Kapërcimi i problemeve seksuale me kalimin e moshës

Me kalimin e moshës, shumica e njerëzve dëshirojnë nevojën për të qenë pranë të tjerëve. Për më tepër, ndërsa u afrohemi “viteve të artë” shumë prej nesh dëshirojnë gjithashtu të ruajnë marrëdhënie seksuale aktive dhe të kënaqshme. Fatkeqësisht, procesi i plakjes mund të shkaktojë edhe disa ndryshime të padëshirueshme në trupin tonë. Procesi normal i plakjes sjell shumë ndryshime fizike si tek gratë edhe tek burrat.

Gjithashtu me plakjen mund të zhvillohen disa sëmundje të cilat mund të kërkojnë mjekime. Këto ndryshime dhe pengesa disa herë mund të ndikojnë në aftësinë e dikujt që të gëzojë një marrëdhënie të shëndetshme seksuale me një person tjetër.

Ndryshimet seksuale tek gratë

Disa gra e gjejnë seksin më të kënaqshëm me kalimin e moshës. Pas menopauzë-s ose histerektomi-së (heqjes së mitrës) ato mund të mos i frikësohen një shtatzënie të padëshiruar dhe mund të ndihen më të lira për t’u kënaqur me seksin. Për disa gra flokët e thinjur apo rrudhat nuk i bëjnë ato të ndjehen më pak tërheqëse për partnerin e tyre seksual.

Por në qoftë se një grua beson se pamja e saj e re dhe aftësia për të lindur e bën atë më femërore, ajo mund të fillojë të shqetësohet se sa seksualisht e dëshirueshme është pavarësisht nga mosha e saj, dhe kjo mund ta bëjë seksin më pak të kënaqshëm për të. Gjithashtu një grua mund të shikojë ndryshime tek vagina e saj.

Me plakjen e saj dhe reduktimin e hormoneve, paretet e vaginës hollohen dhe bëhen më të tharë dhe të acaruar. Për shkak të këtyre ndryshimeve ajo mund të ketë dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale. Grisjet e vogla në paretet e vaginës nga fërkimi gjatë marrëdhënies përgjithësisht shkaktojnë shumë dhimbje dhe herë pas here hemorragji.

Këto ndryshime nuk do të thotë që ajo nuk mund të kënaqet me seksin, por ajo duhet të vizitohet tek mjeku në qoftë se i përjeton këto simptoma sepse mund të marrë mjekime dhe lubrifikues që mund ta shtojnë lubrifikimin e vaginës dhe t’i bëjnë marrëdhëniet seksuale më të kënaqshme.

Ndryshimet seksuale tek burrat

Seksi dhe procesi i moshës

Pjesa më e madhe e njerëzve të moshuar duan dhe shijojnë një jetë të mirë aktive seksuale. Megjithatë, me kalimin e kohës ato vënë re një ngadalësim. Kjo është pjesë e procesit të plakjes.

Çfarë ndryshimesh përjetojnë gratë?

Femrat mund të vënë re ndryshime në formën dhe fleksibilitetin e vaginës. Këto ndryshime mund të mos shkaktojnë një humbje serioze të aftësisë për të shijuar jetën seksuale. Pas menopauzë-s, shumë gra do të kenë një zvogëlim të lubrifikimit tek vagina që mund të ndikojë në kënaqësinë seksuale. Përdorimi i lubrifikantëve të thjeshtë mund të ndihmojë.

Çfarë ndryshimesh përjetojnë meshkujt?

Shpesh meshkujt përjetojnë ndryshime më të dukshme. Mund t’ju duhet një kohë më e gjatë për të arritur në ereksion. Ndjenja që ejakulim-i është duke ndodhur mund të fillojë të zvogëlohet. Humbja e ereksionit pas orgazmë-s mund të jetë më e shpejtë ose mund t’i duhet më shumë kohë përpara se ereksioni të ndodhë përsëri. Disa meshkuj zbulojnë se ato kanë më shumë nevojë për stimul-im.

Meshkujt e moshuar dhe impotenca

Ndërkohë që meshkujt plaken, impotenca – mungesa e aftësisë për të arritur dhe mbajtur ereksionin bëhet edhe më e vështirë, sidomos tek meshkujt me sëmundjen e zemrës, presion të lartë të gjaku-t dhe komplikime diabetike.

Efektet e sëmundjeve

Gjithashtu sëmundjet ose paaftësia mund të ndikojë, por edhe gjendje më të vështira nuk do t’ju ndalojnë juve për të arritur një jetë seksuale të kënaqshme.

  • Sëmundja e zemrës. Shumë njerëz që kanë patur atak të zemrës janë të frikësuar se ndoshta kryerja e marrëdhënieve seksuale mund të shkaktojë një tjetër atak. Por rreziku i kësaj është shumë i ulët. Ndiqni këshillën e mjekut. Pjesa më e madhe e njerëzve mund të fillojnë aktivitetin seksual 12 deri në 16 muaj pas një ataku.
  • Komplikacionet e diabetit. Pjesa më e madhe e njerëzve me komplikacion-e diabet-ike nuk kanë probleme, por një në shumë raste mund të ndikojë tek impotenca. Në pjesën më të madhe të rasteve mund të ndihmojnë trajtimet mjekësore.
  • Ataku. Shumë rrallë, aktiviteti seksual është shkatërruar nga ataku.
Kanceri i gjirit: Trajtimet

Trajtimi i kancerit të gjirit përgjithësisht do të fillojë pasi gjendja juaj shëndetësore ka qenë e vlerësuar plotësisht sepse lloje të ndryshme të kancerit të gjirit kërkojnë trajtim të ndryshëm. Një numër faktorësh duhet të merren në konsideratë në zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm për ju. Kampionët e marrë nga një biopsi mund të përdoren për të gjetur nëse qelizat kanceroze kanë receptor estrogjen ose progesteron.

Mjekët nevojitet të gjejnë nëse kancer-i është përhapur në nyja limfatike nën krahun tuaj ose mbi kockën e qafës ose kudo tjetër në trup. Faktorë të tjerë për t’u marrë në konsideratë kur zgjidhet trajtimi më i përshtatshëm janë madhësia e bllokut të qelizave dhe sa shpejt ai rritet. Fakti nëse e keni kaluar menopauzë-n apo jo mund të ndikojë po ashtu në trajtim.

Alternativat e trajtimit

Alternativat e trajtimit përfshijnë ndërhyrjen kirurgjik-ale për të hequr ose bllokun e qelizave ose tërë gjirin, radioterapi-në dhe terapitë suplementare hormonale apo kemioterapinë.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ajo përfshin ose heqjen e të gjithë gjirit (mastektomi) ose vetëm bllokun e qelizave dhe një zonë të indit normal që rrethon atë (lumpektomi). Një lumpektomi është një ndërhyrje kirurgjikale që e ruan gjirin. Llojet të tjera të ndërhyrjes kirurgjikale janë mastektomia e pjesshme ose një prerje e gjerë në të cilën hiqet më shumë ind i shëndetshëm dhe kuadrantektomia në të cilën hiqet një e katërta e gjirit.

Ndërhyrja kirurgjikale që e ruan gjirin

Studimet kanë treguar se në kancerin e hershëm të gjirit, lumpektomia (heqja e tumori-t) e pasuar nga një trajtim me rrezatim ka pothuaj të njëjtën shkallë kurim-i të suksesshëm sa edhe mastektomia (heqja e të tërë gjirit). Kirurgjia që e ruan gjirin me heqje të nyjeve limfatike, e pasuar nga radioterapia e gjirit është trajtimi më i zakonshëm i përdorur për kancerin e gjirit të zbuluar herët. Ideja është që të largohen qelizat kanceroze para se ato të mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Nyjat limfatike dhe limfoedema

Në bazë të një kërkimi të ri, një në 5 gra me kancer-in e gjirit që bën kirurgjinë e ruajtjes së gjirit në vend të mastektomi-së, kërkon brenda 3 muajve një operacion tjetër.

Më shumë sesa gjysma e grave me kancerin e gjirit në Angli zgjedhin kirurgjinë e ruajtjes së gjirit, e cila kur kombinohet me radioterapi-në, prodhon një normë mbijetese të njëjtë me ato që bëjnë vetëm mastektominë. Megjithatë, kirurgjia e heqjes së gjirit (heqja e tumor-it dhe disa indeve normale që ndodhen përreth) mund të rezultojë në heqjen e paplotë të tumorit, që tipikisht kërkon që gruaja të bëjë edhe një kirurgji tjetër.

Një studim anglez i 55.000 grave të cilat kanë kryer kirurgjinë e ruajtjes së gjirit ndërmjet viteve 2005 dhe 2008 gjeti se 82% e tyre kishin kancerin e gjirit invaziv, 12% e tyre kishin sëmundjen prekanceroze (karcinoma in situ) dhe 6% kishin sëmundjen invazive të kancerit të gjirit.

Kirurgjitë e mëtejshme ishin më shumë ndërmjet grave me sëmundjen prekanceroze (prekanceroze gjendje) – 29.5% krahasuar më ato që kishin kancerin e gjirit invaziv – 18%.

Rreth 40% e grave që kryen rioperimin iu nënshtruan një mastektomie.

Rezultate të tjera sugjeruan që rioperimi kishte më pak mundësi në gratë e moshuara dhe tek ato që kishin sëmundje të tjera. Rioperimi gjithashtu ishte pak më i ulët në gratë nga zonat më të privuara.

Profesor Jerome Pereira, këshillues i kancerit të gjirit në Spitalin e Universitetit James Paget dhe gjithashtu një autor kontribues, tha se: “Mesazhi i rëndësishëm nga ky studim kombëtar është se 20% e grave me ndryshime prekanceroze, ose me kancerin invaziv, kanë patur një rioperim, të pasuar kjo nga kirurgjia e ruajtjes së gjirit. Në duam të informojmë dhe të ndihmojmë gratë për të marrë vendime rreth trajtimeve të tyre kirurgjik-ale”.