Të mbeturit shtatzënë

Të paturit e një fëmije mund të duket gjëja më natyrale në botë, por për shumë kjo nuk është e tillë. Të mbeturit shtatzënë mund të jetë e lehtë për disa, por për disa të tjerë mund të jetë një rrugë e gjatë, e vështirë dhe frustruese.

Kur është koha më e mirë për të mbetur shtatzënë? Në çfarë moshe?

Koha më e mirë për të mbetur shtatzënë është kur jeni fizikisht, mentalisht dhe financiarisht gati për të mbetur shtatzënë dhe për t’u bërë prind.

Gratë janë më pjellore rreth moshës 20 dhe 24. Pas kësaj, pjelloria gradualisht zvogëlohet me moshën, me një zbritje graduale tek të 30-at dhe një zbritje të madhe pas moshës 35 vjeçare.

Të qenit një mama në moshë

Kur gratë arrijnë të 40-tat, shanset e tyre për të mbetur shtatzënë janë akoma në rënie. Gjithashtu gratë kanë një shtatzëni të mirë dhe lindin fëmijë të shëndetshëm në të 40-tat e tyre, por ato kanë një rrezik më të lartë komplikacion-esh sesa femrat e reja.

Diabet-i dhe presioni i lartë i gjaku-t gjatë shtatzënisë janë më të zakonshme ndërmjet grave të moshës 35 vjeçare, sesa tek të rejat. Këto gjendje mund të rezultojnë në komplikacione për gruan dhe fëmijën. Të paturit e një fëmije me anomali kromozomale, siç është Sindroma Down, është zakonisht rrezik i grave në moshë. Gjithashtu, rreziku i të paturit të një fëmije me Sindromën Down është relativisht i ulët në gratë në moshë (rreth 1% në moshën 40 vjeçare), por është akoma më i lartë sesa tek femrat e reja.

Në çfarë periudhe të muajit jam pjellore?

Mosha dhe pjelloria: Mbetja shtatzënë në të njëzetat

Koha është në anën tuaj në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë në të njëzetat tuaja, edhe biologjia po ashtu. Trupi juaj është i përgatitur plotësisht për shtatzëninë dhe ka të ngjarë do të jetë ende në qoftë se ju vendosni të shtoheni.

E thënë kjo, shtatzënia në çfarëdo moshe vjen me avantazhe dhe dizavantazhe të dallueshme. Ne jemi lidhur me specialistë të pjellorisë, konsulentët financiarë dhe edukatorët e marrëdhënieve dhe nëna rreth të njëzetave për të marrë një tablo realiste të asaj se çfarë do të thotë të keni një fëmijë në të njëzetat tuaja.

Pro-të

Nga një perspektivë rreptësisht biologjike, të njëzetat janë dhjetëvjeçari më i mirë për ngjizjen dhe për mbajtjen e një foshnje. Ekspertët thonë se pjellshmëria mesatare e gruas arrin kulmin kur ajo është në moshën 24 vjeç.

Ashtu si çdo grua, ju jeni lindur me të gjitha vezët që do të keni gjatë jetës tuaj: rreth 1 milion në lindje. Në kohën që arrini pubertet-in, vezët tuaja numërohen rreth 300 000, por vetëm 300 prej tyre çlirohen nga vezoret gjatë viteve tuaja të riprodhimit.

Ndërsa moshoheni, vezoret tuaja plaken së bashku me pjesën tjetër të trupit tuaj dhe vezët tuaja bëhen më pak të shëndetshme. Për këtë arsye, vezët e grave më të reja kanë më pak të ngjarë se ato të grave më të moshuara  që të kenë anomali gjenetike, të cilat japin si rezultat sindroma Down dhe defekte të tjera në lindje.

Risku i abort-eve po ashtu është shumë më i ulët. Risku është rreth 10% për gratë në të njëzetat e tyre, 20% për gratë në mes apo në fund të tridhjetave dhe rreth 35% për gratë në fillimin e të dyzetave.

Në të njëzetat, ju keni më pak të ngjarë që të keni probleme të tjera gjinekologji-ke si fibroid-e dhe endometriozë, të cilat shpesh përparojnë dhe me kalimin e kohës bëhen shumë problem.

Vetë shtatzënia është zakonisht më e lehtë fizikisht për gratë në të njëzetat, sepse ato janë me një risk më të ulët për ndërlikime shëndetësore si presioni i lartë i gjaku-t dhe diabet-i.