Përgatitje për para konceptimin e një fëmije të dytë

Mund të jetë e vështirë të përgatiteni për një shtatzëni dhe një foshnjë të dytë ndërkohë që jeni një nënë me kohë të plotë por këto sugjerime e bëjnë më të lehtë këtë gjë.

Vetëm sepse ju tashmë keni mbetur një herë shtatzënë kjo nuk do të thotë që ju mund ta fshini nga mendja që ta përgatisni trupin tuaj për një foshnjë të dytë. Të gjithë gjërat që kanë ndodhur me ju herën e parë, ngrënia e mirë, ushtrimet fizike, marrja e peshës tuaj nën kontroll dhe bërja e kontrolleve të para konceptimit, ende zbatohen tek ju në këtë kohë. Dallimi i vetëm: Tashmë ju duhet të manovroni mes kërkesave të amësisë dhe përgatitjeve për një foshnjë të dytë. Por edhe pse koha është e kufizuar dhe energjia është e pakët, ka mënyra për t’u siguruar që të jeni në rregull me përgatitjen e domosdoshme të para konceptimit për foshnjën numër dy. Dhe ja se si:

Sugjerim për përgatitjen për foshnjën e dytë

Gjeni kohën për t’u marrë me gjendjen tuaj fizike

Tashmë që ju keni një fëmijë, ndoshta nuk mund t‘i drejtoheni menjëherë palestrës, apo edhe vetëm të gjeni kohën (dhe energjinë) që të ushtroheni siç do të mund t’u pëlqente. Madje mundet që ju të ndjeheni edhe në faj që po ia merrni kohën programit të ngarkuar të qenies mama. Por po të mendoni që shëndeti juaj do të ndikojë mbi atë të fëmijës tuaj të dytë, atëherë hyrja në një rutinë të përgatitjes fizike nuk është më një luks, por një domosdoshmëri. Në qoftë se gjetja e kohës për t’u ushtruar fizikisht ju duket e pamundur, provoni ndonjë nga këto zgjidhje si më poshtë:

  • Regjistrohuni në një palestër apo në një qendër të komunitetit, e cila kujdeset ndërkohë edhe për fëmijët.
  • Kërkojini një nëne tjetër të kontrollojë foshnjën tuaj ndërkohë që ju stërviteni dhe ofrojini asaj të njëjtën gjë si shkëmbim. Kjo është një gjë që ju mund ta bëni gjatë gjithë kohës së shtatzënisë tuaj të dytë.
  • Përdorni kohën e gjumit të drekës për t’u stërvitur fizikisht.
  • Bëhuni aktiv me të voglin tuaj. Gjeni një park dhe pas një ecje të shpejtë me karrocë, vraponi pas të voglit tuaj.
Si ta merrni veten pas një përvoje të keqe në lindje?

Për muaj të tërë jeni përgatitur për një lindje të përsosur. Keni ndjekur mësimet për lindjen e fëmijëve, keni lexuar libra dhe jeni praktikuar për frymëmarrjen. Pasi keni planifikuar një lindje në shtëpi, keni përfunduar në spital. Ose i jeni nënshtruar një anestezie epidural-e, ndërkohë që kishit menduar që nuk do të përdornit medikamente. Ndoshta u është nevojitur një operacion cezarian kur ishit e sigurt që do të lindnit fëmijën në rrugë vagina-le. Sido që të jetë, në vend të që kishit një përvojë të thellë të mrekullueshme siç e kishit përfytyruar, u ndjetë e frikësuar, e pafuqishme dhe ndoshta edhe e vetmuar.

Ka mënyra të panumërta me anën e të cilave lindja mund t’ju befasojë. Dhe si një nënë e re, ju mund të ndiheni e mërzitur e madje edhe fajtore në qoftë se gjërat nuk shkuan siç i kishit planifikuar. Por juve nuk jeni e vetme në luftën pas një lindje zhgënjyese apo të vështirë. Më poshtë keni disa hapa të rikuperimit tuaj.

Ndihmojeni trupin tuaj të shërohet

Fatkeqësisht, një lindje e vështirë shpesh e bën më të vështirë rikuperimin fizik. Ju mund t’ju duhet të merreni me një shqyerje të keqe apo me një prerje të dhimbshme.

“Unë u ndjeva sikur më kishte shkelur një makinë, e pastaj sikur dikush më goditi me një shkop të trashë sikur do të më merrte shpirtin”, thotë një nënë pas një operacioni cezarian pasi ishte munduar të lindte normalisht për katër orë.

Trupi juaj ka nevojë të rikuperohet dhe mënyra më e mirë është të pushoni, gjë që është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet tashmë që ju keni një të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes). Marifeti është të përqendroheni tek foshnja juaj dhe tek vetja dhe t’i lini të tjerat t’u kalojnë anash. Kjo do të thotë t’i lini enët të palara në lavaman dhe ta injoroni fshesën me korrent. Mbani mend, foshnja juaj nuk merakoset fare nëse nuk keni bërë një dush dhe kuzhinën e keni rrëmujë. Pranoni ndihmë nga kushdo ua ofron atë. Në qoftë se të tjerët duan t’ju sjellin drekën, mos i refuzoni.

Mos e fajësoni veten

Kur mjekimi juaj për dhimbjen nuk funksionon

Cilat mund të jenë hapat që duhet të ndërmerrni në rastet e një dhimbje kronike

Në qoftë se jeni një person i cili për disa arsye përjeton një dhimbje kronike, duhet të merrni në konsideratë që kontrolli i saj ka të ngjarë të kërkojë trajtime të tjera përveç medikamenteve.

Kjo sepse mjekimi i dhimbjes ndërsa është i dobishëm, shpesh nuk mund të sigurojë shërim të plotë nga dhimbja. Ai mund ta reduktojë por nuk e eliminon dhimbjen. Mjekimi i dhimbjes ofron shkallë të ndryshme të qetësimit, por gjithashtu çon edhe në disa efekte anësore.

Nuk ka shërim të shpejtë për dhimbjen kronike

Një këmbë e thyer dhe dhimbja akute që shkakton mund të mjekohen relativisht shpejt. Por dhimbja kronike ka më shumë të ngjarë që të shkaktohet nga probleme më të mëdha si diabet-i ose kancer-i avancuar që nuk mund të shërohen kaq shpejt dhe lehtë.

Qëllimi i mjekimit të dhimbjes kronike nuk është domosdo vetëm të eliminojë dhimbjen, por objektivi është një cilësi e mirë e jetës ndërsa dhimbja menaxhohet në një nivel të tolerueshëm.

Ajo që është e rëndësishme për personat që kanë dhimbje kronike, është të komunikojnë me mjekun e tyre dhe t’i bëjnë atij të ditur cili është ai nivel i dhimbjes së tyre që i pengon të bëjnë veprime të caktuara. P.sh. dhimbja mund ta pengojë pacientin të flejë, të shkojë në punë dhe të ecë. Prandaj duhet konsultuar me mjekun për të caktuar objektiva specifike e të matshme.

Për të arritur këto objektiva, mjekët mund të provojnë:

  • Mjekimin e dhimbjes duke e parë atë nga këndvështrime të ndryshme. P.sh. ilaçet kundër depresion-it mund të ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor dhe ta bëjnë atë më pak të ndjeshëm ndaj dhimbjes.
  • Injektim-i i anestetikë-ve ose steroideve në zonat e dëmtuara.
  • Ndërhyrja kirurgjik-ale për të mjekuar burimin e dhimbjes. Ajo përfshin zëvendësimin e artikulacion-eve, riparimin e disqeve të dëmtuar në shpinë etj.

Mjeku juaj mund të sugjerojë po ashtu që ju të punoni me një fizioterapi-st. Ju mund të dëshironi gjithashtu të kërkoni përgjigje për komponentët mendorë të dhimbjes, duke mos parë vetëm aspektin fizik.

Çrregullimi i personalitetit borderline (BPD) është një çrregullim mendor. Njerëzit e prekur nga BPD vazhdimisht përjetojnë stres emocional, vështirësi për t’u lidhur me njerëz të tjerë dhe sjellje vetëdëmtuese.

Ndërmjet 2 dhe 5% e popullsisë janë të prekur nga BPD-ja në një moment të caktuar të jetës së tyre. Simptomat e çrregullimit zakonisht shfaqen në adoleshencën e vonë. Gratë kanë 3 herë më shumë mundësi që të diagnostikohen me BPD-në, në krahasim me meshkujt.

Shkaqet e BPD-së nuk janë kuptuar plotësisht. Ka mundësi që ato të jenë një kombinim i faktorëve biologjikë dhe jetësorë. Është menduar se shumë njerëz me BPD kanë përjetuar abuzim-in ose neglizhimin gjatë fëmijërisë, dhe kjo mund të ketë kontribuar në zhvillimin e çrregullimit.

Me diagnostikimin e hershëm dhe trajtimet efektive, rezultatet për njerëzit me PBD janë të mira.

Cilat janë simptomat?

Njerëzit me BPD kanë vështirësi të vazhdueshme të lidhen me njerëzit e tjerë dhe me botën përreth tyre. Kjo mund të jetë shumë stresuese për personin dhe për ato që kujdesen për të.

Simptomat përfshijnë të mëposhtmet:

  • Ndjenjë e thellë pasigurie – Vështirësi në përballimin e frikës së braktisjes dhe humbjes; duke kërkuar vazhdimisht siguri, madje edhe për gjëra të vogla; duke shprehur zemërimin në mënyrë të papërshtatshme ndaj të tjerëve; një ndjenjë e brishtë për veten dhe vendin e njeriut në botë.
  • Impulsivitet i vazhdueshëm – Abuzimi me alkool-in dhe drogat e tjera; shpenzimi i tepruar; kumari; ose kryerja e seksit të pasigurt.
  • Ndjenja konfuzuese dhe kontradiktore – Pyetje të shpeshta dhe ndryshime emocionale ndaj të tjerëve dhe ndaj aspekteve të jetës siç janë qëllimet, karriera ose orientimi seksual.
  • Vetëdëmtimi – Duke shkaktuar dhimbje të qëllimshme nëpërmjet prerjes, djegie-s apo goditjes së vetes; mbidozë e barnave me recetë ose të paligjshme; abuzim me alkoolin dhe droga të tjera, duke vënë veten në mënyrë të përsëritur në situata të rrezikshme apo vetëvrasje.

Sipas një studimi (BMJ 2010; 341: c4675 online) suplementet e glukozaminës dhe kondroitinës nuk janë më të mira se placebo-t (një produkt që duket si ilaç ose një ilaç fals që nuk përmban përbërës aktivë – që jepet për të parë nëse pacienti ndikohet emocionalisht apo jo nga marrja e mjekimit) në lehtësimin e dhimbjes së ijeve dhe gjunjëve tek njerëzit me osteoartrit-e.

Meta-analiza e 10 provave të zgjedhura rastësisht, nga një total të 3803 pacientëve, tregoi se kishte një diferencë të vogël në intensitetin e dhimbjeve të raportuara përgjatë atyre që merrnin suplemente. (Meta-analiza është një teknikë stastikore që përmbledh rezultatet e studimeve të tjera).

Studimi e shkallëzoi dhimbjen nga 0 në 10 dhe krahasoi shkallëzimin midis grupeve që merrnin suplemente dhe atyre që merrnin placebo (ilaç fals). Reduktimi i dhimbjes ishte më pak se gjysmë pike në shkallëzimin deri në 10 për të tërë suplementet – glukozaminë, kondroitinë ose një kombinim të këtyre të dyjave. Diferenca nuk do ishte sinjifikative në praktikë.

“Ne besojmë se edhe në të ardhmen prova të tilla do të tregojnë se nuk ka ndonjë përfitim klinik të përshtatshëm nga këto preparate”, doli nga studimi.

“Ne jemi konfidentë se asnjë nga preparatet nuk është i rrezikshëm”, u deklarua. “Megjithatë, nuk u panë dëmtime nëse pacientët i merrnin këto preparate përderisa ata perceptonin përfitime dhe mbulonin koston e trajtimit nga ana e tyre”.