Yndyrat në gjak

Sasia e madhe e yndyrave në gjak mund të shkaktojë një sëmundje të enëve të gjaku-t e cila njihet me emrin hiperlipidemi. Kjo sëmundje shkakton ngushtim. Ky ngushtim nënkupton një rritje të rrezikut të atakut të zemrës. Ajo gjithashtu mund të reduktojë furnizimin me gjak në këmbë e cila do të pengonte më pas të ecurën.

Ekzistojnë 2 lloje kryesore të yndyrave në gjak: kolesterol-i dhe trigliceridet. Sasi të mëdha të të dyjave mund të shkaktojnë probleme. Yndyrat në grupin e kolesterolit mund të ndahen në densitet të lartë, densitet të ulët dhe në densitet shumë të ulët kolesteroli. Densiteti i madh i kolesterolit ka efekte përfituese. Lloji i densitetit të ulët shkakton probleme.

Yndyrat në gjak mund të rriten për një sërë arsyesh. Shkaqet gjenetike janë më të zakonshmet. Arsye të tjera janë:

  • Shumë yndyra ose sheqerna në dietë;
  • Sëmundje të mëlçisë, veshkave dhe tiroides;
  • Diabet;
  • Të qenit mbipeshë; dhe
  • Konsumimi i shumtë i alkool-it.

Rritja e nivelit të yndyrave në gjak tek një person mund të lidhet edhe me elementë të tjerë, siç është mosha, duhani dhe historitë familjare. P.sh. një grua jo-duhanpirëse 70 vjeçare që ushtrohet rregullisht nuk duhet të shqetësohet nëse kolesteroli i saj është pak i lartë, ndërsa nje person duhanpirës dhe mbipeshë i moshës 45 vjeçare duhet të shqetësohet.

Dietat dhe të ushtruarit janë mënyrat kryesore që reduktojnë sasinë e yndyrave në gjak. Ushqimet e pasura me fibra, produktet bulmetore të ulëta në yndyra (djathi dhe qumështi), reduktimi i marrjes së alkoolit (në rastet e triglicerideve të larta) dhe shmangia e ushqimeve yndyrore do të ndihmojnë. Ushtrohuni fizikisht të paktën 3 herë në javë.

Për ato të cilët kanë nivele shumë të larta të yndyrave, tabletat janë shumë të nevojshme për reduktimin e yndyrave në gjak.

Diabeti dhe zemra juaj

Diabeti mellitus ju vendos në një rrezik të sëmundjes së zemrës (edhe nëse ju keni një pamje normale të kolesterol-it dhe asnjë simptomë). Diabeti mund të ndryshojë  përbërjen kimike të disa prej substancave që gjenden në gjak dhe kjo mund të shkaktojë ngushtimin e enëve të gjaku-t ose bllokimin plotësisht të tyre.

Kryerja e palestrës me aktivitet të rregullt fizik, të kombinuar me disa humbje peshe mund të ndihmojë në uljen e presionit të lartë të gjakut. Ilaçet për uljen e presionit të gjaku-t, shpesh janë edhe të kombinuara.

Zbulimi i sëmundjes së zemrës

Shpesh njerëzit nuk e dinë që e kanë sëmundjen e zemrës derisa ato zhvillojnë simptomat si dhimbje kraharori, vështirësi në frymëmarrje, marramendje ose lodhje të tepruar gjatë ecjes ose të ushtruarit. Është e rëndësishme të theksohet se simptomat mund të jenë nga të buta në të rënda dhe nganjëherë mund të mos ketë fare.

Shembuj të disa simptomave paralajmëruese të tjera mund të jenë:

  • Siklet të krahut ose të nofullës;
  • Mos-tretje;
  • Dobësi;
  • Vjellje.

Zvogëlimi i rrezikut të sëmundjes së zemrës

Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së zemrës është të shkoni tek doktori juaj për të diskutuar faktorët e rrezikut tuaj individual dhe sesi ti zvogëloni ato. Në terma të përgjithshëm ju mund të reduktoni rrezikun duke:

  • Qenë fizikish aktiv;
  • Humbur peshë nëse ju jeni mbipeshë;
  • Mos pirë duhan;
  • Menaxhuar yndyrat në gjak;
  • Menaxhuar  presionin e lartë të gjakut;
  • Marrë ilaçe siç është përcaktuar.

Bëhuni fizikish aktiv

Aktiviteti i rregullt fizik i kombinuar me një dietë të shëndetshme dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme mund të ndihmojë për të reduktuar rrezikun dhe atakun në zemër. Çdo lloj aktiviteti fizik – sportiv, punët e shtëpisë, punët e kopshtarisë ose punë të lidhura me aktiviten fizik – do t’ju ndihmojnë.

Kini si qëllim që të bëni të paktën 30 minuta aktivitet fizik të moderuar, edhe pse jo çdo ditë të javës. Intensiteti i moderuar është kur frymëmarrja juaj rritet dukshëm . Kontrolloni me mjekun tuaj para fillimit të një programi të aktivitetit fizik.

Humbni peshë

Fëmijët që i shërbejnë vetes nuk hanë më pak

Ka qenë sugjeruar se fëmijët që janë lejuar të zgjedhin vetë madhësinë e ushqimit të tyre, mund të hanë më pak nga porcionet e dedikuara për ta nga ana e prindërve.

Për të testuar këtë, janë bërë dy eksperiment-e me 63 fëmijë midis moshave 3 dhe 5 vjeç nga ana e kërkuesve të Qendrës për Kërkime për Obezitet-in e Fëmijëve, të Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë. Në këtë studim amerikan, fëmijëve u është dhënë ose një pjatë me 400g makarona (që është shumë për këtë moshë), ose fëmija do merrte vetë porcionin e dëshiruar të së njëjtës sasi makaronash. Eksperimenti u krye edhe me sasi të ndryshme ushqimi.

Fatkeqësisht, marrja e makaronave dhe ushqimi nuk ishin të lidhur me metodën e marrjes së tyre. Fëmijët që hanin më shumë kishin më shumë shanse të ishin mbipeshë dhe të merrnin më shumë ushqim në përgjithësi. Edhe ideja e vetëshërbimit nuk tregoi marrjen e më pak ushqimi nga ana e fëmijëve.

Autorët e studimit sugjerojnë se disa fëmijë thjesht kanë nevojë për më shumë drejtim në atë se çfarë përbën një ushqim i përshtatshëm. Përfshirja e prindërve dhe mësuesve në të ushqyerit mund të ndihmojë që fëmijët të identifikojnë situatat  tyre në lidhje me kërkesat ushqimore, dhe vetëshërbimi i fëmijëve në familje mund të ndihmojë në zhvillimin e fëmijës dhe koordinimin e tyre për gjëra të tjera dhe në forcimin e aftësive sociale, por kjo nuk ndalon domosdoshmërisht mbi-ngrënien.

Zakoni i ndjekjes së TV nga nënat e ardhshme mund të ndikojë në  peshën e fëmijës

Ndjekja e TV gjatë vakteve të ushqimit dhe ushqyerja e fëmijëve mund të përgatisin terrenin për obezitet në fëmijëri. Kur një nënë e ardhshme i ha rregullisht vaktet e saj para TV, ka shanse që ajo ta vazhdojë këtë zakon edhe gjatë ushqyerjes së foshnjës së saj, siç tregon një studim i kohëve të fundit.

Kjo është për t’u shqetësuar, sepse fëmijët që ndjekin TV gjatë ngrënies, siç tregojnë studimet e mëparshme, janë të rrezik të jenë mbi peshë ose obez-ë, thonë studiuesit.

Një problem me nënat që ndjekin TV gjatë ushqyerjes është që ato mund të mos i vënë re shenjat të cilat tregojnë që foshnja e tyre është ngopur dhe e mbi ushqejnë atë, thotë Dr. Mary Jo Messito, profesoreshë e pediatrisë klinik-e në Fakultetin Mjekësor të Universitetit të Nu Jorkut.

Studime të kaluara të cilat përfshinin fëmijë të moshës parashkollore dhe shkollore kanë treguar se ndjekja e televizorit gjatë vakteve të ngrënies lidhet me një dietë të dobët, një ndjeshmëri të pakësuar të ndjenjës së ngopjes dhe me një konsum të madh të kalorive. Nga gratë të cilat u shqyrtuan në studim, ato që ndiqnin emisionet televizive gjatë ngrënies duke qenë shtatzëna, thotë Dr Messito, kishte 5 herë më shumë të ngjarë që ta ekspozonin foshnjën ndaj TV në kohën e ushqimit.

Kjo gjë mund të çojë eventualisht në atë që kjo gjë të bëhet zakon. Autorët e studimit shënojnë se një tjetër studim ka treguar që zakone të tilla të krijuara në fëmijëri kanë prirje të vazhdojnë edhe gjatë adoleshencës.

Messito dhe kolegët e saj studiuan 189 gra duke i pyetur se sa shpesh ato shihnin televizor gjatë kohës së ngrënies në tremujorin e tretë të shtatzënisë dhe pastaj përsëri sa shpesh e bënin këtë gjatë 3 muajve të parë të jetës së foshnjave të tyre ndërsa i ushqenin ato. Pyetjet kishin të bënin vetëm me përdorimin e televizorit dhe nuk lidheshin me përdorimin e tabletave, kompjuterëve dhe smartfonëve.

Disa gra shtatzëna hanë sa për dy

Gratë obez-e që janë shtatzënë besojnë që duhet të hanë sa për dy dhe ka gjasa që ta shtojnë edhe më shumë se sa duhet peshën e tyre.

Studiuesit kanë tërhequr vëmendjen se shtimi i tepërt i peshës gjatë shtatzënisë mund të çojë në probleme afatgjata të peshës si edhe në lindje të parakohshme. Ata sugjeruan që gratë të këshillohen për limitet e shtimit të peshës qysh para apo pak pasi ato mbeten shtatzënë.

Gratë të cilat e monitorojnë me kujdes shtimin e peshës së tyre gjatë shtatzënisë mund të parandalojnë komplikime në të ardhmen.

Studiuesit pyetën 29 gra mbi peshë dhe obeze të cilat kishin lindur kohët e fundit për dietën e tyre, nëse kishin pasur apo jo sëmundjen e mëngjesit dhe kur ishin ushtruar fizikisht gjatë shtatzënisë së tyre.

Ekspert-ët rekomandojnë që gratë që janë me peshë normale duhet të shtojnë 11 deri 16 kg gjatë shtatzënisë. Gratë që janë mbi peshë duhet të shtojnë 7 deri 11 kg dhe gratë obeze 5 deri 9 kg.

Gratë që kanë shtuar më shumë se sasia e rekomanduar e peshës gjatë shtatzënisë së tyre besonin se “hanin sa për dy”. Studiuesit vunë re se këto gra ushtroheshin fizikisht më pak se zakonisht në kohën që ishin shtatzënë, bënin zgjedhje më pak të shëndetshme të ushqimit dhe e merrnin atë sipas dëshirave të tyre.

Ndërkohë, gratë që kishin shtuar sasinë e rekomanduar të peshës gjatë shtatzënisë së tyre kishin ndjekur një plan për ushqimin e tyre dhe ishin të kujdesshme lidhur me zgjedhjet e tyre. Ato nuk e kishin shtuar sasinë e kalorive që konsumonin çdo ditë dhe ushtroheshin fizikisht po aq e ndoshta edhe më shumë se sa bënin para se të mbeteshin shtatzënë.

Në total, gratë ishin më të orientuara drejt qëllimit për sa i përket rregullimit të peshës gjatë shtatzënisë.

Megjithëse rreth gjysma e grave e ndiqnin shtesën e tyre në peshë gjatë gjithë shtatzënisë së tyre, asnjë prej grave që kishin shtuar tepër në peshë nuk i kishin bërë 150 minutat e rekomanduara të ushtrimeve fizike me intensitet të moderuar për çdo javë.

Mos pjelloria sekondare

Për dy vjet, ne jemi duke u përpjekur të kemi një fëmijë të dytë. A kemi ndonjë problem me pjellorinë?

Po. Quhet mos pjellori sekondar-e kur një grua nuk është në gjendje të mbetet shtatzënë ose të mbartë një shtatzëni tjetër deri në afat pasi ka lindur një fëmijë. Dhe megjithëse problemet e pjellorisë primare tërheqin më së shumti vëmendjen, më shumë se 3 milionë gra në SHBA kanë probleme të pjellorisë sekondare.

Çfarë i shkakton problemet e pjellorisë sekondare dhe si trajtohen ato?

Të njëjtët faktorë që janë përgjegjës për problemet e pjellorisë primare munden po ashtu të shkaktojnë mos pjellori sekondare. Këto përfshijnë:

  • Dhëmbëzim të pelvisi-t ose të mitrës;
  • Tuba fallopianë (tubat uterine) të bllokuar;
  • Endometriozë;
  • Ovulacion me defekt;
  • Qenie nën peshë apo mbipeshë;
  • Duhanpirja;
  • Alkool-i i tepërt;
  • Cilësi apo sasi e dobët e spermës.

Cilido që të jetë shkaku, sëmundja ose është zhvilluar ose është keqësuar qysh nga koha kur ju keni lindur një fëmijë. P.sh. komplikimet gjatë dhimbjeve të lindjes dhe lindjes mund t’i kenë dhënë shkas një problemi. Ose, problemet tuaja të pjellorisë mund të jenë të lidhura me moshën në qoftë se kanë kaluar disa vjet që nga shtatzënia juaj e parë.

Trajtimet për problemet e pjellorisë primare apo sekondare janë të njëjtat dhe hapi i parë zakonisht është të ekzaminoheni nga një specialist për pjellorinë. Në qoftë se ju nuk mbeteni shtatzënë pas një viti seksi të shpeshtë e të pambrojtur ose nëse jeni mbi 35 vjeç dhe nuk mbeteni shtatzënë pas një seksi të shpeshtë e të pambrojtur për gjashtë muaj, ndoshta do të doni të vizitoheni tek një specialist për pjellorinë.

Ju mund të vizitoheni tek specialisti madje edhe më herët në qoftë se jeni mbi 30 vjeç dhe e dini që keni një sëmundje që mund të ndikojë mbi pjellorinë, si endometriozë ose cikle të parregullt menstrual.

Jam xheloze për mikeshat që kanë familje të mëdha, por ndjehem fajtore që një fëmijë nuk është mjaft për mua. Përse kështu?

Kanceri i mitrës

Pjesa më e madhe e kancerave të mitrës janë kancera të endometrium-it. Kancerat mundet edhe të zhvillohen në shtresat e muskujve të mitrës. Të kuptuarit se cilin lloj kanceri ju keni është e rëndësishme pasi prek vendimin që ju dhe mjeku do të merrni për trajtimin.

Adenokarcinomë e endometriumit

Adenokarcinomë është një kancer që fillon në indet glandular-e. Pjesa më e madhe e grave (rreth 85%) që janë diagnostikuar me kancerin e mitrës kanë këtë lloj kanceri.

Lloje të tjera kancerash të mitrës (uterusit)

Llojet më pak të zakonshme të kancerave të mitrës janë karcinoma adenoskuamoz, papillary serous karcinoma dhe më rrallë qelizat karcinoma ose karcinomë e mitrës. Këto kancera janë quajtur kancera me rrezikshmëri të lartë sepse ato kanë shumë mundësi që të shpërndahen.

Gjakderdhja e pazakontë

Ndonjëherë gratë zhvillojnë një shtresë shumë të trashë të mitrës. Kjo do të thotë që ato kanë perioda shumë të dhimbshme ose gjakderdhje në kohë të parregullta, ose kanë një shkarkim uji e gjaku edhe pse janë në menopauzë.

Disa lloje të hiperplazi-së endometriale më vonë mund të bëhen kanceroze. Nëse ju keni përfunduar së linduri fëmijë, mjeku juaj mund t’ju këshillojë histerektomi-në.

Gjakderdhjet e pazakonshme para dhe pas menopauzës duhet të hetohen. Zakonisht nje test ultratingull-i dhe /ose një biopsi kryhet për të vlerësuar trashësinë e endometriumit. Në një biopsi, një mostër e endometriumit marret për ta vëzhguar me mikroskop.

Shkaqet e kancerit të mitrës

Shkaku kryesor i kancerit të mitrës është i panjohur. Disa gjëra duken se vendosin gratë në një rrezik më të madh:

  • Mosha – është më e zakonshme në gratë mbi moshën 50 vjeçare;
  • Hiperplazi endometriale;
  • Menopauza; të mos paturit e fëmijëve ose të qenit infertil;
  • Të qenit mbipeshë;
  • Presioni i lartë i gjakut dhe diabet-i;
  • Një histori familjare endometriale e kancerit të gjirit dhe fshikëzës;
  • Të realizuarit e zëvendësimit hormonal mbi estrogjenet pa progesteron;
  • Marrja e tamoxifen-it ose anastrozole-ve për trajtimin e kancerit të gjirit. Nëse jeni duke marrë këto 2 ilaçe diskutoni rrezikun me mjekun tuaj.
Arritja dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme

Pesha juaj ideale varet nga gjatësia, struktura e trupit dhe nga fakti nëse jeni mashkull apo femër. Një nga mënyrat më të mira të llogaritjes së peshës së shëndetshme është të punuarit me indeksin e masës trupore BMI (Body Mass Index), duke pjesëtuar peshën tuaj në kilogram me gjatësinë tuaj në katror. BMI-ja ideale është ndërmjet 18.5 dhe 24.9. Rreziku juaj për një sërë problemesh shëndetësore, rritet gradualisht nga një BMI 27, ndërkohë që BMI-ja 29.9 është shumë serioze për shëndetin.

Një kontroll tjetër i mirë për kontrollin e peshës së shëndetshme është nëpërmjet matjes së belit. Për femrat, perimetri i belit mbi 80 cm përcakton një rrezik të lartë sëmundjeje dhe perimetri më shumë se 88 cm (35 inç) përcakton një rritje të konsiderueshme rreziku. Për meshkujt, rrezikshmëria përcaktohet ndërmjet 94 cm dhe 102 cm (40 inç).

Çfarë ndodh nëse unë jam mbipeshë?

Nëse jeni mbipeshë, keni një probabilitet më të lartë për mortalitet më të hershëm, duke zhvilluar presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë, diabet, sëmundje zemre, atak, probleme të nyejve, sëmundjen e fshikëzës së tëmthit, probleme të gjumit dhe të mushkërive dhe disa lloje kancer-i (duke përfshirë prostatën (prostata), zorrët, tëmthin, kancerin e vezoreve dhe atë të gjirit). Yndyrat në pjesën e barkut tek forma “e mollës” tregon një rrezikshmëri më të lartë shëndeti, në krahasim me formën “e dardhës”. Gjithashtu, lidhja ndërmjet peshës dhe rrezikut kardiovaskular është e vazhdueshme, sa më shumë peshë të shtoni, aq më shumë në rrezik jeni.

Të qenit mbipeshë është një problem madhor për një person të ri dhe për ata që qëndrojnë për një kohë të gjatë mbipeshë. Gjithashtu, nëse jeni mbipeshë, nuk do të jeni shumë komod me veten dhe kjo do të ndikojë në vetëbesimin tuaj dhe në shumë pjesë të tjera të jetës.

Çfarë duhet të bëj nëse jam mbipeshë?

Nëse jeni mbipeshë, duhet të provoni për të lëvizur më shumë, për të ngrënë më pak dhe për të ndërtuar më shumë masën muskulore, kjo sepse digjet më shumë energji sesa djegin yndyra gjatë pushimit.

Angina

Në botën perëndimore, sulmet në zemër mbeten një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes së papritur dhe të parakohshme. Edhe pse disa atake të zemrës shfaqen papritur dhe janë shenjat e para që tregojnë se ekziston një problem në zemër, shumë nga të prekurit do të kenë patur ndonjë shenjë paralajmëruese të njohur si angina.

Çfarë është angina?

Angina është një dhimbje ose ndjenjë shqetësimi në gjoks e shkaktuar nga muskuli i zemrës si rezultat i mos marrjes mjaftueshëm të oksigjenit.

Dhimbja e anginës ndjehet zakonisht në qendër të gjoksit, por mund të përhapet në qafë apo krahë (sidomos krahun e majtë). Ajo ndonjëherë ndihet dhe në supe. Zakonisht vjen gjatë një tendosjeje fizike ose shqetësimeve emocionale dhe ndalon kur pushon së ushtruari ose së ndjeri ankth. Është përshkruar shpesh si një ndjenjë e “ngurtë” ose “presion” dhe mund të ashpërsohet nga një dhimbje e butë në një dhimbje shumë të fortë. Tek gratë, mund të jetë pak më ndryshe: ndonjëherë kanë dhimbje që mund të ndjehen si thika, puls-uese ose të mprehta, të përziera, gulçim dhe dhimbje të barkut.

Shkaqet e anginës

Angina ndodh nga mbingarkesa e punës së zemrës në mënyrë dramatike gjatë ushtrimeve ose stresit, që u kërkon muskujve të zemrës të punojnë më shumë. Për të kryer këtë, muskuli ka nevojë për oksigjen, i cili mbahet në gjak dhe rrjedh në arterie-n koronare. Kur rrjedhja e gjaku-t nëpërmjet këtyre arterieve reduktohet, muskujt e zemrës nuk marrin oksigjen mjaftueshëm. Mënyra më e zakonshme për të zvogëluar rrjedhjen e gjakut është sëmundja koronare e arteries (e njohur edhe si sëmundja koronare e zemrës), ku arteriet ngushtohen nga depozitat yndyrore.

Faktorët që rrisin rrezikun e sëmundjes së arteries koronare dhe anginës janë: duhanpirja, diabet-i, presioni i lartë i gjakut ose kolesterol-i i lartë në gjak, mungesa e ushtrimeve, dhe të qenit mbipeshë. Të tjera rreziqe përfshijnë sëmundjet e zemrës me histori familiare dhe plakjen (mbi 45 vjeç për burrat dhe mbi 55 vjeç për gratë).

Trajtimi i anginës

Vështirësitë e gjumit

Vështirësia për të fjetur (insomnia) nuk është një sëmundje. Megjithatë, mund të jetë simptomë e problemeve të tjera si stres, depresion, ankth, dhimbje ose problemet e prostatës (prostata). Në mënyrë alternative, mund të jetë edhe një problem i përkohshëm i shkaqeve të panjohura. Ndërkohë që vështirësitë e gjumit zakonisht mund të jenë të përkohshme, ndonjëherë ato mund të bëhen edhe kronike.

Nuk ekziston një normë ideale gjumi. Disa njerëz kanë nevojë për shumë pak gjumë dhe prapë janë mirë gjatë gjithë ditës, disa të tjerë kanë nevojë për më shumë gjumë. Me rritjen e moshës, zakonisht kemi nevojë për më pak gjumë. Njerëzit e moshuar, shpesh nuk kanë probleme për të rënë në gjumë, por flenë shumë pak. Arsyet e mundshme të pagjumësisë mund të jenë dhimbja, ngritja për të shkuar në tualet, fjetja shumë herët, vështirësitë e frymëmarrjes ose gërrhitja.

Apnea e gjumit

Apne e gjumit shihet shpesh tek ata që gërrhasin. Është ndalimi i të marrit frymë gjatë gjumit për rreth 20-30 sekonda. Mund të jetë një bllokim në rrugët e frymëmarrjes i cili e shkakton këtë gjendje. P.sh. mishi huaj në hundë apo devijimi i septum-it të hundës, zmadhimi i bajameve apo adenoideve, zmadhimi i rrënjës së gjuhës apo pakësimi i tkurrjes së muskujve të fytit. Shihet shpesh tek ata persona që janë mbipeshë, me qafë të shkurtër dhe të gjerë. Mundet që edhe disa ilaçe apo disa probleme anatomi-ke të fytyrës të shkaktojnë të njëjtën gjë.

Çfarë mund të bëni për të dhënë ndihmë?

Mund të bëni një gjumë më të mirë gjatë natës, nëpërmjet:

  • Shmangies së pijeve që përmbajnë kafeinë, siç janë çaji dhe kafeja;
  • Shmangies së stimul-antëve gjatë natës, siç janë alkool-i dhe nikotinë/a;
  • Shmangies së ngrënies së ushqimeve me porcion të madh, sidomos përpara të fjetjes;
  • Ndjekjes së të njëjtit orar fjetjeje dhe zgjimi;
  • Përdorimit të krevatit vetëm për të fjetur–mos shihni televizor ndërkohë që shtriheni për të fjetur;
  • Të mos shkuarit në krevat shumë herët, përveç nëse duhet të ngriheni shumë herët në mëngjes;