Kolesteroli: Kontrolloni nivelet tuaja

Sasia e kolesterolit dhe yndyrave të tjera të njohura si trigliceride në gjaku-n e njeriut janë një indikacion i fortë i mundësisë së atakut të zemrës. Nivelet e larta të quajtura kolesterol “i keq” dhe trigliceridet janë shkak për shqetësim pasi ato mund të shkaktojnë aterosklerozë dhe sëmundjen koronare të zemrës, një faktor rreziku madhor për atakun e zemrës.

Për këtë arsye, është e rekomandueshme për të gjithë të rriturit për të matur nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve të paktën një herë. Nëse nivelet janë të ulëta dhe ju nuk ndryshoni dietën dhe të ushtruarit, atëherë nuk do të jetë e nevojshme që t’i kontrolloni ato përsëri, të paktën për një kohë. Por, nëse nivelet e kolesterolit janë anormalisht të larta, mjeku duhet t’ju këshillojë rreth menaxhimit të kolesterolit.

Fondacioni i zemrës rekomandon që të gjithë të rriturit e moshës 45 vjeçare dhe mbi të duhet të bëjnë kontrolle të rregullta të gjakut për të kontrolluar nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve. Ato, të cilët janë më të rinj se 45 vjeç dhe kanë faktorë të tjerë rreziku për sëmundjen e zemrës, siç janë diabet-i ose historia familjare e kolesterolit të lartë, gjithashtu duhet të kontrollojnë rregullisht nivelet e tyre të gjakut–të paktën njëherë në vit.

Si mund të reduktohet kolesteroli?

Nivelet e yndyrave në gjak mund të reduktohen në mënyra të ndryshme. Humbja e peshës nëse jeni mbipeshë ose obez, përmirësimi i dietës tuaj, rritja e nivelit të të ushtruarit, lënia e duhanit dhe reduktimi i konsumimit të alkool-it shpesh ndihmon.

Disa njerëz do të kenë nivele të larta kolesteroli pavarësisht dietës së mirë dhe të ushtruarit të shumtë. Për ato, mund të jetë e domosdoshme marrja e tabletave për të ulur nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve dhe për të reduktuar rrezikun e atakut të zemrës.

Kolesteroli i lartë tek fëmijët