Kujdesi për dhëmbët: Të miturit dhe fëmijët

Shëndeti i plotë i gojës së një fëmije fillon që në shtatzëninë e nënës sepse dhëmbët e bebit fillojnë të formohen para lindjes. Nëse jeni shtatzënë sigurohuni që të bëni një dietë të balancuar dhe të ushqyeshme. Në të njëjtën kohë merrni sasi të bollshme vitaminash dhe mineralesh. Për gratë shtatzëna është e rëndësishme të bëjnë një kontroll të kujdeshëm të dhëmbëve dhe të heqin çdo kavitet dhe sëmundje të mishrave.

Dalja e dhëmbëve

Dhëmbët e parë të fëmijës suaj zakonisht fillojnë të çajnë mishin në gjashtë mujorin e parë edhe pse fundi i procesit varet nga fëmija. Të gjithë 20 dhëmbët kryesorë duhet të dalin mes moshës 6 muajsh deri në 3 vjeç. Fëmija juaj do të humbasë dhëmbët e parë (të qumështit) nga mosha 6 deri në 11 vjeç.

Dhëmbët e parë të përhershëm të fëmjës suaj (molarët) dalin në sipërfaqe pas dhëmbëve të qumështit në moshën 6 vjeçare. Dhëmbët e fundit zakonisht dalin nga mosha 12 deri në 21 vjeç.

Të fillosh kujdesin e dhëmbëve për  fëmijët

Rreth moshës 6 mujore të fëmijës, doktori juaj duhet të fillojë të vlerësojë mundësinë në se fëmija juaj do të ketë probleme me dhëmbët në të ardhmen. Kjo mund të përfshijë një kontroll dentar të nënës dhe historikun e higjienës së gojës së saj, duke qenë se gjendja e dhëmbëve të saj mund të parashikojë si do jenë dhëmbët e fëmijës. Nëse doktori mendon se fëmija juaj do të ketë probleme me dhëmbët në të ardhmen, sigurohuni që fëmija të shkojë tek dentist-i në datëlindjen e tij/saj të parë, ose 6 muaj pas daljes së dhëmbëve të parë. Pas vizitës së parë programoni vizita të mëtejshme çdo 6 muaj, me rekomandim të dentistit.

Ekspert-ët këshillojnë që kujdesi për shëndetin e dhëmbëve të fëmijës duhet të fillojë në moshën 1 vjeçare. Bebet me probleme dentare të shkaktuara nga dëmtimet, sëmundjet apo problemet me zhvillimin, duhet të kontrollohen urgjentisht nga një dentist fëmijësh (pediatrik). Këto probleme nuk janë thjesht në sipërfaqe të dhëmbëve, fëmija juaj duhet të kontrollohet dhe nga një pediatër ose doktori juaj i familjes.

Shëndeti oral

Shëndeti i mirë oral nënkupton mishra, dhëmbë, gjuhë dhe gojë të shëndetshme. Problemet mund të përfshijnë dhimbje dhe inflamacion që lidhet me ulcerë ose gërvishtjet (p.sh. thumbim brenda faqes), infeksione fungale, të tilla si myk, probleme të protezave, prishje dhëmbi, dhimbje dhëmbi ose halitozë.

Myku oral

Myku oral zakonisht ndodh kur njerëzit nuk e lajnë gojën e tyre pas përdorimit të aparateve të astmës. Anti-mykët oral, që janë të pranishëm në formën e xhelit ose pikave, mund të përdoren për trajtimin e mykut oral.

Problemet e dhëmbëve

Protezat: Një protezë mund të shkaktojnë probleme në gojë nëse nuk përshtatet siç duhet.

Dhëmbët e fëmijëve: Dhëmbët e fëmijëve ndodhin gjatë shpërthimit të mishrave, zakonisht ndërmjet moshës 6 muajshe dhe 2.5 vjeç. Kjo mund të jetë e dhimbshme dhe mund të shkaktojë irritim, ënjtje të mishrave dhe një rritje të lehtë të temperaturës. Dhimbja e dhëmbëve të fëmijës mund të lirohet, duke i dhënë fëmijëve diçka për të fërkuar tek mishrat dhe një lirues dhimbjesh siç është paracetamoli, nëse është e nevojshme për dhimbjen dhe temperaturën. Për të shmangur dhënien e tepërt, ndiqni instruksionet e rekomanduara për dozën e ilaçeve dhe shpeshtësinë.

Sëmundja e mishrave dhe dhëmbëve: Sëmundja e mishrave dhe dhëmbëve fillon me zhvillimin e pllakave, një depozitë që përmban baktere që ndërtohen deri në sipërfaqen e dhëmbit. Bakteret e pllakave dhe sheqeri nga ushqimet, kombinohen për të formuar acide, të cilat shkatërrojnë smalti-n e dhëmbëve dhe çojnë në prishjen e tyre. Heqja e pllakave ndihmon në parandalimin e prishjes së dhëmbëve dhe gjakderdhje-s së mishrave, të cilat janë shenjë e gingiva-ve ose inflamacionit të mishrave. Përdorni një furçë dhëmbësh për sipërfaqen e dhëmbëve dhe fillin dentar ndërmjet dhëmbëve.

Dhimbja dentare: Dhimbja dentare mund të trajtohet me liruesit e përkohshëm të dhimbjeve siç është paracetamoli, deri në momentin që shkoni tek dentist-i. Aspirina nuk duhet të përdoret përpara vizitës tek dentisti, për shkak të rrezikut të gjakderdhjes gjatë trajtimit dentar.

Shtatzënia pas moshës 35 vjeç

Siç e thotë proverbi: Mosha nuk është gjë tjetër veç një numër. Por kur vjen puna për të mbetur shtatzënë dhe për të pasur një shtatzëni të shëndetshme, mosha ka të bëjë shumë. Kini besim, shumica e  grave të shëndetshme të cilat mbeten shtatzënë pas moshës 35 vjeç e madje edhe afër të 40-tave kanë fëmijë të shëndetshëm. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të mendoni për hapat e mençura që mund të ndërmerrni për të maksimizuar shëndetin tuaj dhe të foshnjës gjatë shtatzënisë.

Si mund t’i rris shanset e mia për të pasur një foshnjë të shëndetshme?

Kujdesuni që herët dhe rregullisht para lindjes

Javët e para të shtatzënisë tuaj janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e foshnjës. Kujdesi që herët dhe i rregullt para lindjes mund t’i rrisë shanset tuaja për të pasur një shtatzëni të parrezikshme dhe një foshnjë të shëndetshëm. Kujdesi i para lindjes përfshin monitorime, ekzaminime të rregullta dhe edukimin për lindjen e fëmijëve, si edhe këshillim e mbështetje.

Gjithashtu kujdesi i paralindjes ndihmon për të siguruar një mbrojtje suplementare për gratë mbi 35 vjeç. Ai e lejon mjekun tuaj t’i dalë përpara problemeve shëndetësore që janë më të zakonshme për gratë që janë më në moshë kur janë shtatzënë. P.sh. mosha juaj mund të rrisë riskun për diabet dhe preklampsi, një sëmundje që shkakton presion të rritur të gjakut krahas proteinave në urinë. Gjatë vizitave të paralindjes mjeku do të kontrollojë presionin tuaj të gjakut, do të analizojë urinën për proteina dhe sheqer si dhe nivelet e glukozë-s në gjak. Në këtë mënyrë, çdo lloj problemesh potenciale mund të kapen e të trajtohen që herët.

Merrni në konsideratë testimet fakultative për gratë mbi 35 vjeç

Mjeku juaj mund t’ju ofrojë teste të veçanta të paralindjes që janë të zbatueshme në mënyrë të veçantë për nënat në moshë. Ato ndihmojnë të përcaktohet rreziku i një foshnje me defekt në lindje. Pyeteni mjekun tuaj për këto teste në mënyrë që të mund të mësoni rreziqet dhe dobitë dhe të vendosni çfarë është e duhur për ju.

Merrni vitamina të paralindjes

Problemet me daljen e dhëmbëve

Një problem që përjetojnë të tëra bebet është ndjerja keq gjatë daljes së dhëmbëve. Kjo zakonisht fillon rreth muajit të gjashtë dhe ndodh me intervale gjatë tre viteve të para. Dalja e dhëmbëve për së dyti fillon në moshën 5-6 vjeçare.

Dalja e dhëmbëve mallkohet për shumë gjëra, por nuk është kjo çështja. Problemet e zakonshme janë irritimi, oreks i reduktuar, prirja për të tërhequr veshët dhe për të futur në gojë gjithçka që bebja merr në duar.

Të ndjerit keq nga dalja e dhëmbëve mund të reduktohet duke i dhënë bebes një rreth dhëmbësh për ta mbajtur në gojë, fërkimin e akullit në mishrat e dhëmbëve, dhënia bebes që të hajë një karrotë ose selino të freskët (mos e lini beben vetëm me këto në dorë) dhe përdorimi i paracetamolit nëse ata janë shumë të shqetësuar.

Sapo të dalë dhëmbi i parë, është një ide e mirë për të mësuar beben të lajë dhëmbët. Kjo mund të fillojë si lojë në kohën e banjës. Sa më herët të mësojë fëmija të pijë me gotë dhe jo nga shishet aq më mirë është. Jepini më mirë ujë se sa pije të ëmbla bebeve të etura dhe mos përdorni shishe për të qetësuar fëmijët, ose për t’i çuar në shtrat.

Është e natyrshme që të krahasosh beben tënde më të tjerët, por mbaj mend se ka shumë gjëra të ndryshme që ndikojnë tek bebet kur dhëmbët fillojnë të dalin.

Sëmundja e kllapave të zemrës

 Çfarë është sëmundja e kllapave të zemrës?

 Sëmundja e kllapave të zemrës ndodh kur kllapat e saj nuk punojnë ashtu si duhet.

 Si funksionojnë kllapat e zemrës?

Kllapat e zemrës tuaj janë në daljen e të katër dhomëzave të zemrës dhe sigurojnë rrjedhjen e gjakut në një drejtim. Të katër kllapat e zemrës sigurojnë që gjaku gjithmonë rrjedh lirisht në një drejtim dhe nuk ka rrjedhje në drejtimin e kundërt.

Gjaku rrjedh nga atrium-i djathtë dhe i majtë në ventrikulat nëpërmjet kllapave trefishe dhe mitrale.

Kur ventrikulat janë plot, kllapat trefishe dhe mitrale mbyllen. Kjo e ndalon gjakun të rrjedhë mbrapsht në atrium ndërsa ventrikulat kontraktohen.

Ndërsa ventrikulat fillojnë të kontraktohen, kllapat e mushkërive dhe të aortës detyrohen të hapen dhe gjaku pompohet jashtë nga ventrikulat. Gjaku nga ventrikuli i djathtë kalon nëpër kllapën e hapur pulmonare në arterie-n pulmonare dhe gjaku nga ventrikuli i majtë kalon nëpër kllapën e hapur të aortës në aortë dhe në pjesën tjetër të trupit.

Kur ventrikulat mbarojnë së kontraktuari dhe fillojnë të lirohen kllapat e aortë-s dhe pulmon-eve mbyllen. Këto kllapa e pengojnë gjakun të rrjedhë përsëri në ventrikul. Kjo gjë përsëritet në çdo rrahje të zemrës duke shkaktuar që gjaku të rrjedhë vazhdimisht në zemër, mushkëri dhe në trup.

Cilat janë llojet e sëmundjes së kllapave të zemrës?

Ka disa lloje të sëmundjes së kllapave të zemrës:

  •  Ngushtimi i kllapave. Ndodh kur një kllapë e zemrës nuk hapet plotësisht për shkak të fletëve të ngurtësuara ose të ngjitura. Hapja e ngushtuar mund ta bëjë zemrën që të punojë shumë fort që të pompojë gjakun nëpër të. Kjo mund të çojë në mosfunksionim të zemrës dhe simptoma të tjera. Të katër kllapat mund të zhvillojnë ngushtim, gjendjen e quajtur ngushtim të trefishtë, ngushtim pulmonar, ngushtim mitral ose ngushtim të aortës.
Goja e thatë (kserostomia)

Çfarë është një gojë e thatë?

Goja e thatë është një gjendje shëndetësore e cila zakonisht vjen si rezultat i prodhimit të reduktuar të pështymës. Me kalimin e kohës, kserostomi-a mund ta bëjë të vështirë të folurën dhe mund të çojë në kequshqyerje. Goja ekstremisht e thatë dhe mosfunksionimi i gjëndrës së pështymës mund të prodhojnë çrregullime të përhershme të gojës dhe fytit dhe mund të keqësojë cilësinë e jetës së një personi.

Sa e zakonshme është goja e thatë?

Kjo sëmundje prek rreth 10% të gjithë njerëzve dhe është dominuese më shumë tek gratë se tek burrat. Çrregullimet e prodhimit të pështymës prekin personat e moshuar dhe ata që marrin ilaçe me dhe pa recetë shumë shpesh.

Cilat janë dobitë e pështymës?

Pështyma është një pjesë thelbësore e një goje të shëndetshme dhe shpesh merret si një gjë që vetëkuptohet. Cilësitë lubrifikuese të pështymës sigurojnë komfort dhe ndihmojnë të mbrohen indet e gojës kundër plagë-ve, lëndimeve dhe efekteve të tjerë të fërkimit. Pështyma ndihmon të tretet ushqimi dhe ndihmon rimineralizimin e dhëmbëve. Pështyma është po ashtu një kontribuese shumë e rëndësishme e aftësisë së një personi për të shijuar meqenëse vepron si shkrirëse për stimujt e shijimit.

Çfarë e shkakton gojën e thatë?

Ka shumë shkaqe për një gojë të thatë. Më shpesh ajo ndodh si efekt anësor i medikamenteve që shkaktojnë pakësimin e pështymës, duke përfshirë medikamentet për hipertension, antihistaminikë-t, antidepresantët, diuretikë-t, anti inflamatorët jo steroidalë dhe shumë të tjerë. Shkaqe të tjera janë trajtimet me rrezatim për të trajtuar tumor-et kanceroze të kokës dhe qafës, sëmundjet e gjëndrave të pështymës, diabet, mosbalancimet hormonale, apne e gjumit dhe çrregullimet autoimune (autoimune çrregullime) si sindroma Sjorgen, artrit reumatoid (AR) dhe lupus eritematoz sistemik.

gjakdeerhd

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve është një gjendje, që të gjithë njerëzit e përjetojnë gjatë larjes së dhëmbëve. Shumë njerëz mendojnë se është normale, por ajo është një shenjë problemesh shendetësore.

Këto infeksione janë shkaktuar nga rritja e baktereve në dhëmbë. Nëse nuk trajtohen, shkaktohet një sëmundje shumë serioze infektive e cila rezulton më pas në inflamacion.

A mund të trajtohet sëmundja e mishrave të dhëmbëve?

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është e zakonshme dhe mund të parandalohet vetëm duke larë dhëmbët rregullisht. Në momentin që ekziston infeksioni, është e nevojshme për të shkuar tek dentist-i, i cili do të përdorë mjete speciale për shërimin e kësaj sëmundjeje.

Shkaqe të tjera të gjakderdhjes nga mishrat e dhëmbëve

Ekzistojnë edhe elemente të tjerë që mund të shkaktojnë gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve. Është shumë e zakonshme tek njerëzit që përdorin aspirinë-n ose ilaçe të tjera, të cilat hollojnë gjakun. Ajo gjithashtu mund të jetë shenjë e një çrregullimi shumë serioz gjaku. Gjakderdhja gjatë larjes së dhëmbëve asnjëherë nuk duhet të konsiderohet normale.

Disa këshilla për erën e keqe të gojës (halitosis)

Jeni të shqetësuar për erën e keqe të gojës? Nuk jeni vetëm. Gati 30% e popullsisë vuan nga aroma e keqe e gojës, ose siç quhet ndryshe halitozë. Era e keqe e gojës mund t’ju bëhet pengesë në jetën sociale. Fatmirësisht ka mënyra të thjeshta dhe efektive për të patur aromë të freskët të gojës.

1. Lajeni dhe pastrojeni gojën me fill dentar, më shpesh se zakonisht

Një nga shkaqet kryesore të erës së keqe të gojës është shtresa ngjitëse që formohet tek dhëmbët. Mbi këtë shtresë formohen bakteret. Ushqimi i ngelur mes dhëmbëve i shtohet problemit. Të gjithë duhet ta lajmë dhe pastrojmë gojën me fill të paktën dy herë në ditë. Nëse keni shqetësimin e erës së keqe, pastrojeni më shpesh. Kujdesuni të mos e teproni. Të fërkuarit e shumtë me furçë, e grryen smalti-n dhe i prish më shpejt dhëmbët.

2. Pastroni gjuhën

Shtresa që formohet normalisht rreth gjuhës, mund të jetë ambient shumë i përshtatshëm për baktere që sjellin erë të keqe të gojës. Për t’i pastruar, fërkoni me lehtësi gjuhën me furçë. Nëse mendoni se furça është shumë e ashpër, apo shumë e madhe për të arritur pjesën e mbrapme të gjuhës, Pamela L. Quiones, (dentist-e dhe kryetare e Shoqatës Amerikane të Shëndetit Dentar), në këtë rast ju këshillon të përdorni një pastrues gjuhe. Ajo thotë se gjendet kollaj në çdo farmaci dhe është një mjet i domosdoshëm për higjienën e gojës. Kjo pajisje është prodhuar posaçërisht për të hequr baktere, mbetjet ushqimore dhe qelizat e vdekura, në zona ku furça nuk i arrin.

3. Shmangni ushqimet që ju sjellin aroma të pakëndshme

Qepa dhe hudhra janë shkaktarët kryesor. Dentistët thonë se fatkeqësisht, larja e dhëmbëve pasi ke ngrënë qepë ose hudhra, nuk ju ndihmon. Substancat që këto ushqime përmbajnë janë lehtësisht të ndryshueshme dhe kalojnë menjëherë në gjak. Në këtë mënyrë ju i kaloni menjëherë në mushkëri duke i nxjerrë më pas jashtë. E vetmja zgjidhje është të mos konsumoni qepë apo hudhra, sidomos kur jeni në kontakt me njerëz në punë, shkollë apo çdo aktivitet social.

4. Hiqni dorë nga vesi!

Këshilla dentare për të rriturit
  • Dentist-ët sot përpiqen që të evitojnë ndërhyrjet dentare, duke parandaluar sëmundjet e dhëmbëve, përpara se ato të shkojnë shumë larg. Është e rëndësishme që të pyesni dentistin, sa shpesh duhet që të bëni kontroll, për të evituar kostot më të larta të trajtimeve komplekse.
  • Për të parandaluar sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, që mund të çojnë në humbjen e dhëmbëve, është e rëndësishme që të përdoren në mënyrë të përditshme furça dhëmbësh të vogla dhe të buta, së bashku me fijet e dhëmbëve.
  • Lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë (pas ushqimit) dhe përdorni pastë fluoride. Kjo lufton kalbëzimin dhe ndihmon që enameli t’i rezistojë atakut nga acidet.
  • Nuk është vonë që të keni trajtim ortodentik për forcimin e dhëmbëve dhe korrigjimin e mënyrës sesi ata vendosen mbi njëri tjetrin. Pyesni dentistin, nëse duhet trajtim dhe se çfarë mund të arrihet nëpërmjet tij.
  • Shikoni dietën dhe limitoni marrjen e ushqimeve dhe pijeve të ëmbla dhe përcaktoni disa rregulla për larjen e dhëmbëve dhe largimin e pllakave bakteriale për të parandaluar edhe atakun nga acidet.

Informacion i përgjithshëm

Shëndet i mirë oral do të thotë pasja e gojës, gjuhës, mishrave të dhëmbëve të shëndetshëm.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve fillon me zhvillimin e kariesit që formohet në sipërfaqen e dhëmbëve tuaj. Këto karies përmbajnë baktere dhe këto përdorin sheqerin në gojën tuaj për të prodhuar acide. Acidi shkatërron sipërfaqen e dhëmbëve (enamelin) dhe mund të çojë në kalbëzimin e dhëmbëve dhe sëmundje të mishrave të dhëmbëve.

Problemet e zakonshme të shëndetit oral janë:

  • Kalbëzimi i dhëmbëve;
  • Sëmundja e mishrave të dhëmbëve, përfshirë përgjakjet e mishrave, që janë shenjë e gingivit-it (inflamacion i mishrave të dhëmbëve);
  • Ulçerë e gojës;
  • Dhimbjet nga problemet me dhëmbët, kalbëzimi ose absceset orale;
  • Halitozë (erë e keqe), që shkaktohet nga absceset dentale, indigjestion-i ose refluks-i acid i stomaku-t, ushqimet djegëse ose hudhra, pirja e duhanit, alkool-i dhe nivel i ulët i saliva-s;
  • Dalja e dhëmbëve tek fëmijët; kur dhëmbët e bebeve fillojnë të duken midis mishrave të dhëmbëve (midis moshës gjashtë mujore deri në dy vjeçare), kjo mund të shkaktojë dhimbje, irritim, ënjtje të mishrave të dhëmbëve dhe rritje të lehtë temperature;
  • Myk oral (infeksioni kandida).

Myku oral shfaqet si material kremoz, me pika të bardha brenda gojës e me zona të kuqe të irrituara. Shfaqet tek njerëzit me protezë, tek ata që sapo janë trajtuar me antibiotikët ose tek ata që kanë diabet ose sistem imun të dobësuar.

Myku oral mund të prekë njerëzit që përdorin spraj steroidalë për parandalimin e astmës– që mund të evitohet duke shplarë gojën ose larë dhëmbët pas përdorimit të këtyre medikamenteve.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse goja ose mishrat e dhëmbëve janë inflamuar (skuqur);
  • Nëse keni ngërçe; kjo mund të jetë simptomë që shkaktohet nga abscese dhëmbësh;
  • Nëse keni dhimbje në nofull ose në faqe ose ato janë të ënjtura;
  • Nëse keni ethe ose fyt të acaruar;
  • Nëse jeni plagosur në faqe apo gojë;
  • Nëse keni gjakrrjedhje të vazhdueshme  nga goja, nga mishrat e dhëmbëve;
  • Nëse keni shije të keqe të vazhdueshme në gojë;