Përdorimet

Sëmundjet e syrit: Tek infeksionet e syrit të shkaktuara nga mikro-organizmat gram-negativ dhe gram-pozitiv.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Infeksionet bakteriale në otit externa (infeksion i veshit të jashtëm).

Antibiotik: Septikemi dhe sepsis neo-natal (tek fëmijët e porsalindur), meningjit (infeksion i shtresës meningeal-e të trurit) dhe infeksione tjera të SNQ-së (Sistemi Nervor Qendror), endokardit (infeksion i shtresës së brendshme të zemrës), pielonefrit (infeksion i veshkave dhe duktus-eve) dhe prostatit (prostata) si dhe mikro-organizmat e tjerë gram negativ; lokalisht për infeksionet e lëkurës dhe të syrit.

Kundërpërdorimet

Sëmundjet e syrit: Pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit si dhe nga antibiotikët të tjerë amino-glukozide.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Perforim (çarje) i timpan-it (membrana timpanike) të veshit.

Antibiotik: Nuk përdoret në shtatzëni, miastenia gravis (sëmundje e muskujve).

Efektet anësore

Sëmundjet e syrit: Gentamicin-a tolerohet mirë kur përdoret lokalisht.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Reaksione lokale.

Antibiotik: Neuro-toksicitet (helmim i sistemit nervor), vertigo (marrje mendsh); ataksi; ototoksicitet vestibular (helmim i pjesës që njihet si vestibulumi labirinthor) dhe i dëgjimit; nefrotoksicitet (helmim i veshkave), reaksione në lëkurë; hipo-magnezemi (ulja e sasisë së magnezit në gjak) me përdorim të zgjatur.

Dozimi

Sëmundjet e syrit: 1-2 pika, 3 deri 8 herë në ditë në syrin e sëmurë.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: 2-4 pikë 2-3 herë në ditë.

Antibiotik: Është me rëndësi individualizimi për shkak të indeksit të vogël terapeutik.

Të sapolindurit: Intratekal 1 mg çdo ditë.

Fëmijët  mbi 3 muaj: Intratekal 1-2 mg/ditë.

Fëmijët nën 5 vjeç: Me rrugë të ngadalshme, së paku 3 min. kur jepet si injeksion intramuskular (IM) dhe injeksion intravenoz (IV), 2.5 mg/kg çdo 8 orë; tek fibroza cistike 2.5 mg/kg çdo 6 orë.

Fëmijët mbi 5 vjeç: 1.5-2.5 mg/kg çdo 8 orë.

Të rriturit I.M dhe I.V në infeksione tepër të theksuara: 2-2.5 mg/kg çdo 8 orë; infeksionet e sistemit urinar: 1.5 mg/kg/, çdo 8 orë; në infeksionet tjera: 2-5 mg/kg/ditë.

Para se foshnja juaj të fillojë me të vërtetë të rritet, ju përgatisni terrenin. Javën e fundit, estrogjenet dhe progesteron-i në gjak rriten në sasi, kjo bën që uterus (mitra) të formojë një veshje të brendshme të zhvilluar e që përmban shumë enë gjaku dhe të mbështesë një vezë potencialisht të fekonduar. Në të njëjtën kohë në vezore, vezët po maturohen në qese të mbushura me lëng, të quajtura folikula. Në fillim të javës (shpesh rreth ditës së 14-të të ciklit prej 28 ditësh), tek ju ndodh ovulacioni. Një nga vezët del nga folikula dhe largohet nga vezorja në drejtim të gypit të mitrës.
2
Gjatë 12 deri 24 orëve pasuese, kjo vezë do të fekondohet në qoftë se një nga 250 milionë spermatozoid-et (mesatarisht) që derdh partneri juaj, arrin të notojë nëpër të gjithë rrugën nga vagina deri në qafën e mitrës, e më pas sipër drejt gypit të mitrës dhe depërton në vezë. Në këtë rrugëtim prej dhjetë orësh deri tek veza, do të mbijetojnë vetëm rreth 400 spermatozoide. Vetëm një prej tyre do të arrijë të strehohet në të duke kaluar përmes membranë-s. (Duhen rreth 20 minuta që fituesi fatlum ta gjejë rrugën për të hyrë brenda).

Gjatë dhjetë deri tridhjetë orëve pasuese, bërthama e spermatozoidit shkrihet me atë të vezës, duke kombinuar materialin gjenetik të tyre. Në qoftë se spermatozoidi mbart një kromozom Y (kromozomi Y), foshnja juaj do të jetë djalë, në qoftë se ai është një kromozom X (kromozomi X), ju do të jeni duke pritur një vajzë.

Gjatë udhëtimit prej tre katër ditësh nga gypi i mitrës deri në mitër, veza e fekonduar (tashmë e quajtur zigotë) do të ndahet në 16 qeliza identike. Pasi ajo futet në mitër, zigota quhet morula (embrioni fillestar). Një apo dy ditë më pas, ajo do të fillojë të rrugëtojë në veshjen e mitrës duke vazhduar rritjen dhe shndërrimin e saj të mahnitshëm.