Piketat e zhvillimit të fëmijës tuaj: Socializimi

Kur dhe si zhvillohet ai

Si ka filluar fëmija juaj të lidhet me njerëz të tjerë? Si dhe ku ai fillon të bëjë miq? E gjithë kjo ka filluar me juve. Si prind i tij, ju keni qenë miku e shoku i tij i parë, i pari që ka qeshur me sjelljet e tij të çuditshme dhe që i është përgjigjur bashkëbisedimit të tij me belbëzime. Me ndihmën tuaj ai ka mësuar se si të bashkëveprojë me të tjerët dhe ka zbuluar se sa lehtë dhe gazmore është t’i bësh ata të qeshin, të marrin pamje komike në fytyrë, madje edhe të nxjerrësh tinguj të çuditshëm bashkë me ta. Për dy vjetët që pasojnë, ai do të grumbullojë përvoja të tilla të para duke mësuar të luajë lojëra, të bisedojë, të bëjë miq dhe të mrekullojë të afërmit. Të mësuarit me socializmin është një proces që zgjat tërë jetën, një proces që vogëlushi juaj tani po e zbulon drejtpërdrejt.

12 deri 18 muaj

Gjatë vitit të parë të jetës, vogëlushi është fokusuar kryesisht në zhvillimin e aftësive fizike si kapja dhe ngritja e objekteve dhe të mësuarit me ecjen. Ai është kënaqur me shpërthimet e shkurtra në kohën e lojës me të tjerët, si gjyshi dhe gjyshja, por mbi të gjithë ju ka parapëlqyer juve, e ndoshta një dado të dashur.

Tashmë është më ndryshe. Ai gjithnjë e më shumë interesohet për botën rreth tij, megjithëse ende shikon çdo gjë se si lidhet me të. Ndërsa fëmija juaj mëson të flasë dhe të komunikojë me të tjerët, ai po zbulon njerëz të tjerë dhe se sa gëzim është t’u afrohet atyre dhe të shikojë reagim-in e tyre. Natyrisht, këtu është edhe kulmi i ankth-it të ndarjes, kështu që vogëlushi juaj mund të jetë i ndrojtur dhe i ngjitur pas jush. Mos u shqetësoni, kjo gjë zakonisht reduktohet pas moshës 18 muajsh.

7 marifete mbijetese për prindërit e vetëm

Rritja e një fëmije është si një udhëtim në oqean, plot me stuhi të furishme, dallgë të ashpra dhe herë pas herë qetësi plot diell. Është mjaft e vështirë me një partner, por kur ju duhet t’ia dilni mbanë vetëm vështirësia rritet në një nivel edhe më të lartë.

Megjithatë, prindër në të gjithë botën i rrisin me gëzim dhe në mënyrë të suksesshme fëmijët vetëm. Pikërisht sepse ju manovroni në një kaike për një person dhe jo në një lundër për dy vetë, kjo nuk do të thotë që nuk mundeni të lundroni me zotësi në ujërat e trazuara të qenies prind. Këto marifete mund t’u ndihmojnë që të udhëtoni më këndshëm.

Kujdesuni për veten

Ndërkohë që një udhëtim në një vend klimaterik luksoz natyrisht që do të ishte një gjë e këndshme, kujdesi për veten në ditët e para të qenies prind ka më shumë të bëjë me vëmendjen ndaj nevojave tuaja bazë. Të gjitha ato është shumë e lehtë të neglizhohen veçanërisht në mungesë të një partneri që t’ua kujtojë.

Bashkojini forcat

Qenia nënë apo baba vetëm në një shesh lodrash plot me çifte prindërish çdo të shtunë në mëngjes mund t’ju plakë para kohe, ashtu si edhe mbyllja në shtëpi mbrëmjeve me foshnjën tuaj me dhimbje barku.

Gjetja e nënave apo baballarëve në të njëjtën situatë me ju mund të jetë shpëtimtare.

Krijoni një komunitet

Një komunitet i fortë mund t’ju japë një mbështetje të fuqishme dhe një ndjesi përkatësie, një kundër helm i përsosur kundër izolimit që shkaktohet nga të qenët prind i vetëm.

Por mos u fokusoni vetëm tek prindërit e vetëm. Sa më i larmishëm të jetë komuniteti juaj, aq më e pasur do të jetë dita juaj. Në qoftë se jeni person i mbyllur, atëherë krijimi i një komuniteti do të jetë gjë e vështirë. Do t’ju duhet ta shtyni veten që të hyni në shoqëri. Dhe mbajeni mend, takimi me njerëz të rinj bëhet më i lehtë duke u praktikuar. “Fillimisht”, thotë një nënë e vetme, “ndihesha me turp madje edhe t’u thosha të tjerëve që isha nënë e vetme. Por duhej ta kapërceja këtë gjë. Më duhej patjetër që të hyja në shoqëri”.

Pranojeni ndihmën