Ushqimet më të mira për nënat e reja: përmirësues të gjendjes shpirtërore

Nuk është e pazakontë të ndjeheni pa humor për disa javë pas lindjes. Ju po rikuperoheni fizikisht nga dhimbjet dhe nga lindja e fëmijës, duke përjetuar ndryshimet hormonale të paslindjes dhe duke e përshtatur veten me pjesëtarin më të ri dhe më kërkues të familjes tuaj. E gjithë kjo mund t’ju shkaktojë lodhje dhe shqetësim.

Dhe ndërsa të ushqyerit e vetes mund të jetë e fundit në listën e detyrave, ngrënia e një ushqimi të shëndetshëm, marrja e ushqimit në vakte të rregullta dhe disa hapa të thjeshtë mund ta përmirësojnë nivelin tuaj të energjisë dhe gjendjen shpirtërore. Lexoni më poshtë disa këshilla tonat për mirë ushqyerjen tuaj.

Në qoftë se dyshoni që po vuani nga depresion-i dhe jo nga një rast i përkohshëm i mërzisë, njoftoni menjëherë mjekun që kujdeset për ju. Kjo është një gjendje serioze që kërkon trajtim. Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë gjendjen shpirtërore por ajo nuk mundet ta zëvendësojë një ndihmë profesionale. Shenjat paralajmëruese të depresionit përfshijnë pagjumësinë, ndryshim në oreks, lotim dhe pikëllim që vazhdon gjatë gjithë ditës dhe mendime për t’i bërë dëm vetes ose foshnjës.

Merrni sa më shumë yndyra omega 3

Ekspert-ët janë në një mendje se acidet yndyrore omega-3 yndyrore, të cilat gjenden kryesisht në peshk dhe arra e fara të ndryshme, janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme. Ata ndihmojnë funksionimin normal të trupit tuaj dhe ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Disa studime tregojnë përqindje më të ulët të depresionit (duke përfshirë edhe një incidencë të ulët të depresionit të paslindjes mes nënave të reja) në vendet ku njerëzit hanë sasi të mëdha të peshkut.

Mjeku pediatër James Sears, beson se acidet yndyrore omega-3 përmirësojnë funksionimin e trurit dhe ndihmojnë për të kapërcyer një depresion. Ekspertët rekomandojnë marrjen e 1 grami acidi yndyror omega-3 për çdo ditë, një sasi që ndodhet në çdonjërin prej ushqimeve të mëposhtme:

  • 2 lugë çaji me vaj arre;
  • Rreth 50 gram harengë;
  • 100 gram salmon i pjekur;
  • 120 gram peshk ton;
  • 15 gram arra.
Artritet dhe stresi

Stresi është përgjigje e trupit ndaj presionit dhe është pjesë e jetës së përditshme. Njerëzit me artrit janë veçanërisht pre e stresit, sepse kjo vjen për shkak të kushteve të tyre të imponuara.

Shumë nga format e artriteve janë kronike, që do të thotë se ato mund të zgjasin tërë jetën. Dhimbja e përditshme, shoqëruar me detyrat e përditshme si p.sh. ngritja çdo mëngjes nga shtrati, veshja dhe e ecura mund të çojnë në rritje të stresit dhe mërzitje. Nëse keni artrit ju duhet që të mësoheni të luftoni stresin duke e ditur se do jeni më shumë të varur nga familja dhe miqtë, do kufizoni stilin e jetesës dhe punën, reduktoni nivelet e energjisë ose do keni imazh të dobët të trupit. Të tëra këto gjëra çojnë në stres, ankth, mërzi, frustrim dhe depresion.

Stresi dhe trupi

Kur keni stres trupi juaj çliron kimikate në gjak, që shkakton një numër ndryshimesh fizike përfshirë rritjen e ritmit të zemrës dhe frymëmarrjes, rritjen e presionit të gjaku-t dhe rritjen e tensionit të muskujve. Në kushte normale kjo mund të jetë një gjë e mirë; p.sh. i jep trupit një forcë dhe energji shtesë për të përballuar çdo gjendje emergjence. Megjithatë, nëse stresi nuk përballohet në mënyrë pozitive, mund të ndikojë negativisht dhe të ketë efekt të kundërt në trupin tuaj, shtimin e dhimbjeve, sjelljen e simptomave si p.sh. shqetësime dhe dhimbje koke si dhe duke kontribuar edhe në depresion.

Përballja me dhimbjen

Menaxhimi i dhimbjes që shoqëron artritet është një faktor i rëndësishëm në kontrollin e stresit dhe mirëmbajtjen e cilësisë së mirë të jetës. Njerëzit me artrit duhet ta kenë të qartë se ata kanë një plan bashkëkohor të menaxhimit të dhimbjes, përfshirë edhe kombinimin e ilaçeve, pushimin dhe qetësinë, terapinë fizike dhe ushtrimet e lehta.

Ndihma nga profesionistët e shëndetit

Depresioni postnatal: Amësia mund t'ju bëjë të ndiheni të trishtuara

Kur çiftet vendosin që të kenë një fëmijë ato përfytyrojnë një fëmijë shumë të bukur, plot me jetë dhe të gëzuar. Ato gjithashtu mund të presin një fëmijë që qan, pelena, dhe netë pa gjumë. Megjithatë shumë çifte vështirë se e mendojnë faktin që të paturit e një fëmije do të sjellë trishtim dhe madje edhe depresion. Në rreth 15–20% të mamave të reja, depresioni post-natal ushtron një ndikim të fuqishëm mbi jetën dhe familjen e tyre. Ndonjëherë gratë që janë shtatzëna munden gjithashtu që të zhvillojnë simptoma të depresionit, që janë quajtur me emrin depresion ante-natal.

Depresioni postnatal nënkupton gjëra të ndryshme për secilën “mama”, por zakonisht përfshin ndjenjën e depresionit, ankthit, mërzisë dhe vështirësisë së ballafaqimit që zgjat më shumë sesa 2 javë. Këto ndjenja shfaqen papritur ose gradualisht, brenda 12 muajve të parë pas lindjes së foshnjës. Pa marrë parasysh se çfarë çdo nënë është duke ndjerë, depresioni postnatal mund të vështirësojë të ndjerit të gëzuar, të lumtur me fëmijën dhe jetën në përgjithësi. Depresioni postnatal mund të bëjë që nëna të mendojë se ajo nuk është në gjendje që të ballafaqohet me fëmijën e saj, dhe se ajo nuk është një nënë e mirë. Është normale për të gjitha nënat që të ndihen në ankth, të lodhura ose pa motiv shumë shpesh kur ato lindin, veçanërisht në javët e para, por depresioni postnatal është një gjendje që zgjat më shumë dhe që është e vështirë për t’u shpjeguar.

Pse duhet që të lindurit e një fëmije dhe të bërit mama të sjellë kaq shumë trishtim, ankth dhe mërzitje?