Si ta dini kur jeni në ovulacion?

Kur ju jeni në ovulacion (ose çlironi një vezë nga vezorja), kjo vezë ka një shans që të fekondohet. Kur ajo vezë fekondohet, ju jeni shtatzënë.

Ju jeni më së shumti pjellore nga dy deri tre ditë para ovulacionit deri në ditën kur veza është çliruar nga vezorja. Në qoftë se ju e dini kur kjo vezë çlirohet, mund të planifikoni marrëdhënie seksuale në përputhje me këtë dhe të shtoni shanset tuaja për të mbetur shtatzënë (ose për të parandaluar shtatzëninë, në qoftë se po përpiqeni të bëni këtë). Këtu janë tre mënyra për të përcaktuar se kur ndodh kjo gjë, nga më e thjeshta e deri tek më e sakta.

Numëroni ditët

Mënyra më e lehtë për të llogaritur kur çlirohet veza nga vezorja juaj është të numëroni në të kundërt. Së pari gjeni se në çfarë dite ka gjasa të fillojë perioda juaj. (Në qoftë se perioda juaj është shumë e parregullt, kjo metodë nuk do të funksionojë për ju).

Nga kjo ditë, numëroni mbrapsht 12 ditë dhe pastaj katër të tjera. Ka shumë të ngjarë që ju të keni ovulacionin gjatë këtij intervali pesë ditor. Në qoftë se ju jeni një grua nga të shumtat që kanë një cikël 28 ditor, ekziston një shans i mirë për ju që ta keni ovulacionin në ditën e 14-të. (Dita 1 është dita e periodës tuaj, dita e 28 është dita e fundit para ditës 1 të periodës tuaj pasuese).

Ju ndihmon për të numëruar ditët

Provoni kalkulatorin e ovulacionit për të bërë llogaritjet në vendin tuaj. Ai u tregon se kur ka të ngjarë që ju të keni ovulacionin pasues dhe cila është dita e duhur për të mbetur shtatzënë.

Klikoni këtu për të bërë testin.

Ndiqni dhe hidhni në grafik sinjalet e trupit tuaj

Një mënyrë më e saktë për të gjetur se kur e keni ovulacionin është të gjurmoni modelet e temperaturës së trupit tuaj dhe të shkarkimit vagina-l për një cikël apo dy. Kjo gjë është e natyrshme dhe pa kosto, por kërkon kohë dhe përpjekje.

Në qoftë se u kushtoni vëmendje këtyre sugjerimeve dhe i hidhni ato çdo ditë në një grafik, ju mund të filloni të shikoni një model që mund t’ju ndihmojë për të parashikuar se kur e keni ovulacionin pasues.

Temperatura e trupit

Shenjat e dhimbjeve të lindjes

A ka ndonjë mënyrë që unë të parashikoj se kur do të më fillojnë dhimbjet e lindjes?

Në të vërtetë jo. Ekspert-ët nuk e kuptojnë plotësisht se çfarë e stimul-on fillimin e dhimbjeve të lindjes dhe nuk ka ndonjë mënyrë që të parashikojë plotësisht se kur do të fillojnë ato.

Trupi juaj fillon të përgatitet për lindjen deri një muaj më parë se ju të lindni fëmijën. Juve mundet që të mos jeni e ndërgjegjshme se çfarë po ndodh, ose mund të filloni të vini re simptoma të reja me afrimin e datës së caktuar. Këtu keni disa gjëra që mund të ndodhin në javët apo ditët para se të fillojnë dhimbjet e lindjes:

Foshnja juaj bie

Në qoftë se kjo është shtatzënia juaj e parë, ju mund të ndjeni atë që quhet “lehtësim” disa javë para se të fillojnë dhimbjet. Mund të ndjeni një rëndesë të pelvisi-t dhe më pak presion paksa nën kafazin e kraharorit, gjë që e bën më të lehtë frymëmarrjen tuaj.

Mund të vini re më shumë kontraktime Braxton Hicks

Kontraktim-et më të shpeshta dhe më të forta Braxton Hicks mund të sinjalizojnë fillimin e dhimbjeve të lindjes. Qafa e mitrës piqet dhe përgatitet terreni për dhimbjet e vërteta të lindjes. Disa gra përjetojnë një ndjesi ngërçi të ngjashme me atë të menstruacione-ve. Disa herë, me afrimin e dhimbjeve të vërteta të lindjes, kontraktimet bëhen relativisht të dhimbshme dhe përsëriten me një shpeshtësi dhjetë deri njëzetë minuta, duke bërë që ju të pyesni veten nëse kanë filluar dhimbjet e vërteta të lindjes. Por në qoftë se kontraktimet nuk bëhen më të zgjatura, më të forta dhe të afërta me njëra tjetrën dhe që të shkaktojnë fryrjen progresive të qafës së mitrës, atëherë ju ndjeni të ashtuquajturat dhimbje të rreme të lindjes.

Qafa e mitrës fillon të ndryshojë

Rrethprerja (synetllëku) mund të mbrojë kundër kancerit të prostatës

Rrethprerja (synetllëku) në fëmijëri ndikon në reduktimin e rrezikut të kancer-it të prostatës (prostata) tek meshkujt në 15%, sipas kërkimit të SHBA-së për debatimin mbi meritën e procedurës.

Autorët sugjerojnë që rrethprerja mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (STI-sexual transmitted infections) nëpërmjet kontaktit siç është HIV (human immunodeficiency virus), si dhe ul mundësinë e infeksionit dhe inflamacion-it në prostatë, gjë që mund të luajë një rol në shkaktimin e kancerit.

Studimi i tyre diagnostikoi 1700 meshkuj me kancerin e prostatës ndërmjet viteve 1993-1996 dhe 2002-2005, si dhe një numër të ngjashëm të kontrolleve të shëndetshme që nuk kishin patur kancerin e prostatës.

Pjesa më e madhe e meshkujve në grupin e kontrollit (që kishin patur kancerin e prostatës) ishin prerë (71.5%) krahasuar me meshkujt në grup që kishin patur kancerin e prostatës (68.8%).

Meshkujt e prerë përpara fillimit të aktivitetit të tyre seksual kishin një rrezik më të ulët ndaj të zhvilluarit të formave shumë dhe pak agresive të kancerit të prostatës.

Rrethprerja nuk është kryer pas ditës së marrëdhënies së parë seksuale në 3.9% tek njerëzit me kancerin e prostatës dhe 2.5% të kontrolleve.

Nuk kishte asnjë dallim në historinë e vetëraportuar të STI-ve në mes të dy grupeve, edhe pse autorët vunë në dukje se njerëzit mund të kenë pasur infeksione asimptomatik-e.

“Ne kemi gjetur një zvogëlim 15% në rrezikun relativ të kancerit të prostatës të meshkujve të bërë synet para marrëdhënies së parë seksuale të tyre, duke sugjeruar një mekanizëm biologjikisht bindës nëpërmjet të cilit mund të ulet rreziku”, thanë autorët.

Infeksionet ishin vlerësuar që të jenë shkaku i 17% të kancerave në të gjithë botën, thanë ata, dhe aty kishte edhe dëshmi në rritje për të mbështetur një rol për STI-të në origjinën e kancerit të prostatës.

Herpesi: Përgjigjet e pyetjeve tuaja

Çfarë është herpes?

Herpesi është një infeksion i zakonshëm, afatgjatë i shkaktuar nga virusi simplex i herpesit (HSV) dhe zakonisht është transmetuar nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë. Simptomat e herpesit mund të ndryshojnë dhe varen kryesisht nëse njerëzit janë duke përjetuar simptomat e para apo ripërsëritje simptomash. Në momentin që ju infektoheni, ju mund të përjetoni zhdukje dhe rishfaqje të simptomave.

Një nga simptomat më të dukshme është shfaqja e një flluske të vogël në lëkurë. Herpes mund të shfaqet në buzë (herpes oral), në pjesët gjenitale (herpes gjenital) ose në pjesë të tjera të trupit (herpes jo-gjenital).

Ekzistojnë dy lloje të virusit të herpesit gjenital: herpes simplex i llojit 1 (HSV-1) dhe herpes simplex i llojit 2 (HSV-2). Ky virus mund të transmetohet në çfarëdolloj moshe. Diferenca kryesore ndërmjet të dy llojeve është vendi i zhvillimit.

HSV-2 është virusi që zakonisht shkakton herpesin gjenital. Ky virus zakonisht transmetohet nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë ose nëpërmjet sekrecioneve gjenitale, p.sh. gjatë marrëdhënieve seksuale vagina-le dhe anale.

HSV–1 është virusi që rrallë shkakton herpesin gjenital. Ky virus mund të shpërndahet gjatë seksit oral nga lëkura përrreth gojës në lëkurën përreth organeve gjenitale.

Si mund ta dini nëse ju keni herpes gjenital?

Shumë njerëz nuk do të kenë simptoma të dukshme dhe as nuk do të jenë në dijeni që ato mund të jenë në kontakt me virusin. Ato mund t’i vënë re simptomat shumë vonë. Njerëzit mund të infektohen me herpesin gjenital dhe t’jua kalojnë atë të tjerëve edhe pse ato vetë mund të mos kenë simptoma.

Për të tjerët, simptomat e para të herpesit gjenital shfaqen nga 2 deri në 21 ditë pasi ka ndodhur kontakti me virusin e herpesit. Periudha e parë e herpesit gjenital është më e rënda. Kur ju jeni në kontakt me virusin, sistemi juaj imun (sistemi imunitar) nuk ka patur kohë për të zhvilluar antitrup-at mbrojtës, duke lejuar në këtë mënyrë shumëfishimin e virusit në mënyrë të shpejtë dhe duke shkaktuar simptoma sinjifikative.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, adoleshentët me akne, kryesisht meshkujt, kanë më shumë shanse që të përjetojnë përvoja problemesh mendore dhe mendimesh vetëvrasjeje (J Invest Dermatol më 16 shtator 2010, online).

Sipas një pyetësori të bërë me rreth 4000 adoleshentë norvegjezë të moshave midis 18–19 vjeç u gjet se ideimi i vetëvrasjeve (të menduarit rreth vetëvrasjes) ishte tre herë më i lartë tek djemtë me akne krahasuar me djemtë që nuk kishin akne, dhe dy herë më i lartë krahasuar me vajzat që kishin akne.

Adoleshentët me akne kanë përqindje të lartë të problemeve mendore, probleme në shkollë dhe më pak mundësi për marrëdhënie seksuale.

Edhe pse studimet bëjnë lidhjen midis trajtimit me izotretinoinë (Roakutan) dhe vetëvrasjeve, përdorimi në doza të vogla i izotretinoinës në popullatën e studiuar nxiti autorët që të spekulonin  se ishin aknet ato që sillnin probleme të shëndetit mendor.