9 Ndryshime pas lindjes për të cilat askush nuk ju tregon

Pas lindjes së fëmijës, ju mund të zbuloni disa gjëra të çuditshme në trupin tuaj, për të cilat askush nuk ju ka paralajmëruar. “Përse askush nuk më tha që do të pikoj urinë?” mund të pyesni. Ose “Si nuk më tha njeri që këmbët e mia do të duken si barka?” Është koha për t’i thënë këto gjëra.

Mospërmbajtja

Është tërësisht e padrejtë, përveç pelenave të ndotura të foshnjës tuaj, ju duhet të merreni edhe me të brendshmet e lagura tuajat.

Si t’ia bëni: Kjo nuk i ndodh kujtdo, por mospërmbajtja e paslindjes është edhe normale, edhe e përkohshme për shumë nëna. Gjatë dhimbjeve të lindjes, koka e foshnjës pengohet tek vagina (pareti anësor i saj). Si rezultat, nervat bëhen përkohësisht të mpira. Për shkak të kësaj mpirje, nervat nuk veprojnë me korrektësi, kështu që ju jo gjithmonë e merrni mesazhin për të urinuar dhe muskujt që ju bëjnë të përmbaheni jo gjithmonë e marrin mesazhin për ta mbajtur urinën.

“Për 16 muaj pasi linda vajzën, m’u desh të mbathja një pecetë sanitar-e dhe në qoftë se ecja shpejt apo bëja ushtrime fizike, fshikza ime do të zbrazej plotësisht”, thotë një nënë e re. “Ishte shumë e sikletshme”.

Një prerje cezariane mund të shkaktojë të njëjtën gjë, sepse ndërhyrja kirurgjik-ale mund të çojë në ndërprerje të përkohshme të fibrave nervore rreth fshikëzës.

Lajmi i mirë është që në të dy rastet, nervat rigjenerohen shpejt. Brenda disa ditësh e deri disa javësh, ju ka të ngjarë që do t’i keni përsëri të thata të brendshmet tuaja. Ndërkohë përdorini pecetat sanitare (të cilat do t’ju nevojiten sidoqoftë për hemorragji-në e paslindjes) dhe shkoni shpesh në banjë edhe nëse nuk e ndjeni nevojën për të shkuar atje. Në qoftë se urinim-i nuk zgjidhet pas disa javësh, bisedoni me mjekun tuaj. Mund të keni një sëmundje të quajtur mospërmbajtja e urinimit nga stresi, të shkaktuar nga muskujt e dyshemesë së pelvisi-t të cilat rrethojnë ureter-in. Në raste të rënda ky problem zgjidhet me një procedurë të thjeshtë kirurgjikale. Më pas çdo gjë është 100% më mirë.

Hemorragjia

Dieta e pjellorisë: Ushqimet që ju duhen për të mbetur shtatzënë

Kur vjen puna për të mbetur shtatzënë, thënia e lashtë “ju jeni ajo që hani” tingëllon e vërtetë. “Çfarë ju hani ndikon në gjithçka, nga gjaku juaj tek qelizat dhe tek hormonet tuaja”, thotë Cynthia Stadd, një specialiste e të ushqyerit në Qendrën Berkley për Shëndetin Riprodhues të grave në Nju Jork Siti.

Sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënisë, një organizatë jofitimprurëse që promovon shëndetin riprodhues, ju duhet të duroni tre muaj pas një viti ndryshimesh dietetike që këto të fundit të zënë rrënjë. Por në qoftë se jeni në fazën kur keni vendosur të bëheni me fëmijë, mos u shpejtoni, asnjëherë nuk është vonë. Duhet të keni parasysh këto gjëra:

Pini alkool sa më rrallë

Një gotë verë herë pas here ose një shishe birrë ndoshta nuk jua pakëson shanset për të mbetur shtatzënë. Por sigurohuni që të mos jeni shtatzënë sepse alkool-i mund të dëmtojë fetus-in.

Kjo do të thotë që koha për të qenë një antialkoolist është midis ovulacion-it dhe menstruacione-ve. Koha më e mirë për të pirë pa merak një gotë është dita kur ju kanë filluar periodat.

E thënë kjo, në qoftë se ju keni cikle të parregullta (të cilat mund të bëjnë të vështirë që të mësoni se kur e keni ovulacionin) ose në përgjithësi e keni problem të mbeteni shtatzënë, sigurohuni që të mos pini fare alkool. Edhe pse studimet mbi efektet e alkoolit në pjellori nuk janë përfundimtare, disa prej tyre tregojnë një lidhje të lehtë mes marrjes së alkoolit dhe vështirësive në ngjizje.

Shoqata Amerikane e Mjekësisë Riprodhuese rekomandon që edhe në qoftë se pini alkool, të mos pini më shumë se dy gota në ditë në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

Për alternativat jo alkoolike, shihni listën e mëposhtme.

Frenoni marrjen e kafeinës

Rezultatet e studimeve nëse kafeina ndikon mbi pjellorinë janë të ndryshme. Në përgjithësi, ekspert-ët janë në një mendje që konsumi i moderuar i kafeinë-s nuk pengon mbetjen shtatzënë të një gruaje.

Shenjat e dhimbjeve të lindjes

A ka ndonjë mënyrë që unë të parashikoj se kur do të më fillojnë dhimbjet e lindjes?

Në të vërtetë jo. Ekspert-ët nuk e kuptojnë plotësisht se çfarë e stimul-on fillimin e dhimbjeve të lindjes dhe nuk ka ndonjë mënyrë që të parashikojë plotësisht se kur do të fillojnë ato.

Trupi juaj fillon të përgatitet për lindjen deri një muaj më parë se ju të lindni fëmijën. Juve mundet që të mos jeni e ndërgjegjshme se çfarë po ndodh, ose mund të filloni të vini re simptoma të reja me afrimin e datës së caktuar. Këtu keni disa gjëra që mund të ndodhin në javët apo ditët para se të fillojnë dhimbjet e lindjes:

Foshnja juaj bie

Në qoftë se kjo është shtatzënia juaj e parë, ju mund të ndjeni atë që quhet “lehtësim” disa javë para se të fillojnë dhimbjet. Mund të ndjeni një rëndesë të pelvisi-t dhe më pak presion paksa nën kafazin e kraharorit, gjë që e bën më të lehtë frymëmarrjen tuaj.

Mund të vini re më shumë kontraktime Braxton Hicks

Kontraktim-et më të shpeshta dhe më të forta Braxton Hicks mund të sinjalizojnë fillimin e dhimbjeve të lindjes. Qafa e mitrës piqet dhe përgatitet terreni për dhimbjet e vërteta të lindjes. Disa gra përjetojnë një ndjesi ngërçi të ngjashme me atë të menstruacione-ve. Disa herë, me afrimin e dhimbjeve të vërteta të lindjes, kontraktimet bëhen relativisht të dhimbshme dhe përsëriten me një shpeshtësi dhjetë deri njëzetë minuta, duke bërë që ju të pyesni veten nëse kanë filluar dhimbjet e vërteta të lindjes. Por në qoftë se kontraktimet nuk bëhen më të zgjatura, më të forta dhe të afërta me njëra tjetrën dhe që të shkaktojnë fryrjen progresive të qafës së mitrës, atëherë ju ndjeni të ashtuquajturat dhimbje të rreme të lindjes.

Qafa e mitrës fillon të ndryshojë

Përdorimet

Trajtimi i kancerit të gjirit, estrogjenet pozitive.

Kundërpërdorimet

Shtatzëni, dhe laktacion (periudha e qumështit të gjirit).

Efektet anësore

Gjakderdhje vagina-le, suprimim i menstruacioneve, prurit (kruarje) të vulvë-s, dhimbje koke, rënie të numrit të rruzave të gjaku-t, çrregullime gastrointestinal-e, sindroma Stevens-Johnson, çrregullime të të parit.

Dozimi

Kancer gjiri: 20 mg në ditë.

Infertilitet anovulvar: 20 mg në ditë; në ditën e 2-të, 3-të, 4-të dhe të 5-të të ciklit. Nëse është e nevojshme doza ditore mund të rritet në 40 mg e pastaj në 80 mg për ciklet pasuese të mjekimit, nëse janë ciklet e parregullta fillohet me kurë fillestare në çfarëdo dite me kurë pasuese që fillon 45 ditë më vonë, ose nëse paraqiten menstruacione, në ditën e dytë të ciklit.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 10 mg, 20 mg, 40 mg.

Anoreksia nervoze

Anoreksi nervoze, ndryshe e quajtur thjesht anoreksi, është një çrregullim i të ushqyerit, i cili mund të jetë kërcënues për jetën dhe karakterizohet nga mosushqyerja e vetëdijshme dhe rënia e menjëhershme në peshë. Ky çrregullim diagnostikohet kur personi peshon 15% më pak se pesha e tij ideale. Rënia ekstreme në peshë, tek njerëzit që vuajnë nga anoreksia nervoze, mund të çojë në probleme të rrezikshme shëndetësore deri në vdekje.

Termi anoreksi praktikisht do të thotë “humbje e oreks-it”. Gjithsesi ky përkufizim është ngatërrues pasi njerëzit me anoreksi nervoze, shpesh janë të uritur por e refuzojnë vetë ushqimin. Personat që vuajnë nga anoreksia kanë një frikë të thellë se do të shëndoshen dhe e shohin veten si të shëndoshë edhe kur janë elegantë. Këta  individë do të mundohen ta rregullojnë këtë “defekt” duke e limituar në mënyrë strikte ushqimin dhe duke u ushtruar me tepricë për të rënë në peshë.

Kush preket nga anoreksia?

Çrregullimet e të ushqyerit, si anoreksia, janë më të hasura tek femrat sesa tek meshkujt. Rrezikun më të madh për të zhvilluar një çrregullim në të ushqyer e kanë aktorët, modelet, balerinët dhe atletët e sporteve ku pamja është shumë e rëndësishme si wrestlerët, boksierët, gjimnastët dhe patinatorët artistikë.

Njerëzit që preken nga anoreksia kanë tendencën të jenë shumë kërkues dhe arrijnë rrezultate të shkëlqyera në shkollë, sporte, në punë dhe aktivitete të tjera. Këta mundohen të jenë perfeksionist dhe zhvillojnë simptoma ankth-i, obsesion-i dhe depresion-i. Anoreksia nervoze zakonisht fillon të shfaqet në moshën e pubertet-it, por ajo mund të shfaqet në çdo kohë.

Çfarë e shkakton anoreksinë?

Sindroma paramenstruale

Sindroma paramenstruale përfshin ndryshimet fizike dhe shpirtërore, që janë të lidhura ngushtë me menstruacionet.

Ato zakonisht fillojnë 2 javë para periodave dhe ndalojnë 3 ditë pasi ato kanë filluar.

Sindroma paramenstruale është e zakonshme dhe prek rreth 75% të grave me menstruacione, edhe pse simptomat janë zakonisht të buta. Më pak se 15% e këtyre grave kanë simptoma të rënda dhe kanë nevojë për këshilla mjekësore.

Simptomat paramenstruale përfshijnë ndryshimet e gjendjes shpirtërore (ankth, depresion, irritim dhe agresion), lodhje, vështirësi në përqendrim, dëshirë për ushqim, ndryshim në libido (ndryshim në dëshirën për seks), fryrje (si p.sh. ënjtje të nyjeve të këmbëve ose ndjenjë e rritjes në peshë), ndryshime në lëkurë, dhimbje gjoksi ose ndjeshmëri dhe dhimbje koke.

Kur simptomat e gjendjes shpirtërore përkeqësohen mund të përjetohet një gjendje e rëndë e çrregullimit disfori-k paramenstrual (ÇDPM).

Kur duhet të kërkohet ndihmë mjekësore?

Duhet të shkoni tek mjeku nëse:

  • Simptomat janë të moderuara deri në të rënda dhe interferojnë në mënyrë të dukshme me stilin normal të jetesës;
  • Përjetoni ndryshime të dukshme të gjendjes shpirtërore, kryesisht kur ndryshimet e gjendjes shpirtërore janë aq të mëdha sa vihen re edhe nga të tjerët (mundet që të jetë ÇDPM);
  • Keni ndjeshmëri në gjoks që është e dhimbshme;
  • Keni fryrje dhe mbajtje fluid-esh që është një gjendje e rëndë dhe jo e përshtatshme; dhe
  • Keni gjakrrjedhje ose dalje lëngjesh vagina-le jonormale.

Çfarë mund të bëni?

Mund të reduktoni simptomat paramenstruale duke:

  • Praktikuar teknikat e relaksim-it;
  •  Bërë ushtrime aerobike në mënyrë të rregullt;
  •  Ngrënë karbohiodrate;
  • Reduktuar konsumin e kripës; dhe
  • Evituar kafeinë-n dhe alkool-in.

Mbajtja e një ditari të lidhur me ciklin menstrual, simptomat dhe trajtimet mund të ndihmojë në përcaktimin e ndryshimeve.

Kanceri ovarian

Ovare-t janë pjesë e sistemit riprodhues të femrës. Ato përmbajnë vezët që mund të sjellin një jetë të re njerëzore kur fekondohen. Në gratë e moshës riprodhuese, një vezë e pjekur lirohet nga njëra prej vezoreve çdo muaj (ovulacion) dhe shkon poshtë tubave fallopianë (tubat uterine).

Vezoret janë organe me formë ovale, secila rreth 3 cm e gjatë dhe 1 cm e trashë. Ato janë gjetur brenda zonës së pelvik-ut, një në çdo anë të mitrës dhe janë shumë afër fundit të tubave fallopianë.

Çdo vezore është e mbuluar nga një shtresë qelizash të quajtura epitel. Brenda janë qelizat embrion që përfundimisht maturojnë vezën. Veza udhëton për në pjesën e jashtme të vezores për të dalë në tubat fallopianë. Nëse veza nuk është fekonduar nga spermatozoid-i, ajo kalon jashtë mitrës nëpërmjet periodave (menstruacione).

Vezoret gjithashtu përmbajnë qeliza që lirojnë hormonet e progesteronit dhe estrogjenet. Këto qeliza janë quajtur qelizat stromale.

Me rritjen e moshës së gruas, ovaret graudalisht prodhojnë më pak estrogjen dhe progesteron. Prodhimi i vezëve gjithashtu bie dhe periodat e femrës bëhen të parregullta dhe eventualisht ndalojnë. Kjo është quajtur si menopauzë. Ajo zakonisht ndodh rreth moshës 45 dhe 55 vjeçare. Pas menopauzës nuk është më e mundur për të bërë fëmijë.

Kanceri ovarian

Kancer-i ovarian është një tumor malinj në një ose në të dy ovaret. Ekzistojnë katër lloje kryesore të kancerit ovarian, të emëruara sipas pjesës së prekur të ovareve. Të diturit se çfarë lloj kanceri ju keni ndihmon doktorin tuaj për t’ju këshilluar se cili trajtim është më i miri për ju.

Kanceri ovarian epitelial

Ky lloj i kancerit ovarian lind në epitel: qelizat që mbulojnë vezoret. Ai është lloji më i zakonshëm i kancerit ovarian. Tetë nga 10 kancerat ovarianë janë epitelial.

Qelizat embrionale dhe qelizat stromale

Këto dy lloje të kancerit ovarian janë shumë të pazakonshme. Kancerat embrional, lindin në qelizat që maturohen në vezë dhe zakonisht ndikojnë vetëm tek gratë nën moshën 30 vjeçare.