herët nuk mund të dëmtojë, disa gra kanë mbetur shtatzënë nga marrëdhënie seksuale të kryera gjashtë ditë para ditës së ovulacionit).